Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all 1180 articles
Browse latest View live

“Perceptimi i artit modern”, Ardit Gjebrea i ftuar në Forumet UET

$
0
0

ardituaModeratori i njohur i televizionit, artisti Ardit Gjebrea, do të kalojë sot nga skenat e festivaleve dhe studiove televizive në një auditor me studentë dhe pedagogë.

Gjebrea është i ftuari i radhës në Ciklin e Forumeve UET ku do të bashkëbisedojë me pedagogë dhe studentë mbi temën: “Perceptimi i artit modern”.

Aktiviteti zhvillohet ditën e martë, datë 17 Janar 2017, në orën 18:00, në Auditorin “AULA MAGNA”.

Gjebrea ka bashkëpunuar me UET-in në lançimin e Bursës Pashko, një nga bursat që tërhoqi shumë vëmendjen e publikut.

Bëhej fjalë për disa histori njerëzore të bëra publike në emisionin e Gjebreas, ku të rinj të talentuar nuk mund të vazhdonin shkollimin e tyre për shkak të varfërisë apo problemeve të tjera në familje.

Këtyre të rinjve UET u erdhi në ndihmë duke u ofruar bursë studimi falas dhe pagesë mujore jetese në Tiranë prej 25 mijë lekësh të reja në muaj.

Gjatë promovimit të grupit të parë porej 10 studentësh që morën këtë bursë për këtë vit akademik Gjebrea mbajti para studentëve një fjalë emocionuese.

“Ne që jemi sot këtu, nëse të gjithë do të ktheheshim pas në kohë, do të kujtojmë që secili nga ne ka pasur një histori, në mos të ngjashme, të përafërt më të gjithë ju që morët bursën Pashko. Asnjë nga ne nuk ka patur një fëmijëri të lehtë, një jetë të lehtë.Po të kujtohemi ndër vite, të gjithë kemi kaluar momente shumë të vështira dhe ja ku jemi sot. Mirëpo, ne shpesh harrojmë ta kthejmë kokën pas dhe ky është dhe misioni i të ‘Dielës Shqiptare’. Ne harrojmë, ne nisemi nga shtëpia shkojmë në punë, sot kemi një shtëpi të mirë, kemi një punë të mirë, por harrojmë të shohim se çfarë na rrethon. Iniciativa e Henrit për ta nisur këtë gjë, pa i parë rastet është një vlerë e shtuar. Pra ne, jo vetëm duhet të sensibilizohemi kur e shohim në televizion, por duhet ta shohim atë dhe kur ajo nuk shfaqet në ekran. Nëse ne do të bashkëjetojmë me të, jo thjesht fizikisht por edhe shpirtërisht, e di që kjo tingëllon pak ideale nga ana ime dhe unë vet ndoshta nuk e bëj gjithmonë këtë gjë, por të paktën të reflektojmë dhe të kuptojmë se janë këta ata të cilët nesër kur të bëhen si ne, të mos harrojnë atë të cilën e kanë kaluar më përpara. Unë shoh një qeveri të ardhshshme tek këta studentë dhe do të isha shumë i lumtur që këta të ishin qeveria e ardhshme, këta që po përgatiten këtu sepse unë jam i bindur që do të kishim një Shqipëri shumë më të bukur, që fatkeqësisht ende nuk e kemi sot”, u shpreh ndër të tjera ai.


Ardit Gjebrea: Ja arsyeja pse nuk këndoj më

$
0
0

gjebreaModeratori dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea ishte sot i ftuar në Forumet UET, ku foli për karrierën e tij dhe tregun e muzikës sot

Nga një studio televizive në një auditor me studentë.

Ardit Gjebrea ishte sot i ftuar në Forumet UET, jo në rolin e moderatorit që bën prej aq vitesh, por në rolin e të intervistuarit nga moderatorja Belina Budini, shefe e Departamentit të Komunikimit në UET.

Para studentëve, Gjebrea foli për ëndrrat, studimet, jetën në Itali, lidhjen me muzikën e televizionin, etj..

Me këngët e tij të mesit të viteve ’90, ai ka mbetur në kujtesën e publikut dhe këngët e tij këndohen ende sot.

Po pse Gjebrea i është kushtuar kaq fort menaxhimit të muzikës me festivalin “Kënga Magjike” dhe moderimit me emisionin “E diela Shqiptare” dhe nuk po këndon më si dikur?

Në një përgjigje të sinqertë ai pranon se nuk e gjen veten tek tregu i tanishëm muzikor komercial.

“Unë shpeshherë jam më i sinqertë se ç’duhet dhe do ta ruaj sinqeritetin tim dhe sot, më ndodh që të keqkuptohem. Sot portalet e ndryshme mund të keqpkuptojnë atë që dua të them dhe nuk do të jem shumë i sinqertë në përgjigjen time. Dua të jem pak diplomat sepse nuk dua të fyej askënd. Kështu që secili bën zgjedhjen e tij në jetë, por nëse unë do të vazhdoja të bëja muzikë dhe të këndoja, nuk do të jetoja më mirë se sa jetoj sot. Kjo është përgjigja ime e sinqertë pa dhënë detaje. Unë kam kënduar në pallate sporti, në stadiume, kam kënduar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kam kënduar në vende ku muzika vetëm dëgjohej. Në të gjitha turnetë që kam bërë jashtë, aty ku ka shqiptarë në Gjermani, SHBA, Greqi, kam kënduar nëpër teatro. Sot rrallë këngëtarët këndojnë nëpër teatro. Unë nuk dua të humbas atë habitatin tim. Unë krijova një lloj stereotipi dhe nuk dua ta humbas. Unë jam i lidhur me atë mentalitet të muzikës dhe nuk dua që të jetë ndryshe”, tha ai.

Gjebrea: Si u keqkuptua intervista ime me Marjan Rrokun

$
0
0

I ftuar në Forumet UET moderatori i njohur flet për intervistën me të burgosurin për vrasje. “Unë e transmetova emisionin pasi u dha dënimi nga gjykata”

Intervista e Ardit Gjebresë me të dënuarin për vrasjen e një vajze të re dhe nënës së saj bëri shumë bujë vitin që shkoi.

Arditi u akuzua se u bë “avokat” i një vrasësi gjatë qëndrimit në burg 24 orë me Marjan Rrokun, i dënuar për vrasje të dyfishtë.

Por Gjebrea e ka variantin e tij për ata që e kryqëzuan mediatikisht.

Ai tha të martën në UET, ku ishte i ftuar në një bisedë me studentët, se emisioni nuk ndikoi tek vendimi i gjykatës.

“Unë e regjistrova emisionin në maj, prita te dilte vendimi i gjykatës ndaj tij dhe vendimi është dhënë në dhjetor dhe unë e kam transmetuar emisionin në shkurt. Pra emisioni im nuk pati asnjë ndikim tek verdikti i drejtësisë”, tha ai.

Më tej Gjebrea këmbënguli se intervista nuk u bë për të thithur audiencë, po ishte pjesë e një programi më të gjerë “24 orë”, ku ai më parë kishte ndenjur me një lypës, edukatore, etj.

“Më kryqëzuan sepse thashë pikërisht këtë frazë: “Tani që jam këtu, mendoj se ti duhet të dalësh”. Një gazetar i kujdesshëm shikon se çfarë thua. I thashë: Marjan, kur unë jam jashtë këtij burgu, them mirë t’ju bëhet dhe aty të kalben. Kur jam këtu brenda, them se Marjani është penduar dhe duhet të dalë. Por kur të dal prapë prej këtej, nuk e di se çfarë do të mendoj”. Askush nuk më pyeti se çfarë mendove. Nuk ka më vlerë kjo gjë pasi unë kam pasur dhe raste përdhunimesh kur kam dalë tek vetja pasi tek “E diela shqiptare” jemi live. Nuk kam bërë asgjë për audiencë, unë e kam audiencën time, nuk më duhej Marjan Rroku. Përsa kohë që ata ekzistojnë dhe janë atje, unë doja që të sillja një realitet që nuk e ka parë askush. Asnjë nga këta gazetarët që folën për këtë gjë, nuk kanë shkuar dhe të kalojnë 24 orë dhe ta sjellin këtë gjë”, u shpreh Gjebrea.

Duke sqaruar formatin e emisionit të tij ai tha se “u fol për investigim, ndërkohë që të gjithë ata gazetarë që folën për këtë gjë nuk investiguan cili ishte programi im. Unë kisha bërë dhe dy puntata të kaluara me konsullin e nderit dhe me një edukatore. Po bëja thjesht në kuadrin e programit “24 orë me… një të burgosur””.

Më tej Gjebrea shton se nuk ishte qëllimi që të ‘amnistonte’ krimin e Rrokut, përkundrazi moderatori thekson se ai është për dënim me vdekje për ata që vrasin.

“Tek Marjan Rroku unë nuk shkova për të sjellë historinë e tij, se përse është burgosur. Unë shkova aty për të parë si i kalon 24 orë një i burgosur. Sigurisht që i burgosuri është ajo pjesë, e cila mendon se sa familje ka mbrapa. Unë jam ai, i cili kur kam bërtitur dhe bërtas akoma që të rikthehet dënimi me vdekje. Kush vret, duhet të vritet. Askush nuk e tha këtë gjë. Askush nuk më pyeti, përse ti që je pro dënimit me vdekje, nuk the asnjë fjalë për këtë gjë. Thjesht sepse nuk shkova për këtë gjë. Askush nuk kërkoi, askush nuk investigoi, por të zellshmit donin të kryqëzonin. Ata që e kuptuan, e kuptuan. U përfitoi shumë audiencë nga kjo gjë. Më pas Marjan Rrokun e morën të tjerë në intervistë, por asnjë nuk foli”, theksoi Gjebrea.

Gjebrea përlotet para studentëve: Momenti më i vështirë imi

$
0
0

student arditiArtistët nuk qajnë vetëm në skenë.

Ata mund të përloten dhe në një auditor nga një pyetje që i kujton kohët e tyre të vështira.

Kjo ndodhi të martën me moderatorin dhe kantautorin e njohur Ardit Gjebrea gjatë një bisede me studentë të UET-it.

I pyetur nga një studente se cili ishte momenti kur ishte rrëzuar dhe më pas kishte gjetur forcën për t’u ringritur, Gjebrea kujtoi momentet e vështira të emigrimit në Itali, vitet ‘92-‘93.

“Ishte 31 dhjetor dhe unë me gruan dhe djalin që ishte vetëm 2 vjeç kishim gjithsej vetëm 30 mijë lireta, që janë pak a shumë 30 mijë lekë të vjetra. Ne duhet të festonim Vitin e Ri dhe të vazhdonim jetën me aq para. Nuk kishim asgjë për të ngrënë. E kishim traditë në familjen tonë, unë kisha marë gjithmonë një dhuratë… (përlotet)… dhe unë vajta i bleva djalit tim një makinë të vogël, 5 mijë lireta… Ishte një moment shumë i vështirë, por ka kaluar. Ndaj djali im është forca ime që më frymëzon gjithmonë”.

Pas këtij rrëfimi Gjebrea u dha një mesazh të rinjve studentë në sallë: që duhet të jenë mirënjohës për sakrificat e prindërve të tyre dhe t’ua shpërblejnë.

“Economicus” botohet në anglisht, dallëndyshja e parë e shkencës shqiptare

$
0
0
Revista Economicus, një botim i Universitetit Europian të Tiranës me UET-Press promovoi sot botimin e 14-të periodik të saj që është i pari në anglisht për t’iu përshtatur standardeve ndërkombëtare të revistave shkencore 
 
Kërkimi Shkencor në Shqipëri është një sfidë e vështirë. Sfida kryesore mbetet arritja e standardeve ndërkombëtare dhe njohja ndërkombëtarisht.
Revista “Economicus” që botohet nga Universiteti Europian i Tiranës dhe UET-Press që prej vitit 2008 nën drejtimin e Prof. Dr Adrian Civici ka promovuar sot numrin e saj të 14-të, i cili vjen si një risi në gjuhën angleze. Duke qenë se anglishtja është sot gjuha e akademisë në gjithë botën stafi drejtues punoi për t’a sjellë në anglisht, që do të jetë sot e tutje gjuha në të cilën do të botohet revista.
Në numrin e 14-të të saj janë përzgjedhur artikuj shkencorë nga studiuesit shqiptarë të ekonomisë, pedagogë në universitete të ndryshme private dhe publike.
Synimi i ekipit drejtues të revistës është që të nxisin shkencën e vërtetë në kërkimin shkencor shqiptar dhe ta vënë atë përballë asaj që ndodh sot në botë në këtë sektor.
“Revista bëhet më tepër komunikative me botën, më e aksesueshme nga ekspertë, pedagogë apo studiues të ndryshëm që kanë nevojë të lexojnë më shumë për Shqipërinë, por njëkohësisht bëhet dhe një lloj tribune më cilësore, me më shumë standarte për të gjithë pedagogët e UET dhe jo vetëm, po ashtu dhe një serë bashkëpunëtorësh që shkruajnë rregullisht tek revista. Natyrisht përgjegjësia dhe karakteri i saj shkencor bëhet më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm. Ajo që do ndryshojë rrënjësisht tani që revista del në anglisht, përveç atyre që kemi bërë  ëshët fakti që në numrat në vijim do jemi më kërkues dhe rigorozë për ta bërë revistën me dy vlerësime të jashtme, gjë që do të garantojë standarte më të larta të botimit dhe standarte më të larta në raport me si përfaqësohemi dhe si na njohin ata që na lexojnë. Revista përveç se në print do të jetë dhe në ëeb-in e Universitetit Europian të Tiranës, çka do ta bëjë, shumë më të aksesueshme”, tha gjatë promovimit themeluesi i revistës dhe kryeredaktor i saj, Presidenti i UET-it, Prof.dr.Adrian Civici.
 
Administratori i UET-it, Henri Çili, thotë se botimi në anglisht i mendimit shkencor shqiptar është mënyra për të ndërkombëtarizuar shkencën që bëhet brenda Shqipërisë dhe për të informuar katedrat e huaja që merren me studime mbi Shqipërinë.
“Në dekadën e dytë të jetës UET do të standardizojë botimet shkencore në dy revista, Economicus, e cila do të përfshijë çështje të ekonomisë dhe zhvillimit dhe Polis, që do të jetë për shkencat sociale dhe në përgjithësi për ato humane. Të dyja do të jenë në anglisht, gjuha që konsiderohet sot si “lingua franca” e shkencës”.

Historiku: Si lindën revistat shkencore

$
0
0

EconomicusJus&Justicia, Economicus, Polis, Sociological Analysis dhe Educatio – si lindën revistat në funksion të formimit shkencor

Në 10-vjetorin e parë të jetës Universiteti Europian i Tiranës ka botuar disa revista shkencore, përmes së cilave studiuesit dhe akademikët kishin mundësi përdorimi të informacioneve të rëndësishme rreth zhvillimeve të fundit në fushat e tyre.

Rektori i UET-it, prof. dr. Tonin Gjuraj thotë se botimi i tyre ka rëndësi për cilësinë e universitetit dhe “kjo u vlerësua dhe nga ekspertët britanikë që bënë vlerësimin e institucionit para disa javësh”.

Në dekadën e dytë të jetës këto revista do të strukturohen vetëm në dy të tilla; Economicus dhe Polis dhe do të dalin në gjuhën angleze duke iu përshtatur kështu standardeve ndërkombëtare.

Revistat e botuara nga viti 2006 deri në 2016-ën janë Jus&Justicia, Economicus, Polis, Sociological Analysis dhe Educatio. Këto revista janë në funksion të formimit shkencor e profesional të stafit akademik, të studentëve, si dhe të gjithë të interesuarve në fushat e drejtësisë, ekonomisë, shkencave sociale dhe të edukimit. Krahas përkthimeve dhe literaturës studimore, pjesë e tyre janë dhe punimet shkencore të studiuesve të ndryshëm, si dhe të pedagogëve të UET-it. Spektri i revistave është nga më të pasurit për sistemin universitar në Shqipëri dhe periodikët shkencorë janë shndërruar në pikëmbështetje për prodhimin dhe publikimin e veprimtarisë kërkimore shkencore në UET.

Janë botime prestigjioze, me objekt studimi në shkencat sociale, ekonomike dhe drejtësi, që botohen dy herë në vit, nga UET PRESS, si organe të fakulteteve dhe qendrave kërkimore shkencore në UET. Të gjitha këto revista janë akredituar me statusin “Revista Shkencore” nga organet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

polisPolis

Polis është e para revistë e UET, si botim i Fakultetit të Shkencave Sociale. Ajo u drejtua në themelim të saj prej Blendi Kajsiut, për të vijuar me një seri numrash të karakterizuar nga një qasje kritike dhe analitike e thelluar, derisa kjo detyrë do t’i kalohej Odeta Barbullushit, që kontribuoi për t’i dhënë revistës një trajtë sistematike dhe tanimë Belina Budinit, që e ka orientuar revistën drejt punëve kërkimore të mirëfillta dhe analizave me impakt brenda dhe jashtë radhëve universitare. Që në numrat e parë, “Polis” ka trajtuar tema njëherësh të rëndësishme dhe provokuese, si për shembull Provincializimi i Europës dhe debati publik mbi integrimin europian; Euroskepticizmi, Norma europiane dhe opinioni lokal; Hibridizimi i hapësirës politike në Shqipëri; BE dhe rivaliteti i brendshëm politik në Europën Lindore dhe Qendrore; Demokracia nga populli dhe zgjerimi i BE-së; Shoqëria informale; Ndërkombëtarët dhe demokratizimi; Kriza e përfaqësimit; Korrupsioni në Shqipëri; Politika e jashtme e rikonceptimet për shekullit XXI; Media dhe politika; Tranzicioni dhe Shkencat Sociale; Kulturë versus Politikë etj.

 

justiciaJus & Justicia

Jus & Justicia nisi botimin në vitin 2008, nën drejtimin e juristit të mirënjohur, dekanit të Fakultetit Juridik prof. dr. Ksenofon Krisafi, për të trajtuar të tjera çështje e hapur të tjera debate, që këtë herë kishin të bënin me drejtësinë. Revista u konceptua për të shërbyer si periodik në funksion të formimit shkencor e profesional të stafit akademik, studentëve, por edhe të punonjësve të praktikës, në Fakultetin Juridik të Universitetit Evropian të Tiranës dhe do të shërbente vit pas viti si një arenë e shfaqjes së mendimeve për çështje të doktrinës dhe të praktikës juridike, të së drejtës, të drejtësisë etj. Dalja e këtij botimi, ashtu si në rastin e “Economicus” do të shoqërohej me një tjetër ngjarje zhurmëmadhe, me konferencën shkencore “Drejtësia ‘90 + 17”, që do të shënohej më pas në historinë e universitetit si një ndër aktivitetet e para shkencore të fakultetit Juridik e që sot mund të konsiderohet si një nga bërthamat e të ashtuquajturës “Reformë në Drejtësi”, sepse aty u bënë shumë propozime interesante për defektet e sistemit deri në vitin 2007. Pikërisht analiza dhe përfundimet që dolën prej kësaj konference, u botuan në numrin e parë të revistës “Jus & Justicia”, ku titulli kryesor ishte “Gjyqësore ‘90+ ’17 sfidat e reformimit”.

 

educatioEducatio

Në dhjetor të 2012-ës, kolanës së revistave shkencore iu shtua dhe një tjetër titull, një tjetër botim, në format ndërkombëtar, në fillim vetëm në anglisht, ndërsa një vit më pas edhe në shqip. Edhe kjo revistë do të kishte si qëllim, ashtu si simotrat e saj, ngjalljen dhe zhvillimin e debatit akademik e publik, këtë herë prej një tjetër fokusi: shkencat e edukimit dhe psikologjisë. Revista do të fillonte të nxiste debate mbi çështje të

rëndësishme të shkencave të edukimit në ditët e sotme si: metodologjia, motivimi dhe arsimimi. Revista do të nxiste dhe forume, ku do të evidentoheshin punimet shkencore të stafit akademik, të studiuesve dhe akademikëve brenda e jashtë vendit, ku do të diskutoheshin shqetësimet e përbashkëta në rrafsh lokal, kombëtar, ndërkombëtar apo transnacional në shkencat e edukimit, çka do të mundësonin botim pas botimi një burim shumë të rëndësishëm për akademikët, këshilluesit, administratorët, hartuesit e kurrikulave dhe kërkuesit shkencorë.

 

sociological analysiesSociological Analysis

Në vitin 1998, një grup akademikësh shqiptarë botuan të parën revistë sociologjike në historinë shqiptare. E quajtën “Sociological Analysis” (Analiza sociologjike) dhe kryeredaktor i saj ishte dr. Fatos Tarifa. Ajo u shtyp në Chapel Hill, Karolinë e Veriut dhe botohet në gjuhën angleze. Në vitin 2008, redaksia e revistës Sociological Analysis u shpërngul në Shqipëri duke u asociuar me Universitetin Europian të Tiranës. Sa u themelua si përgjigje e zhvillimeve në Shqipëri, në Ballkan dhe pjesën tjetër të botës në shek. XXI. U organizua si institucion eksperimental social për të nxitur të menduarit e ri, promovimin e tolerancës e për të vepruar si forum serioz për shkencëtarët e shkencave sociale- në Shqipëri dhe vende të tjera- që sillnin bashkë njohuritë teorike dhe rekomandimet praktike dhe të bënin me zë opinionet e tyre në çështje të shumta me të cilat përballej shoqëria shqiptare sot, ashtu edhe për ato të shoqërive fqinje, si edhe një komunitet më të gjerë kombesh. Një nga mendimet e stafit redaksional të SA është se, ekziston një sasi domethënëse e kërkimit me vlerë sociologjike dhe dijes së prodhuar nga shkencëtarët shqiptarë, të cilët nuk mund të arrijnë me lehtësi në revista ndërkombëtare. Një qëllim ishte të sigurohej një kanal për punë cilësore akademike të shkruar nga sociologët shqiptarë. Duke botuar punën e tyre në gjuhën angleze në SA, akademikëve shqiptarë mund t’ju njihen përpjekjet dhe arritjet ndërkombëtarisht në një mënyrë vërtet profesionale.

 

Gjevori: Shkenca shqiptare deri më sot i fliste vetes

$
0
0

Elvin-GjevoriKryeredaktori i revistës “Polis” thotë se shkenca shqiptare për shumë vite ka qenë një ishull i veçuar dhe botimi në anglisht është një mjet për t’i folur botës

Dr. Elvin Gjevori, pedagog në UET dhe kryeredaktor i revistës shkencore Polis, ka marrë mbi vete një sfidë të vështirë; të ristrukturojë revistat shkencore sipas standardeve ndërkombëtare me synimin e njohjes së tyre jashtë kufijve të Shqipërisë dhe marrjen e vlerësimeve më të mira ndërkombëtare.

Duke marrë shkas nga dalja e numrit të parë anglisht të Economicus, Gjevori thotë se kjo është një nismë për ta nxjerrë shkencën shqiptare nga ishulli i izolimit.

“Në kuadër të dekadës së dytë të universiteti elementi më i rëndësishëm që duhet zhvilluar është kërkimi shkencor. Pasaportat e kërkimeve shkencore janë revistat shkencore të cilat njihen dhe pranohen në tregun ndërkombëtar. Elementi i parë është që të jenë në anglisht, elementi i dytë është të kenë standarde të pranuara ndërkombëtarisht nga komuniteti shkencor. Ka një sërë mënyrash se si këto vlerësohen por dy të pranuara ndërkombëtarisht janë vlerësimi sipas Thomson Reuters dhe vlerësimi sipas Copus Ecl. Ne jemi ende larg këtyre standardeve. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është që të gjithë botimet të jenë në anglisht dhe t’iu afrohemi sa më shumë standardeve të revistave shkencore të standardizuara. Ky është një element i parë për shkencën dhe nuk ka ndodhur në asnjë universitet tjetër, prandaj dalja për economicus-in në anglisht është në këtë kuadër dhe këtë zhvillim. Kjo ndihmon ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare, ndërkombëtarizimin e shkencës shqiptare dhe standardizimin e saj sipas standardeve të kërkuara ndërkombëtare, të cilat deri më tani, na mungojnë. Pra, ky është elementi kryesor”- u shpreh ai për MAPO-n.

Pas revistës shkencore që do të përfshijë artikuj për ekonominë dhe shkencat e zhvillimit UET po përgatit numrin e parë në anglisht të Polis, revistë e shkencave humane. Sipas Gjevorit, ky është hapi i parë për të dalë nga ishulli. “Universitetet shqiptare dhe shkenca shqiptare për shumë vite ka qenë një ishull i veçuar, i cili i fliste vetes për veten. Kur një studiues i huaj shkruan për ne, këtu bëhet një lajm i madh sepse është një informacion në anglisht, të cilën të tjerët mund ta lexojnë për ne. Jo se kanë shkruar ndonjë gjë që ne vetë nuk e dinim, por është një mënyrë e cila na bën të kuptojmë që ajo është diçka e mirë, diçka ndërkombëtare që të huajt po e bëjnë për ne. Ne po përpiqemi që këto standarde t’i bëjmë vetë, pasi informacionin e kemi, por thjesht na mungonin mjetet. Ky është hapi i parë për të marrë mjetet, për t’i folur botës dhe bota të jetë në gjendje të dëgjojë atë që ne kemi për të thënë” – thekson Gjevori.

“Economicus” në anglisht: Kërkimi Shkencor shqiptar del nga izolimi

$
0
0

Revista Economicus, një botim i Universitetit Europian të Tiranës me UET Press, promovoi javën që shkoi botimin e 14-të periodik të saj, që është i pari në anglisht për t’iu përshtatur standardeve ndërkombëtare të revistave shkencore. Botimi i revistave shkencore në anglisht vjen në kuadër të ndërkombëtarizimit të universitetit, bashkë me aktivitete të tjera si Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Ditët e Studimeve Shqiptare” që mbahet çdo vit.

Ekipi drejtues i revistës Economicus; Adrian Civici, Engjëll Pere dhe Besarta Vladi

Ekipi drejtues i revistës Economicus; Adrian Civici, Engjëll Pere dhe Besarta Vladi

Kërkimi Shkencor në Shqipëri është një sfidë e vështirë. Sfida kryesore mbetet adaptimi i standardeve ndërkombëtare dhe njohja ndërkombëtarisht. Revista Economicus, që botohet nga Universiteti Europian i Tiranës dhe UET Press që prej vitit 2008 nën drejtimin e prof. dr. Adrian Civici ka promovuar sot numrin e saj të 14-të, i cili vjen si një risi në gjuhën angleze. Duke qenë se anglishtja është sot gjuha e akademisë në gjithë botën stafi drejtues punoi për të sjellë një numër në anglisht, që do të jetë sot e tutje gjuha në të cilën do të botohet revista.

“Botimi në Anglisht do të na bëjë shumë më vizibël, shumë më të aksesueshëm edhe në raport me kërkesat dhe standardet e cilësisë, kërkesat nga universiteti pasi një punë shkencore që botohet në anglisht është më e citueshme, më e aksesueshme, më e vlerësueshme dhe njëkohësisht nga shkrimi në një revistë të tillë, lind më pas një bashkëpunim, një projekt, një studim tjetër akoma më i madh. Kjo tregon se revista e ka realizuar misionin që ka” – u shpreh prof. dr. Adrian Civici, president i UET dhe themelues i revistës.

Në numrin e 14-të të saj janë përzgjedhur artikuj shkencorë nga studiuesit shqiptarë të ekonomisë, pedagogë në universitete të ndryshme private dhe publike.

Synimi i ekipit drejtues të revistës është që nxisin shkencën e vërtetë në kërkimin shkencor shqiptar dhe ta vënë atë përballë asaj që ndodh sot në botë në këtë sektor.

Administratori i UET-it, Henri Çili, thotë se botimi në anglisht i mendimit shkencor shqiptar është mënyra për të ndërkombëtarizuar shkencën që bëhet brenda Shqipërisë dhe për të informuar katedrat e huaja që merren me studime mbi Shqipërinë. “Në dekadën e dytë të jetës UET do të standardizojë botimet shkencore në dy revista, Economicus që do të përfshijë çështje të ekonomisë dhe zhvillimit dhe Polis që do të jetë për shkencat sociale dhe në përgjithësi për ato humane. Të dyja do të jenë në anglisht, gjuha që konsiderohet sot si “lingua franca” e shkencës ndërkombëtarisht. Mbi të gjitha me një lidhje shumë të fortë me komunitetin shkencor ndërkombëtar, i cili interesohet të paktën për këto studime rajonale, apo për raste studimore të Shqipërisë” – thotë ai.

Rritet përgjegjësia

Duke adaptuar gjuhën angleze për botim përgjegjësia dhe karakteri i saj shkencor bëhet më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm. “Revista bëhet më tepër komunikative me botën, më e aksesueshme nga ekspertë, pedagogë apo studiues të ndryshëm që kanë nevojë të lexojnë më shumë për Shqipërinë, por njëkohësisht bëhet dhe një lloj tribune më cilësore, me më shumë standarde për të gjithë pedagogët e UET dhe jo vetëm, po ashtu dhe një serë bashkëpunëtorësh që shkruajnë rregullisht te revista, – thotë themeluesi i revistës dhe kryeredaktor i saj, Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici.

Sipas profesor Civicit, “revista do të synojë për dy vlerësime ndërkombëtare, gjë që do të garantojë standarde më të larta të botimit dhe standarde më të larta në raport me si përfaqësohemi dhe si na njohin ata që na lexojnë”, -tha gjatë promovimit të dytë të kësaj revistë me botimin në anglisht.

Sipas Civicit revista në vitet e saj të jetës ka reflektuar zhvillimin origjinal shqiptar të kërkimit. “Ajo që është më e rëndësishme përtej strukturimit që ka patur revista në lidhje me ekzistencën e një dosieri, e një plani matematik, me vështirësitë që ka patur për të gjetur atë që quhet titulli i revistës, por që në fakt është përmbajtja e vërtetë e saj për të ndjekur realitetin, për të qenë gjithmonë në sintoni me ngjarjet dhe sfidat kryesore që ka ekonomia, financat shqiptare dhe besoj që ia kemi arritur që të jemi një revistë jo vetëm që del rregullisht, por që i përgjigjet edhe debatit aktual ekonomik që ka Shqipëria”.

Në faqet e saj kanë arritur të botojnë jo vetëm pedagogët e fakultetit ekonomik të UET-it, por dhe pedagogë nga universitete të tjera private apo publike në vend.

Brenda revistës ka artikuj që ngrenë pikëpamje të ndryshme duke e kthyer atë në një tribunë debati, të mendimit dhe studimeve ekonomike në Shqipëri.

Rrugëtimi

Revista “Economicus” ka prodhuar në vitin 2008 tezën më të rëndësishme ekonomike politike në Shqipëri me debatin e hapur “Rritje apo Zhvillim”, që hidhte idenë se si ne duhet të menaxhojmë një model të ri rritjeje. Numri i parë i “Economicus”, u botua në pranverën e 2008-ës, dhe do të shënonte më pas themelet mbi të cilën do të bazohej gjithë kolana “Economicus”, si një lloj regjistri, dokumenti orientues jo vetëm për studentët e UET por edhe për ekonominë shqiptare. Gjatë 13 numrave të saj u pasqyruan problemet reale, arritjet, zhvillimet dhe sfidat e reja në fushën e ekonomisë, teknologjisë, financave dhe shoqërisë në Shqipëri dhe në botë.

Ajo provokoi me temat që zgjodhi ose hodhi ide të reja për diskutim në lëmin e ekonomisë. Numri i parë erdhi me titullin “Sektori Publik në udhëkryq”, e cila ishte dhe tema bazë e konferencës së parë shkencore në UET, çështje që hapi një diskutim të gjallë e të gjerë shkencor –publik, larg formatit të universitetit të vjetër ku akademikët rrinë të mbyllur në sistemin e tyre dhe ku vendimmarrësit marrin me vonesë disa jehona apo disa ide nga sektori publik.

 

foto boks -thomson reutersVlerësimi Thomson Reuters

Thomson Reuters njihet si një nga revistat më të rëndësishme dhe me më shumë influencë në të gjithë botën. Ky publikim njihet si “standardi i artë” në vlerësimin e artikujve shkencorë.


‘Ekonomia e dijes’, Konferenca e II-të Shkencore e Universiteteve të Pavarura

$
0
0

Bursat për 2228 nxënës ekselent, Veliaj: Sot i bëjmë llogaritë për gjeneratën tjetër

$
0
0

thumbnail_Veliaj-me-nxnenesit-e-ekselences-3

Bashkia e Tiranës shpërndau sot bursat për 2.228 nxënësit më të mirë e të gjitha shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës për vitin shkollor 2015-2016. I pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së bursave, ku morën pjesë prindër, mësues dhe përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe finalizim i një prej nismave të para të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për të promovuar dhe mbështetur ata që do të jenë nesër drejtuesit e vërtetë të kryeqytetit.

“Duke investuar tek ata që janë me të gjitha 10-a në mësime, besoj se mund të bëjmë shumë më shumë gjëra për qytetin, se sa kur nuk i inkurajojmë ata. Kjo është arsyeja pse kemi marrë vendime si rikthimi i bursës së ekselencës, jo për të kënaqim ata që shpifin dhe bërtasin, por për të investuar për gjeneratën tjetër. Ka shumë njerëz që thonë: “Ç’ke që merresh me këto punë me fëmijët sepse ata nuk votojnë!”. Por, besoj se kemi ardhur këtu sot jo për të bërë llogaritë e zgjedhjeve të radhës, por llogaritë për gjeneratën tjetër, që është gjenerata juaj”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se duke mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, mbështetet edhe e ardhmja e sigurtë e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm. “Në fillim, shumë nga kolegët më thoshin se Tiranën e kemi gjetur me shumë probleme, prandaj nuk mund të japim para për nxënësit që dalin me 10-a sepse kemi shumë asfalt për të bërë, pemë për të mbjellë, puseta për të vënë kapakë, trotuare për të ndërtuar, shkolla për të vënë kaldajat. Megjithatë, si një familje që pavarësisht se çfarë vështirësish ka, asnjëherë nuk harron të investojë tek arsimi i fëmijëve të vet, besoj se edhe Bashkia jonë është si një familje e mirë. Ndaj, bëmë gjënë e duhur duke investuar për të shpërblyer ata që janë me të gjitha 10-a në Tiranë”, tha kryebashkiaku.

Ai shprehu mirënjohje në mënyrë të veçantë për gjithë mësuesit e Tiranës, të cilët falë mundit dhe pasionit të tyre edukojnë brezin e ri. “Një falenderim të veçantë për ato zonja dhe zotërinj që çohen çdo mëngjes, përgatitin mësimin, vijnë dhe pavarësisht çfarë hallesh kanë në shtëpitë e tyre, në orën 8 të mëngjesit janë aty që t’u ofrojnë dashuri, dije, për nxënësit. I falenderoj me gjithë zemër ata që shërbejnë në qytetin tonë dhe besoj se pas kryetarit të Bashkisë, puna më vendimtare për mbarëvajtjen e një qyteti është puna e një mësuesi. Vetëm me një klasë të mirë mund të projektohet një qytet i mirë, vetëm një mësues me pasion mund të projektojë një qytetar me pasion dhe vetëm mësuesit e Tiranës mund të projektojnë Tiranën e nesërme”, u shpreh Veliaj.

Veliaj shtoi se falë investimeve të Bashkisë së Tiranës po ndërtohet qyteti që do i shërbejë gjeneratës tjetër. Ndaj, ai kërkoi ndihmën e të rinjve për të mbështetur dhe për t’u bërë pjesë e çdo nisme të Bashkisë së Tiranës që e bënë qytetin më të mirë. “Unë dua që secili prej jush të kuptojë që ky qytet nuk është i imi, ky qytet nuk është i bashkisë, as i gjeneratës që shkoi, ky qytet është në duart tuaja sepse ky qytet është qyteti juaj! Duke qenë se është qyteti juaj dua që secili prej jush të na ndihmojë për shumë gjëra të rëndësishme në qytet. Është shumë e rëndësishme që të kemi një qytet të pastër, ndaj dua të falenderoj të gjithë ata vullnetarë nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme që na kanë ndihmuar me procesin e pastrimit të qytetit, që kanë qenë vullnetarë dhe na kanë ndihmuar se si ndahen plehrat, se si sot kemi qytetin më të pastër në Republikën e Shqipërisë”, shtoi kryetari i bashkisë.

Duke e cilësuar si shumë të rëndësishme që kryeqyteti të jetë i hapur ndaj të tjerëve, Veliaj theksoi se Tirana është qyteti i mundësive për çdo djalë e çdo vajzë. Kryetari i Bashkisë u bëri apel të rinjve që të luftojnë fenomenet negative të shoqërisë, sikurse është diskriminimi i të tjerëve. Ai theksoi se Tirana është një qytet i gatshëm për të mikpritur këdo dhe për të respektuar të drejtat e secilit. “Është shumë e rëndësishme që Tirana të mbetet një qytet i hapur, që në Tiranë mos ta diskriminojmë dikë pse ngjyrën e lëkurës e ka më të errët se tonën. Është shumë e rëndësishme që t’i trajtojmë të gjithë njerëzit me respekt, pavarësisht nga cili qytet i Shqipërisë kanë ardhur”, përfundoi fjalën e tij Veliaj.

 

LëvizAlbania nxit studentët të jenë aktivë në demokraci

$
0
0

uet2Përfaqësues të projektit LëvizAlbania dhe UET-Enterprise organizuan sot leksionin e hapur me temë: “Roli i shoqërisë civile dhe individëve në forcimin e demokracisë vendore”

Matësi i funksionimit të demokracisë është shoqëria civile, kryesisht aktivizimi publik i të rinjve.

Për të nxitur të rinjtë që të jenë më aktivë në kërkimin e llogarisë ndaj qeverisjes përfaqësues të projektit LëvizAlbania zhvilluan sot takim me studentët e Universitetit Europian të Tiranes.

Drejtues të projektit LëvizAlbania, ekspertë të konsorciumit që zbaton projektin dhe përfaqësues të Ambasadës Zvicerane diskutuan mbi rolin e brezit të ri në një shoqëri civile konstruktive dhe vizionare.

Valbona Kuko, Drejtore Ekzekutive e LëvizAlbania, ftoi të rinjtë që të aplikojnë për grante pranë këtij projekti, si individë ose me grupim, me idetë e tyre që ndihmojnë në trasparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes vendore apo ngrenë çështje dhe probleme që shqetësojnë komunitetin ku ata janë pjesë.

“Ky projekt ka plot mundësi për të përfshirë të rinjtë, që të sjellin ndryshimin në shoqëri”, tha ajo.

Përfaqësuesja e Ambasadës Zvicerane, Deborah Kern, tha se është i rëndësishëm angazhimi civil dhe qytetar si forma e duhur për rritjen e llogaridhënies të të zgjedhurve në qeverisje. “Qytetarët nuk duhet të rrinë në kafe dhe të ankohen për pushtetin sepse kjo vetëm sa i shkon për shtat qeverisjes, por hapi i parë më i rëndësishëm që duhet të bëjnë është kërkesa e llogaridhënies nga pushteti. Qytetarët duhet të jenë aktivë dhe të përfshihen në vendimet e qeverisjes vendore”, u shpreh ajo. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e përfaqësuar nga Ambasada e Zvicrës, është donatorja kryesore e këtij projekti që synon forcimin e qeverisjes vendore, demokratizimin dhe decentralizimin në Shqipëri.

Drejtoresha e UET-Enterprise, Ornela Çuçi, e cilësoi me rëndësi të madhe bashkëpunimin mes akademisë, shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale.

Ajo bëri me dije se studentët dhe pedagogët që duan të aktivizohen në këtë projekt kanë gjithë asistencën teknike të nevojshme nga ekspertët e UET-Enterprise dhe Qendrës UET për t’i sjellë idetë e tyre në formë projekti dinjitoz që më pas t’i shërbejnë komunitetit dhe transparencës së qeverisjes lokale në vend.

Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i “Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, partner i këtij projekti, u kërkoi të rinjve që të guxojnë në idetë e tyre dhe të jenë më kërkues ndaj pushtetit, sidomos me çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre.

Mënyrën se si zbatohen idetë në nisma konkrete në komunitet e shpjegoi Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv i “Co-PLAN”.

“LëvizAlbania” është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë.

‘Shqipëria, e jashtëzakonshme për hebrenjtë gjatë Holokaustit’

$
0
0
_B1_6332Në kuadër të ditës botërore të përkujtimit të Holokaustit profesori dhe filozofi amerikan me origjinë hebreje Steven T. Katz mbajti një leksion të hapur në Universitetin Europian të Tiranës. Tema e leksionit fokusohej tek rezistenca që bënë hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ai shpjegoi se populli hebre ishte shumë i dëmtuar dhe i torturuar, prandaj nuk mund të bëntë asnjë lloj tjetër rezistence përveç asaj spirituale. I quajti të jashtëzakonshëm për rezistncën e tyre spiritual, por dhe atë fizike ndonjëherë me të cilën u përballën në shumë nga kampet ku ata ishin.
Rektori i Univesitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, i cili ka shërbyer si ambasador në Izrael, në fjalën e tij vlerësoi praninë e profesorit të njohur dhe foli për lidhjen e shqiptarëve me popullin Hebre. “Ndoshta nuk ka asgjë më frustruese sesa të harrohesh. Mund t’ju siguroj se Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë, nuk i kanë harruar hebrenjtë si dhe viktimat e holokaustit,” u shpreh ai.  Zoti Gjuraj shpjegoi dhe rolin e Shqipërisë gjatë Holokaustit. “Pavarësisht se Shqipëria ishte e zaptuar nga Italia dhe Gjermania bëri të pamundurën për t’i ndihmuar hebrenjtë”- theksoi Gjuraj. Ai theksoi faktin që hebrenjtë u shpëtuan nga muslimanët, pasi ishin ata të cilët i strehuan në shtëpitë e tyre.
Profesor Katz pranoi rolin e shqiptarëve në këtë periudhë, por tha se pak njihet kjo në Izraelin e sotëm.
“Jam i sigurt se nëse pyesni 6 milionë hebrenjtë për Shqipërinë  5 milionë e 999 mijë nuk do të dinë asgjë për atë. 10.000 të tjerët do të thonë që ju jeni të jashtëzakonshëm. Kur tregohet  historia nuk ka kurrë kritika apo dyshime se ju e bëtë  për interesa politike sepse nuk është e vërtetë. Në eksperiencën time kur historia e Shqipërisë del në një bisedim apo ju mëson studentëve për historinë e luftës ka një admirim universal për sjelljen e Shqipërisë. Problemi është se Shqipëria nuk njihet. Duhet të punohet më shumë për këtë. Një nga mënyrat është të bërit aktivitete për Holokaustin ashtu si dhe në Amerikë. Në shumë vende është thjesht një gjurmë që nuk njihet”- tha Katz.

Rezistenca hebreje gjatë Holokaustit

$
0
0

16300199_1590206837662813_7282760729304808856_oNga Steven T. Katz

Në leksionin e sotëm zgjodha të diskutoj për një pyetje që shumë prej jush mund t’ia bëjnë dhe vetes se pse hebrenjtë nuk bënë rzistencë në një mënyrë më të egër?

Në fillimet e tyre hebrenjtë ishin  shumë aktivë përsa i përket rezistencës. Shenja e parë e rezistencës është emigrimi nga gjermania. Ishin 4500 emigrantë në gjermani dhe më pas me aneksimin e austrisë  u bënë 7100 hebrenj në 1939 .

4000 hebrenj arritën të largoheshin nga Gjermania për në Austri, një numër sinifikativ sidomos në kohën kur pjesa më e madhe e botës po bllokonte hyrjen e hebrenjve në shtetet e tyre.

Pyetja e dytë që dua të flas është; Si matet rezistenca? Vetëm nga suksesi apo nga përpjekjet dhe veprimet?

Natyra e rezistencës së hebrenjve ndryshon në varësi të shteteve. Ishte shumë më e veshtirë organizimi i hebrenjve në Poloni se sa në Finlandë. E kështu me rradhë.

Është dhe çështja e kohës sepse zakonisht do shumë kohë që një lëvizje e rëndësishme rezistence të dalë në pah.

Nocioni i një rezistence të organizuar ishte shumë i vështirë. Rezistenca përmban dhe aktivitete jo legale si mashtrimet, vrasje dhe kjo është një gjë e vështirë për t’u vazhduar.

Nëse diçka e ngjashme ju ndodh juve, mund fare mirë të arratiseni. Jeni të rinj, të bukur, shumica studentë dhe të pamartuar.  Por hebrenjtë janë ndryshe, kanë rregulla të tjera. Kishte shumë fëmijë, mbi ¼ e popullsisë ishin fëmijë. Dhe një nga rregullat strikte në traditën e hebrenjve janë martesat që në moshë të re. Ata nuk mund të arratiseshin sepse çfarë lloj heronjsh do të ishin nëse linin pas gratë dhe fëmijët e tyre, apo të braktisnin prindërit dhe gjyshërit.

Kishte shumë vështirësi dhe sepse para se të vepronin hebrenjtë duhet të merrnin parasysh reagimin që mund të vinte nga pala gjermane. Kjo është një situatë që ndodh shpesh nëpër  geto.

Kishte shumë geto ku të rinjtë dëshironin që të bënin rezistencë, por kryetarët e getos i thonin se mund nuk mund t’i lejonin për t’u larguar pasi të nesërmen me shumë mundësi do të shkatërrohet getoja dhe prindërit e tyre nuk do të jetojnin më. Prandaj dhe të rinjtë nuk mund të largoheshin.

Deri më 1942 gjermanët nuk kishin vrarë njeri, por i kishin ngujuar nëpër geto dhe hebrenjtë e kishin fjetur mendjen se do t’ju shërbenin gjermanëve dhe kështu do të shpëtonin. Sepse askush nuk i vret skllevërit  që ju nevojiten. Pasi ata kishin nevojë për forca punëtore në fabrikat e tyre. Ishte e pabesueshme kur kjo gjë ndodhi.

Askush nuk po i  mbështeste hebrenjtë dhe po kalonin në shumë vështirësi.Po ashtu dhe kishat nuk po i  mbështesnin.

Ju i thoni popollsisë pse nuk bëni rezistencë?

Por të gjithë po vdisnin urie. Supozohej që ushqimi do të ishte i njëjtë dhe në sasi si të burgosurit në Gjermani por kjo nuk ndodhi. Ushqimi u zhduk.

U shfaqën shumë epidemi nëpër geto, por nuk kishte ilaçe për t’i kuruar. Të gjithë ishin ftohur sepse kur u krijuan getot gjermanët nuk lejuan që ata të kishin karburant apo drru për tu ngrohur.

Kushtet ishin shumë të pamundura.

Pra kur flasim për rezistencë, po flasim për rezistencën e një popullsie, e cila mezi ngrihet në mëngjes, është tërësisht e sëmure dhe jeton vazhdimisht me frikën se mund të persekutohet, të punojë deri në vdekje.

Lidershipi hebre bëri një gabim fondamental ata kishin studiuar historinë dhe e dinin që pronarët nuk i vrisnin skllevërit e tyre. Ata adoptuan atë strategji dhe menduan se nëse do mbesin sllevër do të mbijetonin. Po kjo çoi në disa zgjedhje të vështira ku ata deklaruan së do të hiqnin dorë nga njerëzit të cilët nuk mund të punonin si fëmijët,të moshuarit, të sëmurët dhe ata që nuk mundeshin duke menduar se do të shpëtojnë kështu gjeneratën e re dhe të shëndetshme në mënyrë që të mos shuheshin të gjithë hebrenjtë, por ata e kishin gabim.

Megjithëse u përdor puna e hebrenjve kjo nuk ishte një nga gjërat kryesore. 4700 hebrenj erdhën nga budapesti të uritur dhe 4000 u vranë menjëherë. Nuk kishte interes në punën e tyre edhe pse fabrikat gjermane po luteshim për krahë punëtore. Hitleri dontë që hebrenjtë  të zhdukeshin.

Duhet të kuptoni se çfarë do të thotë Rezistencë në rastin e hebrenjve. Nëse flasim për rezistencën franceze, gjermane apo ndonjë tjetër po flasim për një parapërgatitje fizike ushtarake kundër pushtimit.

Hebrenjtë po luftonin për diçka tjetër. Puna me ta ishte komplet ndryshe. Hitleri nuk donte vetëm ti shkatërronte ata por donte t’ju tregonte se nuk ishin humanë. Donte ti dehumanizonte ata t’ju tregonte se ishin viruse apo mikorobe, nuk ishin pjesë e familjes normale njerëzore. Se rregullat normale të moralit apo detyrimeve nuk iu përkasin atyre. Kështu që sjellja qe u bë nëpër geto apo kampet e vdekjes është tërësisht mizore për humanizmin.

Principi kryesor ishte fakti që hebrenjtë nuk janë njerëz. Dhe Hitleri donte të  krijonte  rrethanat që ta tregonin faktin që ata nuk ishin njerëz.

Në këtë rast mbizotëroi presioni. E para është degradimi moral dhe kulturor. E dyta është një kombinimi i mënyrave për ti eleminuar ata të gjithë bashkë.Pra hebrenjtë duhet ti rezistonin dehumanizimit dhe zhdukjes.

Si i mbijetuan dehumanizmit?

Hebrenjtë në të gjitha getot rezistuan në mënyrë spirituale. Kjo lloj rezistence mbase nuk ka kuptim për disa, por në rastin e hebrenjve është shumë e rëndësishme. Ata thonë se jeni jo human prandaj ti këmbëngul se ke akoma shërbimet e fesë tënde. Ju akoma edukoni fëmijët edhe pse nuk është e lejuar sepse edukimi nuk është diçka që e bëjnë jo humanët. Ju mbani koncerte dhe profesorët japin leksione dhe të gjitha këto tregojnë se hebrenjtë janë njerëz dhe vazhdojnë të përkujdesen për njëri-tjetrin. Ata organizojnë nëpër geto bamirësi, krijojnë librari të fshehta me shumë libra. Kjo është rezistenca spirituale. Hebrenjtë investuan shumë në këtë lloj sjelljeje. Ata krijuan një shkollë të fshehtë mjekësore dhe u mësonin shumë gjëra fëmijëve.

Kur thoni se hebrenjtë nuk bënë rezistencë, duhet t’i merni parasysh këto shembuj dhe t’i merrni shumë seriozisht.

Gjëja tjetër që bënë dhe nëse nuk bënë gjë tjetër më duhet të them se do të kishte qenë e mjaftueshme nëse do të ngriheshin kundër gjermaneve, kur je i uritur, i sëmurë, pa frikë, kur shkon në  leksion apo koncert, krijon një shkollë mjekësore, mëson fëmijët kur e di që mund të vritesh për ata, kjo është diçka e jashtëzakonshme.

Kjo rezistencë spirituale vinte dhe nga fakti që hebrenjtë nuk kishin armë, dhe as ushtri. Nëse marrim parasysh rezistencën spirituale mund të them që është e jashtëzakonshme. Por akoma më i jashtëzakonshëm është fakti që nëpër geto dhe shumë vende të tjera pati rezistencë fizike. Hebrenjtë u përpoqën të bënin rëzistencë ushtarake kundër vrasësve të tyre.

Në 12.000 geto tek të paktën 61 kishtë një rezistencë të lartë fizike. Janë të shumta rezistencat fizike në kampet e vdekjes. Janë bërë tortura nga më të frikshmet.

Keni një popullsi të uritur, të dëmtuar dhe torturuar por akoma kërkoni nga ata që të bëjnë rëzistencë. Është e jashtëzakonshme që të kesh rezistencë në kampet e vdekjes.

Ne festojmë datën 27 janar si ditën e holokaustit sepse kjo ishte data kur ushtria ruse e liroi kampin e Ashvicit. U deshën 4 muaj që të ndodhte kjo gjë./Mapo.al/

(Pjesë nga leksioni i hapur i mbajtur në UET nga profesori dhe filozofi amerikan me origjinë hebreje, Steven T. Katz)

 

 

 

 

‘Creative Mornings’ në UET/ Misteri, tema e janarit për 160 qytete të botës

$
0
0

Misteri është tema e janarit për 160 qytete të botës, që organizojnë “Creative Mornings”.

Për këtë temë u organizua sot në Universitetin Europian të Tiranës “CreativeMornings”, një leksion i hapur me pedagogun dhe artistin e njohur Prof. Shpend Bengu, me studentë të degës së Designit dhe Komunikimit.

Aktiviteti u organizua në Laboratorin e Grafikës Artistike dhe Multimedias pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Konferenca e Universiteteve të Pavarura, Harito: Këtu ngjizen politikat

$
0
0

konferenca haritoU mbajt sot në UET konferenca shkencore: “Ekonomia e dijes & tregu i Arsimit të Lartë në Shqipëri”

Universitetet e Pavarura organizuar sot konferencën e dytë shkencore me temë: “Ekonomia e dijes & tregu i Arsimit të Lartë në Shqipëri” në auditorin Aula Magna të Universitetit Europian të Tiranës.

Rektorët e universiteteve dhe profesorët që lektuan në këtë konferencë debatuan për një nga temat më të nxehta që lidhen me arsimin e lartë, “tregun e arsimit të lartë”, kur në vendin tonë arsimi i lartë privat zë një përqindje shumë të vogël në një sistem shtetëror gati monopol.

Konferencën e përshëndeti ministrja e Inovacionit, Milena Harito, e cila vlerësoi këtë debat dhe theksoi se universitetet shqiptare duhet t’i përshtaten kohës dhe të ecin me hapin e kohës në një botë ku zhvillimi është i vazhdueshëm dhe i shpejtë.

“Ky lloj forumi është vendi ku duhet të ngjizen politikat e nesërme, dhe kur them të nesërme, janë ato që duhet të ndodhin në dy-tre vitet e ardhshme, në mënyrë që të mos humbim trenin e radhës. Shqipëria, për arsye të ndryshme historike, sociale ka humbur shumë trena zhvillimi dhe është momenti, sot ose kurrë, që të ecim shumë shpejt dhe të kapërcejmë disa vonesa që kemi pasur me vite”, u shpreh Harito.

Ajo theksoi se në epokën e teknologjisë që po jetojmë, universitetet të parët kanë detyrimin që të ecin me këtë hap dhe t’i përgjigjen zhvillimeve që ndodhin në këtë drejtim.

Prof.Dr.Tonin Gjuraj, rektori i UET-it, që ishte dhe mikpritësi i kësaj konference, e vuri theksin tek roli i dijes dhe i arsimit në zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi.

Më tej ai theksoi se performanca e arsimit rritet nëpërmjet konkurrencës.

“Eshtë demostruar gjerësisht se edhe thjesht të kopjosh nga vendet e përparuara, nuk funksionon në çdo kohë dhe në çdo kontekst lokal. Së dyti, siç thotë me të drejtë profesor Pritchett, të shtosh më shumë fonde në një sistem që ka shumë të çara, është si të frysh gomën e shpuar të një biciklete. Sado fonde të shtohen në një sistem jo të mirëmenduar, nuk mund të arrijmë objektivat që janë shoqërisht të dëshirueshme. Por, një konsensus i plotë ekziston midis të gjithë studiuesve: sistemet më performuese janë sistemet e edukimit që nxisin konkurrencën në tregun e edukimit. Matja e performancës së punës dhe financimi përkundrejt rezultateve të arritura në përmbushjen e indikatorëve të matjes së performancës, duhet të jenë objektiva themelore të politikbërjes”.

Gjuraj vlerësoi se ligji i ri i arsimit të lartë është një hap pozitiv në reformimin e sistemit, por shtoi ai: “ka akoma dhe shumë hapësira për më shumë dinamikë dhe fleksibilitet, për më shumë liri dhe konkurrencë në sistem, për mbikëqyrje të sistemit bazuar në indikatorë performance dhe jo në inpute në sistem, për një sistem që rrit vetëveprimin dhe shpejtësinë e reflektimit të dinamikave të tregut të punës dhe progresit teknologjik në kurrikulën akademike, etj”.

Rektori i Universitetit Luarasi, Arben Malaj, preku problematikat me të cilat përballet arsimi i lartë në Shqipëri dhe theksoi se duhet të krijohet një bashkëpunim me diasporën akademike jashtë vendit.

“Duhet të kemi depolitizim maksimal nëse duam të kemi rezultate të qëndrueshme. Më konkretisht në impaktin e konkurrencës globale për talente, ku talentet kanë impaktet në ekonomi, në vendin tonë kjo është bërë relativisht e vogël. Më shqetësuese është mobiliteti social. Në gjithë teoritë e rritjes ekonomike kapitali social është pikë kyçe për rritjen ekonomike. Ky mobilitet është i ulët dhe për shkak të kulturës tonë. Ne si ekonomi duhet të themi se politikat nuk duhet të jenë vetëm për importe, për monedha, por edhe për talente. I gjithë shqetësimi është si rritet oferta akademike e Shqipërisç. E para, na duhet një status më i plotë, me burokraci më të vogël, të rrisim ofertën akademike duke bashkëpunuar me shkencëtarë shqiptarë të cilët gjenden jashtë vendit”, tha ndër të tjera ai.

Gjatë konferencës folën përfaqësuesit e universiteteve të tjera pjesëmarrëse si: Polis, Beder, Nju Jork, Albanian University, TBU, etj.


Roli i edukimit në shoqëri dhe në jetën e individit

$
0
0

tonini1Nga Prof. Dr. Tonin Gjuraj*

Profesor Deaton, nobelisti i ekonomisë i vitit 2016 botoi një libër me titull The Great Escape, ku e nis me historinë e jetës së tij – se si i ati i tij u largua nga një fshat i largët malor i Skocisë për tu vendosur pranë një qendre industriale, dhe prej nga ku profesor Deaton përfitoi të studjonte në një shkollë shumë të mirë e prej nga ku do ti mundësohej të ndiqte dhe studimet në një universitet shumë prestigjioz. Ishte largimi nga zona e izoluar dhe me pak mundësi ajo që do ti jepte shancin të ndryshonte rrënjësisht jetën e tij, nga një familje me pak të ardhura dhe ndoshta në kufijtë e varfërisë, në një status të ri ekonomik dhe social. Mendoj se tek historia e profesor Deaton secili nga ne në këtë sallë gjen në një mënyrë a një tjetër dhe vetveten: mundësia që na është dhënë të marrim një edukim cilësor na ka krijuar mundësitë që të ndryshojmë jo vetëm jetën tonë, por me punën që ne kryejmë të ndihmojmë të transfromojmë edhe jetën e mijëra e mijëra studentëve që ndodhen në bankat e shkollave tona. Një nga leksionet e padiskutueshme të historisë është se shkollimi ka qenë rruga ndoshta e vetme që ka ndihmuar individët dhe kombet të shkëputen nga prapambetja ekonomike dhe sociale dhe ti bashkohen shtresave shoqërore me të ardhura të mesme dhe të larta dhe kombeve të përparuara.

Sigurisht që ekonomistët kanë ndërtuar teori të mirëfillta ku integrojnë rolin e dijes në rritjen ekonomike dhe progresin e shoqërisë dhe mendoj se ata duhet të vazhdojnë të kontribuojnë edhe më shumë me studimet empirike edhe në kontekstin e rolit të edukimit të vendin tonë. Rritja e mundësive për punësim, për përmirësim të të ardhurave, për status shoqëror, etj., janë pazgjidhshmërisht të lidhura me cilësinë e edukimit të brezit të ri.

Në këtë sfidë të madhe që ka shoqëria jonë e sotme në fushën e edukimit, një temë madhore e debatit ka qenë dhe mbetet gjetja e formave novatore të organizimit të shërbimit të edukimit. Përtej problemeve që diskutojmë përditë dhë që lidhen me financimin e edukimit, qasja politike duhet të trajtojë problemin si një problem sistemik. Sistemi tradicional mbart dështime të forta institucionale, të cilat duhen marrë në konsideratë dhe mbi të cilat duhet reflektuar në mënyrë që të gjejmë zgjidhje që të funksionojnë në kontekstin tonë lokal. Eshtë demostruar gjerësisht se edhe thjesht të kopjosh nga vendet e përparuara, nuk funksionon në cdo kohë dhe në çdo kontekst lokal. Së dyti, siç thotë me të drejtë profesor Pritchett, të shtosh më shumë fonde në një sistem që ka shumë të çara, është si të frysh gomën e shpuar të një biciklete. Sado fonde të shtohen në një sistem jo të mirëmenduar, nuk mund të arrijmë objektivat që janë shoqërisht të dëshirueshme. Por, një konsensus i plotë ekziston midis të gjithë studjuesve: sistemet më performuese janë sistemet e edukimit që nxisin konkurrencën në tregun e edukimit. Matja e performancës së punës dhe financimi përkundrejt rezultateve të arritura në përmbushjen e indikatorëve të matjes së performancës, duhet të jenë objektiva themelore të politikbërjes. Ligji i ri i arsimit të lartë është një hap pozitiv në reformimin e sistemit, por ka akoma dhe shumë hapsira për më shumë dinamikë dhe fleksibilitet, për më shumë liri dhe konkurrencë në sistem, për mbikëqyrje të sistemit bazuar në indikatorë performance dhe jo në inpute në sistem, për një sistem që rrit vetvetprimin dhe shpejtësinë e reflektimit të dinamikave të tregut të punës dhe progresit teknologjik në kurrikulën akademike, etj.

Së fundmi, bota sot ka hyrë në atë që është njohur si revolucioni i katërt industrial, ku i vetmi kufizim i teknologjive të disponueshme janë imagjinata jonë. Studentët që ne përgatisim sot do të jenë pjesë e tregut të punës deri në vitin 2068-2070! Me shpejtësinë që ka progresi teknologjik, deri në vitin 2070 as mendja më e sofistikuar njerëzore nuk mund ta përfytyroj dot nivelin e dijeve që do ju nevoiten studentëve. Por, nëse nuk do të jemi në gjendje ti japim vendit një sistem fleksibël dhe të adoptueshëm në kontekstin e shpejtësisë së ndryshimit, vendi do të mbetej akoma më mbrapa në procesin e zhvillimit, duke thelluar hendekun me vendet e përparuara. 

*Rektori UET-it, fjala e mbajtur në Konferencën e Dytë Shkencore të Forumit Të Pavarur të Rektorëve

Motër e vëlla, ortakë në biznes

$
0
0

uetStudentët e UET-it, Valbona Begolli Rusi dhe Rigers Rusi. Si e ngritëm biznesin tonë gjatë kohës që studionim

Janë rritur bashkë, kanë bërë shkollën bashkë në degën Administrim Biznes dhe tani drejtojnë dhe një biznes bashkë. Ata janë motër e vëlla, Valbona Begolli Rusi dhe Rigers Rusi, të cilët dinë të komunikojnë dhe si partnerë në një sipërmarrje që po rritet çdo ditë. Janë kthyer nga Greqia, ku kanë jetuar për shumë vite. Gjëja e parë që bënë në Tiranë ishte vazhdimi i studimeve master. Të dy kanë mbaruar master në Administrim Biznes në Universitetin Europian të Tiranës, një degë e cila përputhej me dëshirën e tyre për të krijuar një biznes. Por gjatë leksioneve iu lindi ideja e guximshme për të krijuar biznesin e tyre, një kompani pastrimi, që sot është e suksesshme me kontrata pune me disa kompani të mëdha, ndër to dhe universiteti ku studiuan. “Besoja se shkolla do të më jepte instrumentet që ky aktivitet të ishte i suksesshëm” -thotë Rigersi për MAPO-n.

Kur lindi ideja e krijimit të një biznesi? Sa ndikoi shkolla te nisma që morët?

Ideja ka ardhur si një progresion edhe i eksperiencave tona profesionale, pasi të dy ne kemi jetuar për një kohë shumë të gjatë në Greqi dhe pas një eksperience disavjeçare në një kompani pastrimi na lindi ideja e hapjes së një biznesi të tillë dhe në Shqipëri. Sigurisht që arsimimi është një kapital i cili shërben si katalizator për nxitjen dhe shtyrjen në sipërmarrjen ekonomike, kjo është arsyeja e përfundimit të studimeve të larta për Administrim Biznes. Kompania Albpastrim është një ndër kompanitë më të njohura në Shqipëri për sa i përket pastrimit. Ne jemi në të gjithë Shqipërinë me shërbimet dhe produktet tona. Së fundmi ne kemi hapur Akademinë e pastrimit, e cila ofron te bizneset Konsulencë, Trajnime & Kurse profesionale. Kemi ekskluzivitetin e markave më të njohura në Gjermani: Vileda Profesional & Dr Schnell për sa iu përket materialeve & produkteve të pastrimit. Dhe për sa i përket materialeve të konsumit kemi ekskluzivitetin e Mars Tissue.

Si është të jeni ortakë në biznes me motrën? Po për atë si është?

Ka anët e saj pozitive tek e cila do të nënvizoja besueshmërinë, e cila është një vlerë absolute dhe e padiskutueshme. Sigurisht në fillimet e aktivitetit ndarja e një marrëdhënieje familjare dhe ritmet e administrimit të një kompanie mund të krijojnë vështirësi, të cilat janë lehtësisht të superueshme nëse bëhet një ndarje e qartë e detyrave dhe përgjegjësive të secilit, duke përfshirë edhe flukse të qarta.

Sipas jush çfarë ka më shumë peshë në hapjen e një sipërmarrjeje; guximi, dijet e duhura apo paratë?

Të tria janë kapitale të qenësishme për një aktivitet ekonomik, por nëse do më duhej të ponderoja do të nënvizoja guximin sigurisht, të ndërtuar me ide të qarta dhe një plan biznesi të cilit rrjedhimisht i nevojiten edhe instrumentet financiare.

Universitetet e Pavarura: Koha për tregun e arsimit të lartë

$
0
0

foto coverKonferenca e dytë shkencore e Forumit të Pavarur të Rektorëve u mbajt të shtunën në Universitetin Europian të Tiranës me temë: “Ekonomia e dijes dhe tregu i Arsimit të Lartë në Shqipëri”. Ministrja Harito: Arsimi, vendi ku ngjizen politikat e zhvillimit. Gjuraj: Sistemet më performuese janë sistemet e edukimit që nxisin konkurrencën në tregun e edukimit. Malaj: Të ndërtojmë mekanizma për lidhje me diasporën akademike. Marenglen Spiro: Koha e shkumësit ka marrë fund. Adrian Civici: Duhet stimuluar funksionimi i tregut të Arsimit të Lartë.

Koha e shkumësit ka marrë fund. Profesorët e universiteteve sot kanë një sfidë të vështirë përpara; si të përgatisin të rinj të aftë që t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik në hapin e epokës teknologjike ku po jetojmë. Dija është një produkt tregu dhe si i tillë duhet të liberalizohet për të arritur zhvillimin.

Këto teza u hodhën të shtunën në një konferencë shkencore ku debatuan profesorë të shquar të universiteteve shqiptare.

Konferenca shkencore me temë: “Ekonomia e dijes dhe tregu i Arsimit të Lartë në Shqipëri” është e dyta konferencë e realizuar nga Forumi i Pavarur i Rektorëve nga sektori privat i arsimit të lartë në vend.

Rektorët e universiteteve dhe profesorët që lektuan në këtë konferencë debatuan për një nga temat më të nxehta që lidhen me arsimin e lartë, “tregun e arsimit të lartë” kur në vendin tonë arsimi i lartë privat zë një përqindje shumë të vogël në një sistem shtetëror gati monopol.

haritoHarito: Arsimi, vendi ku ngjizen politikat e zhvillimit

Konferencën e përshëndeti ministrja e Inovacionit Milena Harito, e cila vlerësoi këtë debat dhe theksoi se universitetet shqiptare duhet t’i përshtaten kohës dhe të ecin me hapin e kohës në një botë ku zhvillimi është i vazhdueshëm dhe i shpejtë.

“Ky lloj forumi është vendi ku duhet të ngjizen politikat e nesërme dhe kur them të nesërme janë ato që duhet të ndodhin në dy-tri vitet e ardhshme, në mënyrë që të mos humbim trenin e radhës. Shqipëria për arsye të ndryshme historike, sociale ka humbur shumë trena zhvillimi dhe është momenti, sot ose kurrë, që të ecim shumë shpejt dhe të kapërcejmë disa vonesa që kemi patur me vite” – u shpreh Harito.

Ajo theksoi se në epokën e teknologjisë që po jetojmë, universitetet të parët kanë detyrimin që të ecin me këtë hap dhe t’iu përgjigjen zhvillimeve që ndodhin në këtë drejtim.

gjurajGjuraj: Sistemet më performuese janë sistemet e edukimit që nxisin konkurrencën në tregun e edukimit

Prof. dr. Tonin Gjuraj, rektori i UET-it që ishte dhe mikpritësi i kësaj konference, e vuri theksin te roli i dijes dhe i arsimit në zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi. Më tej ai theksoi se performanca e arsimit rritet nëpërmjet konkurrencës.

“Është demonstruar gjerësisht se edhe thjesht të kopjosh nga vendet e përparuara, nuk funksionon në çdo kohë dhe në çdo kontekst lokal. Së dyti, siç thotë me të drejtë profesor Pritchett, të shtosh më shumë fonde në një sistem që ka shumë të çara, është si të frysh gomën e shpuar të një biçiklete. Sado fonde të shtohen në një sistem jo të mirëmenduar, nuk mund të arrijmë objektivat që janë shoqërisht të dëshirueshëm. Por, një konsensus i plotë ekziston midis të gjithë studiuesve: sistemet më performuese janë sistemet e edukimit që nxisin konkurrencën në tregun e edukimit. Matja e performancës së punës dhe financimi përkundrejt rezultateve të arritura në përmbushjen e indikatorëve të matjes së performancës, duhet të jenë objektiva themelorë të politikëbërjes”.

Gjuraj vlerësoi se ligji i ri i arsimit të lartë është një hap pozitiv në reformimin e sistemit, por, shtoi ai –“ka akoma dhe shumë hapësira për më shumë dinamikë dhe fleksibilitet, për më shumë liri dhe konkurrencë në sistem, për mbikëqyrje të sistemit bazuar në indikatorë performance dhe jo në inpute në sistem, për një sistem që rrit vetëveprimin dhe shpejtësinë e reflektimit të dinamikave të tregut të punës dhe progresit teknologjik në kurrikulën akademike etj”. 

adrian civiciAdrian Civici: Duhet stimuluar funksionimi i tregut të Arsimit të Lartë 

Dija, nuk mund të jetë monopol shtetëror pasi ndikimi i këtij produkti në zhvillimin ekonomik është minimal. Për ta bërë sa më cilësor atë duhet liberalizuar tregu i arsimit të lartë. Me këtë tezë Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici, diskutoi në Konferencën Shkencore të Universiteteve të Pavarura, ku flitej për ekonominë e dijes.

“Do doja që të ndaja me ju nevojën që kemi të gjithë për të qartësuar një koncept, atë të tregut të arsimit të lartë. Akoma nuk bëjmë dallimin që duhet midis pazarit në arsimin e lartë dhe tregun e arsimit të lartë. Cilat janë konceptet dhe debatet që e bëjnë të funksionojë tregu i arsimit të lartë? Ç’do të thotë ekonomi dije? Do të thotë malli dhe produkti më i shtrenjtë është bërë dija. Këtu përmendëm që mirëqenien e vendeve e kanë krijuar edhe skllevërit edhe perandoritë dhe shumë elemente të tjera. Sot më i shtrenjtë në konkurrencën ndërkombëtare është produkti i dijes. Pyetjes së Adam Smith “si pasurohen kombet” gati çdo shekull i jepet nga një përgjigje e ndryshme. Sot eksperienca po tregon që ato vende që janë më të përgatitura në konkurrencën ndërkombëtare dhe për të qenë të pasura janë ato vende që prodhojnë dije. Po të analizosh politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është thjesht një blerje e lirë e trurit nga vendet e tjera.

Çfarë mekanizmash vë shoqëria ne dispozicion që këtë produkt ta prodhojë me cilësinë më të lartë të mundshme? Nëse ne vazhdojmë me konceptin që ky është një produkt vetëm shtetëror, që do të thotë duhet të financohet vetëm nga struktura shtetërore, natyrisht në gjuhën ekonomike do të thotë që është një lloj monopoli dhe kufizimi në sensin që ti prodhon një produkt që ka cilësi të dobët. Ndikimi i këtij produkti në zhvillimin ekonomik është minimal.

Po të shikojmë në vende të ndryshme diskutimi për tregun e arsimit bëhet se çfarë kapitalesh, çfarë institucionesh marrin përsipër të prodhojnë këtë makineri që prodhon dijen. Duke krahasuar investimet që bëhen, fondet në Europë, po kalon 40% sasia e financimeve nga fonde të ndryshme që marrin përsipër të prodhojnë një produkt dhe t’jua ofrojnë të tjerëve në cilësinë më të lartë siç është një diplomë apo një program që përgatit një njeri që prodhon dijen. Në këtë sens merr kuptim fjala treg i arsimit të lartë, çfarë politikash dhe masash merr një shoqëri e caktuar që të krijojë çdo hapësirë të mundshme financimi, investimi për ta prodhuar këtë produkt në mënyrën më cilësore.

Po t’i referohemi eksperiencës së Izraelit dhe vendeve të zhvilluara shohim që në disa raste ky prodhim mundësohet vetëm nga shteti, por mos harrojmë që nëse ne me shumë vështirësi shkojmë në 3% të prodhimit të arsimit bruto këto vende kanë kohë që kanë kaluar 11-12%. Pra, ose do mobilizojmë maksimumin e investimeve për këtë produkt kaq të rëndësishëm, ose do stimulojmë funksionimin e një tregu të prodhimit të këtij produkti ku të angazhosh gjithë burimet financiare dhe institucionale që ke në dispozicion për prodhimin e këtij produkti. Mesatarisht sot në Shqipëri harxhojmë 600 euro duke futur dhe sektorin privat për një student. Vende si Rumania e ka 3000 euro etj”. 

arben malajArben Malaj: Të ndërtojmë mekanizma për lidhje me diasporën akademike

Rektori i Universitetit Luarasi, Arben Malaj, preku problematikat me të cilat përballet arsimi i lartë në Shqipëri dhe theksoi se duhet të krijohet një bashkëpunim me diasporën akademike jashtë vendit.

Tema që kemi zgjedhur me kolegen ka të bëjë me një element të rëndësishëm që bazohet në një sërë sfidash me të cilat përballet vendi ynë. Fokusi ynë në këtë studim është angazhimi i komuniteteve shqiptare jashtë vendit në rritjen e cilësisë së kapacitetit social në Shqipëri. Studimet përfshijnë impaktin e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit dhe kapaciteti që kanë për të kontribuar në zhvillimin e vendit, që është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Sipas studimeve të fundit vendi ynë ka rreth 46% të popullsisë që jeton jashtë. Ne sugjerojmë se komuniteti shqiptar jashtë vendit, ka kapacitetin të kontribuojë në zhvillimin e vendit, përmes transferimit të njohurive dhe përvojave të marra jashtë duke propozuar një model konkret, i cili është diskutuar në tryezën që patëm në fushën e arsimit gjatë Samitit të Diasporës. Lidhur me konceptin e një sistemi kujdestarie të shkencëtarëve dhe kërkuesve jashtë vendit me shkencëtarët brenda vendit tonë ne arrijmë në përfundimin se aktorë si qeveria, universitete, sipërmarrjet duhet të ndërtojnë mekanizma për përmirësimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar jashtë vendit. Specifikisht me grupet që i përkasin mjedisit akademik por dhe atyre që kanë sukses në implementimin e dijes në bizneset e tyre. Pra duhet një bashkëpunim biznes, qarqe akademike dhe qeveria që ndërmerr reformat kryesore. Ne e zgjodhëm këtë temë sepse jetojmë në kohën e revolucionit të katërt, atij informatik çka nënkupton se shpejtësia e njohurive është e lartë, kërkesa për të talentuar po rritet shpejt, konkurrenca për të mirarsimuar, për t’i mbajtur do të jetë e ashpër. Ndërsa oferta jonë akademike është e vogël. Cilësia e kërkimit shkencor është e ulët, aftësia konkurruese në vend apo rajon ka filluar të përmirësohet, por është larg të qenit realisht konkurruese”. 

enila cenko unytTri shtyllat që përgatisin studentë të shekullit XXI 

Rektori i UNYT, prof. dr. Fatos Tarifa dhe kolegia e tij dr. Enila Cenko gjatë konferencës shkencore të Universiteteve të Pavarura referuan mbi aftësitë që i duhen studentit të sotëm për t’u përgatitur me tregun e punës të epokës ku jetojmë. Cenko tha se eksperienca amerikane na vjen në ndihmë në këtë drejtim ku i gjithë sistemi i lartë është i bazuar në tri shtylla.

“Këto tri shtylla nuk fillojnë në arsimin e lartë, por dhe në ato parauniversitar siç janë parashkollori, 9-vjeçarja. Këto tri shtylla janë: të mësuarit dhe menduarit inovativ, ku futen mendimi kritik, mendimi në funksion të zgjidhjes së problemit, kreativiteti si dhe aftësitë implikative dhe të ndërvepruarit në grup. Së dyti, njohja e teknologjisë digjitale që nënkupton njohjen e marrjes së masave për të përthithur informacionin, si dhe njohjen me mediat. Së treti, përgatitja profesionale dhe për jetën në vazhdimësi. Kjo do të thotë fitimi i shprehive bazë të fleksibilitetit, të qenit të adaptueshëm ndaj kushteve dhe zhvillimeve të reja, aftësia për vetëveprim. Të gjitha këto sa realizohen në universitetet shqiptare? Që të zhvillohen kanë nevojë për kushte, ku së pari disiplinat bazë dhe kurrikula janë të nevojshme por jo të mjaftueshme. Duhet përmirësimi i vazhdueshëm i mjedisit si dhe praktikimi profesional. Neve na duhet një arsim i lartë që përfshin problematika dhe aftësi të nevojshme për tregun e punës në shekullin XXI. Këto aftësi duhet të jenë të nevojshme për të gjithë studentët. Ekonomia amerikane është ajo që është e bazuar më shumë në ekonominë e dijes që do të thotë se është një ekonomi e bazuar në industri të ndërtuara nga teknologji dhe dije të avancuara që janë rezultat i investimeve të mëdha për kërkim dhe zhvillim. 50% e GDP ndërtohet nga ekonomia e dijes. Ditët e sotme punonjësit e mësimit po zëvendësojnë ato të dijes, ku punonjës të mësimit janë ata që kanë mësuar nëpërmjet një smartphoni ose mënyra të tjera. Sot hapat e parë që duhen ndërmarrë janë rivlerësimi i formave të mësimdhënies që prodhojnë të mësuarit dhe të dijes. Tjetër hap është përcaktimi i qëllimit që duhet të ketë mësimdhënia në universitet si dhe krijimi i kurrikulave që adresojnë këto qëllime”. 

mareglen spiro (1)Marenglen Spiro: Koha e shkumësit ka marrë fund

Rektori i Universitetit Marin Barleti, prof. dr. Marenglen Spiro, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Universiteteve të Pavarura tha se universitetet shqiptare duhet t’i përshtaten kohës ku jetojnë, pra asaj teknologjike, dhe t’i përgatisin të rinjtë me aftësi që u kërkon vendi i punës, jo vetëm me dije.

“Koha e shkumësit ka marrë fund. Edhe koha e testimeve, eja më thuaj çfarë di dhe të vë notën, ka marrë fund. Tani është një kohë kur duhet të nxisim kreativitetin dhe aftësitë e studentëve për të dalë në tregun e punës” -tha ndër të tjera ai.

“Të gjithë ne kemi pasur në vëmendje se si të hapim një universitet të ri, modern, të kohës dhe natyrisht për të shtyrë përpara sistemin tonë të arsimit të lartë dhe gjykoj që shumë nga këto principe të cilat lejojnë dhe të japin shkas për të ecur përpara në këtë drejtim janë të përcaktuara dhe shumë të tjera lënë hapësira të hapura për të gjitha horizontet, për transformime shumë të rëndësishme të institucioneve tona të arsimit të lartë. Shkaku i tretë është se gjykoj që nga të gjitha diskutimet ka shumë elemente që mund t’i atashohen universitetit të gjeneratës së tretë, atij që është i nevojshëm tani. Dhe kam vënë re që shumë universitete që bëjnë pjesë te forumi ynë ka mjaft elementë të cilët pasqyrojnë këto realizime dhe janë në efektshmëri të plotë. Teknika po përparon shumë si dhe shkenca, por a jemi ne të përgatitur për këtë? Formimi po bëhet shumë i shtrenjtë për shkak të dijeve që janë të shumta dhe cilësore, të cilat duhet t’ua mësojmë studentëve. Krijimi i ndërmarrjeve të vogla, teknoparqeve, spin off-eve dhe start up-eve bashkë me studentët do të jetë me sa duket gjenerata e re e universiteteve që do t’i atashohet cilësisë së tyre” – theksoi Spiro.

Rëndësia e metodave digjitale në arsimin e lartë

Prof. as. dr. Rahim Ombashi nga Universiteti Beder foli mbi metodat digjitale në arsimin e lartë si faktor i ndërveprimit real në zhvillimin ekonomik.

“Çfarë bën arsimi krijues? Ai e ndihmon studentin për marrjen e vendimeve të drejta në jetë, i shton imagjinatën por mbi të gjitha i formon personalitetin kuturist, që do të thotë i aftë të kalosh pengesat dhe të kërkosh pengesa të reja. Kreativiteti bëhet produkt i motivitetit të brendshëm dhe jo të jashtëm. Individët duhen të ndihen këshillues.

Ende ne të arsimit të atëhershëm kemi frikë për të krijuar studentë. Në arsimin e lartë më shumë përfitime ka individi se sa shoqëria, por shoqëria duhet domosdoshmërish të investojë për këtë. Evropa vazhdon të punojë intensivisht dhe kam bindjen që edhe Ballkani Perëndimor duhet të ketë të njëjtat zhvillime” – theksoi Ombashi.

Arsimi i lartë, Civici: Duhet çmim real për treg cilësor! Malaj: Sot ‘luftë për talente’

$
0
0

FOTO 2 Civici-MalajPresidenti i “Universitetit Europian të Tiranës” Adrian Civici  ishte i ftuar së bashku me rektorin e universitetit “Luarasi” Arben Malaj në rubrikën “Opinion” ne News 24 për të folur për Reformën në Arsim, duke u ndalur në konferencën shkencore të dy ditëve më parë të organizuar nga Forumi i Rektorëve të Pavarur  dhe për tregun e arsimit të lartë.

Civici u shpreh se tregu i arsimit të lartë duhet të jetë transparent dhe cilësor, ndërsa duhet të paguhet një çmim real për tregun cilësor.

“Unë dua të ndalem tek koncepti, pra jo pazare për arsimin e lartë. Ne fund të shkollës ka një kosto  për të pasur një arsim cilësor. Kur themi arsimi i lartë duhet të përcaktojmë sa na kushton të përgatisim një student të mirë. Në Shqipëri kostoja në vit për një student për formimin e tij nuk i kalon 600-650 euro, kurse për vendet e zhvilluara shkojnë 7-8 mijë euro për student. Kur themi formojmë tregun e arsimit të lartë, duhet të kuptojmë që duhet investim. Shoqëria shqiptare ka një sfidë që duhet të zgjidhet. Duhet të paguajmë çmimin real për treg cilësor. Cilësia dhe standardi është në fokus të universiteteve. Kur themi treg i arsimit të lartë duhet të kemi parasysh se një diplomë është një profesionalizim që ndikon pozitivisht për ty dhe për vendin tënd” – u shpreh Civici.

Ndërkohë rektori i Universitetit ‘Luarasi’ Arben Malaj tha se reforma duhet të ishte ndërmarrë më parë, ndërsa testi real që bëhët për universitetet është ajo çfarë arrijnë studentët pas arsimit.

“Ne nuk jemi thjesht rektorë, jemi edhe prindër, dhe duhet  eliminuar çdo pengesë për përmirësimin e programeve tona akademike. Testi real që do bëhet për universitetet është ajo  çfarë arrijjnë studentët pas shkolle. Shqetësimi është a jemi ne të ndërgjegjshëm, jo vetëm për buxhetin, por rol të madh ka edhe stafi akademik. Shqetësimi jonë kryesor është që të ndërgjegjësohemi. Ne kemi dëgjuar për luftë monedhash, kurse sot është lufte e hapur për talentet. Ne jemi paraqitur dobët për t’i mbajtur talentet brenda dhe duhet bërë më shumë. Janë disa faktorë që na tregojnë se ne jemi dobët në këtë drejtim. Ne nuk mund të rrisim numrin e talenteve duke krijuar mure. Duhet nje politikë më agresive. Problemet zgjidhen duke zgjidhur kapitalin social të një vendi. Shqipëria ka nevojë të rrisë ofertën akademike, duke krijuar akses të njëjtë në SHBA apo  Evropë” – tha Malaj.

I pyteur se si mund të bëhet universiteti një vend për talentet dhe jo vetëm për të marrë një diplomë, Presidenti i UET, Adrian Civici tha se kjo është një nga gjërat që përmban ligj i Arsimit të Lartë.

“Nëqoftëse universitetet do të shikohen si qendra mësimdhënie natyrisht krijohet nje lloj limonite. Avantazhi i Shqipërisë është kostoja e lirë e fuqisë punëtore. Do të thotë një fuqi punetore e pakualifikuar. Vendi si Shqipëria e kanë ndryshuar me kohë këtë gjë. Ne duhet ta shtrojmë çështjen realisht, çfarë standardi dhe cilësie kanë studentët që ne nxjerrim. Ligji i ri e hap shume më tepër vizionin e universitetit dhe shërbimin e tyre. E bën universitetin cikël të zhvillimit”, – shpjegoi Civici.

Del renditja e gjimnazeve më të mira në Tiranë, ja kush kryeson listën

$
0
0

Drejtoria Arsimore e Tiranës publikoi së fundmi renditjen e shkollave të mesme më të mira në Tiranë për vitin shkollor 2015-2016.

Vlerësimi i 39 shkollave të mesme publike u krye bazuar në kritere si: nota mesatare e provimeve të maturës, frekuenca e orëve të mësimit, përqindja e nxënësve të larguar përkundrejt atyre të regjistruar në fillim të vitit shkollor, rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit etj.

Klasifikimin e shkollave publike e kryeson gjimnazi “Sami Frashëri”, i cili ndiqet nga “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Andon Zako Çajupi”.

samiu

Viewing all 1180 articles
Browse latest View live