Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Novacioni i fushatës së UET 2017-2018: Konservatorizëm

$
0
0

11 pedagogë të shquar- një slogan i ri latinisht

Universiteti Europian i Tiranës ka spikatur gjithmonë me ‘gjetjet’ në çdo fushatë komunikimi në prag të çdo viti të ri akademik.

Në këtë fushatë të re për vitin akademik 2017-2018, UET vjen në një dimension konservator, një frymë disi e ndryshme nga ajo e viteve më parë, duke iu ofruar publikut me imazhin dhe përvojën e 11 pedagogëve të shkëlqyer shqiptarë, figura aktive dhe kontributorë në debatin e ideve në Shqipëri.

Pjesë e këtij spoti publicitar janë Presidenti i UET, Prof. Dr. Adrian Civici, Rektori, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, historian i njohur Ferit Duka, albanologia Nevila Nika, ekonomistët Selami Xhepa dhe Luljeta Minxhozi, antropologu Aleksandër Dhima, arkitektja Lida Miraj, Prof. Anni Dasho nga Teknologjia e Informacionit, Shpend Bengu nga Artet Vizuale dhe Erleta Mato nga Shkencat e Edukimit.

Një element i veçantë në këtë fushatë të re komunikimi është logo e UET, e cila tashmë është plotësuar edhe me siluetën e projektit të kampusit të ri të Universitetit Europian të Tiranës që do të ndërtohet në zonën e Saukut.

Risia e fushatës 2017-2018 qëndron në sloganin e ri: Maiora Premunt/Gjëra të mëdha na presin.

Spoti do jetë në transmetim për herë të parë në emisionin Studio e Hapur, të moderatores Eni Vasili.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180