Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Pedagogu i UET: 5 dilema jo-populiste për tregun e Arsimit të Lartë

$
0
0

Shtëpia botuese UET Press promovoi sot librin “Dilemat e një profesori jo-populist” me autor Prof. Asoc. Dr. Edi Puka

Çfarë po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri, a duhet të vijojë reforma, cila janë problemet dhe debatet e tij?!

Profesori i Shkencave të Edukimit, Edi Puka, vjen me një provokim për kolegët e tij dhe rihap debatin për Arsimin e Lartë.

Libri “Dilemat e një profesori jo-populist”, botim i UET-Press, u promovua sot në Universitetin Europian të Tiranës.

Në libër ka disa artikuj për arsimin, të sjellë në formë dilemash, por ato mund të shihen si disa nga dilemat e shoqërisë shqiptare.

“Pse zgjodha një titull të tillë? Sepse është ndarë në dy pjesë dhe lexohet në dy pjesë; dilemat, që është koncepti i krijimtarisë dhe nxitjes për të parë përtej problematikës që mund të duket si realitet dhe jo-populizmit duke e lidhur me anën etike që shumica prej nesh ka, për shkak të profesionalizmit dhe të qënit deri dikur genetikisht populist, duke qenë për më tepër profesorë universitarë”, tha autori i librit.

Prof. dr. Erleta Mato, e cila ka shkruar dhe parathënien e këtij libri, tha se “duke lexuar librin e Prof. Asoc. Dr. Edi Puka, kolegut tim të ri në moshë, por me kontribute të shumta jo vetëm në lëmin e arsimit, por edhe në atë të qytetarisë aktive, nuk mund të mos shpreh admirimin dhe kënaqësinë që ndjeva, që të jepja vlerësimin tim për një punë, të cilën që autori e bën vullnetarisht duke kontribuuar me shkrime që ndërgjegjësojnë publikun për vendimmarrje, politika dhe ide vizionare në lidhje me çështje të ndryshme të arsimit”.

Libri ndahet në 5 kapituj, që janë dhe 5 dilemat e Pukës.

Ai merr në diskutim disa tema të ndjeshme që kanë hapur debat, siç është krahasimi mes arsimit shtetëror dhe atij privat.

Puka shtron debatin me titull “Djalli i veshur si…universitet privat”, ku merr në trajtim problemet dhe cilësitë e arsimit shtetëror e atij privat.

“Konfuzioni që mundohet të krijohet nuk është rastësor, është i mirëmotivuar dhe i mirorganizuar. Kërkohet që të goditen ata institucione, të cilat punojnë në mënyrë koherente, për të shmangur vëmendjen nga ajo çfarë ndodh në institucionet publike të arsimit të lartë”, shkruan ndër të tjera ai.

Dilema tjetër ka të bëjë me “reformat në arsim”, ku ai trajton çështje si: Masivizimi në arsim dhe cilësia e munguar; Reforma në arsim dhe implementimi i saj; Rektorët e zgjedhur, problemet dhe dilemat e tyre dhe përse arsimit shqiptar i duhet një mandat i dytë.

“Pedagogu, ndërmjet kërkimit shkencor dhe aftësisë pedagogjike” është një tjetër çështje e trajtuar në këtë libër, ku Puka replikon me tezat e autorit anonim Johannes Estrada, si dhe ngre pyetjen: Çfarë duhet të ndryshojë në konceptimin e arsimit të lartë?

Puka prek edhe çështjen e arsimit parauniversitar dhe pikërisht atë për ekzistencën e arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe atij profesional në veçanti.

Puka hedh tezën se arsimi i mesëm duhet të jetë universal, domethënë një integrim i shkollave të mesme të përgjithshme me shkollat e mesme profesionale, për një ndërthurje më pozitive të praktikës dhe teorisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles