Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Ja pse UET bëri bashkë 10 pedagogë në reklamën e tij

$
0
0

Tashmë nuk është më një sekret që edukimi universitar po ndryshon që kur teknikat e marketingut filluan të përdoren edhe në këtë fushë. Universitetet në botë janë duke u përqendruar shumë më tepër se në vitet e mëparshme në marketingun e tyre. Shumë prej tyre kanë punësuar profesionistë të marketingut nga bota e korporatave dhe kanë investuar kohë dhe para të konsiderueshme për të krijuar marka të forta institucionale.

Institucionet e arsimit të lartë në vendet perëndimore, por në veçanti në universitetet anglosaksone po i përdorin mjetet e komunikimit pasi kanë njohur shumë mirë rëndësinë e inkorporimit të mediave të ndryshme.

UET tashmë një universitet me përvojë gati 11-vjeçare, solli këtë vit në komunikim një reklamë tejet konservatore, ku fokusi është mbi cilësinë e mësimdhënies ku në të vërtetë mbizotërojnë akademikët më të kualifikuar.

Që në fillimet e konceptimit por edhe gjatë xhirimeve të reklamës ishin 13 pedagogë por 3 prej tyre ekipi realizues nuk i ka bërë pjesë të reklamës përfundimtare. Siç është rasti prof. dr. Romeo Gurakuqit, i cili tashmë është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe rasti i profesor i Eduart Harshovës si pedagog i shëndetit publik dhe profesoreshës së arkitekturës Lida Mira. Ky vendim erdhi pasi UET është në pritje të licencimit për degët e mjekësisë dhe inxhinierisë, dhe nuk do dëshironte që të krijonte konfuzion në komunikimin e tij.

Prej 10 vitesh reklamat e UET janë ideuar dhe prodhuar nga agjencia Vatra dhe ky është viti i parë që reklama e UET konceptohet dhe realizohet nga UET PR Unit. Për të realizuar këtë reklamë u nevojit që të fokusohej në tri shtylla kryesore.

Së pari: Për të kuptuar më mirë se si duhej të ndërtohej narrativa e reklamës, UET PR Unit zhvilloi disa fokus-grupe me maturantë, por edhe me prindërit pasi këta të fundit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjen e programit të studimit, por edhe të universitetit. Gjatë këtyre fokus-grupeve dolën disa elementë të veçantë për të kuptuar se çfarë e bën një maturant, por edhe prindërit për përzgjedhjen e universitetit.

Së dyti ishte përgatitja e mesazhit që 10 pedagogët e UET japin gjatë reklamës. Mesazhi nuk ka të bëjë vetëm mbi marketimin e universitetit por më së shumti me atë se çfarë ata përfaqësojnë në jetën e tyre profesionale dhe kontributin që kanë dhënë prej gati 11 vitesh në Universitetin Europian të Tiranës.

Një nga mesazhet është edhe mesazhi i historianit prof. dr. Ferit Duka, i cili ka qenë Rektori i parë i UET ku vazhdon të jetë pjesë që prej themelimit të universitetit dhe tashmë është Dekan i Fakultetit të Shkencave Social: UET, Një emër që hyri kudo. Dje një projekt sfidues, sot një markë universitare e njohur për të gjithë. Një iniciativë që u rrit përditë në sytë e studentëve, pedagogëve dhe publikut.

Dhe së treti, por jo më pak e rëndësishme për të sjellë një reklamë kaq konservatore me 10 pedagogët, është pikërisht momenti ku në debatin publik po diskutohet mbi ekonominë e dijes, cilësinë e edukimit që universitetet japin. Por çfarë është më e rëndësishmja, ka lindur nevoja për rrëzimin i një miti se universitetet shtetërore kanë pedagogë tepër cilësorë.

Si përfundim, tashmë edhe në Shqipëri është e nevojshme që të ekzistojë një interes dhe besim në rëndësinë e përcaktimit dhe artikulimit të markës universitare, sepse është e rëndësishme të diferencohen dhe imponohen dhe jo të trajtohen si një produkt në hapësirat e shumta të tregut të dijes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles