Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all 1180 articles
Browse latest View live

“Djali ynë nuk duhet të dëgjojë askënd pasi do bëhet lider”

$
0
0

djaliPas daljes së rezultateve të studimit të PISA-s, mediat ndërkombëtare ndezën një debat të madh. Në Shqipëri të dhënat u debatuan vetëm në rrafshin politik, me akuza dhe lëvdata. Por në Perëndim, një shqetësim i madh janë ata që njihen si prindërit-helikopterë. Revista Spiegel shkruan vazhdimisht për këta prindër, që kujdesen me tepri ndaj fëmijëve. Britanikët thonë se po rrisim një gjeneratë ‘lule mos më prek’. Sipas Spiegel, nëse pyet një mësues në Gjermani se cili është stresi i tij më i madh, nuk do thotë nxënësit, por prindërit. Më poshtë gjeni një koleksion me thënie të prindërve-helikopter:

-Mamaja i shkruan mësueses: “Të premten do të udhëtojmë për në det, prandaj ju informojmë se binjakët tanë nuk do vijnë në shkollë. Vajza jonë e vogël duhet të flejë në makinë dhe ne duam ta shijojmë ditën e parë të pushimeve. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse nisemi në kohë që fëmijët ta bëjnë gjumin e drekës në makinë”.

-Një mësuese tregon: “Prindërit më dërguan një letër ku shkruhej “në rast se temperatura është nën 18.5 gradë, duhet të veshë pulovrën, në rast se temperatura shkon mbi 22.5 gradë, duhet t’i vësh kapelen. Gjithmonë matjet e temperaturës duhet t’i bësh në hije”.”

-Mamaja i shkruan mësueses: “Vajza ime nuk mund të vijë në shkollë. Ajo nuk ka fjetur gjysmën e natës. Nuk e di përse, por ajo nuk mund të vijë në shkollë. Me shumë gjasë do flinte në klasë”.

-Një edukatore tregon: “Një mama më tha që sa herë vajza e saj të dalë për të lozur në oborr, duhet të mbajë biberonin në gojë, në mënyrë që të mos i futen bletët në gojë”.

-Një mësuese tregon: “Kishim një djalë, i cili ofendonte këdo, të rritur, fëmijë, madje edhe prindërit. Sipas prindërve, ai nuk duhet t’i bindet askujt, pasi do bëhet lider në të ardhmen”.

-Një pedagog rrëfen: “Në fillim të kursit tim, një student më kërkoi që t’ia dërgoja babait të tij të gjithë datat e provimeve, pasi i duheshin për të planifikuar pushimet për ski. Babai ishte në CC në email”.

-Një baba telefonon në universitet: “Djali im studion në universitetin tuaj. Nuk di më shumë se kaq. Ai më thotë gjithmonë se nuk duhet të vijë në leksion, pasi ka pushimet e semestrit. Por më thoni ju, a është në rregull kjo punë?”


Intesa Sanpaolo Bank në UET: Nga dizenjimi tek shitja e një produkti bankar

$
0
0

intesa sanpaoloLeksion i hapur në lëndën “Paraja dhe Banka” me përfaqësueset e Intesa Sanpaolo Bank, Rovena Golemi dhe Irma Barjami, folën mbi dy çështje me rëndësi të sistemit bankar.

Studentët e vitit të dytë Financë-Bankë në Universitetin Europian të Tiranës kishin në auditor dy specialiste të sistemit bankar në lëndën “Paraja dhe Banka”.

Përfaqësueset e Intesa Sanpaolo Bank, Rovena Golemi dhe Irma Barjami, folën mbi dy çështje me rëndësi të sistemit bankar; dizenjimi i produkteve bankare dhe shitja e tyre.

Pedagogia e lëndës, Dr.Orkida Ilollari, tha se pas një periudhe teorike 12 javore e pamë të nevojshme të ftonim specialistë të fushës për të bërë një orë praktikë në auditor që studentët të kuptonin se si funksionon sistemi bankar.

Përfaqësueset e Intesa Sanpaolo Bank shpjeguan për studentët mënyrën se si dizenjohet produkti bankar dhe rrugët që ndiqen deri në reklamimin dhe shitjen e tyre.

Ato morën si shembull produktin “Kredi studenotore” që kjo bankë ofron, si një produkt që është direkt për studentët, si krijohen dhe kriteret e përfitimit.

“Studentët kuptuan dy nga elementët më të rëndësishëm të funksionimit të sistemit bankar. Thirrja e specialistëve të fushës në auditor për të krijuar një lidhje reale m,es teorisë dhe praktikës është kthyer në një traditë tashmë në UET, në të gjitha ciklet e studimit”– u shpreh Ilollari.

Studimet Master, hap i sigurt drejt punësimit dhe vetëpunësimit

$
0
0

orkida master -fotoAnaliza: Tregu i punës kërkon profesionistë që të jenë “mjeshtër” në çdo profesion, duke nxitur kështu konkurrencën

Nga dr. Orkida Ilollari*

“E ardhmja e një kombi është arsimi, dhe arsimimi është çelësi i ekonomisë”. Adam Smith në shekullin XVIII dhe Alfred Marshall në shekullin XIX, dy figura të rëndësishme në fushën e ekonomisë kanë parashtruar pyetjen se si investimi individual në arsimim ndikon në pasurinë e kombeve. Që në kohën e revolucioneve industriale të shekujve XVIII-XIX u dëshmua se zhvillimi i çdo vendi është vepër e “njohurive shkencore” më shumë se sa thjesht “e bollëkut të burimeve natyrore”. Eksperienca ndërkombëtare dëshmon se jo çdo investim në sektorin e arsimit dhe edukimit përkthehet automatikisht zhvillim ekonomik. Sipas UNESCOS-s “plani i zhvillimit perspektiv të çdo sistemi arsimor është koordinimi dhe kombinimi i tij me planin e zhvillimit perspektiv ekonomik të çdo vendi…se vendimmarrja në fushën e arsimit nuk mund të jetë pronë vetëm e eksperteve të edukimit, por në mënyrë të veçantë edhe e ekspertëve të ekonomisë dhe zhvillimit”.

Tregu i punës kërkon profesionistë

Raporti mes rritjes ekonomike dhe edukimit ka qenë një ndër damarët kryesorë të analizave të mëhershme ekonomike. Arsimi dhe aftësimi profesional luan një rol qendror për një ekonomi të përgjegjshme ekonomike. Në një shoqëri kapitaliste ku peshën kryesore e ka tregu i lirë, edhe universitetet po tentojnë të operojnë sipas rregullave të tij, por natyrisht duke i rezistuar perceptimit se “universiteti nuk është ndërmarrje dhe dija nuk është mall”.

Cilësia e universiteteve dhe kërkimit shkencor në raport me zhvillimin ekonomik e social të një vendi konsiderohen të barabarta me efektet që japin teknologjitë moderne dhe format e avancuara të drejtimit e menaxhimit. Vendet e zhvilluara, por edhe ato në zhvillim, një nga indikatorët bazë të suksesit kanë performancën e sistemit të tyre universitar dhe kërkimit shkencor, rolin dhe cilësinë e kapitalit human që “prodhojnë”, udhëhiqen nga filozofia se “universitetet duhet të prodhojnë mendje cilësore dhe jo thjesht koka të mbushura me dije dhe njohuri, duke i dhënë përparësi kreativitetit individual e kolektiv në dobi të zhvillimit.

Në ditët e sotme kërkesat e tregut për ata që kërkojnë një vend pune në profesionin e tyre apo krijimin e mundësive për t’u vetëpunësuar sa vijnë dhe sofistikohen. Përfundimi i studimeve të larta nuk është më mbyllja e kapitullit drejt marrjes së një profesioni, e aq më tepër nisja e karrierës së dëshiruar. Tregu i punës kërkon profesionistë që të jenë “mjeshtër” në çdo profesion, duke nxitur kështu konkurrencën. Është kjo arsyeja që na bën që ne të thellohemi në njohuritë dhe të pajisemi me aftësi profesionale duke u orientuar kështu drejt diplomës Master sipas një programi që përputhet me kërkesat e profesionit dhe punës që kërkojmë të ushtrojmë.

Pse Master?

Shumë njerëz sot iu drejtohen programeve Master për të profilizuar nga njëra anë profesionin e tyre, por nga ana tjetër edhe duke u orientuar drejt një specializimi tjetër ose sipërmarrjeje të re që pak lidhet me arsimimin universitar të përfunduar, por e ndihmon individin të hapë një mundësi të re punësimi për veten. Prej vitesh universitetet më të shquara në botë janë orientuar drejt krijimit të programeve të veçanta Master, duke u bazuar në studime të veçanta dhe të thelluara të tregut të punës.

Në Shqipëri, pranë Universitetit Europian të Tiranës programet Master ofrohen sipas specifikave dhe kërkesave të tregut duke iu krijuar kështu studentëve mundësi reale punësimi apo edhe vetëpunësimi. Diploma Master është një tjetër hap nga diploma e Bachelor që, ndryshe nga doktoratura, është i përshtatur në mënyrë specifike me aktivitete të veçanta profesionale. Marrja e një titulli “mjeshtër” është një bagazh i njohjeve dhe kompetencave, që pasurojnë njohuritë, aftësitë rrisin dhe zgjerojnë idetë dhe energjitë ndërsa krijojnë një profil të besueshëm profesional. Një diplomë Master e integruar në tregun e punës është pikërisht evidentim i një universiteti cilësor. Një diplomë cilësore është pikërisht ajo çfarë edhe paraqesin të diplomuarit në tregun e punës, si dhe nga ecuria në karrierën e tyre. Studenti duhet të ketë hapësirën maksimale për t’u bërë “aktor i formimit të vet profesional” për t’u bërë “aktor i formimit të vet profesional”, duke i ofruar një mjedis pedagogjik e shkencor sa më fleksibël.

Për t’iu bërë ballë nevojave publike, universitetet duhet të ndryshojnë logjikën dhe filozofinë e funksionimit të tyre: ato duhet të kalojnë në një logjikë të re, e cila integron gjerësisht kërkesën e shoqërisë dhe biznesit për produktet universitare. Roli i ri i universiteteve sot është të përgatisë studentë në përputhje me kërkesat specifike të tregjeve të punës dhe profesioneve të kërkuara në mënyrë që të punësohen shpejt dhe ta “shesin” sa më shtrenjtë diplomën e tyre, duke u punësuar me rroga të larta dhe të sigurta.

Pra, roli sot i universiteteve si private ashtu edhe publike është prodhimi i “dijeve të tregtueshme, të shitshme në funksion të ekonomisë, financave e zhvillimit” dhe jo thjesht “dijeve akademike”, si dhe zotërimi i një diplome prestigjioze përbën ofrimin e një shërbimi cilësor afatgjatë e të qëndrueshëm për zotëruesin e saj.

Lidhja me biznesin

Universiteti Europian i Tiranës ofron rreth 24 programe Master Profesional dhe Master i Shkencave, pothuajse në të gjithat fushat e studimit që tregu mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar kërkon. Këto programe studimi përfshijnë njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar të menduarin kritik dhe kreativ të studentëve në fushat e interesit profesional e shkencor të tyre.

UET në vazhdën e projektit 250+ lançuar në tetor të vitit të kaluar është në kontakt të vazhdueshëm me biznesin, institucionet financiare, si dhe bën takime periodike për të kuptuar dhe marrë nga biznesi kërkesat e tyre rreth çfarë ata kërkojnë sot nga akademia. Takimet tona kanë vijuar me Birrën Stela, Bankën Raiffeisen, Shoqatën e Bankave, Dhomën e tregtisë dhe industrisë, Shoqatën e Eksportuesve Agroushqimore, Bankën Intesa Sanpaolo etj. Gjithashtu bordet e tregut të punës janë një tjetër ndihmë për trupën tonë akademike pasi takimet periodike me to janë tepër efektive për t’i shprehur dhe pasqyruar më pas në programet dhe syllabuset tona. Ndërsa me anë të shoqatës Alumni ne arrijmë të ndjekim punësimin, suksesin në karrierën e tyre për të kuptuar e analizuar dhe rëndësinë dhe cilësinë dhe ecurinë e diplomave tona. 

*Drejtore e Programeve Master në Universitetin Europian të Tiranës

Hebrenjtë në Shqipëri, studentja e UET me një dokumentar

$
0
0

EMISA -STUDENTJA dokumentarEmisa Molishti, studente e Marrëdhënieve me Publikun, prezantoi dokumentarin mbi mikpritjen beratase ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit

Në ditën botërore të përkujtimit të Holokaustit u mbajt në Akademinë e Shkencave konferenca “Hebrenjtë në Shqipëri: Vështrime të kryqëzuara”, aktivitet që sjell pikëpamjet nga historia, letërsia, media, muzika etj., si dhe të rolit të kulturës hebraike në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të cilët prezantuan projektet e tyre në lidhje me këtë temë. Studentja e Universitetit Europian të Tiranës Emisa Molishti, u prezantua me një dokumentar mbi mikpritjen beratase. Vetë ajo i kushtoi një rëndësi të madhe këtij dokumentari, i cili pasqyronte kulturën apo dhe sjelljen e një vendi.

Ideja për realizimin e këtij dokumentari ka lindur në ambientet e Laboratorit të Multimedias në UET, ku me ndihmën e profesor Shpend Bengut dhe studentit të tij Romarjo Brari, Emisa arriti ta përfundojë dokumentarin në mënyrën e duhur. Ata i ofruan një ndihmë të madhe për sa i përket montimit të videos apo dhe detajeve të vogla me të cilat Emisa duke qenë studente komunikimi nuk është shumë e familjarizuar.
“Tema që trajtohet në të është mikpritja beratase ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shprehet Emisa. Ky dokumentar u prezantua në këtë aktivitet bashkë me shumë punime të tjera, të realizuar nga studentë të universiteteve të ndryshme. “Këtë eksperiencë mund ta konsideroj shumë të frytshme pasi m’u dha mundësia të shikoj dhe projekte të tjera, të studentëve më me eksperiencë se sa unë”, vazhdon më tej Emisa.

Në kuadër të kësaj eksperience, Emisa veçon dhe bashkëpunimin që pati me profesor Bashkim Gjergjin, i cili ishte pranë saj në aktivitet, duke e ndihmuar me detajet e fundit të përgatitjes.

Dishepujt e Shpend Bengut

$
0
0

foto e madhe coverRomario Brari, Agustin Luli, Endri Muaj, Berlin Jusufi studiojnë në Komunikim-Design në UET ose janë diplomuar në këtë degë. Të katërt djemtë i lidh profesori i tyre, Shpend Bengu, i cili ka zbuluar tek ta talente të fshehura për fotografinë, regjinë apo grafikën. Klasa e tyre është studioja e tyre, ndërsa lëndët janë projektet e reja që krijojnë çdo ditë nga grafika te regjia.

Salla Aula Magna 2 në godinën e Universitetit Europian të Tiranës ishte gati një magazinë në pritje për t’u rikonstruktuar si sallë leksionesh. Por, fati duket se kishte përgatitur diçka më të mirë për të; shndërrimin në një studio të vërtetë arti. Një pjesë e saj është kthyer në një studio virtuale me metodën shumë të famshme sot në botë chroma key, pjesa tjetër është një hapësirë ku studentët ushtrojnë talentet e tyre në punime grafike, regjie, fotografike, punime me dru etj.

Ndryshimi erdhi pas mbërritjes së profesorit Shpend Bengu si pedagog i Grafikës Artistike dhe Multimedias. Një artist i njohur dhe pas një përvoje të gjatë dhe në Akademinë e Arteve dr. Bengu nisi të zbulonte talentet brenda grupit të studentëve të kësaj dege, që vetëm vitet e fundit ka nisur të preferohet shumë ndër të rinjtë. Disa prej studentëve tashmë ai i konsideron si bashkëpunëtorë të tij. Ata janë Romario Brari, Agustin Luli dhe Endri Muaj, të cilët vazhdojnë studimet në UET dhe i sapodiplomuari Berlin Jusufi, i cili dhe pse ka hapur tashmë studion e tij, rikthehet në universitetin ku ka studiuar për t’iu bashkangjitur ekipit kur kanë projekte të rëndësishme. Të katërt ishin pjesë e ekspozitës së grafistëve shqiptarë dhe kanë në duar ide e projekte të reja impenjative.

Në një intervistë për gazetën MAPO, djemtë rrëfejnë një ditë normale të tyren me profesorin si dhe ato çfarë kanë mësuar deri më tani nga punët e shumta që kanë bërë. Një rrëfim ky i pazakontë, por vihet re se vlerësimi i tyre për profesorin është mjaft i lartë. Shprehja “Çdo ditë me profesorin mësojmë diçka të re”, është një lloj frymëzimi për djemtë që gjenden pranë profesorit.

agustinAgustin Luli, arti në gjurmët e të parëve 

Djaloshi fjalëpak nga Mirdita, Agustin Luli, si shumë të rinj të sotëm nuk e kishte të qartë se për çfarë donte të studionte dhe çfarë profesioni do të zgjidhte për jetën e tij. Por njohja me Shpend Bengun do t’i ndryshonte jetën. Me një pyetje të thjeshtë; çfarë kanë bërë babai e gjyshi yt të bërë nga Bengu, Agustini kuptoi se s’kishte pse të kërkonte diku tjetër, por mjafton të zbulonte talentin e trashëguar nga gjyshi e babai për punimet me dru. Pas realizimit të një projekti që u vlerësua shumë duke ndjekur grafikën e punimeve me dru të zonës së tij të lindjes, ai ka vendosur të vazhdojë studimet e specializuara për Design edhe pse sapo është diplomuar në degën Marrëdhënie Publike-Komunikim.

Për të dita me profesorin është e mbushur me biseda pafund për problemet që kanë të bëjnë me teknikat e gdhendjes së grafikës artistike, si dhe çështjet e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare. Kjo vjen edhe për shkak se Agustini, prej gati një viti bën pjesë në projektin “Muzeu Virtual i Memories dhe Trashëgimisë JoMateriale UET”. Ai duhet të jetë vazhdimisht i informuar mbi këtë temë. “Në këtë projekt unë luaj rolin e STAKEHOLDERS, në zonën ku banoj. Këtu përfshihet: Laçi, Mamurrasi dhe vendi im i origjinës Mirdita”, shprehet Agustini. Detyra e tij më e madhe është të mbledhë sa më shumë elemente të memories kolektive dhe elemente të trashëgimisë jomateriale, nëpërmjet teknologjisë digjitale që ai disponon. Puna për të ka filluar, pasi ai e ka bërë tashmë regjistrimin dhe memorizimin e trashëgimisë jomateriale dhe kulturore të familjes së tij, nga e cila ka trashëguar dhe teknikën e veçantë të gdhendjes së drurit të Mirditës. “E gjithë veprimtaria e familjes time është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, rrëfen ai.

“MIRDITA – UET” është projekti për ruajtjen dhe zhvillimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Mirditës, projekt të cilin Agustini e ka punuar me shumë dashuri. Sigurisht që ndihma e profesor Bengut për këtë realizim ishte e pakufizuar. “Profesori më këshillon për çdo detaj të rëndësishëm në lidhje me projektet dhe punët që ne realizojmë. Ai është frymëzimi që na shtyn të ecim çdo ditë përpara”, tregon Agustini. Për të vlen shprehja “Çdo ditë me profesorin mësojmë diçka të re.”

Duke qenë i parezervuar në këtë rrëfim, Agustini nuk harron të tregojë se cila ishte pikënisja e ëndrrave të tij. “Ëndrrat filluan në panairin Klik Expo Group, ku bashkë me kolegët e mi, sigurisht nën drejtimin e profesor Bengut realizuam fazën e parë të një projekti. Projekti kishte të bënte me rivitalizimin e teknikës së gdhendjes së drurit tipik Mirditor në këndvështrimin e dizajnit modern, punë e cila tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve. Qëllimi im është të njoh sa më shumë teknika të gdhendjes, në grafikën artistike si dhe elementet e pafundme të dizajnit. Ëndrra ime është që këto teknika si dhe elementet e trashëgimisë kulturore shqiptare, të njihen dhe të zhvillohen sa më shumë nga studentë të tjerë në UET dhe më gjerë”, shprehet Agustini, duke mbyllur kështu rrëfimin e tij për MAPO-n.

romarioRomario Brari, studioja grafike si magnet

Romarjo Brari është diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës në degën Komunikim Dizajn. Aktualisht punon me kompani të ndryshme në fushën e dizajnit dhe spoteve publicitare, kështu që koha e tij është paksa e kufizuar dhe e privon që të ndjekë studimet Master. Megjithatë Romarjo rrëfen se është në planet e tij vazhdimi i studimeve master në fushën e multimedias dhe dizajnit.

Mëngjesi e gjen gjithmonë në UET bashkë me kolegët e tij. “Profesorin e gjejmë gjithmonë aty duke na pritur. Ditën e nisim me diskutimin e projekteve që kemi në zhvillim e sipër, shohim se ku kemi arritur dhe më pas merremi me projektet deri në orët e vona”, shprehet Romarjo.

Projektet që zhvillojnë djemtë me profesorin janë të shumta. Mund të përmendim këtu projektin ACP (Albanian Cinema Project), i cili u zhvillua në arkivin e filmit. Në këtë projekt u ndoq një kurs intensiv rreth digjitalizimit dhe ruajtjes së filmit, në të cilën dhanë leksione ekspertë nga e gjithë bota. Profesor Shpend Bengu ishte i vetmi ekspert nga trojet shqipfolëse. Në këtë projekt Romarjo dhe kolegu i tij Endri morën certifikatë për ndjekjen e kursit, por gjithashtu realizuan një dokumentar me ekspertët që merrnin pjesë në projekt. “Ky ishte një nga projektet më të mëdha të studios multimedia UET deri më tani”, tregon Romarjo.

Ai na flet më shumë rreth projekteve aktuale, të cilat po i zhvillon me profesorin dhe kolegët e tij. Në morinë e projekteve të cilat do të realizohen, përmendim këtu “Projektin e Muzeut të Memories dhe trashëgimisë jomateriale shqiptare UET”. Detyra e djemve është përgatitja e materialeve audiovizive.

Nuk mund të mungonte një projekt me “Chroma key”, pasi studio vizuale e UET-it është më se e përshtatshme për realizimin e projekteve të standardeve më të larta, ashtu siç janë të denja për djemtë e UET-it. Dokumentari që do të realizohet me “Chroma key” flet për historinë e krijuesit të xhandarmërisë shqiptare Jocelyn Percy. Në këtë dokumentar flet nipi i tij, i cili ishte së fundmi në Shqipëri ku ndoqi të gjithë hapat e gjyshit të tij. Ai flet për historikun dhe aventurat e tij gjatë këtij rrugëtimi. Dokumentari është zhvilluar në bashkëpunim me gazetarin dhe studiuesin anglez Neil Rees. Është e pamundur ta shohim dokumentarin duke qenë se është akoma në punim e sipër dhe sapo të përfundojë do të lançohet në Facebook te faqja e Studios Multimedia UET.

Profesor Bengu iu është gjendur pranë djemve nga fillimi dhe po i ndihmon çdo ditë e më shumë, me këshilla dhe çdo gjë rreth punës që ata duhet të bëjnë. “Profesori na ka mësuar gjithçka që ka të bëjë me rregullat e punës nga A-ZH. Ai na ka mësuar çdo gjë rreth multimedias, pavarësisht se me të çdo ditë është një mësim i ri. Ai është regjisori ynë dhe pa të asgjë nuk do të ishte e mundur”, vazhdon më tej Romarjo.

Por profesori- thotë ai – beson në aftësitë tona. “Të jemi të qartë, profesori nuk na kufizuar në atë çka mund të mësojmë, ai na tregon gjithçka që di, pastaj është në dorën tonë se sa mund të marrim nga ato që thotë ai”. “Frymëzimi është ai që na shtyn përpara, dhe na mban çdo ditë pa orar. E gjithë puna jonë vjen si shkak i pasionit për atë që bëjmë. Për këtë duhet të falënderoj profesor Shpendin sepse ai ma ushqeu këtë pasion dhe më shtyn të eci përpara”, kështu e mbyll rrëfimin e tij Romarjo.

Endri Muaj: Arti grafik, çdo ditë nga një gjë e re

Endri Muaj është diplomuar në UET, në degën Komunikim Dizajn. Duke qenë në pritje të vazhdimit të Masterit, ai nuk humbet kohën por është i zënë me projektet e shumta që bën bashkë me kolegët e tij dhe profesor Bengun.

Endri ka realizuar një mori projektesh me profesorin dhe është në realizim e sipër të akoma dhe më shumë projekteve. Endri dhe Romarjo janë si “binjakët e pandarë”, të cilët punojnë së bashku në çdo projekt. Në çdo aktivitet, si tek ACP, Projekti i Muzeut të Memories dhe trashëgimisë jomateriale shqiptare UET, po ashtu dhe te projekti i ardhshëm me “Chroma Key”, ata kanë punuar së bashku si një skuadër e fortë me në krye sigurisht udhëheqësin e tyre, profesorin Shpend Bengu.

Për të dita me profesorin nis me analizën e ditës paraardhëse dhe me plane për ditën aktuale. “Pas një ‘Mirëmëngjesi’, të shkëmbyer mes nesh, ai na frymëzon me ide të reja për ditën që vjen”, rrëfen Endri.

Njësoj si kolegët e tij nuk harron të përmendë faktin se është profesor Bengu ai që e ka shtyrë në drejtimin që ka marrë duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë.

“Unë kam një shprehjen time ‘Çdo ditë nga një gjë të re’, pasi çdo ditë ne mësojmë diçka të re nga profesori”, thotë Endri.

Si një djalë i rezervuar që është, Endri nuk dëshiron të flasë për ëndrrat e tij. Gjithsesi, ai nuk nguron të thotë se qëndrimi me profesorin e inspiron dhe i jep kurajën që i nevojitet për të bërë të mundur realizimin e ëndrrave të tij.

“Profesor Shpendi na frymëzon për të ecur përpara, pasi ai është i pakufizuar në atë çfarë na jep neve”, shprehet Endri.

“Muri i Mitrovicës”: Zv/kryeministri i Kosovës nesër në UET

$
0
0

Hajredin-KuciNjë mur i ngritur në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë, një tren serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe shumë zhvillime të tjera që kanë acaruar disi marrëdhëniet në rajon këto javët e fundit, do të shtrohen në një diskutim të hapur nesër në Tiranë mes Hajredin Kuçit, zv/kryeministër i qeverisë së Kosovës dhe studentëve.

Universiteti Europian i Tiranës, në kuadrin e ciklit të Forumeve UET, ka ftuar zotin Kuçi, numri dy i qeverisë së Prishtinës, njëkohësisht akademik.

Takimi mbahet të martën ora 18.00 në sallën Aula Magna në UET.

“Raportet Kosovë-Serbi në dritën e zhvillimeve rajonale e globale”, tema e diskutimit mes Kuçit dhe studentëve do të prekë të gjitha ngjarjet e fundit dhe një analizë për këto zhvillime të para në një kuadër më të gjërë global.

Hajredin Kuçi është politikan dhe profesor shqiptar, si dhe Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, që prej janarit 2008.

Prej veprave akademike, “The Independence of Kosova/o: A Stabilizing or Destabilizing Factor in the Balkans” (Pavarësia e Kosovës: faktor stabilizues apo destabilizues për Ballkanin) u botua në Shtetet e Bashkuara në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës para opinionit ndërkombëtar.

Hajredin Kuçi është Profesor i asociuar i Fakultetit Juridik dhe Departamentit të Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron të Drejtën e Unionit Evropian, Institucionet dhe Politikat e Unionit Evropian, të Drejtën ndërkombëtare private dhe Konfliktin e ligjeve.

Ka qenë profesor vizitor në disa Universitete evropiane, në SHBA dhe në vendet e rajonit.

Si do të ndikojë BREXIT te studentët evropianë dhe arsimi i lartë britanik?

$
0
0

uk_bannerNë 24 Qershor, Britania e Madhe u zgjua ndaj një rezultati referendumi që pak e kishin pritur. Fushata pro Largimit nga BE nuk priste të fitonte, dhe fushata pro Qëndrimit në BE besonte se fitimi ishte i sigurt.

Brenda pak ditësh pas votimit, Teresa May zëvëndësoi Cameron si Kryeministër dhe vendosi tre mbështetës të fortë të Brexit për të udhëhequr divorcin nga BE. Gjashtë muaj diskutimesh ndoqën arsyetimin për ç’lloj daljeje do bëhej, por në 17 Janar në Lancaster House (shtëpia e Kryeministrit) May pohoi se Brexit do të thotë se nuk ka Treg të vetëm dhe me shumë mundësi nuk do ketë as rregullator për treg të lirë me Evropën.

Për universitetet e Mbretërisë së Bashkuar ky është rezultat më i keq se ç’pritej nga ky sektor. Arsimi i lartë kontribon me 73 miliard paund çdo vit për ekonomine, 2.8% të GDP dhe 757 mijë vende pune. Ai sjell 10.7 miliard në fitime eksproti, shpërndarë në gjithë rajonet britanike. Universitetet gjithashtu bëjnë një kontribut të madh kulturor për vendin, kështu ekonomikisht dhe kulturalisht kërcënimi që i kanoset Britanisë është i pamasë, një dëm i madh i vetë-bërë. Universitetet janë plot me shkëmbime kulturore, mundësi njohurisht, mendimi kritik dhe analize, dhe vlera e perspektiva ndërkombëtare; Brexit rrezikon të nënvlerësojë të gjithë këtë. Shumë votues pro Largimit mund të urrejnë BE, por një numër i konsiderueshëm votuesish gjithashtu refuzojnë emigracionin dhe lëvizjen e lirë, një gur themelues i Tregut të Përbashkët Europian (TPE). Fushata e Largimit kërkonte të ‘rimerrte kontrollin’ e kufijve. Por universitetet britanike, si shumë industri, varen mbi lëvizjen e lirë të krahut të punës dhe tërheqjes që Britania ka për talente nga jashtë vendit. Që të refuzonte pjesëmarrjen në TPE, qeveria ka vënë prioritet tek kontrolli i emigrimit mbi interesat ekonomike e kulturore.

Impakti Post-Referendum

Aksesi i Britanisë në programin e shkëmbimit studentor Erasmus+, produktit më arrirë të BE do të ndikohet në mënyrë drastike sapo të ndodhë Brexit, sipas gjasave në pranverë të 2019. Erasmus+ ka përfituar 85 mijë studentë britanikë në vendosje studimesh e pozicione pune, dhe gjithashtu edhe stafi kishte mundësi shkëmbimesh. Qeveria thotë se pjesëmarrja post Brexit varet nga negociatat.

Ndërkohë, Britania duket tashmë më pak e tërheqshme për studentët pas referendumit. Grupi elitar i universiteteve Russell është shqetësuar rreth uljes së aplikimeve nga studentët e BE. Cambridge raporton një ulje me 17% për 2017 dhe po planifikon për 2 të tretat e uljes që do pasojë më vonë.

Shumë institucione i druhen mungesës së aksesit në rekrutime. Gjenden raporte të universiteteve britanike në vështirësi për të tërhequr aplikantë nga Zona Ekonomike Europiane (BE së bashku me Norvegjinë, Islandën dhe Liechtenstein) për të dhënë mësim dhe në poste të kërkimit shkencor, dhe një anketë e University College Union thotë se 42% e stafit po shqyrton mundësinë e largimit nga Britania, sidomos shtetasit e BE që përbëjnë rreth 13.6% të lektorëve me tituj të avancuar shkencorë.

Brexit nuk po dërgon një mesazh negativ ndaj 27 partnerëve të BE, por ndaj gjithë botës. Lord Bilimoria, themeluesi i birrës Cobra, ka akuzuar dështimin e qeverisë për të hequr studentët nga rrjeti i migrimeve. Ai nxiti grupin e Kancelarëve të universiteteve britanike të insistonin në lëvizjen e lirë për studentët dhe viza pune për të diplomuarit jashtë Zonës Ekonomike Europiane, siç ndodh në pothuajse gjithë Europën dhe në Kanada, Australi dhe SHBA. Fatkeqësisht, Instituti i Politikave për Arsimin e Lartë raporton se qeveria planifkon të vendosë kufizime të reja për studentët nga jashtë vendit, të cilat do t’i kushtojnë Britanisë 2 miliard paund në vit.

Kërcënimi ndaj kërkimit shkencor

Impakti për kërkimin shkencor mund të jetë dramatik. Aksesi i Britanisë ndaj Horizon 2020, programit të financuar nga BE për periudhën 2013-2020 me vlerë 80 miliard euro, do të kompromentohet sigurisht sapo Britania të dalë nga BE dhe të mos japë më kontributin e saj në këtë buxhet. Edhe nëse aksesi lejohet, Britania do t’i duhet të japë të gjithë pjesën e vet të kostos ndaj programit, ku ndërkohë sot Britania merr sasinë e dytë më të lartë të suportit pas Gjermanisë. Shkencëtarët britanikë marrin 25% të financimit nga Këshilli Europian i Kërkimit shkencor dhe financimit Marie Curie, sakaq më shumë se kushdo. Projektet individuale shkencore si Consortium-i Euro-Ewing, që përfshin studimin nga universitetet britanike të Ewing Sarcoma, një lloj kanceri i shfaqur tek fëmijët, mund të rrezikohet nëse humbet financimin nga BE.

Pjesa më e madhe e punës kërkimore është e llojit bashkëpunues. Rreth 60% e 120 mijë artikujve shkencorë që publikohen çdo vit nga autorë britanikë kanë si bashkë-autorë partnerë ndërkombëtarë, mbi gjysmën e kërkuesve nga BE.

Garancitë e qeverisë, përfshirë deklaratën e vjeshtës nga Kancelari ku premtonte mbështetje për Kërkimin dhe Zhvillimin, nuk e largon shqetësimin dhe ankthin në komunitetin e kërkimit shkencor. Financimi i reduktuar, kufizimi i aksesit ndaj talentit dhe ndalimet e mundshme për vizë nga shtetasit e BE, do të ketë një impakt katastrofik ndaj universiteteve britanike. Ndryshime të tilla to të nënvlerëosjnë bazën industriale të Britanisë dhe reputacionin e universiteteve të kalibrit botëror. Nëse Britania e kthen vëmëndjen vetëm brenda vendit post-Brexit, do të degradojë tërheqjen ndërkombëtare të kampuseve. Stilet dalluese të mësimdhënies dhe nxënies dhe natyra e pasur me burime e institucioneve publike, si edhe rënia e vlerës së sterlinës do të vazhdojnë të tërheqin studentët për një afat të shkurtër. Por përkundrejt kësaj, kufizimet e vizave dhe qasja e kthimit të shpinës ndaj vendeve fqinje të Britanisë do të çojë në rikonsiderim të studentëve dhe akademikëve për destinacionin e tyre të karrierës.

Kërkimi shkencor në shkencat sociale, i cili shpesh thekson elemente që qeveria do preferonte të qëndronin larg vëmëndjes publike, do të vuajë mjaft nga lënia pas dore dhe me shumë kosto sociale. Brexit do të degradojë kontributin e universiteteve ndaj jetës publike, kulturës qytetare, kërkimit shkencor dhe ekonomisë. Cilësa dhe karakteri unik i universiteteve britanike janë në rrezik. Është me rëndësi jetësore që Parlamenti ta njohë këtë aspekt. Siç paralajmëroi piktori i madh spanjoll Francisco Lucientes y Goya: “Gjumi i arsyes bart me vete shumë demonë”./Mapo.al/

(Përgatiti për Mapo-n Vaniela Bellovoda)

 

Studimi/ Një në 5 studentë pendohen për zgjedhjen e universitetit

$
0
0

studente-seminar1Më shumë se një e pesta e studentëve të regjistruar në universitet në Britaninë e Madhe mund të kishin zgjedhur ndryshe nëse do ju ishte dhënë një shans I dytë, tregon një studim i ri.

Sipas një hulumtimi të publikuar në faqjen online të The Student Room, një portal për studentët që janë regjistruar në universitete britanike, 20% e studentëve do të kishin përzgjedhur tjetër universitet nëse do kishin mundësi të According to a new survey published today by the website The Student Room, 20 percent of students would have picked differently pasi provuan zgjedhjen e tyre të pare.

Anketa, e cila pyeste 1,805 studentë të regjistruar në universitetet britanike, zbuloi gjithashtu se 18% e të anketuarve janë penduar për zgjedhjen e grades shkencore që kanë aplikuar – me shumë studentë që citojnë mangësi në mbledhjen e informacionit fillestar si shkak për pendesën e tyre.

Kur u pyetën se cilat ishin arsyet për ndryshimin e mendimit 180 gradë, 18% e studentëve thonë se do të kishin pasur perspektiva më të mira po të kishin ndjekur rrugë të tjera përveç degëve më të kërkuara nga shumica, ndërkohë që i njëjti numër studentësh pranoi se kishin dështuar në kërkimin fillestar për të bërë zgjedhjen e duhur.

Pozicioni gjeografik ishte gjithashtu një faktor i përmendur nga studentët e pakënaqur, ku një në 8 theksonin se kishin zgjedhur një universitet shumë larg shtëpisë, dhe se në zgjedhjen për këtë kishin ndikuar mjaftueshëm, prindërit, mësuesit dhe moshatarët duke i presionuar të merrnin një vendim të gabuar për ta.

Ndërkohë që shumë unviersitete u sigurojnë studentëve një mundësi të gjërë feedback-u dhe mundësie për ankesa, pothuajse gjysma (45%) e të anketuarve thonë se janë të pasigurtë se si dhe ku duhet të drejtohen për të bërë ankesa.

Sipas menaxheres së komunitetit të “The Student Room” Hana Morish: “Studentët duhet të kërkojnë me themel informacion për kurset prospektive duke rishikuar përmbajtjet e çdo moduli, vlerësuar metodat e aplikuara për mësimdhënie si dhe të shfletojnë disa nga librat kyçe përpara se të marrin një vendim që ndikon kaq shumë në jetën e tyre,” shton ajo.

“Shikoni për degë që ju japin mundësi të zhvilloni aftësitë e lidershipit, punës në grup dhe gjithashtu aftësi bazike administrimi që t’ju ndihmojnë me punësimin e mëvonshëm. Degët që përfshijnë një punësim ose internship mund të jenë gjithashtu tërheqëse dhe të nevojshme në shtysën për një vendim më të mirë.

“Universitetet duhet të mendojnë rreth strukturimit të degëve e lëndëve të tyre për të ndihmuar studentët të jenë më të përgatitur për tregun e sotëm të punës, dhe të nënvizojnë qartësisht benefitet e studimit në secilin kurs që të mund të kuptohen më mirë mundësitë e ardhshme të karrierës.

“Mos kini frikë të flisni me universitetet dhe t’i pyesni ata pyetje shumë specifike rreth kurseve, shërbimeve të karrierës dhe mundësive të punësimit të diplomuarit. Është më mirë të pyesësh tani, se sa të pendohesh për vendimet e tua më vonë./Mapo.al/

(Përgatiti për Mapo-n Vaniela Bellovoda)

 


15 librat filozofikë që duhet t’i lexoni patjetër

$
0
0

FilozofiaNëse keni pasion filozofinë, sigurisht që duhet t’i kushtoni kohë leximit të veprave më të rëndësishme filozofike.

Natyrisht që është e vështirë të bësh sugjerime, pasi filozofia është një galeri e pafundme që duhet eksploruar, por nëse do të zgjidhnim 15 vepra që patjetër duhet t’i lexoni, një listë sugjeruese, subjektive, ju orienton:

Republika – Platoni

Historia e filozofisë perëndimore – Bertrand Russell

Përtej së mirës dhe së keqes – Friedrich Nietzsche

Meditimet – Mark Aureli

Kritika e arsyes së kulluar – Immanuel Kant

Kritika e gjykimit – Immanuel Kant

Mbi lirinë – John Stuart Mill

Leviatani – Thomas Hobbes

Pasuria e Kombeve – Adam Smith

Fenomenologjia e shpirtit – Georg Friedrich Hegel

Utopia – Thomas More

Sovraniteti – Jean Bodin

Politika – Aristoteli

Pragmatizmi – William James

Etika – Spinoza

Feja dhe Filozofia në “Anuaret e Filozofisë”, Llogara 2017

$
0
0

anuaretKlubi Filozofik “Bertrand Russell” në bashkëpunim me UET do të zhvillojnë për të tretin vit radhazi “Anuaret e Filozofisë” Llogara 2017 me temë; Mitologji, Teologji, Filozofi

Studentë, pedagogë dhe të apasionuar pas filozofisë kanë aplikuar për të marrë pjesë në takimin e radhës të Anuareve të Filozofisë që mbahet çdo vit në Llogara.

Takimi organizohet  nga klubi i filozofisë “Bertrand Russell” në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës dhe mbahet në datat 10-12 shkurt.

Këtë vit është zgjedhur tema: Mitologji, Teologji, Filozofi, ku do të diskutohet mbi lidhjen e fesë me filozofinë.

Pritet të jetë i pranishëm Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, si i ftuar special i këtij takimi.

Të apasionuarit pas filozofisë kanë një mundësi për të debatuar dhe për të ndarë idetë e tyre mbi filozofinë, rëndësinë dhe rolin e saj në qytet, gjatë aktivitetit “Anuarët e Filozofisë”, i cili është kthyer tashmë në një traditë.

Vitin e parë të këtij forumi, në fund të takimit 3-ditor, u hartua një kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera publike, ku kërkohej rikthimi i Filozofisë në shkollat e mesme, si dhe nxitja e mbështetja e degës së Filozofisë nëpër universitete.

Ndërsa vitin e dytë tema ishte “Filozofia analitike dhe filozofia kontinentale”, ku morën pjesë studiues, praktikues të filozofisë, pedagogë dhe studentë.

Ky klub ka marrë emrin e Bertrand Russell-it, i cili është simboli i Filozofisë Analitike.

Ideja ka qenë prej disa vitesh mes kolegëve pedagogë në UET dhe më vonë është shtrirë jashtë mureve të këtij universiteti, duke ftuar studiues dhe praktikues të filozofisë që kanë gjetur një vend për të diskutuar e debatuar mbi idetë filozofike në këtë klub.

Me iniciativë të këtij Klubi, në 2015-ën u soll në shqip libri i Bertrand Russell, “Një përvijim i filozofisë”, me përkthim të Daut Gumenit dhe parathënie të Spartak Ngjelës.

Feja “pushton” filozofinë

$
0
0

arjan dhe klementiniKlubi Filozofik “Bertrand Russell”, në bashkëpunim me UET do të zhvillojnë për të tretin vit radhazi “Anuaret e Filozofisë” Llogara 2017, me temë “Mitologji, teologji, filozofi”. Takimi mbahet këtë fundjavë në datat 10-12 shkurt 2017.

Feja dhe Filozofia apo feja si filozofi do të mbledhë në një diskutim në Llogara pedagogë të filozofisë, studentë dhe të apasionuar pas filozofisë. Klubi i Filozofisë “Berndard Russell” organizon për të tretin vit radhazi “Anuaret e Filozofisë” dhe këtë vit tema është sfiduese për të pranishmit. Duke vendosur temën “Teologji, mitologji, filozofi”, klubi tenton që të hedhë një vështrim mbi të gjithë historinë e mendimit njerëzor që përmblidhet në këta tre hapa. Fillimin me mitologjinë, kalimi në teologji dhe përmbushjen në racionalitetin e filozofisë, thotë dr. Arjan Çuri, pedagog i Sociologjisë së Religjionit në UET. “Kjo temë lidhet me faktin e të gjithë linjës historike të mendimit njerëzor, që nis nga mitologjia me Platonin, kalon në teologji me filozofë të mëdhenj të mesjetës si Tomas Akuini ose Shën Agustini dhe pastaj mbaron me percepsionet filozofike të asaj kontinentale dhe analitike me kulm sipas meje Kantin” – shprehet ai.

Sipas Çurit, filozofia me fenë lidhet pazgjidhshmërisht sepse filozofia është një lloj shkence e cila merr në studim çdo gjë dhe në fokusin e saj universal feja nuk mund të bënte përjashtim. “Ajo disiplinë e filozofisë që quhet filozofia e fesë nuk është asgjë tjetër veçse studimi filozofik i kuptimit dhe natyrës së fesë. Kjo përfshin analizën e koncepteve religjioze të besimeve të ndryshme, të termave, të argumenteve, madje edhe të praktikave fetare. Qëllimi i filozofisë së fesë është që të studiojë nëse religjioni, është limituar thjesht në disiplinat e tij teistike apo ka kapërcyer vetveten duke i dhënë kontribut edhe filozofisë së traditës së mendimit njerëzor” – thekson ai.

Lidhja e filozofisë me mitin dhe fenë

Për organizatorin e këtij klubi, pedagogun e Sociologjisë, Klementin Mile, takimi i këtij viti vjen me një risi për temën që diskuton. “Është një temë e cila që në pamje të parë duket e gjerë, pasi përfshin jo vetëm filozofinë por edhe dy fusha të tjera që janë mitologjia dhe teologjia. Do shihet se si ndërlidhen këto fusha me njëra-tjetrën. Një lloj shpjegimi për këtë temë është se si mund të bëhet një interpretim filozofik i miteve ose se si këto mite i kanë trajtuar çështjet teologjike, të zotit, të jetës pas vdekjes ose të pavdekësisë së shpirtit. Ose një tjetër prerje e kësaj tematike të gjerë është se si lidhen bashkë teologjia me filozofinë” – thotë ai. Sipas Miles gjatë diskutimit dyditor pritet që të ketë dhe nga referuesit kontribute me natyrë historike si për shembull datimi i momenteve të rëndësishme të kontaktit ndërmjet këtyre tre fushave etj.

Arsyeja pse kemi zgjedhur këtë temë është se klasikja mbetet e rëndësishme – shton Mile. Sipas tij Filozofia klasike filloi me mite, si filozofia e lashtë greke. “Mitet ishin një nga ato burimet e rëndësishme për të furnizuar mendimet filozofike. Të kthehesh te mitet do të thotë të kthehesh te filozofia e lashtë greke. Duke u kthyer aty ne gjejmë zanafillën e mendimit filozofik dhe përveç kësaj përfshijmë dhe periudhën e kristianizmit. Pasi flitet për teologjinë në këtë sens shohim se si njihet, furnizojmë dhe mendimin teologjik, mendimin për zotin dhe shpirtin”.

Nga ana tjetër pedagogu Çuri jep një përkufizim të filozofisë së fesë dhe ndarjes së saj. “Filozofia e fesë ndahet në dy degë kryesore. Në atë të filozofisë së fesë perëndimore ose e quajtur ndryshe dhe si filozofia mesjetare ose filozofia kristiane, që studion mendimin e etërve të kishës perëndimore. Dhe të filozofisë lindore ose e quajtur ndryshe filozofia bizantine që studion gjithë etërit, mendimtarët dhe filozofët e perandorisë bizantine”.

Universiteti Europian i Tiranës ka synim të hapë degën e studimeve filozofike dhe lënda Filozofia e fesë do të jetë një nga lëndët kryesore të kurrikulave të kësaj dege, bën të ditur Çuri.

Anuaret e Filozofisë, një traditë e Klubit të Filozofisë “Bernard Russell”

Klubi i Filozofisë Russel mblidhet çdo të mërkurë në UET me diskutime të veprave apo tezave të filozofëve që kanë pasur ndikim në të gjitha kohërat. Këtij klubi i janë bashkangjitur miq të filozofisë nga jashtë UET, si profesorët Ilir Shqina dhe Hysamedin Ferraj etj. Një herë në vit Klubi organizon “Anuaret e Filozofisë” në Llogara, Vlorë, ku marrin pjesë personazhe të jetës publike, dashamirës dhe studiues të Filozofisë.

Të apasionuarit pas filozofisë kanë një mundësi për të debatuar dhe për të ndarë idetë e tyre mbi filozofinë, rëndësinë dhe rolin e saj në qytet, gjatë aktivitetit “Anuarët e Filozofisë”, i cili është kthyer tashmë në një traditë. Vitin e parë të këtij forumi, në fund të takimit 3-ditor, u hartua një kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera publike, ku kërkohej rikthimi i Filozofisë në shkollat e mesme, si dhe nxitja e mbështetja e degës së Filozofisë nëpër universitete. Ndërsa vitin e dytë tema ishte “Filozofia analitike dhe filozofia kontinentale”, ku morën pjesë studiues, praktikues të filozofisë, pedagogë dhe studentë. Ky klub ka marrë emrin e Bertrand Russell-it, i cili është simboli i Filozofisë Analitike. Ideja ka qenë prej disa vitesh mes kolegëve pedagogë në UET dhe më vonë është shtrirë jashtë mureve të këtij universiteti, duke ftuar studiues dhe praktikues të filozofisë që kanë gjetur një vend për të diskutuar e debatuar mbi idetë filozofike në këtë klub.

Me iniciativë të këtij Klubi, në 2015-n u soll në shqip libri i Bertrand Russell, “Një përvijim i filozofisë”, me përkthim të Daut Gumenit dhe parathënie të Spartak Ngjelës.

UET ofron mastera dhe trajnime për biznesin

$
0
0

kryesoreProgrami 250+: Drejtuesit e UET vizitë në biznesin fason të Alban Zusit

Kompania INCA është kompani lider në Shqipëri në tregun e përpunimit të zorrëve natyrale. Ajo gjendet në periferi të qytetit të Lezhës në një zonë të varfër. Punësimi i të paktën 120 banorëve të zonës në këtë kompani ka sjellë nga një pagë në familjet e tyre. Kryesisht punëtorët janë gra, por ka mes tyre dhe burra ose djem të rinj. Puna duket e vështirë për nga vetë specifika e saj, pasi është një punë manuale, pastrimi, standardizimi dhe kalibrimi i zorrëve të kafshëve, të cilat më pas përdoren nga industria e sallamerisë për paketimin e produkteve.

Sipërmarrësi Alban Zusi dhe bashkëshortja e tij Irisi prej vitesh i janë përkushtuar kësaj ndërmarrjeje, e cila punën më të madhe e ka me importin dhe eksportin pasi tregu vendës është i vogël. Por, pavarësisht se shumicën e punonjësve e ka në prodhim, Zusi planifikon të trajnojë më tej pjesën e stafit administrativ. Për të diskutuar për mënyrat se si bizneset mund të bashkëpunojnë me universitetet, në këtë kuadër ai priti javën që shkoi një përfaqësi nga Universiteti Europian i Tiranës.

Presidenti prof. dr. Adrian Civici, dr. Selami Xhepa, zëvendës/rektor për Shkencën dhe Metodologjinë, drejtoresha e programeve Master, dr. Orkida Ilollari ishin në kompaninë INCA në kuadër të programit 250+, që synon bashkëpunimin e afërt me 250 kompanitë më të mëdha në vend për të trajnuar stafet e tyre. Në takim ishte i pranishëm dhe sipërmarrësi austriak, Hans Georg Radaven, i cili furnizon me produktin e INCA kompanitë e prodhimit të sallameve në Austri, Francë dhe disa vende të tjera europiane.

Trajnimi i stafit

Z.Civici theksoi nevojën që ka akademia dhe biznesi që të bashkëpunojnë për të nxjerrë të diplomuar që të jenë sa më afër tregut të punës. Nga ana e tij sipërmarrësi Zusi theksoi nevojën që kanë kompanitë për të kualifikuar stafin e tyre menaxherial në përputhje dhe me kërkesat teknologjike që kërkon koha. Ai theksoi se kompania e tij është e interesuar të trajnojë punonjësit në disa fusha; si menaxhim i burimeve njerëzore; në përdorimin e sistemeve IT etj. Ai madje kërkoi që një student i UET të kryente diplomën duke marrë si rast studimi kompaninë e tij për të parë nevojat që ka kompania në përdorimin e sistemeve teknologjike në menaxhimin e performancës së punonjësve dhe gjetjen e një formule që do të bënte të mundur krijimin e një sistemit motivimi në paga.

Drejtoresha e programeve Master në UET, Orkida Ilollari, prezantoi projektin e UET-it për të qenë sa më afër kërkesave të biznesit me profilet e studimeve master dhe si me module trajnimi disajavore në fusha të ndryshme. Në përgjigje të kërkesave të Zusit, Ilollari u shpreh se në UET realizohen module trajnimi afatshkurtra 6-12−javore në disa pika; menaxhim të burimeve njerëzore; cilësinë e operacioneve; analizë e kostove të fshehura; menaxhim kompanish; Informatikë ekonomike etj.

 

UET-Biznes

Në vazhdën e projektit 250+ lançuar në tetor të vitit të kaluar, UET është në kontakt të vazhdueshëm me biznesin, institucionet financiare, si dhe bën takime periodike për të kuptuar dhe marrë nga biznesi kërkesat e tyre rreth çfarë ata kërkojnë sot nga akademia. Takimet e mëparshme janë bërë me drejtuesit e Birrës Stela, Bankën Raiffeisen, Shoqatën e Bankave, Dhomën e tregtisë dhe industrisë, Shoqatën e Eksportuesve Agroushqimore, Bankën Intesa Sanpaolo etj. “Bordet e tregut të punës janë një tjetër ndihmë për trupën tonë akademike pasi takimet periodike me to janë tepër efektive për t’i shprehur dhe pasqyruar më pas në programet dhe syllabuset tona. Ndërsa me anë të shoqatës Alumni ne arrijmë të ndjekim punësimin, suksesin në karrierën e tyre për të kuptuar e analizuar dhe rëndësinë dhe cilësinë dhe ecurinë e diplomave tona” – shprehet Ilollari, e cila ndjek nga afër zbatimin e këtij projekt-bashkëpunimi.

 

4 sfera bashkëpunimi UET-Biznes

-UET ofron kualifikime afatgjata të ciklit BA, Master profesional, Master shkencor, Master ekzekutiv dhe doktoraturë për ekipet e këtyre 250 kompanive, duke favorizuar përshtatjen e kërkesave të njerëzve që kanë nevojë për kualifikim me programet tona.

-UET ofron për këto kompani nëpërmjet firmës së specializuar UET Enterprise, konsulencë te specializuar në një numër fushash siç janë shërbimet e marrëdhënieve publike, marketingut, planet e kërkimet e tregut, shërbime juridike, shërbime të IT.

-UET kooperon me këto 250 kompani në kuadrin e përgjegjësisë sociale, duke ndarë së bashku vizione, vlera dhe praktika bashkëkohore të përgjegjësisë së korporatës në shoqëri.

-UET bashkëpunon me këto kompani duke i pasur ato prioritare për të dërguar studentët në praktika, intershipe, apo punësim dhe për të thirrur ekspertë, specialistë apo drejtues të kompanive në praktika profesionale.

107 studentë e pedagogë kanë përfituar nga bursat Erasmus+

$
0
0

LutjonaLutjona Lula, Koordinatore e Marrëdhënieve me Jashtë te Zyra e Projekteve dhe Partneriteteve UET: Si mund të përfitohet nga programi Erasmus+

Si mund të përfitojë një student nga programi Erasmus+ dhe sa kanë përfituar deri më tani në vitet që UET është bërë pjesë e këtij programi?! Lutjona Lula, Koordinatore e Marrëdhënieve me Jashtë te Zyra e Projekteve dhe Partneriteteve UET tregon se si ka ecur ky projekt ndër vite dhe sa studentë kanë përfituar prej tij.

Çfarë është shkëmbimi studentor Erasmus+?

Programi Erasmus+ i Komisionit Evropian ka për qëllim të rrisë aftësitë dhe punësimin, si dhe modernizimin e Arsimit, Trajnimit dhe Punësimin e Rinisë. Erasmus+ do të ofrojë mundësi për më shumë se 4 milionë evropianë për të studiuar, trajnuar, për të fituar përvojë pune dhe vullnetare jashtë vendit.

Erasmus+ do të mbështesë partneritete transnacionale mbi Arsimin, Trajnimin, dhe institucionet rinore për të nxitur bashkëpunimin dhe një urë lidhëse në fushat e arsimit dhe punës, për të trajtuar mangësitë e aftësive me të cilat përballemi në Evropë. Erasmus+ bashkon shtatë programet ekzistuese të BE-së në fushat e Arsimit, Trajnimit dhe Rinisë; për herë të parë Erasmus+ do të mbështesë Sportin. Që nga fillimi i skemës së re të financimit Erasmus+ në vitin 2014, UET ka bërë një progres të suksesshëm duke punuar me universitetet kombëtare, rajonale dhe të BE-së në disa Projekte të Erasmus+. Vetëm për aplikimet e shkurtit 2017, UET ka arritur të lidhë Marrëveshje me 31 Universitete Europiane, në shtete si: Finlandë, Gjermani, Spanjë, Portugali, Vende Baltike, Itali, Hungari etj.

Sa të interesuar janë treguar studentët e UET-it për këtë program?

Numri i studentëve të interesuar është gjithnjë në rritje. Studentët janë të nxitur nga historitë e suksesit të vitit akademik që kaloi. Procesi i aplikimit është i ndarë në dy etapa. E para ka të bëjë me dokumentacionin e kërkuar dhe dorëzimin e plotë. Ndërkohë, pas vlerësimit të dokumenteve, kandidatët e seleksionuar përzgjidhen për intervistë. Intervista zhvillohet në gjuhën angleze para një komisioni me përbërje heterogjene sa i takon backgroundit, pozicionit në UET, ose në universitetin partner. Kjo pasi synimi është gjithëpërfshirja e profileve studentore. Programi Erasmus+ sigurisht që nuk e mohon pjesën akademike, por stimulon edhe studentë që kanë aftësi sociale apo talente të ndryshme të marrin pjesë. Gjithashtu, ky element ka qenë faktor nxitës për interes më të lartë nga ana e studentëve. Këtë vit vihet re që studentët e viteve të para janë mjaft të motivuar dhe përmes kësaj dëshmohet suksesi dhe popullarizimi i programit.

Sa është numri i studentëve të cilët kanë marrë pjesë në programin Erasmus+ deri më sot?

Për sa iu takon shifrave, duhet theksuar se projekti i parë i mobilitetit ka qenë Sigma Agile, i koordinuar në UET nga dr. Blerjana Bino. Projekti më pas shërbeu si urë lidhëse me programin Erasmus+ KA107, përmes së cilit zhvillohen mobilitetet. Vetëm për periudhën 2015-2017 janë zhvilluar 107 mobilitete. Pra, thënë më thjeshtë, 107 studentë dhe staf nga UET kanë shkuar në një shtet të BE. Ndërkohë, parashikimet për vitin akademik 2017-2018 e në vazhdim, flasin për një dyfishim shifrash, konkretisht 208 mobilitete.

Çfarë përfitojnë studentët nga ky program?

Në terma financiarë, studenti nuk paguan tarifa shkollore, si dhe përfiton një bursë mujore në varësi të shtetit ku shkon, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të jetesës. Avantazhet e të pasurit një eksperiencë të tillë janë të shumta si në nivel profesional ashtu dhe në zhvillimin personal të studentit. Studentit i jepet mundësia të marrë leksione nga pedagogë të përgatitur në universitetet më të mira europiane. Nga ana tjetër, studentit i jepet mundësia të praktikojë në nivel akademik gjuhën e huaj që ai zotëron, e cila kryesisht është anglishtja. Eksperienca ndërkombëtare në CV dhe kualifikimi europian rrit mundësitë e punësimit të studentit në tregun e punës pas diplomimit, por rrit gjithashtu dhe mundësinë e bursave për kualifikime të mëtejshme pasuniversitare jashtë vendit. Mobiliteti studentor është nga ana tjetër dhe një periudhë gjatë së cilës studenti njihet me shoqëri dhe kultura të reja, duke i dhënë atij mundësi për të qenë një qytetar me botëkuptim europian.

Si i inkurajoni që të aplikojnë sa më shumë?

Zyra e Projekteve dhe Partneriteteve zhvillon aktivitete informuese rregullisht si me stafin ashtu dhe me studentët. Çdo individ mbështetet personalisht gjatë procesit të aplikimit. Zyra e Projekteve dhe Partneriteteve siguron mbështetje të plotë gjatë fazës së aplikimit, përzgjedhjes si edhe zhvillimit të mobilitetit. Megjithatë, motivimi më i mirë është mbështetja që UET ofron si institucion, përmes strukturave të reja dhe lehtësirave të krijuara për studentët Erasmus.

Ketrina Çabiri Mijo, Drejtuese e Zyrës në bashkëpunim me Përgjegjësit e Departamenteve UET organizon ditë informuese për stafin dhe studentët lidhur me mundësitë e aplikimit dhe procedurat. 

Në 3 vite, 107 studentë të UET kanë fituar bursa në Europë

$
0
0

foto coverPër periudhën 2015-2017 janë 107 studentë dhe pedagogë nga UET që kanë shkuar për studime në një shtet të BE-së 

Të rinjtë shqiptarë jetojnë në një epokë pa kufij. Ata mund të studiojnë në Shqipëri dhe të bëjnë një semestër apo dy jashtë vendit në universitetet më të më mira të vendeve europiane. Universiteti Europian i Tiranë përcjell këtë pranverë dhjetëra studentë të tij që kanë fituar bursa nga programi Erasmus+ për të kryer një pjesë të studimeve të tyre në një prej 31 universiteteve me të cilat UET ka marrëveshje bashkëpunimi.

Këto bursa janë të mbuluara financiarisht nga ky program. Të rinjtë kanë mundësi të kenë një diplomë të dyfishtë në fund të studimeve, ku njihet koha e studimeve jashtë. Përveç shkollës ata përfitojnë një eksperiencë të veçantë jete duke jetuar në një nga qytetet europiane dhe duke krijuar shoqëri të reja kudo që shkojnë.

Vetëm për periudhën 2015-2017 janë 107 studentë dhe pedagogë nga UET që kanë shkuar në një shtet të BE-së. Vetëm për aplikimet e shkurtit 2017, UET ka arritur të lidhë Marrëveshje me 31 Universitete Europiane, në shtete si: Finlandë, Gjermani, Spanjë, Portugali, Vende Baltike, Itali, Hungari etj.

Po çfarë do të thotë për një student shqiptar që të ketë mundësinë të studiojë në kuadër të këtij programi në një prej universiteteve europiane?! MAPO pyeti disa prej tyre, të cilët kanë mundur të fitojnë të drejtën e kësaj burse dhe presin të nisen për studime jashtë këtë muaj.

Ata janë Anxhela Brinja, Klaudio Agolli, Amantia Bilbili, Migena Mersini, studentë në Bachelor, si dhe Egi Trokthi, student i Masterit.

anxhelaAnxhela Brinja: Dua të mësoj rreth kulturave në botë

Anxhela Brinja është studente në vitin e dytë, për Marrëdhënie Ndërkombëtare. E angazhuar prej kohësh në organizata joqeveritare, me natyrën e saj të shkathët arriti të fitonte një bursë lidershipi në UET. Pas aplikimit në programin Erasmus + ajo u shpall fituese. Universiteti pritës për Anxhelën quhet Eötvös Loránd University, ose ndryshe ELTE. Universiteti ndodhet në Budapest, Hungari. Mbi të mbizotëron disi frika e përballjes me një kulturë të re, por dhe lumturia njëkohësisht. “Gjithmonë kam dashur të mësoj rreth kulturave në botë. Por edhe të studioj diku në Europë ka qenë gjithnjë një nga ëndrrat dhe synimet e mia dhe fakti që po e realizoj këtë gjë mbizotëron mbi frikën”. Takimi me miq të rinj, normalisht që do të zërë një vend të rëndësishëm në këtë rrugëtim të Anxhelës. “Për sa i përket jetës sociale, plani im i vetëm është që të jem e njëjta që jam me shoqërinë time edhe këtu në Shqipëri. Domethënë do i lë gjërat të rrjedhin vetë”. Ashtu si çdo student dhe Anxhela ka pritshmëritë e saj për sa i përket kësaj eksperience. Ajo beson se do të përfitojë shumë pavarësi, vetëbesim, njohuri dhe mbi të gjitha eksperiencë. Gjithashtu e sheh si një pikë të rëndësishme për të ardhmen e saj. “E them me plot bindje që kjo mundësi që më është ofruar është ajo çfarë më duhej për të pasur një start të fuqishëm të karrierës sime”.

KlaudioKlaudio Agolli: Do të përfitoj një frymë të re mendimi

Klaudio Agolli është student në vitin e tretë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ideja për një shkëmbim studentor i pëlqeu që në momentin e parë kur mori email-in njoftues nga UET-i. Ai nuk hezitoi aspak për të aplikuar duke u shpallur kështu fitues. Klaudio do të studiojë në ELTE University Budapest. Duke qenë se do të përballet me një kulturë krejt të re, Klaudio tregon se e ka marrë çdo gjë me qetësi. “Më pëlqen që të ndërveproj dhe të përshtatem me kulturat e ndryshme. Gjithashtu më pëlqen që do të përcjell kulturën shqiptare në vendin ku shkoj”, shprehet Klaudio. Mund ta kemi dhe një ambasador shumë të mirë të Shqipërisë në universitetin ELTE. Qëndrimin e tij atje Klaudio e ka lënë disi në dorë të fatit. Nuk ka menduar asgjë dhe si një natyrë çapkëne që është, do t’ia lërë fatit çdo gjë që do të ndodhë. “Mendoj që do jetë një eksperiencë e bukur, ku do të njoh studentë të tjerë me të cilët dëshiroj që të ndaj dhe shkëmbej opinione dhe mendime” tregon më tej ai. Natyrisht që ambiciet për përftime nga ky shkëmbim nuk janë të pakta nga ana e tij. Në tërësinë e gjërave ai veçon një pjesë të atyre që do të marrë nga kjo eksperiencë e re në jetën e tij. “Mendoj se do të përfitoj shumë gjëra nga shkëmbimi studentor, si njohja e bashkëmoshatarëve të rinj, kultura të ndryshme, një fryme të re mendimi, më shumë eksperiencë ndërkombëtare dhe zhvillim të mëtejshëm në kuadrin akademik”. 

amantiaAmantia Bilbili: Një eksperiencë sfiduese

Amantia Bilbili është studente në vitin e tretë për Financë-Bankë. Ajo ka qenë gjithnjë pjesë e rrjetit të studentëve ekselentë, si dhe ka qenë e angazhuar në qeverinë studentore. Për të kjo nuk është eksperienca e parë me shkëmbimet studentore. Duke qenë e kënaqur nga eksperienca e mëparshme ajo vendosi të aplikojë sërish për një program shkëmbimi studentor dhe padyshim që e fitoi menjëherë. Amantia do të studiojë në “Ludwigshafen University of Applied Sciences”, Gjermani. Për të përballja me një kulturë tjetër është një sfidë më vete por jo e frikshme. “Mendoj se një shkëmbim studentor dhe larg vatrës familjare të rrit dhe të bën akoma e më shumë të përgjegjshëm”, shprehet Amantia. Gjatë qëndrimit atje dëshiron që të zërë sa më shumë miq të rinj por ka dhe një plan se si do të afrohet fillimisht me ta. “Pikënisje e afrimit me studentët e kulturave të tjera do jenë prezantimet dhe punët në grup që bëhen në universitet”, -thotë ajo. Edhe për Amantian kjo eksperiencë është shumë e vlefshme pasi do t’i ofrojë asaj diçka më tepër si në aspektin akademik ashtu dhe në aspektin jetësor. “Nga kjo eksperiencë, të cilën do të më pëlqente ta konsideroja si ‘eksperiencë sfiduese’, rritja personale dhe profesionale do jenë dy asetet më të çmuara që do përfitoj gjatë këtij shkëmbimi studentor”.

migena studenteMigena Mersini: Mundësi për të zgjeruar njohuritë

Migena Mersini është studente në Bachelor në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. Si një natyrë eksploruese të cilës i pëlqen të vizitojë vende të reja, ajo nuk hezitoi aspak të aplikonte për një shkëmbim studentor. Salzburg University në Gjermani do ta mirëpresë studenten tonë për të vazhduar semestrin e dytë të studimeve në degën Shkenca Politike. Për Migenën përballja me një kulturë të re nuk është diçka të cilës ajo i trembet, pasi ka jetuar jashtë për disa muaj dhe pikërisht në Gjermani. “Besoj se do e kem disi të lehtë ambientimin duke qenë se e njoh edhe gjuhën edhe mënyrën se si funksionon gjithçka atje”, rrëfen Migena. Siç na tregon dhe vetë ajo, Salzburgu organizon evente dhe aktivitete të ndryshme që studentët të solidarizohen me njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë për Migenën, që të krijojë miqësi të reja me studentët atje. Për të ka tepër rëndësi eksperienca akademike që do të marrë atje por jo vetëm. “Besoj dhe shpresoj që kjo eksperiencë do të jetë një ndihmesë e madhe në rrugëtimin tim profesional. Përballja me një kulturë dhe sistem ndryshe do të më japë mundësinë të zgjeroj jo vetëm njohuritë por edhe aftësitë e mia gjithëpërfshirëse”, tregon ajo. Ndërsa për në fund tregon ambicien e fshehur të sajën kur thotë se “Ku i dihet, ndoshta në një të ardhme jo shumë të largët do të mund t’i vendos në zbatim të gjitha përfitimet e mia në vendin tim”.

egi -studentEgi Trokthi: Përfitim për karrierën akademike

Egi Trokthi është student Masteri në UET. Ai studion për Marrëdhënie Ndërkombëtare në profilin Studime Strategjike. Si të gjithë studentët në UET edhe Egi është njoftuar nëpërmjet email-it për të marrë pjesë në shkëmbimet studentore. Ai nuk nguroi aspak të aplikonte pasi e pa si një mundësi tepër të vlefshme dhe një aventurë më vete studimin jashtë Shqipërisë. Universiteti i tij mikpritës është ELTE University, Hungari. Një prej universiteteve më të vjetra të Budapestit siç shprehet dhe vetë Egi. Për të kjo eksperiencë është mjaft emocionuese pasi do të përballet me një mjedis tërësisht të panjohur. Por sheh dhe diçka të mirë tek e gjithë kjo. “Për mua, është një rast i mirë për të mësuar diçka si kultura e tyre dhe jo thjesht nëpërmjet librave por duke jetuar atje”, shprehet ai. Egi nuk lë pa përmendur vështirësitë që mund të hasë në fillim por mendon pozitivisht duke parë dhe sa shumë do të përfitojë nga kjo eksperiencë. Duke parë dhe mundësinë që po i jepet për të takuar studentë nga e gjithë bota, ai thotë se do të jetë shumë bukur pjesa e shkëmbimit të kulturave të ndryshme. “Kjo eksperiencë do të jetë një përfitim shumë i madh për karrierën time akademike”, rrëfen Egi.

Përgatiti: Eva Drita

“Anuaret e Filopzofosë” 2017: Filozofia kërkon vendin që i takon

$
0
0

Pedagogë, studentë dhe studiues të filozofisë në qytetin e Vlorës u mblodhën në edicionin e tretë të “Anuareve të Filozofisë” organizuar nga Klubi i Filozofisë “Russel” në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës.

Takimi u mbajt në zonën e Llogorasë dhe ishin ftuar edhe mësues të lëndës së Filozofisë dhe Sociologjisë në gjimnaze, si dhe maturantë të apasionuar pas Filozofisë.

Një nga qëllimet këtij aktiviteti është rikthimi i lëndës së filozofisë në shkollat e mesme dhe futja e saj si provim me detyrim në dalje të Maturës Shtetërore.

Në vitin e parë të “Anuareve të filozofisë”, pjesëmarrësit dolën me një letër të hapur për Ministrinë e Arsimit ku kërkonin dhënien e rëndësisë së lëndës në shkollat e mesme.

Themeluesi i UET-it, Henri Çili, në një intervistë për Top-channel u shpreh se ”është kënaqësi që në Llogora, në vendin e zotave, në këtë vend kaq të shenjtë për historinë dhe natyrën shqiptare, ne të organizojmë periodikisht, është viti i tretë, një takim vjetor për filozofinë, të “Klubit Filozofik Russel””. “Por këtë radhë kemi një lajm. Filozofia është rikthyer si pjesë e lëndëve të detyrueshme ose bërthamë të kurrikulës bazë të shkollave të mesme dhe së shpejti, për 2 ose 3 vite do të bëhet pjesë e Maturës Shtetërore. Është një normalizim me shumë rëndësi për gjithë sistemin tonë arsimor pas gati 7-8 vitesh ku ajo ishte shndërruar në një lëndë opsionale dhe zgjidhej gjithnjë e më pak”.

Për Marsida Shehin dhe Ylli Pitarkën, mësues të kësaj lënde pranë shkollave të mesme në kryeqytet, kjo është një arritje e madhe.

“Është filozofia që ndihmon mjaft individin për t’i përballur me sukses, për të pasur një mendim cilësor, forcë argumenti dhe sigurisht që kjo ndihmon jo vetëm nxënësit, por ndihmon sigurisht edhe në zhvillimin e shoqërisë dhe themi se është një arritje mjaft e madhe rikthimi i filozofisë sot në kurrikulën bërthamë të arsimit”– u shpreh Marsida Shehi.

Ndërkohë Ylli Pitarka shton: “Kemi vite rresht që kemi një mungesë, ku para dy vitesh ishin vetëm 13 nxënës që zgjodhën filozofinë si lëndë me zgjedhje dhe provim të shtetit, ndërkohë vitin e kaluar vetëm 7 nxënës. Pra kjo do të thotë që gjithmonë e më tepër filozofia po shkonte drejt zhdukjes”.

Filozofia do të jetë tashmë lëndë në arsimin e mesëm, ndërsa Universiteti Europian i Tiranës njofton se prej vitit të ardhshëm akademik, ajo do të jetë diplomë në këtë universitet.


Ylli në UET: Diskutime për inspektimin e punës në Shqipëri

$
0
0

YlliKryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Shërbimeve Shoqërore, Dritan Ylli, ishte i ftuar një orë leksioni të hapur në Universitetin Europian të Tiranës.

Pedagogia e lëndës Dr.Edlira Gjuraj prezantoi z. Ylli duke ftuar studentët të bënin pyetje mbi mënyrën si funksionon ky inspektoriat dhe detyrat e tij.

Leksioni me temën “Funksionet dhe detyrat e Inspektoratit Shtetëror të Punës, në zbatim të misionit të tij”, u ndoq me mjaft interes nga studentët.

Fokusi i këtij leksioni ishte inspektimi i punës në Shqipëri.

Në këtë leksion Ylli i njohu studentët me fushat dhe shërbimet që mbulon inspektoriati i punës.

Ai rrëfeu eksperiencën personale kur i propozuan postin e kryeinspektorit dhe u shpreh se e pranoi me dëshirën më të madhe pasi kishte të bënte me punën dhe puna është etikë.

Në fund të leksionit zoti Ylli i ftoi studentët që të aplikonin për të bërë praktikën e punës në zyrat e inspektoratit të punës.

Misteri i ekzistencës, njeriu i dënuar të filozofojë

$
0
0

filozofiaKlubi i filozofisë Betrand Russell u mblodh në Llogara për dy ditë gjatë fundjavës që shkoi. Në të u diskutua nga pedagogë të njohur dhe studiues të filozofisë mbi përpjekjet e filozofisë dhe të teologjisë për të kuptuar dhe shpjeguar ekzistencën, krijimin, Zotin, njeriun etj. Ky ishte takimi i tretë që nga viti 2015, i cili është një përpjekje e Universitetit Europian të Tiranës për të mbajtur gjallë diskutimet mbi filozofinë dhe për të rritur ndjeshmërinë e studiuesve apo studentëve për këtë lami kaq të nevojshme të dijes.

Turravrapi i të përditshmes apo harresa e madhe në të bën që filozofia të duket se ajo është një gjë e ndërlikuar dhe që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet njeriu apo shoqëria. Në të vërtetë filozofia është prej më të rëndësishmeve gjëra, pasi ajo përpiqet apo synon të shpjegojë misterin e ekzistencës dhe të realitetit.

Në qendër të saj gjendet përpjekja për të zbuluar natyrën e të vërtetës dhe të njohjes, cilat janë vlerat bazike të jetës, çfarë qëllimi ka vetë jeta etj.

Në Shqipëri bota universitare ka detyrën ta kultivojë këtë përpjekje që ka në zemër të saj filozofia, ka detyrën të ndërtojë debat, të inkurajojë diskutime dhe grupojë njerëz të cilët përmes këtyre diskutimeve ndihmojnë veten dhe të tjerët të përmirësojnë mendimin kritik, zgjerojnë pikëshikimet mbi botën dhe iu ofrojnë të tjerëve një model por edhe një mundësi.

Universiteti Europian i Tiranës për të tretin vit radhazi, me grupin e të tij të filozofisë apo me klubin Bertrad Russell siç quhet, zhvilloi në Llogora fundjavën që shkoi takimin e madh për të diskutuar për filozofinë.

Përveç pedagogëve dhe studentëve të UET-së që janë pjesë e klubit Russell, në Llogora ishin të ftuar pedagogë të njohur edhe nga universiteti shtetëror apo universitete të tjera, ishin të ftuar disa mësues të filozofisë nga katër gjimnaze të Tiranës, ishin të ftuar njerëz të njohur të botës intelektuale të vendit, si edhe disa studentë dhe gjimnazistë.

Tema e këtij viti ishte nga më tërheqëset: Mitologjia, filozofia dhe feja. Mendimi njerëzor që në krye është përpjekur të shpjegojë pse është njeriu, nga erdhi, çfarë qëllimi ka jeta, cili është morali që duhet ndjekur, çfarë vjen nga transcendenca, çfarë i takon imanencës dhe vetëm asaj etj. etj.

Në të vërtetë në Llogora e kupton se tema është ide e Henri Çilit, duke qenë se ajo përmbledh shumëçka nga diskutimet e gjata që klubi Russell ka bërë gjatë vitit çdo të mërkurë në UET dhe duke ditur interesin e madh të kësaj teme.

Dy vite më parë tema ishte e lirë, e përgjithshme, ndërsa vjet ajo kishte të bënte me dallimin mes filozofisë analitike dhe asaj kontinentale.

Profesor Gjergj Sinani mban diskutimin i pari. Ai depërton me diskutimin e tij nëpër përpjekjet e njeriut për të njohur Zotin, hyn në mijëra faqe libri të shkruar nga filozofët, shkon në sociologji, sjell aty edhe vështrimin e antropologjisë, duke dashur të japë një ide të plotë se çfarë është filozofia e fesë, si ka ecur, ç’ka sjellë.

Profesor Sinani e vlerëson aktivitetin si një përpjekje par excellence filozofike. Ai thotë se që në Greqinë e vjetër thuhej se kur qyteti apo polisi ishte i korruptuar vetëm largimi nga ai mund të bënte të mundur mendimin e kulluar.

Pedagogu Arjan Çuri solli në diskutimin e tij një vështrim mbi filozofinë e Henry Bergson-it. Çuri rravgoi përmes koncepteve që solli Bergson, leximit që i bëri Kantit, idesë së re mbi moralin që solli ai. Një vëmendje të veçantë iu kushtua duratës, intuitës, emocionit krijues, ngritjes që pëson qenia njerëzore përmes këtij emocioni. Filozofi Bergson u soll aty ngaqë tërë filozofia e tij synon të sjellë një mënyrë të të parit të gjërave që e nënkuptojnë fenë, që e kanë Zotin brenda vetes, që e kanë përmasën transcendentale shumë të rëndësishme.

Hysamedin Ferraj, gjatë ndërhyrjes së tij u përpoq të bëjë të prekshme idenë e filozofisë si përpjekje e vazhdueshme e njerëzve të cilët në një farë mënyre kërkojnë përgjigje për ekzistencën, natyrën e qenies, të Zotit etj.

Ferraj tha se njeriu është i dënuar të filozofojë, përndryshe ai është reduktuar në shumë më pak nga çfarë ai është si qenie.

Miku i klubit Russell, ish-pedagogu i filozofisë, sot diplomati Ilir Shqina në diskutimin e tij solli një këndvështrim të filozofisë paleokristiane, të mendimit të etërve të kishës në shekullin e parë, të dytë dhe të tretë në shpjegimin filozofik të teologjisë së krishterë.

Ai foli për rrënjët e këtij mendimi dhe të kësaj ngjizjeje të madhe që vazhdoi dhe vazhdon edhe sot të jetë e pranishme në teologji.

Përdorimi i filozofisë greke, i mendimit të Platonit dhe Aristotelit nga teologjia për të kuptuar Zotin ishte në qendër të diskutimit të Fitim Zekthit.

Ai tha se ekziston një disiplinë apo një degë e teologjisë, filozofia teologjike, e cila përpiqet të shpjegojë, kuptojë Zotin, qenien dhe realitetin me mjete të filozofisë, duke u mbështetur te Platoni dhe Aristoteli sidomos.

Zekthi foli për shkatërrimin e metafizikës që ndodhi në Europë pas rilindjes dhe me lindjen e iluminizmit, shkatërrim që dëmtoi rëndë edhe demonstrimin tradicional të ekzistencës së Zotit sipas arsyes platoniane apo aristoteliane. U desh ndërhyrja e Hegelit që e zhvendosi diskutimin nga terma të qenies dhe të qenies më të lartë në terma të realitetit të fundmë dhe të pafundmes që arriti të mbajë gjallë teologjinë filozofike, tha Zekthi.

Klementin Mile foli për dyshimin dhe besimin. Ai tha se besimi nuk ka kuptim pa dyshimin, madje ai që mendohet të jetë besimtari më i madh, papa, myftiu, kryerabini duhet të jenë edhe dyshuesit më të mëdhenj. Mile mori në analizë hollësisht këtë lidhje të besimit me dyshimin, duke sjellë shembuj nga tekste dhe autorë të ndryshëm.

Pedagogu Lulzim Hoxha diversifikoi diskutimet duke folur për shkrimin e vetes. Nëpërmjet një diskutimi të mprehtë ai solli terma të filozofisë së Foucault dhe të filozofëve të tjerë. Në Llogora pati edhe debate të ethshme pas diskutimeve, duke qenë se vetë tema ishte tërheqëse për debate të tilla.

Pedagogu Ferraj foli për interpretimin e teksteve fetare, të teksteve të shenjta, të cilat sjellin probleme, iu lejojnë njerëzve të kenë leximin e tyre, që po ashtu është problematik.

Ergys Mërtiri foli për kritikën racionale që iu bëhet feve duke mos zbatuar të njëjtin standard kritik për vetë pozicionin nga bëhet kjo kritikë.

Duke qenë se filozofia vitin që vjen do të futet në shkollat e mesme në Llogora kishte edhe nxënës të gjimnazeve por edhe mësues të tyre. Mësuesit u shprehën të entuziazmuar nga ideja e futjes së filozofisë në shkollë.

Për ta filozofia është e nevojshme, lënda e qytetarisë që bëhet aktualisht është shumë pak dhe nuk ndihmon në krijimin e një mënyre kritike të të menduarit te nxënësit sipas tyre.

Ajo që u tha në Llogora nuk mund të ndryshojë gjithçka, por ajo ndihmon të mbahet gjallë një diskurs, një përpjekje dhe një mundësi.

Bursa studimi 50 % në Cambridge, Londër, Canterbury dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

$
0
0

catsCambridge Education Group, CATS Colleges Cambridge, London, Canterbury dhe FoundatiOnCampus: Mirëpresin studentë që janë të interesuar të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hotel Rogner

-të Premten, datë 17 Shkurt nga ora 10:00 deri 18:00

-të Shtunën, datë 18 Shkurt nga ora 10:00 deri 16:00

Telefon: 0695601666

email: inteducation@outlook.com

Kuçi: Vetëm anëtarësimi në BE do të bashkonte shqiptarët

$
0
0

Hajredin KuciZëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ishte i ftuar në bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, në kuadrin e ciklit të Forumeve UET

…Nuk duhet të kërkojmë nga Shqipëria një veprim që e dëmton Shqipërinë. Ne duhet të bëjmë veprime të kujdesshme. Ne duhet t’iu ikim politikave të inatit, politikave nacionaliste dhe të kemi politika që kërkojnë anëtarësimin në BE. Askush më shumë në rajon nuk ka nevojë për vlera europiane se sa kombi shqiptar. Edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kurrë nuk do të kërkojmë prej Shqipërisë diçka që e dëmton shtetin shqiptar, por atë që ka kapacitet për të bërë më mirë. Edhe ne do të kërkojmë të njëjtën. Ne do bëjmë për Shqipërinë atë që nuk e dëmton kurrë, por të kundërtën, do ta forcojmë Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Numri dy i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, thekson se për të ruajtur sovranitetin e saj Kosova mund të kërkojë ndihmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE, por jo nga Shqipëria. Në një bisedë me studentët e Universitetit Europian të Tiranës zëvendëskryeministri Kuçi, sqaroi se nuk ka asnjë interes në Kosovë që shqiptarët të bëhen nxitës të ndonjë konflikti në rajon, përkundrazi, ata do të tentojnë që të ruajnë dhe zhvillojnë paqen me fqinjët. Ai foli dhe për skenarët që u përfolën në media për këmbim territoresh me Serbinë dhe i cilësoi si deklarata e opinione që vijnë nga bota akademike apo intelektuale dhe që s’kanë asnjë lidhje me qëndrimin zyrtar, i cili sipas Kuçit, duhet të jetë i kujdesshëm dhe në pajtim me kufijtë me të cilët Kosova është njohur si shtet prej partnerëve ndërkombëtarë.

“Shpeshherë flitet deri ku shteti shqiptar mund të ndihmojë shtetin e Kosovës? Unë mendoj që mund ta ndihmojë ashtu siç e ka ndihmuar deri më tani. Por janë 3-4 çështje që ne duhet t’i bëjmë vetë. E para, sovranitetin duhet ta ushtrojmë vetë, mos të kërkojmë nga Shqipëria, mbase duhet të kërkojmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE-ja. E dyta në tërësinë territoriale duhet të kërkojmë garanci ndërkombëtare. Besoj që kjo është më e udhës, ne e kuptojmë këtë lloj mbështetjeje që marrim nga Shqipëria, por duhet të jemi korrektë që të themi se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i prijnë asaj që të hyjnë sërish në luftë. Ka patur luftëra mjaftueshëm. E treta duhet që autoriteti i ligjvënies dhe vendimmarrjes në Kosovë t’i ketë duart më të lira. Por të gjitha këto raporte duhet të jenë të kujdesshme edhe në raport me unionin evropian. Të gjithë ne Kosova, Serbia edhe Shqipëria duam të hyjnë në unionin evropian. E para, të gjithë ne kemi një pjesë të mbetur etnike diku tjetër. Shqipëria ka shqiptarë jashtë saj, po ashtu Kosova, po ashtu dhe Serbia. Hyrja në unionin evropian është rruga e parë në bashkimin e këtyre pjesëve të mbetura etnike në një organizatë. E dyta, zbutja e ekstremizmave fetarë, fenomen ky më pak i theksuar në Shqipëri, por më shumë në Kosovë” -u shpreh Kuçi ndër të tjera.

I pyetur nga studentët për qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama që këtu cilësohen si nacionaliste, Kuçi iu përgjigj se marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare nuk kanë nevojë të kalojnë në retorikë nacionaliste.

Sipas Kuçit vetëm anëtarësimi në BE do të bashkonte shqiptarët, çdo ide tjetër e hedhur do të çonte ujë tek e kaluara dhe do të krijonte konflikt në Ballkan.

Në lidhje me atë që thatë për ushtrimin e sovranitetit, ju u shprehët se nuk do “t’i binit në qafë” Shqipërisë për ushtrimin e sovranitetit, por vendeve si SHBA dhe të Bashkimit Europian. Tani, kur flasim për ushtrimin e sovranitetit flasim për një pushtet absolut dhe final, nëse dikush nga këto vende mike të lartpërmendura, por jo Shqipëria, ju asistojnë në ushtrimin e sovranitetit, unë nuk e di ku qëndron këtu pushteti absolut e final, te Kosova apo te këto vende.

“Mendoj se ajo për të cilën po flisni ju, dhe me të drejtë, është koncepti i nocionit të sovranitetit klasik. Për kohët moderne kemi sovranitete le t’i quajmë të përbashkëta dhe nganjëherë edhe të administruara. Të gjitha kombet, fazën e parë të fillimit kanë marrë një ndihmë nga dikush tjetër, por nuk është qëllimi për ta mbajtur sovranitetin përjetësisht tek ta, por ta heqim nga Serbia, po e quaj. Ne kemi një pjesë të territorit pa sovranitet të plotë për tri arsye: E para – ndikimi direkt i Serbisë atje, e dyta – ka qenë mungesë të gatishmërisë së faktorit ndërkombëtar, qoftë i UNMIK-ut, i KFOR-it apo edhe EULEX-it dhe e treta – mungesa e kapaciteteve tona dhe nuk është asgjë e keqe që ta ushtrosh sovranitetin në kuptimin e parë fillestar, arsyeja kryesore është kjo, që ne duhet ta bëjmë pa pasur pengesa, në kuptimin e luftërave apo diçka tjetër, por kjo nuk nënkupton se nga sovraniteti hiqet dorë. Kjo nënkupton ajo çka thashë më parë, nuk është nocioni klasik, por te sovrani që në këtë rast është populli i Kosovës. Faleminderit”.

Po qarkullon, për një kohë relativisht jo të shkurtër, teza e shkëmbimit të territoreve. Cili është qëndrimi zyrtar i qeverisë së Kosovës në lidhje me këtë variant që po sugjerohet nga rajone ndërkombëtare dhe jo vetëm, a mund të ishte kjo zgjidhje përfundimtare për ta mbyllur këtë kapitull një herë e mirë me Serbinë?

“Kjo tezë nuk është e re, ka qenë tezë e thënë dhe e deklaruar para luftës, por kësaj radhe për dallueshmëri duhet të them se thuhet edhe nga ne. Ne duhet të kemi parasysh disa fakte: E para – nëse konfliktet në botë kanë ndodhur për gjëra të prekshme (territori, kontrolli i tregjeve dhe qeverive) dhe të paprekshme (çështjet etnike, ideologjike dhe fetare), unë them se lufta e Kosovës ka pasur premisa për gjëra të prekshme, territorin dhe të paprekshme, për çështje etnike dhe funksionaliteti i Kosovës ka qenë në këtë drejtim. E dyta – ne në çështjet e ndryshimit të territoreve nuk duhet të hyjmë pa pasur sovranitetin e plotë në këto pjesë të territorit. E treta – po ashtu duhet të jemi të kujdesshëm pasi këto lëvizje tektonike nuk përfundojnë, në bazë duhet të fillojmë vetëm me ne, ose vetëm me Kosovën. Kur e them këtë kam parasysh që duhet të kuptojmë çfarë bëhet me shqiptarët e Maqedonisë, çfarë bëhet me shqiptarët e Malit të Zi, dhe duhet ta kemi gjithashtu parasysh se shkëmbime të tilla asnjëherë nuk ndodhin në përmasat që ju dëshironi. Pra me fjalë të tjera, në qëndrimin tonë zyrtar e kemi, të jemi të integruar në Bashkimin Europian, ku atje të gjitha pjesët etnike të shqiptarëve, edhe në Preshevë, edhe në Maqedoni, dhe në Shqipëri të jenë në një organizim të përbashkët, dhe aty do të ketë lëvizje të lirë të individëve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, dhe nëse ka lëvizje tektonike, në këtë rast nga Serbia deri në Maqedoni, njerëzit rrinë duarkryq. Prandaj ne duhet t’i paraprijmë një procesi që ka të kaluara. Duke qenë se kemi 113 roje në këtë territor, ne duhet jemi të kujdesshëm me idetë që mund të japim, nga njerëzit e botës po e quaj intelektuale, profesorë të ndryshëm etj. Ne jetojmë në demokraci, por qëndrimi zyrtar duhet të jetë ai që e përcakton më mirë, ne fillimisht duhet ta përcaktojmë interesin ndërkombëtar e më pas ta mbrojmë. Në këtë veprim, mos të rrëshqasim në grupin e atyre që duan ta bëjnë Kosovën shtet jo-funksional. Unë kam bindje të plotë se shteti i Kosovës e ka forcuar kombin shqiptar, nuk e ka dobësuar. Por duke patur parasysh, siç e thashë që nuk kemi sovranitetin e plotë të pjesës veriore, prandaj duhet të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë”.

Ju keni qeverisur si parti demokratike në parti të tjera të vogla dhe qoftë tani me Grand Coalition, koalicionin e madh me partinë tjetër të madhe, a doli funksional ky koalicion me dy partnerët kryesorë tradicionalë të jetës politike kosovare, pra a i legjitimuat dhe i çuat përpara më solide objektivat kombëtarë me Serbinë apo më tutje, dhe ky koalicion i madh, ndërsa ka një avantazh teorik me faktorin e jashtëm, në planin e brendshëm e ka bërë qeverisjen më të cenueshme, më llogarikërkuese? A po lindni një lloj alternative të re politike, e cila s’dihet se ç’është me këtë koalicion të madh? A duhet të rinormalizohet sa më shpejt ndarja e qartë pozitë-opozitë LDK – PDK në Kosovë?

“Besoj se pyetja është jashtëzakonisht me vend dhe unë mendoj që është pjesë e asaj që ne duhet t’i përfundojmë disa gjëra dhe të mos justifikojmë të tjerët për dështimet tona. Gjatë periudhës 1999-2017, vetëm 6 vite nuk kemi bashkëqeverisur dy partitë e mëdha, të 11 vitet e tjera kemi qenë bashkërisht. Në Kosovë nuk ka ende një profilizim të qartë të partive politike, pasi partitë politike kanë qenë më shumë lëvizje nacionale se sa parti të mirëfillta. Unë mendoj që ka ardhur koha që ta bëjmë një profil të tillë, që të dihet kush me kënd mund të jetë krah lëvizjeve të tjera, nga se kemi ndryshim të programeve, por ato shpesh nuk janë të përfillshme. Gjithashtu çështja e bashkëqeverisjes disa punë të mëdha mund t’i kryejë bashkërisht, por po ashtu duhet ta pranojmë faktin që brendapërbrenda, autoritetin kryesor sot e ka Lidhjen Demokratike, por kundërshtarin politik e kemi Lidhjen Demokratike, ne prapë luftojmë kush e përmend i pari. Në kuptimin profesional, të gjitha qeveritë të cilat dominojnë mbi 2/3 në Kuvend, ndodh që rrëshqasin në dy drejtime: drejtimi i parë në një komoditet, që unë do thoja nuk jep premisat e diktaturës, që ne quajmë tirania e votave, në botën moderne, që duhet të jemi të kujdesshëm që ky veprim bën braktisjen e opozitës, që nuk duhet, dhe e dyta – prodhon opozitë të vrullshme, e cila nuk mund të konkurrojë numrat, dhe siç e keni parë edhe te ne ka ndodhur një gjë e tillë. Kjo gjë nuk duhet fajësuar, për këtë duhen bërë profilet politike dhe të dihet paraprakisht kush është me kënd aleat, përndryshe kalojmë në aritmetikë më shumë se sa në profile politike”.

Ne kemi raste që një komb ka qenë i ndarë në dy shtete, Vietnami dikur, Koreja e Veriut me Korenë e Jugut, Gjermania në Europë, së cilës që të hynte në Bashkimin Europian nuk i vunë kusht që të hynte çdo shtet veç e veç, por të bashkoheshin dhe të futej në Bashkimin Europian. Në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë, si mendoni kush do ishte më efikase për synimin e tyre drejt Bashkimit Europian, si dy shtete të veçuara, si një shtet i unifikuar apo si federatë.

“Ne duhet të themi se Pavarësia e Kosovës është rezultat i rrethanave, e para edhe ndarja e Kosovës është rezultat i rrethanave. Por ne kemi një ndjesi, se bashkërisht të gjithë ne, kemi qenë të ndarë në ish-Jugosllavi, pjesë etnike e Shqipërisë në atë kohë, tani në pjesë të tilla si shtete të ndara. Ne duhet të pranojmë një fakt, nëse Serbia rikthen Republika Srbska-n dhe i merr katër komunat veriore të Mitrovicës, mendoj se në një mënyrë tjetër po del e justifikueshme lufta e tyre që kanë bërë në vitet ’90, e justifikueshme në kuptimin për çështjet e nacionalizmit të tyre. Pra, ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim. E dyta, ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Europian, ashtu si është më e lehtë, ashtu si na pranojnë ata. Mirëpo nëse nuk na pranojnë atëherë duhet të vendosim, por kam thënë edhe më parë publikisht, kurrë Kosova nuk duhet të jetë më pak se shtet, çka duhet të jetë më pak do duhet të punojmë bashkërisht, njëra -tjetrën duhet ta ndihmojmë edhe në formë federate që përmendët etj., hyrja në Bashkimin Europian e redukton kërkesën e bashkimit kombëtar. Por nëse dikush mendon që duhet ta mbajmë edhe integrimin në BE, edhe çështjen e bashkimit kombëtar, do të ketë telashe të menaxhohet çështja e bashkimit kombëtar jashtë atyre rrugëve të BE”.

A ka aktualisht nga ana e saj Kosova ndonjë plan taktik strategjik dhe cilat do të ishin në këtë plan mjetet apo instrumentet, e koordinimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në mënyrë që më pas në sfidat e reja që do vijnë, të ketë lëvizje të koordinuara nga të dy palët?

“Mendoj se pyetjen që shtruat ju është për një çështje që është e bllokuar për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Natyrisht që njohja e shtetit na forcon legjitimitetin dhe ne kemi një strategji që besoj që duhet të jetë jo vetëm konkrete por edhe korrekte, në përputhje me ambiciet e kryeministrit që kemi. Pas shteteve anëtarë në BE që janë pjesë e shqetësimit tonë, që ju kërkojmë njohjen, e dyta është në lidhje me anëtarësimin në OKB dhe UNESCO, po këtu ka çështje që kemi pengesë në veçanti nga Rusia, edhe dialogu që bëhet Kosovë-Serbi e kam quajtur dialogun e integrimit. Nëse Serbia e ka dialogun si mjet për të kaluar në BE, ne e kemi si mjet për të integruar pjesën veriore të vendit tonë, për të integruar një mekanizëm ndërkombëtar, organizatat rajonale dhe ju e dini që një pikë e marrëveshjes sonë është që të mos pengohemi në anëtarësimin e organizatave të ndryshme rajonale dhe europiane, dhe si mjet që të zhbllokohet anëtarësimi në OKB. Para disa vitesh kam propozuar një traktat të paqes, në atë kohë nuk ka qenë shumë familjar, por dy vende që kanë luftuar me njëri-tjetrin duhet ta përfundojnë jo vetëm me marrëdhënie të “ndera” po e quaj, jo vetëm me ndarje, por duhet të përfundojnë edhe me një traktat të paqes, ku përfshihen edhe çështje si operacionet e luftës, me një fjalë do të mbyllej kapitulli i konfrontimeve dhe do të hapej ai i bashkëpunimit. Unë jam i bindur se nëse kjo do të arrihet, më pas çelësi i anëtarësimit në organizata ndërkombëtare do të bëhej i lehtë. Unë jam i bindur se nëse arrihet traktati i paqes me Serbinë, Rusia dhe asnjë shtet tjetër nuk bllokon asnjë çështje anëtarësimi. Por përveç angazhimeve tona kombëtare, kërkohet edhe bashkëpunimi ndërkombëtar”.

Ka vazhdimisht kritika për Tiranën, për qeverinë e Shqipërisë. Hera-herës akuzohet për nacionalizëm, hera-herës akuzohet për shpërfillje të të drejtave të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë. Si e konsideroni ju qëndrimin e qeverisë aktuale të Shqipërisë lidhur me këtë çështje, dhe si e konsideroni politikën e qeverisë shqiptare të këtyre viteve të fundit për marrëdhëniet në rajon?

“Unë do të jem i kujdesshëm që mos jap qëndrim shumë të fortë, as pozitiv, as negativ, për ne partneriteti me Shqipërinë është mbi të gjithë ata që kanë legjitimitetin demokratik e qytetarëve të Shqipërisë, por ajo që dua të them është që shteti stabël i Shqipërisë, i anëtarësuar në NATO, besoj shumë shpejt në BE dhe diku tjetër, përveç se na ndihmon me mekanizmin ndërkombëtar, na ndihmon me perceptimin e të tjerëve për shqiptarët që dinë apo nuk dinë të bëjnë shtet, besoj se është me shumë rëndësi. E dyta që ka rëndësi, ne duhet ta luajmë rolin e partneritetit. Ne kemi thënë që është shteti nënë dhe ne e kemi patur pikë reference, pikë drite, duhet të dalim me logjikën si ne që kemi shqiptar në Maqedoni kudo tjetër, duhet të japim premtime për aq sa mund t’i mbajmë. Por edhe nuk duhet të kërkojmë nga Shqipëria një veprim që e dëmton Shqipërinë. Ne duhet të bëjmë veprime të kujdesshme. Ne duhet t’i ikim politikave të inatit, politikave nacionaliste dhe të kemi politika që kërkojnë anëtarësimin në BE. Askush më shumë në rajon nuk ka nevojë për vlera europiane se sa kombi shqiptar. Edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kurrë nuk do të kërkojmë prej Shqipërisë diçka që e dëmton shtetin shqiptar, por atë që ka kapacitet për të bërë më mirë. Edhe ne do të kërkojmë të njëjtën. Ne do bëjmë për Shqipërinë atë që nuk e dëmton kurrë, por të kundërtën, do ta forcojmë Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Gjergj Sinani: I mbijetuari i filozofisë shqiptare

$
0
0

GJERGJ SINA(1) copyKa parë ndryshime sistemesh, pezullimin e degës, nisje nga zeroja me kurrikula krejt të reja, anatemime të një kohe të shkuar, ka parë kolegë të largohen për të përqafuar disiplina të tjera, ka marrë oferta nga fusha e politikës që i ka refuzuar vazhdimisht, duke preferuar të qëndrojë gjithnjë aty, si një shtyllë e Departamentit të Filozofisë, në Universitetin e Tiranës. Me thuajse dyzet vite kushtuar kësaj fushe, Sinani mund të quhet patriarku i Filozofisë shqiptare…

Që do i kushtonte të gjithë jetën filozofisë ishte thuajse e predestinuar.

Kështu e sheh profesori nga largësia e dyzet viteve rrugëtimin e tij në fushën e mendimit të kulluar, prej ditës kur i doli e drejta e studimit në degën e Filozofisë.

“Ndoshta për hir të një biblioteke të pasur që kam pasur në shtëpi, apo ndoshta për një dëshirë tim eti për t’u marrë me filozofi, kam qenë gjithnjë i prirur ndaj kësaj fushe dhe gjithmonë më ka tërhequr. Sigurisht brenda atyre kornizave të lejueshme…”, rrëfen prof. Gjergj Sinani, i cili brenda Departamentit të Filozofisë i ka parë dhe përjetuar të dyja epokat, atë nën regjim, por edhe atë në pluralizëm, edhe censurën, edhe tranzicionin, të cilit nuk i shpëtoi edhe disiplina e studimeve filozofike.

“Kush nuk ka jetuar nën regjimin totalitar, mendon se nuk ka pasur njerëz të pasionuar” – thotë profesori, duke shtuar se mënyrat për të lexuar, edhe librat e ndaluar gjendeshin gjithmonë.

“Kur i thanë Didëroit se mbreti kishte ndaluar enciklopedinë, ai u përgjigj duke qeshur: “Çdo gjë e ndaluar, është e lexuar”. Ajo që ndalohet kërkohet më shumë! Tani ndodh një fenomen i çuditshëm. Atëherë mezi e gjenim një libër të ndaluar, tani ua rekomandojmë studentëve dhe mezi e lexojnë, sepse u duket e mërzitshme”.

Pas një viti punë fizike në hidrocentralin e Fierzës, i erdhi lajmi se kish fituar të drejtën e studimeve në Filozofi. Nga tri degët e shënuara, ku përfshiheshin Inxhinieria Elektrike e Kimia Industriale, u përmbush edhe dëshira e babait; Filozofia.

“Më vonë mora vesh diçka për të qeshur. Dua ta rrëfej për të treguar si funksiononte sistemi. Mbase fitova pasi sekretari i parë dhe kryetari i komitetit në Vlorë patën mosmarrëveshje për dy njerëz të tyre që donin t’i fusnin në shkollë dhe kur dy zihen thonë se fiton i treti. Por edhe partia jepte direktiva që të zgjidhej dikush nga klasa punëtore”.

Asokohe, dega ishte e privilegjuar, kur siç pohon profesor Sinani studentë ishin kryesisht nga nomenklatura.

Megjithëse i kreu studimet me rezultate të larta, në vitin e stazhit të detyruar -përpara se të merrte diplomën – në një prej gjimnazeve të Vlorës si mësues i filozofisë, nuk e pat menduar se një ditë drejtori i shkollës do i komunikonte se e kërkonin në Tiranë, ku do emërohej asistent-pedagog në Katedrën e Materializmit Dialektik dhe Historik. Ishte viti 1982, kur u mësonte studentëve filozofi materialiste.

“Iu duhem të jem mirënjohës profesorëve të vjetër, që vërtet kishin mbaruar studimet në Bashkimin Sovjetik, por ishin njerëz me bonsens dhe kishin autoritet. Nuk ishin siç duan t’i mendojnë disa” – kujton ai.

Me rënien e komunizmit dhe mbërritjen e pluralizmit, Filozofia nuk i shpëtoi dot anatemimit si reminishencë e propagandës së regjimit. Pozita e katedrës dhe stafit akademik ishte mjaft delikate. Gjithë ç’propozohej prej atje do të lidhej me frikën e predikimit të ideologjisë marksiste.

“Ishte e vështirë t’u dilje ballë autoriteteve, ku shumë prej tyre kishin qenë komuniste ortodokse dhe tani na ishin bërë antikomunistë. Donin një dash për kurban dhe menduan të flijojnë departamentin tonë”.

Ende pa ardhur ky vendim i vitit 1993, një vit më herët, Sinani kërkonte në bibliotekë adresa të universiteteve të huaja, që për vite me radhë kishin dërguar në këtë katedër plot libra, shumica syresh falas.

Një pjesë të mirë të tyre, Sinani rrëfen se kishte autorizimin për t’i lexuar. Libra siç etiketoheshin atëherë, të ideologjisë borgjeze.

“Me synimin për t’i kritikuar, sigurisht”.

Rrëfen se në atë kohë ishte i zhytur në lexime, duke pohuar se të gjitha mendimet kritike që dilnin prej andej, mbeteshin të heshtura.

“Lexoja, por sigurisht pa bërë trimin” –pohon.

Identifikoi tri adresa universitetesh dhe u nisi secilit nga një letër, ku u kërkonte edhe programe si bëhej në vendet e tyre.

E para në një universitet të Italisë, e dyta në Universitetin e Montpellier-së “Paul Valery” Francë, dhe e treta për Universitetin e Berkley-t në SHBA.

“Përgjigja e parë më erdhi nga Franca dhe më pas një tjetër nga Berkley, ku profesori që më përgjigjej më kish nisur edhe një libër”.

Libri ishte “Filozofia, Historia dhe Problemet” e Samuel Enoch Stumpf, i cili qarkullon jo vetëm në departamentin e Filozofisë, por edhe në degët që e kanë të përfshirë filozofinë në program. Me një mbështetje nga Fondacioni Soros, libri u përkthye.

Edhe pse Sinanit iu mohua kërkesa për ta përkthyer, iu kërkua të bënte redaktimin.

Në letrat e ardhura prej Francës, profesori nga Montpelje i dërgoi edhe programet që bëheshin në Francë dhe shumë tekste filozofike.

“E ftova në Tiranë. Erdhi, mbajti disa leksione dhe pati dëshirë për të përsëritur traditën e Liceut Francez në Korçë, por autoritet nuk u përgjigjën”.

Pas këtij viti përpjekjeje për ta ristrukturuar nga e para katedrën e Filozofisë, presidenti i asokohe, kujton Sinani, i revoltuar nga një artikull i botuar, vendosi ta mbyllë të fundmit çerdhe të komunizmit.

“Kështu u pezulluam. Ishte gjest antikulturor. Të nxitur nga këta tanët, që hiqeshin si antikomunistë, edhe të huajt na shihnin pak shtrembër. Megjithëse ne e kishim nisur qysh më përpara procesin e ndryshimit të sistemit…”.

Megjithëse fatet e Filozofisë dukeshin të pasigurta, në planin profesional viti 1993 rezultoi frytdhënës për Sinanin, i cili kaloi tre muaj në universitetin “Ludwig Maximillian” në Mynih, një prej më të famshmëve në fushën e Filozofisë në Europë dhe gjithashtu mori një ftesë nga universiteti “Paul Valeri” në Montpelje.

“Bëja shaka me kolegët atje, duke u thënë se jam i dyti pas Enver Hoxhës pasi ai kish qenë atje. Krijova një lidhje shumë të mirë me Montpeljenë, por dua ta them me keqardhje u prish nga titullarët, me egoizmin e tyre”.

Ndodhej në Institutin e të Drejtave Ndërkombëtarë në Strasburg, kur mori një telefonatë nga Tirana ku i kërkohej të kthehej me qëllim ristrukturimin e degës së Filozofisë dhe asokohe, kur shumë prej kolegëve të tij kishin kapërcyer në disiplina të tjera, vetëm Sinani nuk e kishte braktisur filozofinë.

“U ktheva me sensin e detyrës patriotike dhe kemi punuar bashkë me kolegë të tjerë, mes të cilëve edhe Artan Fuga dhe na ndihmoi shumë edhe korrespodenca që kisha krijuar”.

Një vit më vonë, më 1994, Filozofia rikthehet, por jo si degë me vete.

“Filozofia, Sociologjia dhe Shkencat Politike ishin bashkë”.

Sinani rikthehet edhe njëherë në Montpelje për të kryer Studime të Thelluara Paradoktorale me një temë mbi Monteskje dhe Tokëvil .

“Nga ajo kohë kam vijuar të jap mësim në universitet e gjithashtu kam përkthyer e botuar”.

Nuk pati kurrë tundimin të kapërcejë në degë të tjera, madje refuzoi edhe oferta të herëpashershme nga politika. Nuk e pati kurrë ngasjen, as në kohën kur punët nuk ishin të mira jo vetëm për filozofinë, por pasiguria mbizotëronte mbi çdo fushë të jetës.

“Ndoshta rrethanat bënë që të mos mendoj për të këtë. Sigurisht, periudha ishte e vështirë. Duke qenë i angazhuar, por edhe me një sens detyre ndaj vendit… Kur isha në Mynih shumë nga kolegët gjermanë më thoshin se duhet isha i lumtur në Shqipëri, mendova se talleshin, por ata e thoshin në kuptimin se unë po ia nisja diçkaje të re, nga zeroja”.

Nga ato kohë të pasigurta, u përpoq fort jo vetëm të rehabilitonte imazhin e Filozofisë, aq të lidhur me ideologjinë, por edhe përgatiti tekste të filozofisë për shkollat e mesme, tekste universitare, përkthime si “Arratisje nga Liria” e Erik From apo “Traktat mbi Tolerancën” e Volterit, edhe botime që mbajnë autorësinë e tij si “Fenomenologjia” etj.

“Iu përkushtova filozofisë së kulluar, pa lidhje me realitetin dhe më ka dhënë kënaqësi, sepse kam qenë i lirë ta ndërtoj punën time pa pasur zot mbi kokë apo pa pasur frikën se po thashë këtë do më ndodhë diçka…F ilozofët i kanë thënë ç’duhej, edhe në kushtet e despotizmit. Megjithatë njerëzit u prirën drejt profesioneve fitimprurëse dhe nuk kishin shumë mendje për mendimin e kulluar”.

Megjithatë po vihet re një kthim i interesit te filozofia, thotë entuziast Sinani pasi prej dy vitesh po diskutohet rikthimi i filozofisë në shkollat e mesme.

“Filozofia është e domosdoshme për të bërë qytetarë. Përpara ’90 ishte e detyruar kudo, pas ’90 kur duhet të ishte, fatkeqësisht filozofia u përbuz. UNESCO e ka shqetësim të madh këtë dhe madje ka bërë presion të futet edhe Etika në shkolla, pasi ka një zvjerdhje të njeriut perëndimor, por edhe atij lindor. E me populizmin në rritje, kërkohet gjithnjë e më shumë nevoja e filozofisë”.

Sinani mendon se të gjitha shkencat humane duhet ta kenë të pranishme në programe filozofinë.

“Tani mund të zgjidhen edhe kurse të posaçme, jo domosdoshmërish filozofia e pastër”.

Ai vëren me keqardhje edhe mungesën e organizimeve siç mund të jenë klubet e filozofisë.

“Fatkeqësisht nuk ekzistojnë klube të tilla, vetëm Universiteti Europian i Tiranës e ka klubin e filozofisë ‘Bertrand Rusell’ dhe është një iniciativë për t’u përshëndetur që hap herë pas herë debatin filozofik dhe mbi rëndësinë e filozofisë”.

Sinani kërkon edhe një rol më të madh të medias – e shkruar apo televizive – për më shumë vëmendje nga filozofia.

“Monteskje thotë se ‘qytetari mund të vdesë dhe njeriu të mbetet’. Ka një të vërtetë të madhe, sepse qytetari është ai që lufton për lirinë, ndërsa njeriu i nënshtrohet çdo lloj pushteti. Demokracia do qytetarin, që pushteti të mos bjerë në duar të sharlatanëve”.

Sinani thotë se ka fusha të larmishme ku të rinjtë mund të angazhoheshin në filozofi, si ajo e artit apo e së drejtës, apo filozofia e historisë…

Madje ai thotë se në vendet perëndimore filozofët shpesh gjejnë punësim edhe në kompani të ndryshme, ku është e përcaktuar nevoja për filozofë.

Edhe rreth botimeve në shqip, Sinani vëren një problematikë, pasi përkthimet bëhen në mënyrë sporadike nga shtëpitë botuese, ku kryesisht preferohen autorë modernë apo postmodernë.

“Do ishte mirë të përktheheshin veprat kryesore të emrave kryesorë në historinë e filozofisë. Filozofia nuk mund të kuptohet pa lexuar dhe kuptuar të paktën Platonin, Dekartin dhe Kantin. Kjo prirje e përkthimeve sporadike mund ta dëmtojë filozofinë”.

…Sado gjithëpërfshirës të jetë një filozof, ai kurrë nuk i shter me përgjigje të gjitha pyetjet që ngre kjo shkencë, thotë Sinani.

Ndaj kur vjen puna te filozofi i tij i preferuar, përgjigjet duke u menduar një hop.

“Në fushën e filozofisë politike qasem me Tokëvilin, i cili ka treguar ku qëndron problemi i demokracisë, që mund të shkasë në tirani dhe në Francë po e ribotojnë. Tokëvili thotë se nëse një ditë do të shkatërrohet demokracia në Amerikë, do të vijë nga diktatura e mazhorancës. E ka thënë më 1810–ën dhe kjo që po ndodh sot aktualisht, ngjallja e populizmit, Brexit etj., ka ngritur nevojën për kthimin e filozofisë”.

Me të gjitha vështirësitë që ka kaluar filozofia, vazhdon të tërheqë studentë rreth vetes dhe prej vitesh qëndron si degë më vete e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe janë 550 studentë në të tria ciklet e saj.

“Kemi hapur edhe part-time, megjithëse unë kam qenë kundër, sepse filozofia nuk mund të bëhet me kohë të pjesshme. Në studimet Master vijnë edhe nga degë të tjera, po ashtu e kemi lënë të hapur edhe për Doktoratat. Mund të vijnë nga fusha e së Drejtës e të zgjedhin Filozofi të së Drejtës apo edhe nga Artet për Filozofi Arti etj. Kemi nxjerrë plot doktorata”.

Pasi i ka refuzuar ofertat për t’u larguar prej Departamentit të Filozofisë, edhe kur mund të kenë qenë joshëse, thotë se do të qëndrojë aty derisa të mbërrijë mosha e pensionit.

Por pa e braktisur filozofinë, në formën e mendimit të kulluar, duke pasur luksin e kohës dhe lirinë që nuk ta jep kurrë qëndrimi brenda një zyre…

Viewing all 1180 articles
Browse latest View live