Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all 1180 articles
Browse latest View live

Javët dedikuar IT-së, nga librat në botën e teknologjisë

$
0
0

Universiteti Europian i Tiranës organizoi për disa javë rresht ditët e IT-së, me leksione të hapura me përfaqësues të kompanive më të mëdha që operojnë sot në fushën e teknologjisë. Studentët patën mundësi të fitonin intershipe pune pranë këtyre kompanive

Sot jetojmë në epokën e teknologjisë dhe profesionet më të kërkuara në tregun e punës janë pikërisht ato që i përshtaten këtij zhvillimi. Dega që njihet si IT (Teknologji Informacioni) është një nga më të kërkuarat nga të rinjtë, por po aq edhe e vështirë për ta. Studentët e kësaj dege duhet të jenë në kontakt me zhvillimet e reja që ndodhin çdo ditë në fushën e tyre dhe me punën në praktikë. Për t’i sjellë sa më afër botës së vërtetë të teknologjisë UET organizoi gjatë muajit mars Javët e IT-së, ku për disa javë rresht u organizuan leksione të hapura me përfaqësues nga kompanitë më të mëdha të IT-së që operojnë sot në vend.

Prof. asoc. dr. Anni Dasho, pedagoge pranë Fakultetit Ekonomik dhe Teknologjisë së Informacionit thotë se “këto javë dedikuar IT u organizuan për të ndryshuar konceptin duke qenë se ne dalim në një fakultet të ri, ai i IT-së, inxhinierive dhe i arkitekturës. Menduam që semestrin e dytë të kishim çdo dy javë një të ftuar, i cili ka bërë sukses në fushën e IT-së”.

“Ne e filluam javën e parë me një përfaqësuese të SAP-it në Shqipëri, Erjon Ako. Ai bëri prezantimin e parë me temën “Digital Transformation”, me studentët e nivelit Master. Ishin prezentë dhe shumë studentë të menaxhimit dhe ishte shumë produktiv për studentët të cilët në semestrin e dytë kanë lëndën IT Management, duke ideuar projekte të ndryshme të transformimeve digjitale. I dyti ishte një kompani IT-je mbi të cilën ne duam të ngremë një histori suksesi, Local Web. Kjo është një kompani që në fillimet e saj u mor me pjesën e call centerave, por që tani ka kaluar në një formë të re, digital marketing” – thekson Dasho.

Ajo shton se studentët do të bëjnë një intership të organizuar nga UET në bashkëpunim me Local Web. Kjo ka filluar me studentë të nivelit Bachelor dhe Master. “Ky intership konsiston në disa javë leksione të cilat zhvillohen në ambientet e UET-it dhe mbasi të përfundojnë leksionet do të fillojnë me pjesën praktike që do të zhvillohet në ambientet e Local Web. Në fund jepen tri provime nga ku do të merren dhe tri certifikata të Google dhe mbas këtij procesi është Local Web, i cili pretendon të punësojë më shumë se 50% të studentëve tanë, të cilët kanë qenë pjesë e intershipit” -thotë Dasho. Leksioni i tretë ishte Digital Banking ku kryetari i shoqatës së bankave bëri një prezantim mbi E-banking. Ky për studentët është një vizion i ri për të gjithë ata që duan të punojnë në sistemin bankar dhe për ata të cilët punojnë aktualisht në sistemin bankar. Po prapë një temë e re në të gjitha projektet në lëndën IT Management.

Gjithashtu dhe në një leksion të hapur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë ne duam të shikojmë përqasjen që ka ai përkundrejt IT-së, – thekson Dasho, duke shtuar se “pse jo të mos bëjmë një marrëveshje qoftë me Bankën e Shqipërisë për të shfrytëzuar idetë e studentëve tanë, diplomat që ne bëjmë. Pra për të arritur drejt asaj që universiteti ka një lidhje të ngushtë me biznesin”. Sipas saj javët dhe ditët e IT-së në UET synojnë t’i pajisin studentët me një CV sa më të mirë të dalë nga universiteti dhe për ta bërë departamentin e IT-së një departament unik për nga ekzistenca në botën akademike dhe një lidhje shumë të mirë me botën e biznesit.

“Digital Marketing Event”, një prezantim i kompanive të IT-së

Më 8 mars, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, u zhvillua “Digital Marketing Event” me pjesëmarrje dhe falë bashkëpunimit mes Local Web, Departamentit të IT-së në UET dhe Google Italia. Të pranishmit në këtë aktivitet, studentë nga fusha e ICT, Marketingut, PR-it dhe Komunikimit, u njohën nga afër me mundësitë që ofron bota digjitale përmes aftësimit dhe përdorimit me efikasitet të instrumenteve saj. Më konkretisht ata patën rastin të informoheshin mbi ofertën që mundëson sipërmarrja në këtë fushë e posaçërisht përmes shfrytëzimit të shërbimeve Google.

Agron Shehaj, themelues i Local Web, duke folur për rrugëtimin dhe sfidat e sipërmarrjes së tij drejt suksesit, vendosi theksin te mundësitë e jashtëzakonshme që ofron industria online për të rinjtë shqiptarë. “Sot, në epokën e digjitalizimit dhe të zhvillimeve të papërmbajtshme teknologjike, mundësitë që ofrohen janë të jashtëzakonshme. Në një këndvështrim, Local Web, është një nga ato platforma që të jep këtë mundësi, pasi ne jemi Google Premier Partner, një kompani ndërkombëtare që operon në fushën e marketingut online. Të punosh sot për Local Web, do të thotë të investoni për të ardhmen, pasi ne mund t’ju përgatisim të përballeni me çdo sfidë në lëmin e madh të dijes digjitale dhe industrisë novatore”.

Përfaqësuesi i Google Italia, Jacobo Bordogna, i nxiti studentët e UET të njihen më shumë me platformat e shërbimit Google, si një mundësi për zgjerimin e njohurive të tyre me fokus marketingun dhe shërbimin e reklamave online. “Sot, për të gjetur një produkt, shërbim apo event, 90% e italianëve i drejtohen motorit të kërkimit Google. Nëse ju do të zotëroni aftësitë që përmes përdorimit të platformave tona të maksimizoni vizibilitetin online të bizneseve, vendëse apo të huaja, që ofrojnë këto shërbime, jo vetëm do të bëheni pararojë në këtë industri, por do të keni mundësi për të patur fitime të mëdha”.

Laboratori i Inovacionit 2.0, për studentët me ide inovative

Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga UET, “Ditët e IT-së”, personalitete të reja të biznesit dhe fushës së inovacionit ftohen në universitet për të bërë një diskutim me studentët. Në këtë kuadër u mbajt një diskutim nga Laboratori i Inovacionit 2.0, të cilat kanë si qëllim mbështetjen e sipërmarrjes së lirë te të rinjtë. Zonja Keti Bazhdari bëri prezantimin e nismave të ndërmarra nga ky laborator, i cili është një nismë e ndërmarrë nga CATI foundation me qëllim mbështetjen e sipërmarrjes së lirë te të rinjtë.

“Fusha ku ne financojmë është e gjerë. Kemi menduar se mënyra për t’iu ardhur sa më afër të rinjve është duke filluar ndërhyrjet në programet e Start up-it, ku e gjithë Europa po e shikon si një mundësi që njerëzit të rrisin vetëveprimin dhe sipërmarrjen e lirë”, u shpreh ajo. Të gjithë studentët u ftuan për të prezantuar idetë e tyre inovative dhe idetë fituese do të kenë një financim nga 1000 deri në 5000€. Aplikimet në këtë program do të kryhen deri më 31 Mars 2017.

 

Studentet e Local Web: Nga teoria në praktikën e IT 

Disa studentë të degës Informatikë Ekonomike kanë nisur praktikën e punës falë organizimit të Javëve të IT-së në UET. Xhesjana Topalli dhe Ina Leka tregojnë eksperiencën e tyre

Xhesjana Topalli ka përfunduar studimet Bachelor për Informatikë Ekonomike dhe aktualisht është studente e nivelit Master në degën Informatikë e aplikuar. E gjithë kjo eksperiencë për të duket të jetë shumë e vlefshme. Duke qenë studente e masterit profesional asaj i duhet të ushtrojë dhe praktikën dhe këtë interes e shfaqën përfaqësuesit e kompanisë Local Web, të cilët ishin më se të gatshëm t’i trajnojnë këta të rinj. “Trajnimi konsiston në mësimin se si bëhen fushatat e reklamave në internet (Google Adwords),” tregon Xhesjana. Po ashtu, ajo shprehet se dijet e shkollës e favorizojnë shumë në këtë lloj praktike që po bën por ka një sërë gjërash të reja të cilat ajo po i mëson me eksperiencën e re. “Ana praktike e punës që kemi zhvilluar deri tani është ndryshe nga leksionet që janë zhvilluar në auditor”, shprehet ajo. Ashtu si çdo i ri që shpreson në një të ardhme më të mirë edhe Xhesjana ka ëndrrat e saj për këtë intership. Në fund të intervistës ajo shprehet: “Nga ky intership pres që të marr njohuri të reja që lidhen drejtpërdrejt me punën praktike. Pres të marr eksperiencë të mirë pune, dhe pse jo të fitoj një vend pune në Local Web”.

Ina Leka është studente e nivelit Bachelor në UET, studion në degën Informatikë Ekonomike. Ajo vjen dhe me një eksperiencë dyvjeçare studimesh në Universitetin e Torinos në Itali, po në departamentin e informatikës. Ajo mori pjesë në takimin e zhvilluar në UET nga kompania Local Web, mbi aftësimin e marketingut digjital. “Aty u njoha me veprimtarinë e kompanisë në këtë fushë dhe më lindi ideja që të aplikoja për realizimin e Intershipit”, shprehet Ina. Brenda saj ekzistonte besimi se kishte marrë përgatitjen e duhur nga UET për t’u bërë pjesë e kësaj kompanie nëpërmjet intershipit. Për sa iu përket studimeve të deritanishme, Ina tregon se edukimi bazik është çelësi i suksesit për të ardhmen. Ajo i kushton shumë rëndësi investimit që duhet bërë gjatë periudhës së studimeve pasi janë ato të cilat ndihmojnë shumë në karrierën akademike por dhe atë profesionale. “Dijet e marra dhe rezultatet e larta përgjatë studimeve në UET më kanë favorizuar por duhet theksuar se praktika në kompanitë e ndryshme është ajo që të aftëson drejt një karriere të suksesshme profesionale si brenda apo jashtë vendit”, rrëfen Ina. Intershipi i ka shërbyer shumë asaj për të mësuar gjëra të reja dhe për të prekur pjesën praktike të punës, atë që nuk e bën dot brenda auditorit të universitetit. “Implementimi praktik i njohurive të marra do më ndihmojë të konsultoj bizneset për të qenë sa me konkurrues në treg”, thotë Ina. Rrëfimin e saj për MAPO-n ajo e mbyll duke treguar pritshmëritë në këtë intership. “Nëpërmjet realizimit të intershipit mund të më krijohet mundësia e punësimit në të ardhmen pranë Kompanisë Local Web, duke qenë se kompania është Google Partner Premium, kjo mund të përbëjë një vlerë të shtuar në CV”.


Ylljet Aliçka në zenitin e kërkimit shkencor europian

$
0
0

Prof. dr. Ylljet Aliçka zgjidhet anëtar i Komitetit Shkencor të Institutit Kërkimor të Federatës Europiane të Edukimit. Pedagogu i UET-it në Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe shkrimtari i njohur është një nga 10 anëtarët e këtij komiteti, ku marrin pjesë profesorë të shquar nga universitetet më me zë në Europë.

Universiteti Europian i Tiranës bëhet pjesë e një prej organizatave më të njohura dhe më të fuqishme në Europë për edukimin, në Federatën Europiane të Edukimit (FEDE). Përfshirja e UET në instancat më të larta të kërkimit shkencor në FEDE vjen si një lajm i mirë për shkak të zgjedhjes së një prej pedagogëve të këtij universiteti në Komitetin Shkencor të Institutit Kërkimor të kësaj organizate. Ylljet Aliçka, një shkrimtar i njohur, ish-diplomat dhe prej vitesh pjesë e Departamentit të Shkencave të Edukimit në UET është përzgjedhur në mesin e 10 profesorëve më me zë nga universitete të njohura në Europë.

Komiteti Shkencor i Institutit Kërkimor të FEDE, ku është zgjedhur dhe profesor Aliçka, është një institut hulumtimi, i dedikuar për shkencën e arsimit dhe problematikën e profesionalizmit dhe profesionet e reja. Instituti i Kërkimeve FEDE ka si qëllim të tregojë se ide të reja mund  të ndihmojnë kompanitë të përtërihen, të transformohen dhe të rritin efikasitetin dhe si njohuria duhet të vihet në shërbim të arsimit.

Ky komitet është nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të prof. Jean-Louis Bischoff, dhe mbështetet nga një këshill shkencor të 10 personaliteteve ndërkombëtare të njohura për ekspertizën e tyre dhe rrjetet e tyre ndërkombëtare.

Profesor Aliçka ka dhënë një intervistë për FEDE, ku bën një prezantim të Universitetit Europian të Tiranës, sfidat e këtij universiteti në një treg të ri të arsimit të lartë privat në Shqipëri dhe objektivat e tij.

Federata Europiane e Edukimit është një rrjet i 500 institucioneve të arsimit të lartë dhe profesional në Europë që ndajnë një qëllim të vetëm të bazuar në kërkesat për cilësi dhe ambicie. Nëpërmjet pranisë së tij në 35 vende, FEDE është i përkushtuar për promovimin dhe avancimin e një modeli të ri për arsimin. Si një organizatë me projektin ambicioz për të krijuar një zonë të përbashkët europiane të arsimit të lartë, FEDE gëzon status pjesëmarrës në Këshillin e Evropës. FEDE është Organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse me qëllim për të hapur arsimin dhe të mësuarit për të gjithë. Ajo jo vetëm që mbron interesat e qytetarëve, por edhe ndikon vendimet europiane në mënyrë që të garantojë të drejtat e njeriut, lirinë e mësimdhënies, si dhe dialogun mes kulturave.

Me mbi 50 vjet përvojë dhe një rrjet të gjerë të shkollave anëtare dhe ish-nxënësve, FEDE ka hartuar qasjet inovative pedagogjike të cilat ofrojnë kualifikime dhe trajnime të karrierës të vlerësuar nga organizatat europiane. Ajo tani ofron 90 diploma të ndryshme brenda nëntë programesh të projektuara në bashkëpunim me profesionistët dhe rekrutuesit.

 

Cila është natyra e disiplinave tuaja në UET?

Teoritë bashkëkohore të Edukimit dhe Psikologjia e Edukimit, pra gjithçka që ka të bëjë me sfidat e edukimit, bie fjala, procesi i të nxënit, mendimi krijues, zgjidhja e problemeve, edukimi në grup, rreziqet e izolimit, braktisjes, administrimi i frikës dhe ankthit në Edukim, konceptet organizatore, struktura e marrëdhënieve mes koncepteve…

Për cilat sfida e keni fjalën?

Sfida kryesore ka të bëjë me lëkundjen e mendësive dhe bindjeve të konsoliduara nga ajo që do e quaja “inercia e rëndë e peshës së shkollës së sotme” dhe promovimi i një fryme të një ndryshimi të vazhdueshëm, që ndjek evolucionin e shoqërisë. E gjithë kjo në lidhje me çështjet kardinale të edukimit: Çfarë kanë nevojë t’iu mësojmë fëmijëve tanë që të realizohen në jetë? Pse? Njohuritë dhe kompetencat e qytetarit normal dhe rrugët e të nxënit, thënë ndryshe, vendi dhe misioni i shkollës në një shoqëri në ndryshim dinamik si kjo e sotmja.

Ju vjen keq që jeni larguar nga diplomacia?

Sinqerisht jo dhe aq, së pari, unë nuk jam diplomat karriere. Kam mendimin se më ftuan për të bërë ambasadorin falë karrierës sime artistike. Ndofta sipas modelit francez, të emërosh në diplomaci njerëz nga fusha e letrave… Pata privilegjin apo fatin për të nisur e mbaruar karrierën diplomatike në një nga kryeqytetet më të bukura të botës. Përvojë e larmishme, dhe plot surpriza, rreth 6 vjet, kohë kjo e mjaftueshme për të kuptuar apo më mirë orientuar në botën e ndërlikuar diplomatike, për të takuar një shumëllojshmëri personalitetesh të shquara, pse jo për të shijuar privilegjet që të ofronte posti, për të shijuar kuzhinën e njohur franceze dhe së fundi verërat e saj. Për të ardhur te pyetja juaj, më shumë është kjo e fundit që më mungon…

Në kuptim të fundit, ndiheni më shumë romancier, pedagog apo diplomat?

Sipas rrethanave, sipas nevojave dhe situatave shpirtërore, shkurt pak nga të tria, por padyshim që më romantikja dhe në të njëjtën kohë më tërheqësja është aventura letrare dhe ajo kinematografike. Nuk jam një model klasik, pra i specializuar thellësisht në një fushë të caktuar (dhe këtë e vuaj..), por një model i kushtëzuar nga rrethanat e një realiteti të një vendi me ulje e ngritje apo dritëhije dinamike.

Në fund të fundit, do të thosha se ka njëfarë rezonance mes tri profesioneve që ju përmendni. Kam përshtypjen se shoqëria e sotme kushtëzon konture të një qasjeje të re që përfshin këndvështrime antropologjike dhe që dikton refleksione mbi identitetet e shumëfishta profesionale.

Java ndërkombëtare në UET

$
0
0

Këtë javë në Universitetin Europian të Tiranës prezantohet masteri europian për Shkencat Politike, e ftuar ambasadorja Vlahutin dhe organizohet Konferenca Ndërkombëtare për Reformat dhe rritjen ekonomike me të ftuar special Reinhard Priebe.

“Rimodelimin e reformave për një model të ri të rritjes ekonomike-studimi i Shqipërisë – ekonomia, politika, zhvillimi social, perspektiva e të ardhmes”, është tema e zgjedhur për Konferencën Ndërkombëtare që mbahet në fund të Prillit në Universitetin Europian të Tiranës në kuadër të Ditëve të Studimeve Shqiptare. E kthyer në traditë kjo konferencë mbahet në vitin e 4-ët radhazi dhe folës kryesor do të ketë studiues të huaj dhe vendas. Folës kryesor në këtë edicion janë Reinhard Priebe, ish-president i Komisionit Europian, një njohës i Ballkanit dhe i Shqipërisë.

Studiues dhe profesorë të universiteteve më të njohur në Europë, si Nico Carpentier  dhe Vaia Doudaki nga Uppsala University, Paul Nixon nga Hague University, Dr. Anikó Kelemen-Erdős nga Óbuda University, Bozidar Todorov, CEO i Investment Bank Albania, etj..

Brenda objektivit dhe filozofisë së DSSH si një festival idesh gjatë dy ditëve të konferencës do të ketë diskutime dhe studime shkencore që i kushtohen ekonomisë dhe zhvillimit social të vendit dhe reformave në kuadër të rritjes ekonomike. Do të shqyrtohen problemet dhe sfidat aktuale dhe të ardhshme të Shqipërisë në lentet analitike akademike dhe shkencore për të nxjerrë në pah arritjet kyçe, por gjithashtu për të vënë në dukje mundësitë e humbura.

PoSIG, një master europian për studentët shqiptarë

UET dhe Universiteti i Tiranës/Fakulteti i Shkencave Sociale organizojnë  në 25 prill 2017 takimin prezantues për programin e ri Master i përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG).  Ambasadorja Romana Vlahutin, Shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri si edhe Ambasadori Johann Sattler, Ambasada e Austrisë në Shqipëri, Znj. Edit Dibra, Shefe e Zyrës Kombëtare Erasmus+, së bashku me drejtuesit e projektit, Dr. Franz Kok, Dr. Blerjana Bino dhe Prof. Asoc. Dr. Orinda Malltezi do të prezantojnë mundësitë që ofron #PoSIG. Z. Erind Bejko, Bashkia e Tiranës, do të prezantojnë mundësite e praktikave të punës për të diplomuarit e ardhshëm të PoSIG.

Takim i hapur për të gjithë të interesuarit në studime në shkenca politike, europianizimin, mirëqeverisjen dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Ky takim vjen në kuadër të projektit Erasmus+ EuroPS, financuar nga Komisioni Europian.

Projekti FINAC

UET dhe Universiteti i Beogradit organizojnë takimin prezantues të projektit “Menaxhimit Financiar, Kontabilitetit dhe Kontrollit për ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike” (FINAC), i financuar nga Programi ERASMUS +, i Bashkimit Europian.

Takimi zhvillohet në 25 prill, ora 16:00, Aula Magna, UET me përfaqësues të universiteteve partnere në Shqipëri e Serbi si edhe të Ministrisë së Financave në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive në administratën publike  nëpërmjet zhvillimit të programeve master në fushat e menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit.

Projekti po zbatohet në Shqipëri dhe Serbi, dhe konsorciumi përbëhet nga 12 anëtarë (nga Shqipëria, Serbia dhe katër vende të BE-së). Institucioni koordinues i projektit FINAC është Universiteti i Beogradit, Fakulteti i Shkencave Organizative. Partnerë nga Shqipëria janë Universiteti Europian i Tiranës dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës.

Ky projekt do të japi një kontribut në kontrollin e procedurave dhe rritjen e nivelit të transparencës së financës dhe kontabilitetit në Administratën Publike, çka korrespondon me prioritetet Kombëtare dhe parimet e pranimit në BE të vendeve të rajonit.

PoSig, shkolla masteri që forcon urat e bashkëpunimit BE-Ballkan

$
0
0

Dje në Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë u prezantua Master i përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG) bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i BE-së. 

Për herë të parë në Shqipëri vjen një master i përbashkët mes universiteteve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, me fokus në shkenca politike.

Ky do të jetë një program 2-vjeçar pasuniversitar sipas standardeve europiane.

UET dhe Universiteti i Tiranës/Fakulteti i Shkencave Sociale prezantuan programin e ri Master i përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG).

Takimi ishte i hapur për të gjithë të interesuarit në studime në shkenca politike, europianizimin, mirëqeverisjen dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Ky takim vjen në kuadër të projektit Erasmus+ EuroPS, financuar nga Bashkimi Europian.

Drejtuesi ekzekutiv i PoSIG, Dr. Franz Kok, prezantoi në detaje mundësitë që ofron masteri për studentët shqiptar si edhe ndau me të pranishmit vizionin që ky konsortium universitetesh ka: të ndërtojë ura lidhëse mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor dhe të nxisë të rinjtë të kontribuojnë për vendin e tyre.

Kreu i Bashkëpunimit, Delegacion i BE-së, Yngve Engstroem, vuri theksin tek nevoja për institucione dhe një administratë më të fortë në vend.

Ndaj dhe ky program fokusohet në atë çfarë Shqipërisë i nevojitet në procesin e anëtarësimit në BE, si dhe adreson sfidat e Shqipërisë kur të jetë anëtare e BE-së. Nëpërmjet programeve të saj, BE-ja jep mbështetje për të rinjtë që studiojnë jashtë vendit, me qëllim që ata të kthehen e kontribuojnë në zhvillimin e vendlindjes së tyre, për të ndërtuar një sistem që bazohet në meritokraci dhe aftësi  – theksoi Engstroem.

Ambasadori i Republikës së Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, theksoi se kryefjala në shoqërinë e sotme të informacionit është ‘connectivity’ dhe sesi masteri PoSIG ofron mundësi për ndërlidhje mes të rinjve në Shqipëri dhe atyre në Ballkan e Europë për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre profesionale. Ambasadori vlerësoi qasjen e PoSIG si një master i integruar me standarde europiane që adreson nevojat zhvëllimore të vendit për proceset e integrimit dhe të mirëqeverisjes.

Në kuadër edhe të Procesit të Berlinit, një iniciativë e tillë që reflekton zbatimin në praktikë të parimeve europianë është një histori suksesi – theksoi Sattler.

Rektori i UET-it, Prof.Dr.Tonin Gjuraj e vlerësoi bashkëpunimin për krijimin e këtij masteri dhe profilin që ai ofron të orientuar për ccështjet e integrimit dhe mirëqeverisjes. “Procesi i integrimit dhe i demokratizimit të Shqipërisë ka nevojë për të diplomuar të përgatitur me standardet më të mira europiane të cilët të mund t’i përgjegjen me kompetencat e tyre nevojave të tregut të punës, administratës publike dhe zhvillimit të vendit”– tha Gjuraj.

“Në Shqipëri, projekti sjell së bashku, për herë të pare, dy departamentet kryesore të shkencave politike, atë të Universitetit Europian të Tiranës dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, ne nje diplomë të përbashkët dhe bashkëpunimi deri tani gjatë këtij projekti ka rezultuar të jetë i suksesshëm” – tha Gjuraj.

Sipas drejtuesve të masterit PoSIG, në themel të nismës për këtë Master ka qenë pikërisht shndërrimi i studimeve në shkenca politike në një diplomë konkurruese në tregun e punës sot në Shqipëri dhe rajon. UET është një ndër nismëtarët e këtij projekti dhe më tej i Masterit PoSIG.

Gjithashtu prezantimi i këtij masteri u përshëndet edhe nga Edit Dibra, koordinatorja kombëtare e Zyrës Erasmus+ në Tiranë dhe nga Erindi Bejko, Drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, i cili prezantoi edhe mundësitë e praktikave të punës për studentët.

Dr. Blerjana Bino dhe Prof. Orinda Malltezi, inkurajuan studentët për të aplikuar për këtë master si një program që do u ofrojnë një përgatitje profesionale edhe akademike me vlerë për karrierën e tyre.  Afati i aplikimit për PoSIG është 21 maj 2017 dhe aplikimi realizohet online. Ky master është i akredituar në nivel europian.

“Syri” i Brukselit për Vettingun, të premten në Tiranë i ftuar nga UET

$
0
0

Ish-drejtori i BE për Ballkanin dhe eksperti i kontaktuar nga Brukseli për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, Reinhard Priebe është i ftuar nderi në Ditët e Studimeve Shqiptare në UET, 28-29 prill, kur mbahet konferenca ndërkombëtare mbi “Rimodelimin e reformave për një model të ri të rritjes ekonomike”

“Rimodelimi i reformave për një model të ri të rritjes ekonomike-studimi i Shqipërisë – ekonomia, politika, zhvillimi social, perspektiva e të ardhmes”, është tema e zgjedhur për Konferencën Ndërkombëtare që mbahet në datat 28-29 prill në Universitetin Europian të Tiranës në kuadër të Ditëve të Studimeve Shqiptare.

E kthyer në traditë, kjo konferencë mbahet në vitin e 4-ët radhazi dhe folës kryesorë do të ketë studiues të huaj dhe vendas.

I ftuar nderi në në këtë edicion do të jetë Reinhard Priebe, ish-drejtor i Komitetit të Jashtëm të BE-së.

Priebe ishte përgjegjës për Ballkanin Perëndimor nga viti 2001 deri në vitin 2006.

Pas daljes në pension, Komisioni Europian e porositi atë për të kryer një hetim të thellë për ngjarjet në Maqedoni, për të cilat ai paraqiti raportin në qershor 2015.

Ai e njeh mjaft mirë vendin tonë.

Priebe ka qenë në rolin e Kryenegociatorit të Komisionit Europian në marrëveshjen e Asocim Asocim – Stabilizimit me Shqipërinë në vitin 2005 dhe ka qenë kritik për çështjet e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Kur Brukseli po përgatiste grupin e ekspertëve që do të asistonin zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, emri i politikanit gjerman doli sërish në skenë pasi KE i kërkoi atij ekspertizë para se të niste në Tiranë ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN).

Priebe do të flasë në sesionin hapës të Konferencës Ndërkombëtare në UET dhe tema që ka zgjedhur ka të bëjë me të ardhmen e Bashkimit Europian: “Duke parë përpara: Axhenda e Romës për BE-në”.

Në këtë konferencë është e ftuar edhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, e cila do të flasë mbi reformat e ndërmarra nga qeveria aktuale për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

DSSH si festival idesh

Konferenca do të mbahet 2 ditë dhe me disa panele studiuesish, të huaj dhe vendas.

Studiues dhe profesorë të universiteteve më të njohur në Europë, si Nico Carpentier dhe Vaia Doudaki nga Uppsala University, Paul Nixon nga Hague University, Dr. Anikó Kelemen-Erdős nga Óbuda University, Bozidar Todorov, CEO i Investment Bank Albania, etj., do të referojnë mbi temën e reformave dhe modelin e rritjes ekonomike.

Brenda objektivit dhe filozofisë së DSSH si një festival idesh gjatë dy ditëve të konferencës do të ketë diskutime dhe studime shkencore që i kushtohen ekonomisë dhe zhvillimit social të vendit dhe reformave në kuadër të rritjes ekonomike.

Do të shqyrtohen problemet dhe sfidat aktuale dhe të ardhshme të Shqipërisë në lentet analitike akademike dhe shkencore për të nxjerrë në pah arritjet kyçe, por gjithashtu për të vënë në dukje mundësitë e humbura.

 

Referuesit në Ditët e Studimeve Shqiptare:

Vaia Doudaki

Vaia Doudaki është Profesore e Asociuar e Studimeve të Medias dhe Komunikimit në Departamentin e Informatikës dhe Medias të Universitetit Uppsala. Hulumtimi i saj fokusohet në përfaqësime, identitete dhe diskutime në media. Puna e saj më e fundit është botuar në revista të tilla si Journalism, Gazeta Evropiane e Komunikimit, Javnost, Studimet e Gazetarisë.

Bozidar Todorov

Z.Bozhidar Todorov ka qenë shefi ekzekutiv i Bankës së Parë të Investimeve në Shqipëri (FIB Albania). Todorov ka 11 vjet përvojë të suksesshme bankare. Pozita e tij e mëparshme të cilën e ka mbajtur për katër vjet ishte ajo e Shefit të Aktiveve të Zhvlerësuara dhe Departamentit të sigurimit në Bankën e Parë të Investimeve në Bullgari. Ai është përballur me pozicione të ndryshme në sektorin bankar që nga viti 1996. Ai është fokusuar në zbatimin e zhvillimit të biznesit të orientuar nga klientët dhe strategjik në FIB Albani.

Nico Carpentier

Nico Carpentier është Profesor në Studimet e Medias dhe Komunikimit në Departamentin e Informatikës dhe Medias të Universitetit Uppsala. Përveç kësaj, ai mban dy pozita me kohë të pjesshme, ato të Profesoreve të Asocuar në Departamentin e Studimeve të Komunikimit të “Vrije Universiteit” në Bruksel dhe Docent në Universitetin Charles në Pragë. Për më tepër, ai është hulumtues në Universitetin e Teknologjisë së Qipros dhe Universitetin Loughborough. Më parë ishte Menaxhues në ECREA  dhe Zëvendëskryetar dhe Menaxhues në IAMCR .

Paul Nixon

Paul Nixon është një ligjërues kryesor në Shkencat Politike dhe Shef i Kërkimeve në Studimet Evropiane, Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Hagës dhe Hollandës. Ai ka përvojë në një numër projektesh të BE-së, të tilla si GAIDA dhe COST-14 projekte në fushat e gjera të Demokratizimit, Transparencës dhe Mediave. Ai ka kontribuar me kapituj në shumë koleksione të redaktuara për përdorimin e TIK-ut, veçanërisht në fushat e partive politike, demokracisë elektronike dhe mirëqenies sociale.

Dr. Anikó Kelemen-Erdős

Dr. Anikó Kelemen-Erdős është asistent profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Menaxhimit të Keleti Károly të Universitetit Óbuda, Hungari. Ajo kreu doktoraturën e saj në marketing në Universitetin e Teknologjive dhe Ekonomisë të Budapestit në vitin 2014. Fusha e saj kryesore e kërkimit është marketingu, sidomos logjika e dominimit të shërbimit dhe logjika kryesore e konsumatorit. Interesat e saj kërkimore përfshijnë marketingun me pakicë dhe menaxhimin e transportit publik.

DSSH 2017, Civici: Rritja ekonomike, këndvështrim shkencor reformat

$
0
0

Universiteti Europian i Tiranës organizon këtë fundjavë, 28-29 prill, Ditët e Studimeve Shqiptare 2017, një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e studiuesve të huaj dhe vendas me temë: “Rimodelimi i reformave për një model të ri të rritjes ekonomike-studimi i Shqipërisë – ekonomia, politika, zhvillimi social, perspektiva e të ardhmes” . I ftuar nderi në në këtë edicion është Reinhard Priebe, ish-drejtor i Komitetit të Jashtëm të BE-së, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor 2001 – 2006.  Presidenti i UET-it, Prof.Dr.Adrian Civici, thotë se ky edicion i DSSH-së si  i është kushtuar sfidës aktuale të Shqipërisë me zhvillimin ekonomik e social. 

Këtë fundjavë UET organizon Ditët e Studimeve Shqiptare për të katërtin vit radhazi, çfarë synon kjo konferencë shkencore?

Orientimi dhe qëllimi kryesor i aktivitetit “Ditët e Studimeve Shqiptare” duhet parë në tre plane kryesore. Së pari, angazhimi serioz në punë kërkimore shkencore i pedagogëve dhe akademikëve të UET, në tema e subjekte kërkimore të vlefshme në përputhje me nevojat e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Formaliteti dhe fik

tiviteti janë gjërat më të fundit që mund të mendohen kur flitet për angazhim në kërkimin shkencor; së dyti, angazhimi në kuadrin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të mjaft akademikëve dhe ekspertëve të huaj të nivelit të lartë për të studiuar problematikën shqiptare. Me eksperiencat e tyre shqipëtare, por dhe me eksperiencat shkencore e metodologjike ne garantojmë cilësinë dhe standartet e një kërkimi të vërtetë shkencor; së treti, duke investuar rreth 750 mijë euro në vit në kërkimin dhe botimet shkencore, UET mbetet në pararojë për vlerësimin dhe financimin që i bën kërkimit shkencor në funksion të kontributit pozitiv që duhet të japin universitetet dhe shkenca për zhvillimin e vendit.

Tema e zgjedhur është; “Rimodelimi i reformave për një model të ri të rritjes ekonomike”, sipas jush çfarë e bën aktuale një temë të tillë?

Sfida aktuale e Shqipërisë mbetet zhvillimi ekonomik e social, dhe problemet më madhore mbeten : rritja ekonomike dhe një model shkencor i saj, eleminimi përfundimtar i varfërisë, tërheqja dhe krijimi i kushteve optimale për sa më shumë investime e financime qofshin këto investime publike, IHD apo investime private, sigurimi i një strategjie të qartë zhvillimi për dekadën apo dy dekadat e ardhshme. Gjithshka varet nga cilësia dhe standardet e reformave që kemi ndërrmarë apo duhet të realizojmë në vitet në vazhdim. Përpjekja për t’i analizuar në mënyrë shkencore këto sfida dhe tentativa për të dhënë përgjigje shkencore për to, ka qënë arsyeja përse në UET u zgjodh kjo temë si boshti referues i aktivitetit. Nevoja dhe domosdoshmëria për të dalë përtej këndvështrimit vetëm shqiptar, bëri që të ftojmë për bashkëpunim dhe mjaft studiues të huaj me reputacion të anagazhuar gjerësisht në problematikën shqiptare dhe rajonale.

Si mund të orientohet kërkimi shkencor si shërbim në interes të publikut? A janë Ditët e Studimeve Shqiptare një rrugë drejt këtij qëllimi?

Kërkimi shkencor përbën një sfidë globale, përbën forcën më të madhe zhvilluese.  Vendet dhe popujt në gjithë botën po përballen çdo ditë e më tepër me sfida e synime që kërkojnë “përgjigje” e “zgjidhje shkencore”.  Kërkohen buxhete e financime më të mëdha, njerëz e ekspertë të specializuar e përkushtuar, ruajtje me përgjegjshmëri maksimale të interesave publike përtej interesave lobiste e klienteliste, kërkohen zgjidhje, teknollogji e inovacione që shohim shumë më larg se përditshmëria e statu quo-ja. Javën e kaluar në 500 qytete të botës, si Neë Jork, Paris, Londër, Montreal, etj., u zhvilluan manifestime të fuqishme “në mbrojtje të shkencës dhe kërkimit shkencor”. Shkenca dhe kërkimi shkencor nuk duhet të jenë viktima të kufizimeve buxhetore, të interesave politike apo atyre klienteliste. Sot njerëzimi ka nevojë për “përgjigje e rekomandime shkencore” për çështje nga më madhoret të egzistencës së tij. Ditët e studimeve shqiptare në UET janë një reagim e përgjigje modeste shqiptare  në këtë frymë. Kërkimi shkencor nuk është qëllim në vetvehte dhe as medalje formale për tituj dhe grada shkencore e akademike, por është forcë dhe energji pozitive zhvillimi në favor të interesave publike. Në këtë sens, jemi orientuar si përpjekje e pedagogëve të UET, bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tanë në Shqipëri dhe në botë, për të prodhuar rezultate shkencore në favor të pikëpyetjeve të mëdha e të vogla me të cilat na sfidon cdo ditë realiteti shqiptar. Vetë tema e zgjedhur flet për përgjegjësinë shkencore që merr përsipër një aktivitet shkencor sic janë ditët e studimeve shqiptare. Shpresoj se rezultatet dhe konkluzionet më të mira të tij të shërbejnë si rekomandime në politikat ekonomiko-financiare nga institucionet shqiptare.

Cilët do të jenë referuesit e kryesorë në këtë konferencë, pse Shqipëria, si rast studimi përbën interes për këta studiues?

Konferenca është e organizuar në disa akse kërkimore e fusha kërkimi të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe tregëtinët, problematikën e tregjeve dhe institucioneve financiare, sfidat moderne të menaxhimit, problematika sociale dhe politikat sociale, cështjet e sigurisë dhe gjeopolitikës, roli i shkencës dhe inovacioneve, cilësia e kapitalit njerëzor, funksionimi i ligjit dhe shtetit ligjor, etj. Përvec studiuesve të spikatur shqiptarë në këtë event marrin pjesë dhe mjaft studiues të huaj si p.sh., Reinhard Priebe, nga Komisioni europian; Prof.Niko Carpentier nga Uppsala University; Bozhidar Todorov, CEO,FIB; Prof.Vaia Doudaki, Uppsala University; Anna Triandafyllidou, Prof.Paul G.Nixon, Hague University; Prof.Aniko Klemen-Erdos, Obuda University; etj.

*Intervistë e dhënë sot për gazetën Panorama 

DSSH 2017: Fjala e shkencës për zhvillimin ekonomik e reformat

$
0
0

Studiues të huaj dhe vendës marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në UET mbi zhvillimin ekonomiko-social. Folës kryesorë Reinhard Priebe, ish-drejtor i Komisionit Europian për Politikën e Jashtme dhe Milva Ekonomi, ministre e Zhvillimit Ekonomik 

Cili është roli i shkencës në zhvillimin ekonomik të vendit dhe si mund të nxitet ajo që të ndikojë në këtë drejtim? Kjo ishte pyetja që ngriti paneli me studiues të huaj dhe vendas në sesionin hapës të Ditëve të Studimeve Shqiptare 2017 që u mbajt sot në Universitetin Europian të Tiranës.

“Rimodelimin e reformave për një model të ri të rritjes ekonomike-studimi i Shqipërisë – ekonomia, politika, zhvillimi social, perspektiva e të ardhmes”, ishte tema e zgjedhur për Konferencën Ndërkombëtare e cila do të vijojë edhe të shtunën në panele të ndryshme studiuesish nga universitetet më të mira në Europë, Ballkan dhe vendas. E kthyer në traditë kjo konferencë mbahet në vitin e 4-ët radhazi dhe kishte folës kryesor Reinhard Priebe, ish-drejtor i Komisionit Europian, një njohës i Ballkanit dhe i Shqipërisë dhe Milva Ekonomin, ministre e Zhvillimit Ekonomik.

Priebe: Reforma në Drejtësi dhe anëtarësimi në BE

Priebe, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit të Komitetit të Jashtëm të BE-së, ka qenë gjithashtu përgjegjës për Ballkanin Perëndimor nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ai është dhe një njohës i Shqipërisë në rolin e Kryenegociatorit të Komisionit Europian në marrëveshjen e Asocim– Stabilizimit me Shqipërinë në vitin 2005. Gjatë fjalës së tij në sesionin hapës të Ditëve të Studimeve Shqiptare në UET Priebe foli mbi të ardhmen e Bashkimit Europian bazuar mbi axhendën e Romës, ku analizoi problemet me të cilat po përballet BE pas Brexit, krizën e refugjatëve etj. Duke vënë theksin te Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria duke e parë anëtarësimin e tyre si një ndryshim të ri që do të pësojë BE si organizëm.

“Në çdo rast me një rinovim të mundshëm të BE-së dhe me Brexit me kalimin e kohës shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor do të bashkohen, BE-ja nuk do të jetë njësoj siç është sot. Më shumë se në të kaluarën BE-ja është një lloj targeti në lëvizje. Kandidatët kanë çdo lloj interesi për të ndjekur zhvillimet dhe aq më tepër të bashkohen në diskutime për të ardhmen e BE-së.  Aplikimi për t’u bërë pjesë e BE-së dhe kalimi në të gjitha ato proceset të vështira të pranimit është një zgjedhje e lirë e çdo shteti”– tha ndër të tjera ish-drejtori i BE-së i cili është një njohës i mirë i Ballkanit i cili preferoi ta shihte me optimizëm këtë anëtarësim pavarësisht një depresioni kolektiv, siç tha ai, që ka sot Europa.

Duke folur për Shqipërinë, ai vuri theksin tek implementimi i reformës në Drejtësi si një argument i rëndësishëm në progresin e vendit tonë drejt BE-së.

“Nuk mund të shtoj ndonjë situatë të veçantë për Shqipërinë në rrugën e saj për në BE. Shqipëria e ka fituar statusin e kandidatit që në vitin 2014. Vjeshtën e kaluar Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave. Shtetet anëtare por presin më shumë progres në reformët kyçe para se të hapen negociatat. Në veçanti progresi kërkohet në implementimin e reformës në drejtësi dhe  më së shumti në  rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në çdo rast, Komisioni ka njohur faktin se Shqipëria ka vijuar të ketë progres gradual për përmbushjen e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim. Në çdo rast, Komisioni e ka pranuar që Shqipëria vazhdon të bëjë progres bashkë me përmbushjen e të gjithë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave. Ndryshimet kushtetuese u implementuan unanimisht në Korrik të 2016-ës duke lançuar procesin e reformimit të sistemit gjyqësor”.

Duke përfunduar fjalën e tij mbi axhendën e Romës për BE-në, Priebe tha se “projekti i integrimit europian ka qenë i suksesshëm me arritjet që kanë lënë gjurmë në histori. Në Romë BE ka ngritur një axhendë për të parë përballuar ngjarjet e tanishme dhe sfidat e të ardhmes. Perspektiva e zgjerimit për Ballkanin perëndimor është konfirmuar. Qartësisht progresi është në të dyja anët, nga BE dhe nga Ballkani Perëndimor. Optimizmi ka qenë një nga forcat më të mëdha e atyre që kanë punuar për Europën. Na lini të kapërcejmë momentet e depresionit kolektiv dhe të shikojmë përpara me optimizëm”. 

Në panelin hapës të Ditëve të Studimeve Shqiptare u diskutua mbi sfidën që ka akademia sot për të qenë prezente në zhvillimin ekonomik të vendit me anë të studimeve dhe kërkimit të mirëfillte shkencor në këtë drejtim. Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici, në fjalën e tij i mëshoi këtë fakti duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka shkenca për zhvillimin ekonomiko-social të vendit.

Civici vuri theksin te rëndësia që UET i jep kërkimit shkencor, që sipas tij, “ka arritur një fond të destinuar  për kërkimin shkencor në nivelet e 750.000 eurove në vit, që është pothuajse i barabartë me fondin kombëtar që ka Shqipëria për kërkimin shkencor në total”.

Studiues dhe profesorë të universiteteve më të njohur në Europë do të reforojnë gjate DSSH-se, si Nico Carpentier  dhe Vaia Doudaki nga Uppsala University, Paul Nixon nga Hague University, Dr. Anikó Kelemen-Erdős nga Óbuda University, Bozidar Todorov, CEO i Investment Bank Albania etj. Brenda objektivit dhe filozofisë së DSSH si një festival idesh gjatë dy ditëve të konferencës diskutimet dhe studime shkencore i kushtohen ekonomisë dhe zhvillimit social të vendit dhe reformave në kuadër të rritjes ekonomike. Gjatë ditës së dytë të kësaj konference do të shqyrtohen problemet dhe sfidat aktuale dhe të ardhshme të Shqipërisë në lentet analitike akademike dhe shkencore për të nxjerrë në pah arritjet kyçe, por gjithashtu për të vënë në dukje mundësitë e humbura.

 

Ka ardhur koha që ekonomia shqiptare të kërkojë këndvështrimin shkencor

Nga Henri Çili*

Është viti i katërt që ne e ndërmarrim këtë iniciativë “Ditët e Studimeve shqiptare”, si një përpjekje e integruar në kuadrin e një jave pak më ndërkombëtare. Doja të shtroja një lloj pyetje e cila në kuptimin tim ka rëndësi sot, pas edhe një përvoje  tonën gati 11 vjeçare në administrimin e edukimit të lartë, por dhe në kuadrin e ciklit ekonomik në Shqipëri. Pyetja retorike që dua të ndërtoj është: “A ka ardhur koha që ekonomia shqiptare të kërkojë këndvështrimin shkencor ose ekspertizën shkencorë për të kaluar në një fazë të re pas një ezaurimi të inercisë strukturuese të sistemit tonë ekonomik? Apo anasjelltas komuniteti i kërkuesve shkencorë  ka nevojë për një financim më të mirë nga ekonomia shqiptare pasi kanë kaluar ato fazat e vështira të strukturimit të korporatave me rëndësi në Shqipëri për të kontribuar në zhvillimin e vendit?”. Unë mendoj që janë të dyja, por njëra është e sigurt. Unë do të thoja që sistemi ynë ekonomik ka mbetur disi i shkëputur nga pjesëmarrja e kërkuesve shkencorë dhe bashkë me këtë shkëputje ai ka ngecur në një fazë ku pasi janë ezauruar burimet parësorë të rritjes, burimi i tregjeve, adoptimi i produkteve kombëtare të shpikur nga qendrat e këtyre kapitaleve ose modeleve ekonomikë, në një farë mënyre ka ardhur koha e një zhvillimi krijues dhe këtu kemi ngecur. Ndoshta këtë mund ta thonë CEO-t e korporatave të mëdha, korporatat e mëdha në vend që e ndjejnë atë pulsin e një lloj stopimi të saturimit të tregjeve dhe aty ku kërkuesit shkencor mund të hynin për kërkime të reja tregu, për inovacione, për gjetje të reja, për rritjen e tregjeve, etj..

Pse kemi mbetur larg me gjithë përpjekjet e vogla që janë kryer? Ndonjëherë më duket sikur këto sallat tona janë pak të stimuluara pak për marrëdhënie publike, pak për faktin që nuk përfaqësojnë një tendencë të përgjithshme, që janë kryesisht aktivitet që zhvillohen ose thjesht në sektorin privat për shkak të iniciativës dhe dinamizmit ose me ingredient shumë të mëdhenj formalizmi dhe është momenti që vërtet të flasim troç për këtë hendek të madh  midis tregut dhe komunitetit të kërkuesve shkencorë në Shqipëri. Të gjithë mund të  bëjnë diçka. Ne mund të bëjmë një pjesë të kësaj diçkaje dhe unë do të them çfarë kemi bërë në pak fjalë për ta strukturuar këtë marrëdhënie midis komunitetit tonë të kërkuesve dhe tregut lokal në Shqipëri. Në dy 5-vjeçarë radhazi jemi në zhvillim ose në mes të projektit të madh kërkimor “ Shqipëria inovative 2015-2020”, duke ndërtuar 7 projekte të mëdha kërkimore, një numër prej 21 drejtimesh të mëdha kërkimore dhe më shumë se 150 akse kërkimore individuale të cilat duam t’i agregojmë dhe t’i bashkërendojmë për një produkt më rezultativ. E gjithë kjo lëvizje që ka shumë kapacitete të fshehura financiare institucionale bashkë me  atë që ne harxhojmë neto për grantet kërkimore, për botimet, për revistat shkencore, për librat e botimet kap një shumë pak më të madhe se 750.000 euro, përafërsisht 20% të buxhetit tonë si institucion, gati 1.000.000 euro po të llogarisim dhe facilitetet financiare. Është një shifër e lakmueshme për një institucion privat, i cili ka dhe disa sfida të tjera për të mbijetuar në treg por si administrim ne e bëjmë këtë gjë me kënaqësi për shkak të faktit se ne duam të bëjmë diferencën, duam të luajmë rolin që na takon në shoqëri dhe duam që kapacitetet tona akademike ose mësismdhënëse të kenë atë ajkën cilësore të materies gri, të përshtatshme dhe vazhdimisht sfiduese në raport me detyrën kryesore që gjithsesi mbetet mësimdhënia. Ne duam të kalojmë në një fazë të dytë në dy-tri vitet e ardhshme. Deri në përfundim të këtij projekti, jo vetëm plotësimi strukturor i kësaj  që kemi, por edhe me zgjerimin e universitetit, me hapjen e degëve të reja, me ristrukturimin e departamenteve dhe fakulteteve nga tri në pesë fakultete bashkë me fakultetin e ri të mjekësisë dhe të  inxhinierisë që po hapim nga 8 në 14 departamente dhe dy qendra nga një numër total programesh studimore nga rreth 42 ose 43 që kemi hapur dhe akredituar në këto vite në rreth 100 programe në total të ristrukturuara. Ne duam të zhvillohemi në funksion të lidhjes me tregun, tashmë me një strategji të shpallur. “ Universiteti Europian i Tiranës, universiteti i tregut”. Ne duam të ndërtojmë një partneritet me 10 prej korporatave të rëndësishme në Shqipëri sipas fushave krahas programit 250+ me 250 kompanitë më të mëdha në vend. Finalja e të cilave është strukturimi i grupeve të mëdha kërkimore në funksion të gjërave mjaft aplikative për aktorët ekonomik në Shqipëri. Me nisjen e studimeve të grupeve doktorale, ne duam vërtetë të arrijmë një përputhshmëri sa më të madhe midis kërkesave që kanë partnerët tanë strategjik dhe sektorët përkatës. Më shumë se kaq ne duam që të impaktojmë pozitivisht dhe në nivel kombëtar dhe pse disa na e marrin si diçka negative. Pedagogët tanë dhe ekipi ynë është aktiv dhe në strategjitë e ngadalta që po ecin në sektorin e kërkimit në Shqipëri ku doja të thoja të paktën tri elemente. Sigurisht që në Shqipëri bëhet jo aq shumë shkencë në përputhje me nivelin dhe zhvillimin e konomik të vendit, por jo aq pak sa duket. Ne kemi nevojë ta evidentojmë në një mënyrë krejt të re kërkimin shkencor që zhvillohet në Shqipëri. Mendoj se në të gjitha kompanitë që kanë një xhiro mbi 1milion euro ose një numër punonjësish mbi 50 ose 100 të tillë, gjithsesi ka nevojë për kërkime tregu, dhe në mënyrë të tërthortë zhvillohen kërkime tregu. Është e rëndësishme që në sistemin e ri të kërkimit shkencor të “detyrohen” kompanitë ose korporatat me një përmasë të caktuar që sektorin e zhvillimit ta evidentojnë më vete dhe ta shprehim e matin në produktin e përgjithshëm kombëtar se sa shpenzojnë për kërkimin dhe zhvillimin. Kërkim pa zhvillim sigurisht që nuk ka. Së dyti ne kemi nevojë ta shembim sistemin arkaik kombëtar sovjetik të kërkimit shkencor i cili vazhdon të mbetet në fuqi në formën e akademisë së shkencave ose universitetit shtetëror. Shumë prej nesh kemi marrë pjesë në atë sistem në një kohë të caktuar por kjo nuk duhet ta bëjë që të mos e kundërshtojmë me forcë vazhdimin e asaj inercie, e cila jo vetëm nuk është aspak produktive për shoqërinë, por është bërë dhe bllokuese. Sistemi i akademisë së shkencave të universiteteve shtetërore ose reforma e papërfunduar e kërkimit shkencor në Shqipëri, jo vetëm harxhon keq paratë publike por është bllokuese për pjesën tjetër të sistemit, një sistem i cili do të ndërtohej mbi parimin e paritetit dhe parimin e shpërndarjes së buxhetit kombëtar publik për kërkimin shkencor mbi produktin dhe jo mbi vendet e punës, mbi shkencëtarët shtetërorë do të ishte kontributi më i madh që do jepnin në vitet e ardhshme për reformën e kërkimit shkencor. Së fundmi besoj se ne në Universitetin Europian të Tiranës kemi dhënë shembullin modest, duhet t’i drejtohemi shumë më tepër partneriteteve europiane. Ne do të mund të fuqizojmë dhe do të rrisim Know How për të qenë kërkues shkencorë bashkëkohore.

*Fjala e administratorit të UET-it në sesionin hapës të Ditëve të Studimeve shqiptare 2017

 

Rimodelimi i BE-së kërkon një treg ballkanik të bashkuar

Nga Milva Ekonomi* 

Modelimi i ri i rritjes ekonomike duhet thënë që ka një qasje që është qasja kombëtare, ka një qasje që është ajo rajonale dhe ka atë globale, ku në një lloj mënyre ne themi që është dhe qasje europiane e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Kur mendoj se çfarë ka bërë Shqipëria të paktën në këto tri vite dhe kur ne shikojmë modelin e ri ekonomik që mund të sjellë rritje ekonomike dhe mirëqenie për individët në Shqipëri, unë përpiqem të bëj një rishikim të reformave që janë bërë.

Nëse do t’ju thojë një numër për reformat janë aktualisht 10 që kanë ndodhur që kanë synuar të japin pikërisht rimodelimin e ekonomisë duke u nisur nga investimet e brendshme dhe nga rritja e eksporteve por duke synuar që bizneseve shqiptare t’u japë mundësinë që të operojnë më mirë dhe familjeve shqiptare t’i japë mundësi të rritin  konsumin. Të gjitha këto janë bërë në një qasje gjeografike të ndryshuar nga ajo e mëparshmja. Ne sot kemi më pak komuna dhe ndërkohë janë bërë në një qasje të tillë sociale, ku është munduar të mbështetet ajo klasë shoqërore, e cila ka të ardhura të pakta.

Për sa iu  takon reformave  më të rëndësishme që cenuan të varfrit siç ishte ajo në energji, ku ata që nuk kishin mundësi paguese u subvencionuan nga shteti apo edhe vendosja e pensionit social, e cila bëri që njerëzit të cilët nuk kishin patur kurrë të ardhura për arsye të mosnjohjes së kontributit në punë, të merrej një pension social. Gjithashtu, u ridimensionua edhe ndihma sociale që u shkonte familjeve në nevojë apo dhe individëve pa punë. Natyrisht që ka për të bërë akoma, por rritja ekonomike që tregon shifrat solli një fakt të rëndësishëm. Padyshim Shqipëria ishte një vend që dukej sikur po ia dilte mirë, po impresiononte në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, por ndërkohë kishte gjithmonë një risk, ai i ngërçit politik. Kjo ishte një gjë që edhe ndërkombëtarët e vunë në shënjestër që duhet të bënim kujdes nëse donim rritje ekonomike të shëndetshme.

Shqipëria është duke punuar në një treg rajonal. Kur dolën të dhënat e Doing Bussines, diskutuam dhe për bashkëpunimin rajonal të Shqipërisë për atë që ne e quajmë zonë ekonomike rajonale ose tregu i përbashkët ku Shqipëria me të gjitha vendet e rajonit, përpiqet të integrohet në një treg ekonomik të përbashkët duke dashur të zgjidhë disa instrumente ose duke marrë disa masa që mund të lejojnë lëvizjen e lirë të kapitalit, të njerëzve, të mallrave dhe të shërbimeve. Për të bërë një lëvizje më të mirë të mallrave ata që koordinojnë këto veprimtari të lëvizjes së mallrave janë disa organizma rajonalë siç është CEFTA. Vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord të njehsonin atë që e quanin protokolli i 5-të i CEFTE dhe ky protokoll është miratuar nga qeveria shqiptare.

Ndërkohë po bëhemi gati për një gjë shumë të rëndësishme që është protokolli numër 6 dhe lejon lëvizjen në fushën e shërbimeve që ka të bëjë me profesionistët.

Ne kemi disa profesione të rregulluara në vendin tonë dhe rajon, të cilat rregullohen në bazë të njohjes që vjen nga universiteti, por edhe në bazë të krediteve që marrin gjatë eksperiencës së punës. Në Shqipëri janë 9 profesione të rregulluara, 4 nga këto kanë të drejtë që mbas miratimit të protokollit të 6 të lëvizin lirisht në rajon. Kjo është një punë e madhe e çdo administrate përfshirë dhe atë akademike për të lejuar këtë qasje në rajon. Besoj se rajoni e ka kuptuar tani që rimodelimi i vetë BE-së kërkon që rajoni vetë të ketë energjinë për t’u bashkuar dhe për të kuptuar që tregu ballkanik është një treg që ia vlen të punohet, ka profesionistë që janë të gatshëm dhe ka ndërmarrje që kanë nevojë të internacionalizohen sepse bashkë me përgatitjen e profesionistëve që bëhen gati për të punuar nga një vend në tjetrin në Ballkanin perëndimor, një fakt shumë i rëndësishëm që po del nga diskutimet tona është internacionalizimi i ndërmarrjeve.

Ne në Shqipëri e dimë që numri i ndërmarrjeve që kanë pak punonjë është i madh, është rreth 99% e ndërmarrjeve që janë të vogla dhe nuk kanë mundësi të internacionalizohen sepse kanë njohuri të pakta. Kështu që ka nevojë të vazhdueshme që ndërmarrjet në Shqipëri të kenë mundësi të kenë njohuri për hapjen e tregjeve të tyre përtej vendit, për të shkuar në vende të tjera, për të eksportuar produkte dhe për këtë arsye duhet të marrim një sërë masash që kanë të bëjnë me njohjen e produktit të tyre në treg siç është tregu rajonal. Padyshim që gjëja më e rëndësishme për një produkt është të ketë disa lloj aksesesh në certifikim apo në njohjen e produktit Made in Albania. Në këtë periudhë me mundësitë financiare që ka qeveria, ka punuar fort që ndërmarrjet të kenë mundësi të marrin certifikime për të lëvizur produktet e tyre në këtë treg por gjithashtu të marrin edhe certifikimet e pronësisë industriale. Gjatë tri viteve lajmi i rëndësishëm për t’u ndarë është se 60 produkte shqiptare janë certifikuar Made in Albania, kanë marrë pronësi industriale dhe janë të gatshme të kalojnë në tregun rajonal.

*Fjala e ministres së Zhvillimit Ekonomik në sesionin hapës të Ditëve të Studimeve shqiptare në UET

FINAC/ UET dhe Universiteti i Beogradit, bashkë për trajnimin e administratës publike

$
0
0

Në kuadër të projektit të Menaxhimit Financiar, Kontabilitetit dhe Kontrollit për ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike (FINAC), Programi i BE-së ERASMUS +, nënprogrami Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin e Lartë, në 25 Prill 2017 u organizua aktiviteti i parë në Shqipëri për të prezantuar projektin FINAC. Takimi u zhvillua pranë Universitetit Europian të Tiranës me përfaqësues të universiteteve partnere në Shqipëri e Serbi si edhe të Ministrisë së Financave në Shqipëri, ku diskutuan më tej rreth këtij bashkëpunimi. Folës në takim ishin zv.rektori për Marrëdhëniet me Jashtë të Universitetit të Beogradit, prof. Ivanka Popovic, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UET, prof. dr. Engjëll Pere, Rektori i Universitetit të Novi Pazar, prof. dr. Miladin Kostic, drejtori i Drejtorisë së Harmonizimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit z. Dritan Fino dhe Drejtuesja e FINAC, prof. Sladjana Benkovic. Takimi u moderua nga drejtuesja e Projekti në UET, dr. Blerjana Bino.

Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive në administratën publike nëpërmjet zhvillimit të programeve master në fushat e menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit. Projekti po zbatohet në Shqipëri dhe Serbi, dhe konsorciumi përbëhet nga 12 anëtarë (nga Shqipëria, Serbia dhe katër vende të BE-së). Institucioni koordinues i projektit FINAC është Universiteti i Beogradit, Fakulteti i Shkencave Organizative. Partnerë nga Shqipëria janë Universiteti Europian i Tiranës dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës.

Në vijim të takimeve prezantuese, në 26 Prill 2017 Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës organizoi takimin prezantues të projektit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Dekane i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti Luigj Gurakuqi, prof. asoc. dr. Blerta Dragusha, Shefe në Departamentin e Financës, prof. as. dr. Elidiana Bashi, përfaqësuesit e Universitetit të Beogradit dhe Universitetit Europian të Tiranës, si edhe përfaqësues të administratës publike në Shkodër. E ftuar në takim ishte edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, e cila shprehu vlerësimet dhe mbështetjen e këtij projekti.


Masteri PoSig forcon urat e bashkëpunimit BE-Ballkan

$
0
0

Në Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë u prezantua Masteri i përbashkët në Shkenca Politike–Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i BE-së 

Për herë të parë në Shqipëri vjen një Master i përbashkët mes universiteteve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, me fokus në shkenca politike.  Ky do të jetë  një program 2-vjeçar pasuniversitar sipas standardeve europiane. Universiteti i Tiranës/Fakulteti i Shkencave Sociale  dhe UET prezantuan programin e ri Master i përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG). Takimi ishte i hapur për të gjithë të interesuarit në studime në shkenca politike, europianizimin, mirëqeverisjen dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Ky takim vjen në kuadër të projektit Erasmus+ EuroPS, financuar nga Bashkimi Europian.

Drejtuesi ekzekutiv i PoSIG, dr. Franz Kok, prezantoi në detaje mundësitë që ofron masteri për studentët shqiptarë, si dhe ndau me të pranishmit vizionin që ky konsorcium universitetesh ka, të ndërtojë ura lidhëse mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor dhe të nxisë të rinjtë të kontribuojnë për vendin e tyre.

Kreu i Bashkëpunimit, delegacion i BE-së, Yngve Engstroem, vuri theksin te nevoja për institucione dhe një administratë më të fortë në vend. “Ndaj dhe ky program fokusohet në atë çfarë Shqipërisë i nevojitet në procesin e anëtarësimit në BE, si dhe adreson sfidat e Shqipërisë kur të jetë anëtare e BE-së. Nëpërmjet programeve të saj, BE jep mbështetje për të rinjtë që studiojnë jashtë vendit, me qëllim që ata të kthehen e kontribuojnë në zhvillimin e vendlindjes së tyre, për të ndërtuar një sistem që bazohet në meritokraci dhe aftësi”, theksoi Engstroem.

Ambasadori i Republikës së Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, theksoi se kryefjala në shoqërinë e sotme të informacionit është ‘connectivity’ dhe se si masteri PoSIG ofron mundësi për ndërlidhje mes të rinjve në Shqipëri dhe atyre në Ballkan e Europë për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre profesionale. Ambasadori vlerësoi qasjen e PoSIG si një master i integruar me standarde europiane që adreson nevojat zhvillimore të vendit për proceset e integrimit dhe të mirëqeverisjes.  Në kuadër edhe të Procesit të Berlinit, një iniciativë e tillë që reflekton zbatimin në praktikë të parimeve europianë është një histori suksesi, theksoi Sattler.

Rektori i UET-it, prof. dr. Tonin Gjuraj e vlerësoi bashkëpunimin për krijimin e këtij masteri dhe profilin që ai ofron të orientuar për çështjet e integrimit dhe mirëqeverisjes. “Procesi i integrimit dhe i demokratizimit të Shqipërisë ka nevojë për të diplomuar të përgatitur me standardet më të mira europiane të cilët të mund t’iu përgjigjen me kompetencat e tyre nevojave të tregut të punës, administratës publike dhe zhvillimit të vendit”, -tha Gjuraj.

Sipas drejtuesve të masterit PoSIG, në themel të nismës për këtë Master ka qenë pikërisht shndërrimi i studimeve në shkenca politike në një diplomë konkurruese në tregun e punës sot në Shqipëri dhe rajon. UET është një ndër nismëtarët e këtij projekti dhe më tej i masterit PoSIG. Gjithashtu prezantimi i këtij masteri u përshëndet edhe nga Edit Dibra, koordinatorja kombëtare e Zyrës Erasmus+ në Tiranë dhe nga Erindi Bejko, drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, i cili prezantoi edhe mundësitë e praktikave të punës për studentët.  Dr. Blerjana Bino dhe prof. Orinda Malltezi, inkurajuan studentët për të aplikuar për këtë master si një program që do u ofrojnë një përgatitje profesionale edhe akademike me vlerë për karrierën e tyre. Afati i aplikimit për PoSIG është 21 maj 2017 dhe aplikimi realizohet online. Ky master është i akredituar në nivel europian.

“Akademikët kanë përgjegjësi në mbrojtjen e demokracisë”

$
0
0

Nico Carpentier është profesor për median dhe komunikimin në Uppsala University, Suedi. Kërkimet e tij shkencore janë në ndërthurjen e komunikimit, politikës dhe kulturës me interes te pushteti dhe ideologjia. I pranishëm në Ditët e Studimeve Shqiptare në UET, Carpentier foli për MAPO mbi një nga çështjet më të ndjeshme me të cilat përballet sot Europa; populizmin dhe lindjen e lëvizjeve anti-BE. Ai thekson se akademikët duhet të kenë rol dhe të jenë aktivë në zhvillimet politike e ekonomike në vend 

Prof. Carpentier, ju jeni i ftuar në Ditët e Studimeve Shqiptare me temë: “Rimodelimin e reformave për një model të ri të rritjes ekonomike”. Në këtë këndvështrim a mendoni se partitë politike populiste nuk arrijnë të transformojnë në akte politike, në politikëbërje, modelet ekonomike që ata propozojnë?

Është me të vërtetë një kënaqësi të jem folës e t’iu drejtohem kolegëve në Ditët e Studimeve Shqiptare dhe populizmi me të drejtë zë një vend qendror në programin e kësaj konference. Në të njëjtën kohë është sfidë të flasësh për populizmin. Populizmi ka shumë kuptime, përfshi edhe nga pikëpamja akademike. Disa kërkues e shohin populizmin si të ngjashëm me një formë komunikimi politik që është i aksesueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm nga të gjithë ose ndryshe populizmi barazohet me populloren. Sugjerimi im është që të mos përfshijmë gjithçka brenda konceptit të populizmit. Për mua, populizmi është një strukturë e veçantë ideologjike që krijon një dallim midis popullit dhe një elite politike të vjetër dhe si rrjedhojë një elitë politike e re dhe në ngritje shihet si përfaqësuese e vërtetë e popullit, pra kjo elitë e re do të zëvendësojë elitën e vjetër (pra kështu do të shpëtojë popullin nga elita e vjetër). Për shembull kur Donald Trump në fillim të fjalimit të tij gjatë inaugurimit tha: “Ne, qytetarët e Amerikës, jemi tani të bashkuar në një përpjekje të madhe për të rindërtuar vendin dhe për të rivendosur premtimin amerikan për të gjithë popullin tonë”. Në këtë rast shohim qartazi demonstrim të populizmit. Slogani i udhëheqjes së Frontit Kombëtar francez, Marine le Pen, për fushatën presidenciale është “au nom du people” – “në emër të popullit”. Populizmi i saj është i udhëhequr nga ideja që Le Pen do të përfaqësojë në të vërtetë popullin francez pasi elita politike aktuale franceze ka dështuar.

Populizmi është ulur këmbëkryq në diskursin publik europian. Mund të na jepni përcaktimin tuaj se çfarë është populizmi?

Duhet të kemi parasysh dy gjëra. Populizmi kombinohet shpesh me ideologji të tjera si p.sh. nacionalizmi, konservatorizmi, autoritarizmi, racizmi dhe militarizmi. Në një mënyrë, populizmi vepron si një lubrifikant për këto ideologjitë e tjera, duke bërë të mundur që ato të normalizohen sikur të jenë vullneti i popullit. Këto elita politike të reja janë në fakt po prapë elita politike. Ato janë të organizuara shumë mirë, janë makina politike të mirëfinancuara, të cilat shpesh mbështeten në politikanë kompetentë dhe në një staf të tërë politik. Nuk duhet të nënvlerësojmë kapacitetin e tyre për të zbatuar projektet e tyre ideologjike, shpesh një përzierje mes ideologjive të ndryshme. Partitë populiste kanë perspektivën e tyre sa i takon zhvillimit ekonomik e social, p.sh. ato udhëhiqen nga nacionalizmi dhe izolacionizmi. Fakti që ne mund të mos biem dakord me këtë perspektivë nuk do të thotë që ajo nuk ekziston apo që këto parti populiste nuk janë në gjendje t’i zbatojnë ato ose pjesë të tyre. Mjafton të kujtojmë që Fronti Nacional ka pasur një maxhorancë absolute në disa qytete në Francë, duke përfshirë Toulon, me një kryetar (Jean-Marie le Chevallier) që ishte anëtar i FN gjatë mandatit të tij të parë si kryetar bashkie nga 1995 e deri në 1999.

Çfarë do të thotë përhapja e populizmit për shëndetin e demokracisë përfaqësuese? 

Kjo na sjell te pyetja se ku qëndron problemi me populizmin? Unë do të argumentoja që janë dy probleme kryesore. Një problem është që populizmi është i ndërtuar në një gënjeshtër strukturore sepse e pozicion veten si pjesë e popullit dhe pretendon që është i ndryshëm nga elita politike ekzistuese. Por kështu fsheh faktin që në fakt partitë populiste janë elita politike në vetvete. Gjithashtu partitë populiste homogjenizojnë popullin duke pretenduar që ekziston vetëm “një popull” dhe kështu mohojnë diversitetin që ekziston në popull. Një problem i dytë i madh është normalizimi i ideologjive të tjera, të cilat janë problematike, si racizmi, autoritarizmi etj. Populizmi i përcakton këto ideologji si “vullneti i popullit”. Kështu, p.sh. populizmi është përdorur për të normalizuar dhe legjitimuar përjashtimin, diskriminimin, shfrytëzimin, qeverisjen autoritare, sprapsjen e demokracisë etj. Tani demokracia liberale përfaqësuese ka probleme serioze, por duke e zëvendësuar me një qeverisje autoritare e populiste nuk është përmirësim. Në fakt kjo do të ishte një sprapsje e madhe. Për këtë arsye do të thosha që përgjigjja ndaj populizmit është më shumë demokraci dhe jo më pak demokraci. Ka një nevojë për të fuqizuar popullin dhe për të gjetur një balancë më të mirë midis pjesëmarrjes dhe përfaqësimit në demokracitë bashkëkohore. Partitë populiste pretendojnë që përfaqësojnë popullin dhe mendoj që kësaj sfide duhet t’i përgjigjemi përmes thellimit të demokracisë duke gjetur mënyra më të mira për t’iu mundësuar qytetarëve të ushtrojnë kontroll mbi jetën e tyre të përditshme.

Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar një arenë debati publik me temë “Reformizmi vs Populizmi” ku ftohen politikanë dhe ekspertë të fushës për të debatuar; nisur nga ky rast çfarë roli mund të ketë akademia në këtë debat?

Akademikët, së bashku me politikanët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, kompanitë dhe qytetarët kanë përgjegjësi kolektive në mbrojtjen e demokracisë. Demokracia nuk realizohet kurrë. Ajo gjithmonë është e papërfunduar dhe ka nevojë për mbështetjen dhe mbrojtjen tonë të përhershme, në mënyrë që të shmangim rrëshqitjen e saj nga duart tona. Akademikët luajnë një rol të veçantë, në kuptimin që ata mund të tregojnë mekanikën e populizmit dhe të ideologjive të tjera. Mund të tregojmë se si funksionon ideologjia, si është ndërtuar, dhe se si funksionojnë bashkë këto ideologji të ndryshme. Ne mund të tregojmë se çfarë është fshehur, çfarë është prapa zërave të populistëve, çfarë mund të lexohet në mes të linjave. Por unë shoh një rol të dytë vendimtar për akademikët, dhe ai është parashtrimi i  pyetjeve etike dhe të mbajë etikën, e cila përfshin të drejtat e njeriut, në axhendën e shoqërive në të cilat jetojmë dhe punojmë. Demokracia bashkëkohore, por edhe regjimi i të  drejtave bashkëkohore të njeriut janë nën kërcënim dhe ne duhet të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur etikën demokratike mbi bazën e të cilës është ndërtuar demokracia. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me lirinë, sado e rëndësishme që është kjo vlerë, por edhe për tolerancën, respektin, barazinë, solidaritetin dhe kujdesin. Në fund të fundit, dhe kjo mund të jetë një surprizë që del nga goja e një akademiku, është gjithashtu më shumë, për mbrojtjen e vendit, të dashurisë dhe lumturisë në shoqëritë tona demokratike.

Populizmi në Europë po duket se po triumfon në ligjëratat e liderëve, por nga ana tjetër është sprapsur me votë. A është drejt përfundimit, sipas jush, stina e populizmit europian?

Mendoj se nuk duhet t’i nënvlerësojmë partitë populiste dhe liderët e tyre. Jorg Haider, kreu i Partisë Austriake për Liri (FPÖ) dhe më vonë i Aleancës për Ardhmërinë e Austrisë (BZÖ), ishte guvernator i Carinthisë që nga viti 1999, deri në vdekjen e tij në një aksident automobilistik, në vitin 2008. Mund të merrni Holandën si shembull, ku Pim Fortuyn u vra në vitin 2002, por Geert Wilders dhe partia e tij për Liri (PPV) u bënë një forcë kryesore politike shumë shpejt pas asaj që ndodhi. Një nga mësimet e nxjerra nga këta shembuj dhe nga partia ekstremiste e krahut të djathtë belge, Flemish Blok, që kishte daljen zgjedhore në 1991 dhe u riemërua më vonë në interesin flamand, është se partitë populiste evropiane nuk duhet të fitojnë një pozicion në qeveri për të ndikuar në të gjithë peizazhin politik dhe shoqërinë. Prania e tyre e vazhdueshme dhe diskutimet problematike që u përhapën, por edhe mënyrat se si partitë e tjera politike përfshijnë disa nga këto ligjërata në programet e tyre politike dhe në politikat e tyre qeveritare, është pasoja më shqetësuese e historisë populiste evropiane në tri dekadat e fundit.

 

DSSH 2017: Shkenca për reformat dhe modelin e rritjes ekonomike

$
0
0

Studiues të huaj dhe vendës për dy ditë hodhën ide, paraqitën studime dhe diskutuan për reformat dhe modelin e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Ditët e Studimeve Shqiptare 2017 të organizuara nga Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me disa universitete të njohura në Europë mbajtën edicionin e katërt më 28-29 prill, me temë “Rimodelimi i reformave për një model të ri të rritjes ekonomike, studimi i Shqipërisë – ekonomia, politika, zhvillimi social, perspektiva e së ardhmes”. Studiuesit theksuan nevojën për një mendim shkencor në zhvillimin ekonomik të vendit dhe reformat që ndërmerren

Akademikët nuk e shohin veten si një aneks i veçuar i shoqërisë dhe zhvillimeve që ndodhin në ekonomi, politikë, media etj. Përkundrazi, ata besojnë se ekspertiza e tyre është shumë e vlefshme në këtë zhvillim dhe në debatet me të cilat përballet ekonomia sot. Një diskutim i tillë mbi mundësitë që ka sot shkenca që të ndikojë me ekspertizën e saj në zhvillimin ekonomiko-social të vendit u ngrit në dy ditët e Konferencës Ndërkombëtare Ditët e Studimeve Shqiptare të mbajtur në UET gjatë fundjavës që shkoi, 28-29 Prill. Tema e zgjedhur: “Rimodelimi i reformave për një model të ri të rritjes ekonomike, studimi i Shqipërisë – ekonomia, politika, zhvillimi social, perspektiva e së ardhmes”, ftoi në diskutim studiues të huaj dhe vendës, si dhe dy të ftuar nderi si folës kryesorë në sesionin hapës; Reinhard Priebe, ish-president i Komisionit Europian, një njohës i Ballkanit dhe i Shqipërisë dhe Milva Ekonomi, ministre e Zhvillimit Ekonomik.

Ky ishte edicioni i katërt i iniciativës “Ditët e Studimeve Shqiptare”, i kthyer në traditë nga UET, si një përpjekje për të integruar një debat shkencor rreth reformave dhe modelit të rritjes ekonomike.

Studiuesit theksuan nevojën që ekonomia shqiptare të kërkojë këndvështrimin shkencor ose ekspertizën shkencore si dhe ngritën shqetësimin e mungesës së financimit të shkencës për të bërë punën e saj në këtë drejtim.

Duke marrë rastin e UET-it, një universitet privat me përvojë 10-vjeçare në tregun e Arsimit të Lartë në Shqipëri, administratori i tij, Henri Çili, tha se “të gjithë mund të bëjnë diçka. Ne mund të bëjmë një pjesë të kësaj diçkaje dhe unë do të them çfarë kemi bërë në pak fjalë për ta strukturuar këtë marrëdhënie midis komunitetit tonë të kërkuesve dhe tregut lokal në Shqipëri. Në dy 5-vjeçarë radhazi jemi në zhvillim ose në mes të projektit të madh kërkimor “Shqipëria inovative 2015-2020”, duke ndërtuar 7 projekte të mëdha kërkimore, një numër prej 21 drejtimesh të mëdha kërkimore dhe më shumë se 150 akse kërkimore individuale të cilat duam t’i agregojmë dhe t’i bashkërendojmë për një produkt më rezultativ. E gjithë kjo lëvizje kap një shumë pak më të madhe se 750.000 euro, përafërsisht 20% të buxhetit tonë si institucion”.

Sfidat e shkencës

Në panelin hapës të Ditëve të Studimeve Shqiptare u diskutua mbi sfidën që ka akademia sot për të qenë prezente në zhvillimin ekonomik të vendit me anë të studimeve dhe kërkimit të mirëfillte shkencor në këtë drejtim. Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici, në fjalën e tij i mëshoi këtë fakti duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka shkenca për zhvillimin ekonomiko-social të vendit.

“Këtë vit kemi gjetur një temë shumë interesante dhe të domosdoshme për realitetin shqiptar siç janë sfidat e modelit të ri ekonomik dhe zhvillimit ekonomiko-social të vendit të studiuara qartë dhe të analizuara nga një këndvështrim shkencor për të dhënë dhe përgjigje po kaq shkencore. Në këto kohë të bësh shkencë ose të kërkosh të bësh shkencë nuk është aq e lehtë. Ka një opinion që në Shqipëri është e vështirë të bësh shkencë sepse në shumicën e rasteve ajo bëhet formalisht. Ashtu dhe për faktin që fondet për kërkimin shkencor për shkencën kanë qenë e vazhdojnë të jenë shumë të kufizuara dhe të limituara. Megjithatë kjo përpjekje modeste në filozofinë e zhvillimit të vet që ka Universiteti Europian i Tiranës, për të bërë ditët e shkencës shqiptare ka një synim edhe më të veçantë” -tha Civici.

Civici vuri theksin te rëndësia që UET i jep kërkimit shkencor, që sipas tij “ka arritur një fond të destinuar për kërkimin shkencor në nivelet e 750.000 eurove në vit, që është pothuajse i barabartë me fondin kombëtar që ka Shqipëria për kërkimin shkencor në total”. 

DSSH si festival idesh

Konferenca u mbajt dy ditë rresht me disa panele studiuesish, të huaj dhe vendës. Studiues dhe profesorë të universiteteve më të njohur në Europë, si Nico Carpentier dhe Vaia Doudaki nga Uppsala University, Paul Nixon nga Hague University, dr. Anikó Kelemen-Erdős nga Óbuda University, Bozidar Todorov, CEO i Investment Bank Albania etj., referuan mbi temën e reformave dhe modelin e rritjes ekonomike. Brenda objektivit dhe filozofisë së DSSH si një festival idesh gjatë dy ditëve të konferencës u mbajtën diskutime dhe studime shkencore që i kushtohen ekonomisë dhe zhvillimit social të vendit dhe reformave në kuadër të rritjes ekonomike. Gjithashtu u shqyrtuan problemet dhe sfidat aktuale dhe të ardhshme të Shqipërisë në lentet analitike akademike dhe shkencore për të nxjerrë në pah arritjet kyçe, por gjithashtu për të vënë në dukje mundësitë e humbura. Konferenca u organizua nga UET në partneritet me “American European University”, “Hague University of Applies Sciences”, “Ǒbuda University”, “Uppsala Universitet” dhe “Universiteti of Miami” dhe “Fibank”.

 

Referuesit në Ditët e Studimeve Shqiptare

Vaia Doudaki

Vaia Doudaki është profesoreshë e asociuar e studimeve të Medias dhe Komunikimit në Departamentin e Informatikës dhe Medias të Universitetit Uppsala. Hulumtimi i saj fokusohet në përfaqësime, identitete dhe diskutime në media. Puna e saj më e fundit është botuar në revista të tilla, si: Journalism, Gazeta Evropiane e Komunikimit, Javnost, Studimet e Gazetarisë.

Bozidar Todorov

Bozhidar Todorov ka qenë shefi ekzekutiv i Bankës së Parë të Investimeve në Shqipëri (FIB Albania). Todorov ka 11 vjet përvojë të suksesshme bankare. Pozita e tij e mëparshme, e mbajtur për katër vjet ishte ajo e shefit të Aktiveve të Zhvlerësuara dhe Departamentit të Sigurimit në Bankën e Parë të Investimeve në Bullgari. Ai është përballur me pozicione të ndryshme në sektorin bankar që nga viti 1996 dhe fokusuar në zbatimin e zhvillimit të biznesit të orientuar nga klientët dhe strategjik në Fibank.

Nico Carpentier

Nico Carpentier është profesor në studimet e Medias dhe Komunikimit në Departamentin e Informatikës dhe Medias të Universitetit Uppsala. Përveç kësaj, ai mban dy pozita me kohë të pjesshme, ato të profesorëve të asociuar në Departamentin e Studimeve të Komunikimit të “Vrije Universiteit” në Bruksel dhe Docent në Universitetin Charles në Pragë. Për më tepër, ai është hulumtues në Universitetin e Teknologjisë së Qipros dhe Universitetin Loughborough. Më parë ishte menaxhues në ECREA dhe zëvendëskryetar dhe menaxhues në IAMCR.

Paul Nixon

Paul Nixon është një ligjërues kryesor në Shkencat Politike dhe Shef i Kërkimeve në Studimet Evropiane, Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Hagës dhe Holandës. Ai ka përvojë në një numër projektesh të BE-së, të tilla si GAIDA dhe COST-14 projekte në fushat e gjera të Demokratizimit, Transparencës dhe Mediave. Ai ka kontribuar me kapituj në shumë koleksione të redaktuara për përdorimin e TIK-ut, veçanërisht në fushat e partive politike, demokracisë elektronike dhe mirëqenies sociale.

Dr. Anikó Kelemen-Erdős

Dr. Anikó Kelemen-Erdős është asistent profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Menaxhimit të Keleti Károly të Universitetit Óbuda, Hungari. Ajo kreu doktoraturën e saj në marketing në Universitetin e Teknologjive dhe Ekonomisë të Budapestit në vitin 2014. Fusha e saj kryesore e kërkimit është marketingu, sidomos logjika e dominimit të shërbimit dhe logjika kryesore e konsumatorit. Interesat e saj kërkimore përfshijnë marketingun me pakicë dhe menaxhimin e transportit publik.

“Shkolla dhe Shoqëria”

$
0
0

Fryma që përcjell ky libër lidhet me rolin që ka edukimi për ta bërë individin një trashëgimtar potencial të qytetërimit. Fokusi kryesor i kësaj vepre është fokusimi i debatit mbi rolin që merr shkolla për edukimin e individit si aktiv në marrëdhëniet shoqërore.

Nga Eskja Vero*

Libri i John Dewey Shkolla dhe Shoqëria ka rëndësinë e një vepre krejt të veçantë në literaturën filozofike të edukimit pasi njihet si një ndër librat më popullor të autorit, ndaj është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Libri është një përmbledhje e leksioneve [të përbëra prej 9 kapitujsh] të mbajtura në auditorë nga vetë autori, fjalime për studentët dhe akademikët.  Leksionet vijnë të plota te lexuesi për shkak të formimit të gjithanshëm në fushën e mendimit filozofik, ku njihet dhe si themeluesi i shkollës filozofike të pragmatizmit. John Dewey mban mbi shpatulla një karrierë me përvojë të lartë akademike si psikolog, edukator, kritik i shquar i politikave sociale, aktivist politik dhe një nga intelektualët më të mëdhenj publik amerikan të shekullit XX. Dy librat më të shquar që kanë shënjuar karrierën e Dewey janë Shkolla dhe Shoqëria së bashku me Demokracia dhe Edukimi, të cilët mbahen si dy gurë themeli në filozofinë e edukimit botëror.

Fryma që përcjell ky libër lidhet me rolin që ka edukimi për ta bërë individin një trashëgimtar potencial të qytetërimit. Ajo që të bën përshtypje tek autori është se në vend të parathënies, i kushton një rëndësi të veçantë çështjeve se ç’është edukimi, ç’është shkolla dhe lidhja e këtyre dy koncepteve me rolin e tyre në integrimin e individit në shoqëri, të cilat i konsideron si kredon e tij pedagogjike. Që nga përdorimi i këtij termi autori të përfshin vrullshëm në bindjet e tij mbi edukimin shoqëror të individit. Kredoja e tij pedagogjike, e ndarë në 5 pjesë fillon në çdo paragraf me togfjalëshin unë besoj se. Çfarë tregon ky fakt? Dewey, renditet ndër filozofët ku gjatë karrierës së tij akademike ka qenë një iniciator i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të edukatorëve, progresit të edukimit, lëvizjeve humaniste, këshilltarit edukativ dhe turneve të shumta nëpër botë për të promovuar idealet e tij mbi edukimin. Togfjalëshi që ai përdor vazhdimisht unë besoj se mund të interpretohet në dy kuptime: së pari, e fton lexuesin të lexojë atë çfarë ai beson, për të fituar kështu vëmendjen ndaj tij dhe së dyti, shprehja unë besoj të bën të mendosh që ai nuk ta imponon mendimin që shpreh, pasi në çdo aspekt çdo njeri beson atë që do të besojë, kështu ai respekton në mënyrë të nënkuptuar dialektikën e mendimit.

Fokusi kryesor i kësaj vepre është fokusimi i debatit mbi rolin që merr shkolla për edukimin e individit si aktiv në marrëdhëniet shoqërore. Sipas tij, procesi edukativ ka dy anë zhvillimore, njëra psikologjike dhe tjetra sociologjike. Çdo fëmijë, thotë Dewey, ka aftësitë dhe prirjet e veta, mirëpo këto prirje nuk mund të kuptohen pa ndërveprimin e tij me të tjerët, aftësitë që ka individi vihen në pah vetëm kur ai mëson se si t’i shprehë ato në shoqërinë që e rrethon. Pikërisht ky është edhe roli themelor që ka procesi edukues në shkollë, aftësimi i individit për t’u vetorientuar ndaj ambientit ku bën pjesë dhe forcimit të identitetit vetjak.

Shkolla merr një rëndësi absolute për formimin e çdo individi në jetën e tij. Kështu qenia njerëzore nëpërmjet një edukimi të duhur dhe cilësor bëhet e aftë ta ndërtojë vetë të ardhmen. Kjo gjë do të ndodhë në atë moment ku forcat që vënë në lëvizje mendjen dhe fizikun e këtij individi bashkohen dhe bashkëpunojnë për të nxjerrë në shoqëri njeriun që do t’i përshtatet çdo profesioni që ai do të zgjedhë, marrëdhënieve që ai do të ndërtojë më të tjerët. Individi nuk i nënshtrohet procesit edukativ vetëm në familje, por edhe në shkollë dhe rrethet e ndryshme shoqërore ku ai bën pjesë.

Një nga forcat që shtyn individin drejt formimit intelektual, kulturor dhe social është edukatori. Mësuesi është forca shtytëse në shkollë, prindërit janë forca në familje, shokët dhe shoqet apo miqtë janë forca në shoqëri. Të gjitha këto forca nëse do t’i konsideronim kështu janë vendimtare dhe komponentë kryesorë për formimin tërësor tonin. I cilësoj forca sepse pa një mbështetje që në fillim të jetës ne nuk do të mësonim dot të ecnim në rrugën e saj, pa familjen do të ndiheshim të zbrazur, të pafuqishëm, pa shkollën do të mbeteshim analfabetë, pa shoqërinë nuk do të ndërtonim konceptin mbi veten, do të jetonim të izoluar dhe do të ishim veçse pasqyrë e vetvetes. Edukatori është motivim, është qelizë e konstruksionit mendor, individual dhe social njëkohësisht.

Pata fatin, kështu do ta konsideroja të lexoja një nga veprat e tij të mëdha Shkolla dhe Shoqëria. E quaj fat, pasi ky libër solli tek unë ato parime (idealiste) që në kushtet e sotme të zhvillimit arsimor, shkolla duhet të shikohet si embrion i jetës shoqërore ndaj një realiteti të përditshëm që ndesh secili prej nesh kudo ku ndodhemi. Ajo çka i jep kësaj vepre një vlerë akoma më të spikatur është fakti se vazhdon të ketë rëndësi për ne edhe pasi kemi hyrë në shekullin e 21–të. Tematika e shkollës tradicionale që ka ekzistuar në shkollat e mesjetës duket se ende sot influencon zhvillimin që ka arsimimi te brezat e rinj. Të mësuarit mekanik, dëgjimi pasiv i materialit mësimor, riprodhimi i informacionit janë sërish pjesë e institucioneve arsimore si primare për formimin e individit. Kjo është një problematikë edhe në shkollat shqiptare. Teoria dhe praktika, edhe pse apriori thuhet gjithmonë se po shkohet drejt praktikueshmërisë së dijes, de facto vështirë se ndodh, pasi realiteti ku ne studiojmë e punojmë e vërteton më së miri këtë fakt. Kjo ndoshta vjen edhe prej faktorëve të tjerë që investojnë në arsim, si hartimi i politikave apo reformave arsimore, GDP-së së ulët që ka arsimi etj. Mirëpo Dewey nuk na çon në të tilla labirinte, ai na tregon se shkolla duhet të jetë institucioni ku brenda tij, individit duhet t’i jepet mundësia që të lidhet me botën që e rrethon dhe kjo s’ka nevojë për shumë politika apo platforma të ndryshme arsimore por vetëm për qëllime, motivime të përcaktuara mirë dhe realizime konkrete. Këtë detyrë mund ta bëjë mjaft mirë prindi në shtëpi dhe mësuesi në shkollë. Ndaj këtij të fundit Dewey thotë: unë besoj se në këtë mënyrë mësuesi gjithmonë do të jetë profeti i Zotit të vërtetë dhe portieri i mbretërisë së vërtetë të Zotit.

Në tërë kapitujt e saj e gjithë teza e trajtesës së librit, vendos në fokus shkollën, si një institucion shoqëror që e lidh individin me jetën, me të jetuarit në grup, në aftësimin e fëmijës për të ndërtuar vetë të ardhmen e tij dhe kjo sipas Deweyt do të ndodhte vetëm duke futur si metodë në shkollë anën praktike të marrjes së njohurive, pasi vetëm të dëgjuarit do të krijonte pasivitet te fëmija, ai nuk do të jetë i aftë të integrohet në format shoqërore. Përndryshe, fëmija do të qëndrojë përpara librit pa uri intelektuale, pa zgjuarsi, pa qëndrim pyetës dhe për pasojë rezultati do të jetë dëshpërues. Një qëndrim i tillë degradues ndaj librit i dobëson energjitë e mendimit dhe të kureshtjes duke u kombinuar me leximin e rëndomtë që nxit vetëm qëndrime dhe fluturime të kota nga realiteti i botës për të shkuar në një tokë të ëndërruar…sa më shumë mënyra të drejtpërdrejta të veprimtarisë të ketë, punë ndërtimore dhe angazhuese, vëzhgim shkencor, eksperimentim aq më të shumtë do të jenë rastet për shfrytëzimin e nevojshëm të leximit, të shkrimit e të një numri punësh të tjera, që mund të futen më vonë jo si studime të shkëputura, por si sythe organike të përvojës së fëmijës.

Fëmija sipas Deweyt duhet të krijojë sfondin e vet të përvojës personale dhe këtë aspekt mund ta realizojë shkolla nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë që fëmija duhet të vendosë ndërmjet teorisë dhe praktikës, pasi fëmija duhet të shkojë në shkollë së bashku me tërë përvojën që fiton jashtë shkollës dhe të kthehet prej saj me diçka e cila mund të shfrytëzohet aty për aty, në jetën e përditshme. Kjo ndikon në aftësimin e fëmijës për të qenë ndërtues dhe krijues dhe shmang të qenit pasiv dhe konformistë. Si shembull Dewey e ilustron me mënyrën e gatimit në kuzhinë ndaj proceseve dhe produkteve që shërbejnë për realizimin e këtij procesi. Duke e përmbledhur mendimin e tij argumenton se fëmija duke realizuar procesin e gatimit lidhet me jetën e fshatit ku burimet e produkteve që ai përdor kupton se vijnë nga toka, nga ndikimi i diellit dhe i kushteve që kanë realizuar rritjen e tyre. E thënë kështu gatimi nuk mbetet vetëm një proces i ushqyerjes,  por një proces ku fëmija mëson mbi ingredientët jo vetëm si produkte ushqimore por edhe si një përshtatje ndaj jetës shoqërore të njeriut. E gjitha kjo thotë Dewey është çështje organizimi dhe mbetet detyrë e shkollës dhe administrimit të saj për arritjen e rezultateve efektive te fëmija. Kështu në kapitullin e tretë ai thotë se shterpësia në arsim vjen pikërisht si pasojë e mungesës së vetë organizimit shkollor (nuk është fjala për organizimin e sistemit shkollor si trupi pedagogjik, drejtoria, ndërtesa etj.), por për izolimin e shkollës ndaj formave të tjera të jetës shoqërore. Ky fakt sipas tij përkthehet në paaftësinë e nxënësit për të vënë në shfrytëzim, në kushtet e shkollës, në mënyrë të plotë dhe të lirë përvojën e fituar jashtë shkollës…ai nuk është në gjendje të vërë në zbatim përvojën e fituar jashtë shkollës. Ky është izolimi i shkollës, izolimi i saj nga jeta”.

Libri i John Deweyt Shkolla dhe Shoqëria, përbën në plejadën e filozofisë së edukimit, një teori mbi edukimin. Të gjitha leksionet e mbajtura prej tij në këtë libër, përcjellin frymën e një reformimi rrënjësor të edukimit në funksion të jetës shoqërore. Libri i drejtohet të gjithë reformatorëve [politikëbërësve] dhe edukatorit [mësuesit] për rolin që duhet të marrë shkolla në formimin e brezave të aftë për nga pikëpamja e dobisë shoqërore. Libri është shkruar me një stil të qartë dhe të rrjedhshëm. Sipas mendimit tim arrin të ndërgjegjësojë çdo individ duke e bërë të reflektojë për kontekstin e zhvillimit të arsimit në kombin e tij, për të kuptuar se si arsimimi dhe institucionet shkollore evoluojnë dhe gjetjen e rrugës, alternativave më produktive për ta arritur këtë më së miri.

Msc, asistent–pedagoge në Shkencat e Edukimit, UET

 

Seminaret e karrierës në UET, orientimi drejt masterit

$
0
0

“Shkolla e Lidershipit”: Instituti Europian Pashko në kërkim të liderëve të rinj

$
0
0

Të rinjtë që kanë aftësi lidershipi bëhen pjesë e “Shkollës së Lidershipit” më datat 5-7 Maj në hotel Splendor në Dhërmi, oranizuar nga Instituti Europian Pashko në UET. Të ftuar përfaqësues të politikës dhe medias

Të rinjtë që kanë aftësi lidershipi, që drejtojnë qeveritë studentore sot dhe synojnë të jenë nesër liderët e ardhshëm në politikë dhe jetën publike, i bashkon “Shkolla e Lidershipit”, organizuar nga Instituti Europian Pashko dhe Universiteti Europian i Tiranës, që mbahet çdo vit në Dhërmi në muajin maj.

Hotel Splendor do të mirëpresë  më datat 5–7 maj 2017 rreth 50 studentë të  ekselencës nga universitetet shtetërore dhe private në Shqipëri dhe jashtë kufinjve në një seminaret dhe diskutimet për lidershipim.

Këtë vit është ftuar për leksione mbi lidershipin njerëz publikë nga politika dhe media si: avokat Spartak Ngjela, gazetarja Eni Vasili, etj.

Për tri ditë shkolla e lidershipit do të ofrojë leksione nga pedagogë të shkencave politike, nga figura politike dhe publike në vend dhe do të kirijojë interaktivitet mes të rinjve që synojnë të jenë protagonistë në jetën publike të vendit.

Qëllimi i kësaj shkolle është identifikimi dhe nxitja e të rinjve me potenciale dhe angazhim për të dhënë kontributin e tyre në universitet dhe në shoqëri.

Ky moment tregon një lloj angazhimi studentor, një shenjë që secili prej studentëve që marrin pjesë do të jenë liderë potencialë në një të ardhme jo të largët.

Bashkëbisedim në UET, Ada Çapi, studentëve: Tiranën duhet ta duash në mënyrë ireale!

$
0
0

E përfshirë në listën më të ngushtë për çmimin Kadare, vitin e shkuar,  romani “Morphine”, botimet UET Press, e autores Ada Çapi ende nuk e ka mbyllur ciklin e receptimit nga kritika. Dje, me studentët e komunikimit të Universiteti Evropian të Tiranës, autorja ka bashkëbiseduar mbi shqetësimet dhe ndjeshërinë që shoqëroi daljen e romanit.

 E përfshirë në listën më të ngushtë për çmimin Kadare, vitin e shkuar,  romani “Morphine”, botimet UET Press, e autores Ada Çapi ende nuk e ka mbyllur ciklin e receptimit nga kritika. Dje, me studentët e komunikimit të Universiteti Evropian të Tiranës, autorja ka bashkëbiseduar mbi shqetësimet dhe ndjeshmërinë që shoqëroi daljen e romanit.

Gjurmët pas mbarimit të shkrimit duket se për Çapin janë gjithnjë nga e para. Këtë impression u ka lënë edhe studentëve duke ndarë me ta, fazën interesante kur lindi lënda e romanit të saj.

Viti ’97 që ka mbetur në kujtesën e vendit, si një nga ngjarjet më tronditëse të këtyre 26 viteve demokraci, është koha ku vendoset historia e “Morphine”, duke pasur në fokus jetën e një vajzë të ikur nga Shqipëria. Ajo ka zgjedhur të jetojë në vendin fqinjë, Itali dhe kur vendos të rikthehet bën një “bilanc” se çfarë gjen në vendin që e la pas për një dekadë. Nga ky reflektim, si kufinj të realitetit me irealen, autorja u ka ngacmuar studentëve reflektimin e një jetese të vështirë, por që në thelb ka sfidën e përballjes, ndryshimit të secilit.

Duke inkurajuar të rinjtë me sfidat e të sotmes, Çapi ka mundur të përcjellë atë përmasë reale që pavarësisht tyre, ndjenjat dhe arsyeja ndihen kur vjen çështja e zgjedhjes, midisa çfarë dua, dhe çfarë duhet të bëjmë.

Çfarë ka Tirana të vështirë për ta dashur? Kur e kanë pyetur mbi këtë refleksion, Ada nuk e ka pasur “gati” përgjigjen, por dje studentëve të komunikimit u ka përcjellë logjikën se: është një qytet, që “duhet ta duash në mënyrë ireale”, të lësh mënjanë, arsyetimin, llogjikën nëse do i kërkohet për të ndryshuar diçka. Mundësia dhe një lloj dashurie “pa kushte”, është besimi çfarë e bën njeriun të përfshirë në një qytet, vend. Mbi këtë moderator, Agim Baçi ka ndërhyrë për të tërhequr vëmendjen se kjo autore, nuk bën moral, nuk ka nervozizëm, as protestë, por “shpall” mundësinë e çdo  njeriu për të riformatuar vetveten…edhe pse romani nis me vargjet e një këngë të njohur; “E kemi fatin shpresë dhe marrëzi”.

Më herët, Ada është shprehur: “Së brendshmi unë besoj se një njeri që shkruan e sheh të djeshmen me dritare nga e ardhmja. E tashmja besoj se vetëm sa i pajton këto dy kohë dhe na jep mundësinë që t’i  përshkruajmë. P.sh, në Shqipëri në këto 25 vite kanë ndodhur kaq shumë ndryshime politike, sociale, etike që e kanë vënë brezin tonë përballë sfidash që edhe pse kanë tërheqje narrative nuk janë të lehta në përshkrim.”

Ngjarjet e romanit zhvillohen në dy vende, Shqipëri dhe Itali dhe u takojnë viteve 2007-2011. Autorja është farmaciste, dhe ka treguar se fillimisht ka bërë një kurs online për shkrimin e romanit duke ndarë në skeda disa koncepte mbi personazhet, ku ajo kishte përfshirë personazhet e lagjes, pacientët e farmacisë. Pas këtij procesi, Çapi pa se kishte krijuar një bazë të dhënash, dhe material për librin. Ndërsa ka rrëfyer se ka ndjerë peshën e çmimit Kadare, duke qenë nga të parat që ka aplikuar për të hyrë në këtë garë, për vitin 2016.

“Tani romani ka mbaruar dhe nuk është më ajo pasiguri. Është një roman që i kushtohet Tiranës, si konglomerat i gjithë Shqipërisë, ku është e vjetra, e reja, të rinjtë dhe mosha e tretë me gjithë shqetësimet dhe problematikën e tyre”, është shprehur Çapi.

Ndërsa në rubrikën e saj, në Mapo Letrare, shkrimtarja Diana Çuli ka shkruar për personazhin e këtij romani se: “Heroina e Ada Çapit, në një çast të jetës së saj të re vendos të shkojë në Itali – lexuesi pastaj do ta zbulojë përsenë – por, ai është një çast i ndryshëm nga mijëra e mijëra çastet e tjera që shtyjnë secilin njeri që merr rrugën e largimit nga vendi i tij. Natyrshëm që është kështu, sepse çdo çast personal është i ndryshëm nga një tjetër. Dikush kërkon një të ardhme më të mirë, dikush ndjek një ëndërr, dikush dëshiron të jetojë në hapësira të mëdha, një tjetër pëlqen sfidat. Heroina e Morfinës ndoshta ndjek ëndrrën. Asaj i shpaloset vendi fqinj me të gjitha ngjyrimet e tij – ashtu siç është çdo vend në botë – me tërheqjet, joshjet, bukuritë, të panjohurat, po edhe me vështirësi, moskuptime, diskriminin herë-herë, mbështetje një herë tjetër, zhgënjime e kështu me radhë shpaloset jeta vetë, kudo që të jetë”.

Ada (Ardiana) Çapi Lindur në maj 1972, është vërtet një farmaciste. Ajo ka studiuar, jetuar dhe punuar mes Shqipërise e Italisë deri më vitin 2010. Më pas, është kthyer dhe aktualisht, jeton me familjen dhe vazhdon të punojë si farmaciste në Tiranë. Ky roman ështe vepra e saj e parë në shqip. Me të, ajo konkurroi në çmimin “Kadare”, ku arriti të renditej e treta.

Romani, thotë ajo, ka lindur në banakun e farmacisë, pasditeve me shi, ndërsa zbukuronte, ndërthurte, ekzagjeronte po nuk tradhtonte, historitë e rrugicave dhe njerëzve që u japin frymë.

Kur e pyet Adën ç’është letërsia për të, përgjigjet: pyesni peshqit ç’është uji. Do t’ju shihnin të habitur!

 

 


European Research Council dhe UET: Bashkëpunim në ndihmë të kërkimit shkencor në Shqipëri e Kosovë

$
0
0

Në kuadër të iniciativave për zhvillimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, Universiteti Europian i Tiranës sjell aktivitetin informues mbi grantet e European Research Council (ERC).

Ky aktivitet vjen në bashkëpunim të ngushtë me ERC. Këtë vit ERC mbush dhjetë vite që nga themelimi i tij.

Synimi i ERC është ngritja e kapaciteteve kërkimore shkencore në europë, si edhe përmirësimi i kërkimit shkencor europian.

Në këtë përvjetor, synimet e UET dhe ERC përputhen më së miri, ndaj vendosëm të organizojmë këtë sesion informues.

Ndërlidhja u mundësua nga Rektori i UET, Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Sesioni informues është i ideuar për t’u ardhur në ndihmë kërkuesve shkencor nga Kosova dhe Shqipëria.

Sa i takon përmbjatjes, gjatë ditës së plotë informuese, prezantimet janë strukturuar si për kërkues të rinj ashtu edhe senior.

E ftuar kryesore për aktivitetin është Dr. Odeta Limaj.

Dr. Limaj përfaqëson modelin e të rinjve europianë të suksesshëm sa i takon kërkimit dhe një karriere europiane.

Për nga formimi, Dr. Limaj i përket fushës së Shkencave Fizike, ndërkohë nga ana tjetër ajo është dhe këshilltare projektesh pranë ERC.

Aktiviteti zhvillohet ditën e premte, 12 Maj, ora 10:00, në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës.

Sesioni informues është i hapur për të gjithë kërkuesit e atashuar pranë universiteteve, instituteve, qëndrave kërkimore dhe OJQ-vë në Shqipëri dhe Kosovë; por gjithashtu edhe për ekspertët e lirë.

Nga Erasmus në Erasmus+: 30 vjetori i Erasmusit sjell Ditët Ndërkomëbtare në UET

$
0
0

Që prej krijimit të skemës Erasmus në vitin 1987, 9 milionë europianë mendohet të kenë përfituar eksperienca, të cilat u kanë ndryshuar jetën.

Aktualisht, prej tre vitesh skema Erasmus është quajtur Erasmus+ ku janë përfshirë si përfitues të mundshëm edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Programi Erasmus + i Komisionit Evropian ka për qëllim të rrisë aftësitë dhe punësimin, si dhe modernizimin e Arsimit, Trajnimit dhe Punësimin e Rinisë.

Erasmus + do të ofrojë mundësi për më shumë se 4 milionë evropianë për të studiuar, trajnuar, për të fituar përvojë pune dhe vullnetare jashtë vendit.

Me qëllimin për të qenë inovatorë dhe për të sjellë praktikat më të mira europiane në Shqipëri, UET sjell në 10-11 Maj “Ditët Ndërkombëtare Erasmus+”.

Ky aktivitet dyditor ka si qëllim të sjellë bashkë staf akademik dhe administrativ në universitetet europiane si dhe ato shqiptare.

Gjatë aktivitetit, të pranishmit do të kenë mundësi të ndërveprojnë dhe të bisedojnë për projekte të ardhshme Erasmus+.

Ditët Ndërkombëtare Erasmus+ në UET organizohen me pjesëmarrjen e partnerëve startegjik të UET në skemën Erasmus+, si Universiteti Nova de Lisboa, Portugali, Wroclaw University of Science and Technology, Poloni; UBT dhe Universum, Kosovë; Siauliai University në Lituani e shumë partnerë rajonal e vendas.

Organizimi i aktiviteteve të tilla në universitetet e BE-së është një praktikë e njohur dhe mjaftë e dobishme për krijimin e kontakteve dhe përplasjen e ideve për projekte inovative në përfitimin të studentëve dhe stafit.

Ndërkohë, në Shqipëri një praktikë e tillë është risi e sjell nga UET.

Stafi i huaj pjesëmarrës, por dhe ai vendas, do të kenë mundësinë që përgjatë dy ditëve të njihen me institucionet përkatëse, si dhe me disa nga përfituesit konkret të skemës Erasmus+.

Programi Erasmus+ dhe parimet e tij bazohen në promovimin e vlerave të përbashkëta europiane midis vendeve.

Ndryshimi i jetëve individuale dhe përvojave mikro pasqyrohet në zhvillimin e një kulture europiane sa i takon konkretisht qytetarëve shqiptar, aq më tepër te studentët të cilët përfaqësojnë pjesën më aktive të shoqërisë.

Java ndërkombëtare zhvillohet në UET në datat 10-11 maj dhe është e hapur për të gjithë stafin e zyrave të marrëdhënieve me jashtë në universitetet shqiptare.

UET pjesë e rrjetit hulumtues i LSEE mbi Kohezionin Social në Evropën Juglindore

$
0
0

Konferenca e tretë e Rrjetit të Kërkimeve për LSEE u mbajt në Shkup të enjten dhe të premten, 6-7 prill 2017, sesionet e para u mbajtën paralelisht me Konferencën e 6-të Kërkimore Vjetore të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë (NBRM). Ajo ishte organizuar në bashkëpunim me Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë (BPRM), Universiteti Amerikan i Shkupit (UACS), me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës (UET).

Universiteti Europian i Tiranës ishte prezent me dy pedagogë të Fakultetit Ekonomik, prof. asoc. Ermira Qosja dhe msc. Ertila Druga, doktorantja Dorina Ndoji dhe studentja e masterit shkencor Informatikë Ekonomike, Anxhela Ferhataj.

Prof. Qosja u paraqit me punimin “Impakti i aftësive menaxheriale në efektivitetin dhe eficencën e organizatave”, një rast studimi mbi organizatat shqiptare të biznesit; ndërsa pedagogia Ertila Druga fokusonte studimin e saj  në një çështje shumë të mprehtë, emigrimin e mjekëve dhe infermierëve.

Konferenca ishte një event i rëndësishëm për studiuesit në rajon, ndërkohë që për pedagogët e UET-së ishte vijim i një bashkëpunimi që në ditët në vazhdim pritet të formëzohet më tej.

Qëllimi i konferencës ishte sigurimi i një forumi për prezantimin, shpërndarjen dhe diskutimin e gjetjeve më të fundit të hulumtimit mbi temat që lidhen me çështjet e kohezionit social dhe ekonomik dhe qeverisjen ekonomike në Evropën Juglindore dhe në vendet në rajonin më të gjerë të “tranzicionit”. Ishin ftuar të merrnin pjesë studiues nga të gjitha disiplinat e shkencave shoqërore, duke përfshirë politikën sociale, ekonominë politike, ekonominë, shkencën politike, administratën publike, sociologjinë dhe studimet socioligjore.

Më shumë se 45 paper-a u prezantuan në konferencë, me akademikë që vinin nga shtatë vende. Audienca përfshinte bashkëpunëtorët e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, si dhe komunitetin më të gjerë të politikave, duke rezultuar në një shkëmbim të gjallë të gjetjeve dhe ideve kërkimore nga i gjithë rajoni.

 

Seminaret e karrierës në UET, orientimi drejt masterit

$
0
0

Çdo departament i  universitetit do të zhvillojë seminare informuese me studentët e vitit të tretë Bachelor për zgjedhjen e profilizimit në master

Universiteti Europian i Tiranës ka nisur seminaret e karrierës, një takim orientues për Programet Master  për studentët e bachelor-it.

Seminaret do të zhvillohen me çdo departament të universitetit me praninë e autoriteteve drejtuese të UET, drejtoreshën e Programeve Master, dr. Orkida Ilollari, shefin e Departamentit përkatës si dhe përfaqësues nga bordet e tregut të punës për secilin departament.

Seminari i parë nisi me studentë të departamentit të Financë dhe Ekonomiks ku folën drejtoresha e Programeve Master, dr. Orkida Ilollari dhe shefi i këtij departamenti, prof. asoc. dr. Arbi Agalliu dhe Alda Topuzi, ALUMNI e UET përfaqësuese e bordeve të tregut të punës pranë këtij departamenti.

Gjatë fjalës së tyre Agalliu dhe Ilollari theksuan rëndësinë që ka shkolla master për të rinjtë e sapodiplomuar në mënyrë që të gjejnë veten në tregun e punës.

“Programet Master në UET këtë vit kanë rishikuar kurrikulat për t’i përshtatur me kërkesat që ka tregu i punës. Gjithashtu 20 për qind e leksioneve bëhet me CEO të kompanive të ndryshme në vend, drejtues institucionesh dhe me specialistë të fushës” -tha Ilollari.

Agalliu u shpjegoi studentëve dallimin mes masterit shkencor dhe atij profesional.

Sipas tij, studimet Master janë pikërisht ato që krijojnë profesionistin në botën e punës dhe të biznesit në kohën e sotme.

“Një diplomë Master do ju ndihmojë të ecni më përpara në karrierën tuaj profesionale. Shumë vende pune sot në nivelin fillestar kërkojnë një diplomë Master dhe pothuajse të gjithë pozicionet e menaxhimit të lartë dhe pozitat e larta profesionale kërkojnë një kualifikim të këtij niveli.

Një master profesional do t’ju ndihmojë të profilizoheni për një vend të caktuar pune. Nga ana tjetër diploma Master i Shkencave është edhe një portë drejt studimeve doktorale dhe eksperiencës akademike” -tha Agalliu.

 

Pse master?

 

Diploma e nivelit të dytë, master, sjell një dallim sensacional kur vjen fjala te punësimi dhe të ardhurat.  Raportet e fundit në botë tregojnë rëndësinë që ka shkolla master në tregun e punës. Një diplomë master paguhet disa herë më shumë se sa një diplomë e thjeshtë dhe nga ana tjetër punët që kërkojnë një diplomë master pritet të rriten me rreth 21.7% deri në vitin 2020. Pra Masteri është bërë thuajse një domosdoshmëri për ata që duan të punojnë, të ecin në karrierë dhe të kenë të ardhura të larta.

Duke i dhënë rëndësinë që meriton kësaj diplome Shkolla Master në Universitetin Europian i Tiranës ka vendosur një rrjet komunikimi me 250 kompanitë më të mëdha të tregut shqiptar pikërisht për të diskutuar mbi këtë çështje dhe për të sjellë më pranë tregut të punës diplomat që jepen në universitet. Në këtë kuadër UET ka hartuar kurrikula të reja që i përshtaten tregut të punës, duke ofruar module trajnimi për punonjësit si dhe intership e punësim për studentët e universitetit pranë këtyre kompanive.

Profesional apo shkencor? Kjo është çështja 

Ka dy lloje masterash; ai profesional dhe ai shkencor. Nga vetë emërtimi i pari ofron njohuri më të specializuara për një degë të caktuar, pra një lloj profilizimi për një punë të caktuar, ndërsa masteri shkencor është një hap i mëtejshëm akademik për ata që duan të ndjekin karrierë akademike.

Gjatë prezantimit në auditor pedagogët e UET-it vunë theksin te tiparet e Programit Master Profesional. Sipas tyre ky lloj masteri ka  natyrë aplikative dhe ofrojnë formim kryesisht praktik, për arritjen e objektivave profesionalë sipas profilit të zgjedhur, me qëllim punësimin ose kualifikimin në një drejtim të ngushtë. Këto programe i përshtaten çdo moshe, çdo niveli, pas përfundimit të studimeve Bachelor. Një diplomë Master Profesional zhvillon te studenti aftësi për mendim të thelluar analitik dhe të pavarur, vlerësim kritik dhe profesional, aftësi për të zgjidhur probleme komplekse dhe për t’u rritur në karrierën profesionale. Një tjetër avantazh i diplomës Master Profesional është mundësia për t’u formuar plotësisht në fushën që ju intereson, si një përvojë e çmuar dhe garanci për tregun e punës.

Nga ana tjetër programet e studimit Master i Shkencave ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Qëllimi është pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike.

Programi Masteri i Shkencave ofrohet me 120 kredite ECTS dhe ka kohëzgjatje normale 2 vite akademike. Ky program e përgatit studentin me aftësitë dhe kompetencat profesionale për të dalë në tregun e punës, por edhe i jep mundësinë edhe për të zhvilluar një karrierë akademike duke vazhduar studimet e doktoratës.

Gjuha e të mësuarit, rrugëtimi i Eni Dervishit nga Shqipëria në Harvard

$
0
0

Historia e nxënëses nga Pogradeci që fitoi bursë nga universiteti më i mirë në botë

Gjuha e ka tërhequr gjithmonë Eni Dervishin. “Kur isha në kopsht, një mësuese na mësoi si thuhej karrige dhe tavolinë në anglisht”, kujton ajo. “M’u duk shumë interesante se si mund të përdorësh dy fjalë të ndryshme për një objekt”. Në qytetin e saj të vogël shqiptar, mësimi i gjuhës ishte i kufizuar. Por Eni ishte e vendosur të mësonte. Ajo mori vesh se një fqinj dinte më shumë anglisht se sa disa fjalë të thjeshta. “Shkoja t’i trokisja në derë, duke i kërkuar të më mësonte… Më në fund gruas së tij i erdhi keq për mua”, -tha Dervishi. Kur një shok më i madh filloi të studionte italishten, Dervishi iu bashkua për të mësuar gjuhën dhe më tej ajo shtoi edhe frëngjishten, duke shkuar në kryeqytetin e Tiranës për libra.

Më tej vijoi me gjermanishten, spanjishten dhe pak portugalisht, që i kapi duke parë telenovela. Dhe së fundmi, izolimi i saj i deridikushëm u kthye në diçka të dobishme. Për shkak se qyteti i saj i lindjes, Pogradeci është pranë Liqenit të Ohrit, një zonë turistike, ajo pati mundësinë të praktikojë gjuhët me vizitorë ndërkombëtarë.

Një dritare u hap për Dervishin. “U dashurova me gjuhët”, -tha ajo. “Nëpërmjet gjuhëve munda të shikoja një botë ndryshe. Më hapi imagjinatën për gjëra të reja”. Ishte, në fakt, një thënie e veçantë që e vuri studenten për ekonomi në rrugën për në Harvard. “Kur isha në klasën e katërt, një mësuese përmendi se Harvardi është universiteti më i mirë në botë”, -tha ajo. “Më ngeli në mendje ky universitet ëndrrash”.

Në atë pikë, edhe vetë shkolla e lartë ishte një ëndërr. I ati i saj nuk kishte arsim të lartë, por e ëma i ishte rikthyer shkollës në moshë madhore, duke vazhduar shkollën e lartë me kohë të pjesshme, gjatë rinisë së Dervishit. “Ta shikoje se si ajo e gjente ekuilibrin ndërsa punonte në dy punë me studimin e thelluar dhe në të njëjtën kohë duke u kujdesur për familjen e saj ishte jashtëzakonisht motivuese”, -tha Dervishi. “Ime më jo vetëm fliste për rëndësinë e arsimit, por ajo edhe e tregonte atë me veprat e saj”.

Edhe me këtë frymëzim, rruga përpara ishte e vështirë. Gjimnazi i qytetit të vogël të Dervishit nuk kishte asnjë njeri për ta udhëzuar atë në procesin e aplikimit. “Mësueset e mia nuk kishin shkruar më parë letra rekomandimi”, -tha ajo. “Më duhej t’ua mësoja”. Kur i duhej të dërgonte dokumente zyrtare, si dëftesat, ajo u përball me një tjetër pengesë. “Mendova t’i dërgoja me faks, por në qytetin tim nuk kishte faks”.

Këmbëngulja e saj i dha frytet me një bursë studimi të plotë (ajo u pranua në 14 nga 15 universitete te të cilat aplikoi). Por sfidat vazhduan. “Ndryshimit nga gjimnazi në universitet, gjë që në vetvete është i vështirë, për mua iu bashkua edhe lëvizja në një vend tërësisht të ri”, -tha ajo. Makinetat, për shembull, ishin diçka e re për të, ashtu si edhe përdorimi i një karte të identitetit për të hyrë brenda një biblioteke. Për një kurs matematike në vitin e parë, ajo tha: “Dija si të shkruaja një ekuacion dhe ta zgjidhja atë, por nuk dija si të thosha shenjën “minus” dhe “plus”, gjë që e bënte të folurit në kurs dhe të bërit pyetje veçanërisht sfiduese.

“Ishte si të mësoje një proces të ri”, -tha ajo, me një anglisht të rrjedhshme, me pak theks. “Po zbuloja diçka të re çdo ditë”. Arsimi i saj e ka çuar atë me larg se Shqipëria dhe Kembrixhi (në SHBA). Asaj i janë ofruar disa stazhe, që përfshijnë Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të Shqipërisë (e financuar nga Qendra për Studime Europiane) dhe Qendrës Kërkimore në Paris (të themeluar nga Shkolla e Biznesit të Harvardit). Vitin e kaluar, në Parlamentin Europian në Bruksel, ajo bëri një stazh me Partinë Aleanca për Demokracinë Liberale, në një program të Qendrës për Studime Evropiane Minada de Gunzburg. Dervishi ka gjetur kohë të luajë volejboll dhe të shijojë të vrapojë përgjatë lumit Çarls (në Masaçusets).

Pas diplomimit, Dervishi do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën tani për tani. Ajo do të vazhdojë studimet, me shumë të ngjarë në shkollën e biznesit, ku ajo synon të vazhdojë në master për zhvillim ndërkombëtar.

“Kam përjetuar sfidën e ardhjes nga një vend në zhvillim dhe duke qenë këtu kam parë se Shqipëria nuk është i vetmi vend që përballet me këto sfida”, -tha ajo. “Dua të jap kontributin tim në zgjidhjen e këtyre çështjeve”. Kjo përfshin të ndihmosh studentët, në veçanti ata të cilëve arsimi i lartë mund t’iu duket i pamundur. “Kurrë mos u dorëzo për ëndrrat e tua”, -tha Dervishi – në gjuhën që e ka sjellë atë deri këtu – “kurrë mos i lejoni rrethanat që të përcaktojnë se kush jeni”.

News.harvard.edu

Viewing all 1180 articles
Browse latest View live