Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Mustafa Nano i ftuar special në shkollën verore të UET

$
0
0
“Unë lider” është tema e Shkollës Verore që po zhvillohet këtë fundjavë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Tashmë një traditë në Uniersitetin Europian të Tiranës, e konceptuar me aktivitete të ndryshme, leksione nga pedagogë të njohur dhe figura publike, Shkolla Verore u zhvillua me nxënës maturantë nga i gjithë vendi.
 
I ftuari special i kësaj radhe është gazetari dhe publicisti Mustafa Nano, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit pjesëmarrës në këtë shkollë.
 
Të tjerë lektorë të njohur janë gjithashtu pjesë e kësaj shkolle: Presidenti i UET, Prof.dr. Adrian Civici, i cili do foli mbi “Liderat Politik dhe Globalizmi”; Presidenti i Institutit Pashko, Prof.Dr.Selami Xhepa, foli mbi “Ekonomia në diskursin politik”; pedagogia e Psikologjisë, Fleura Shkëmbi, pedagogia e komunikimit, Irena Myzeqari, etj..
 
Maturantët dhe studentët pjesëmarrës do të diskutojnë e më pas do të krijojnë projekte mbi temën: “Identifikimi i Ideve – Si të ngremë një parti/organizatë/lëvizje politike apo kulturore”. 
 
Qëllimi i kësaj shkolle verore është të edukojë liderët e së ardhmes, t’iu ofrojë një mundësi maturantëve shqiptarë që të njihen me njëri-tjetrin dhe të mësojnë e punojnë bashkë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles