Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

UET ALUMNI 8: Studentët rikthehen tek Alma Mater

$
0
0

Studentët e Universitetit Europian të Tiranës ndër vite u mblodhën në takimin e përvitshëm të shoqatës ALUMNI dhe festuan rikthimin pranë auditorit ku janë diplomuar

Alma Mater është një shprehje alegorike latine e përdorur për universitetin ku je diplomuar, duke e konsideruar lidhjen e studentit me universitetin si lidhje mes “nënës dhe fëmijës” për gjithë jetën.

Në këtë frymë janë krijuar brezat e ALUMNI-it, ish-studentëve, të cilët gjejnë gjithmonë një arsye, një rrugë për t’u rikthyer në auditorin ku kanë përjetuar eksperiencën më të bukur dhe më domethënëse të jetës së tyre si të rritur.

Në vitin e 10-të të jetës së tij, Universiteti Europian i Tiranës e ka krijuar tashmë traditën e një Alma Mater për studentët që kanë studiuar dhe janë diplomuar pranë tij. Çdo vit qindra ish-studentë mblidhen në festën e ALUMNI-it, si një kremtim të jetës së tyre studentore, për të ndarë historitë e tyre të jetës që vijuar pas diplomimit dhe për t’iu dhënë një dorë studentëve të rinj në rrugëtimin e tyre në tregun e punës.

ALUMNI UET mbushi 8 vjet që nga krijimi, kur mblodhi për herë të parë ish-studentët në një festë rikthimi në universitetin e tyre. Ish-studentë që nga brezi i parë deri tek ata të  sapodiplomuarit u mblodhën javën që shkoi në takimin e përvitshëm të Asamblesë së ALUMNI-t e më pas iu bashkuan festës në oborrin e universitetit.

E kthyer në traditë tashmë shoqata ALUMNI numëron mijëra studentë, të cilët i bashkon eksperienca e tyre e përbashkët e studimit në auditorët e të njëjtit universitet.

Duke i konsideruar studimet si një aspekt të papërsëritshëm në jetën e tyre ish-studentët vijojnë të kenë një lidhje të fortë me UET-in nëpërmjet shoqatës, bordeve të tregut të punës dhe një rrjeti bashkëpunimi me brezat pasardhës.

Disa ish-studentë ndanë ndjesitë e tyre si ALUMNI, rëndësinë e diplomës që kanë marrë, eksperiencën si studentë dhe karrierën profesionale që kanë krijuar pas diplomimit.

Universitet-ALUMNI, 4 rrugët e bashkëpunimit

Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici e cilësoi ALUMNI-n krenarinë e universitetit dhe pasaporta e tij në tregun e punës.

Bashkëpunimin e universitetit me ish-studentët president Civici e ndau në disa faza.

“Së pari, ALUMNI është një kontingjent me të cilin mbajmë lidhje të rregullta vjetore, e cila është pasqyra e cilësisë dhe standardeve të universitetit në sensin që çfarë karriere kanë bërë, çfarë pagash kanë, sa për qind e tyre është punësuar në përputhje me diplomën që ka marrë, sa për qind e tyre është stabël në punën që bën në karrierë brenda profesionit, sa për qind ka devijuar për arsye tregu dhe studimet s’kanë qenë aq të bindshme për ta fiksuar në një degë ose post me rëndësi.

Lloji i dytë i bashkëpunimit ka të bëjë me faktin që nëpërmjet të dhënave dhe kontakteve universiteti vet vazhdimisht përballet me veten dhe kupton nëse të gjithë programet dhe puna e tij e përditshme është diçka cilësore në përputhje më kërkesat e tregut.

E treta është një formë e re bashkëpunimi, ku gradualisht sidomos ata më të interesuarit të ALUMNI-t fillojnë dhe bëhen pjesë e strukturave të universitetit. Që nga bordet e tregut të punës, senati të ftuar pranë dekanateve, pjesë të projekteve madhore kryesisht edhe  me natyrë strukturore ose strategjike që ka nevojë universiteti.

Drejtimi i  katërt ka të bëjë me bashkëpunimin akoma dhe më konkret me universitetin, duke marrë në ngarkim segmente të veçanta të tij. Qoftë në formë donacioni apo projekti një laborator kompjuterësh, një laborator mjekësie apo informatike, një pjesë të bibliotekës, një pjesë të menaxhimit të informacionit dhe në këtë mënyrë, jo vetëm thjesht shprehje e  mirënjohjes për universitetin por edhe pjesë për ta avancuar universitetin sidomos në drejtimet e reja teknologjike, inovacioneve apo start up-ve. Në këtë mënyrë dimensioni i universitetit bëhet shumë më i madh seç është ai reali”.

Gjuraj: Ne kemi vizionin e kohës

Rektori i UET-it, prof. dr. Tonin Gjuraj i pagëzoi studentët e pranishëm si VIP-ALUMNI për shkak të karrierës së tyre të suksesshme në profesionet e tyre.

“Ju jeni një pjesë e kësaj organizate dhe duke parë pozicionet që keni, sukseset që keni arritur, atë çfarë realisht keni bërë dhe e keni krijuar, me të drejtë mund të quheni VIP ALUMNI, pasi e meritoni”, -tha ai në fjalën përshëndetëse të Asamblesë së ALUMNI-it.

Gjuraj theksoi se fuqia e këtij institucioni është liria.

“Ne jemi një komunitet dhe besoj që ne kemi fuqinë e këtij institucioni, përveç ekselencës akademike, të cilën unë e nënvizoj me krenari, ne absolutisht jemi një universitet që në themel kemi lirinë. Pedagogë dhe studentë janë të lirë dhe ndoshta fuqia e këtij institucioni është  fuqia në diversitetin që e karakterizon. Shumë diskutohet se në çfarë mund të bëjmë dhe është shumë i thjeshtë problemi i komunitetit. Pra ne si komunitet këtu, nëse nuk krijojmë diçka për këtë  institucion të cilën do ta gëzojnë, jo vetëm fëmijët tanë , por edhe fëmijët e fëmijëve tanë, ne vështirë që ta kuptojmë dhe të kemi sensin e komunitetit. Ne kemi vizionin e kohës dhe kjo është një nga ato përkushtimet  kryesore që ka një organizatë ALUMNI. Ne kemi vizionin e kohës dhe kjo është një nga ato përkushtimet  kryesore që ka një organizatë ALUMNI. Ne jemi sot këtu dhe do ikim në drejtime të ndryshme, do dalim në pension, do vijnë të tjerë, nëse do të arrijmë që me atë çfarë bëjmë me ato çfarë krijojmë ja u lëmë brezave të ardhshëm këtë institucion, e kemi krijuar këtë sens komuniteti dhe absolutisht e kemi  përmbushur atë çka një organizatë ALUMNI arrin të bëjë sot në institucione prestigjioze”, theksoi ai.

Institucionalizimi i përfshirjes së UET-ALUMNI

Henri Çili, administrator i UET-it, e cilësoi traditën e takimeve ALUMNI si një lloj vëllazërie mes brezave të studentëve, një  rrjet bashkëpunimi mes tyre që nis në universitet dhe vijon jashtë tij.

“Shkollimi është bërë diçka shumë serioze. T’i besosh  një universiteti serioz ose të bësh një shkollë sa për të qenë ka filluar ta krijojë diferencën. Ne jemi krenar që ju na besuat, sidomos studentët e brezit të parë dhe kemi patur gjithmonë një ankth që  t’jua kthejmë këtë besim. Vazhdimi i universitetit, reputacioni, fuqizimi i mëtejshëm, akreditimi ndërkombëtar e demonstron këtë gjë”, -tha ai.

Ish-studentët e këtij universiteti do të organizohen dhe në mënyrë të institucionalizuar pranë universitetit të tyre në Bordet e Tregut të Punës pranë çdo departamenti.

Çili theksoi se “duke filluar nga ky vit akademik që vjen ne  kemi eksperimentuar dhe do ta institucionalizojmë fort pranojmë në bordet e tregut të  punës vetëm të ish studentëve tanë të cilët kanë një arritje të çmuar  të shquar kanë një avantazh profesional ne fushën përkatëse, pasi kemi planifikuar të kemi rreth 11 anëtarë të bordeve të tregut të punës për çdo departament. Më mirë se e njihni ju si studentë universitetin dhe praktikën mbi atë çfarë ndodh nuk ka, dhe është një kontribut që ne e presim nga ju. Një ide tjetër është që të krijonim një VIP ALUMNI, një pjesë e studentëve që na kanë hyrë në sy dhe do të ndahen në pesë fusha kryesore që lidhen me karrierën e tyre”.

 

Qosja: Logo që mbartin studentët, krenaria e universitetit

Nëse do të kishte një çmim për “pedagogun më të mirë” padyshim që ai do t’i shkonte prof. asoc. dr. Ermira Qosja. Kështu u shpreh dekania e Studentëve në UET, Anisa Subashi, duke e falenderuar prof. Qosjen për lidhjen e saj me studentët, mbështetjen dhe ndihëm që u jep për të gjetur intershipe apo për punësim.

Duke përshëndetur takimin e tetë të UET ALUMNI, prof. asoc. dr. Ermira Qosja foli mbi arritjet e këtij universiteti duke veçuar si arritjen më të madhe formimin e studentëve të aftë e të zotë për t’u përballur në tregun e punës.

“Unë sot kam ditë feste sepse filloj vitin e tetë në UET. Pra bashkë me tetë vjet ALUMNI dhe unë filloj vitin e tetë në UET. Në këto 7 vite ka shumë gjëra për të kujtuar, gjëra që na kanë rritur, gjëra që na kanë sfiduar por një nga gjërat më të mira që kemi patur ka qenë marrëdhënia me studentët. Marrëdhënie që vazhdon me një pjesë të mirë të tyre. Komunikimi është në forma të ndryshme  megjithatë ndoshta kanë vlerë idetë e shumë prej nesh dhe që e bën UET-in atë që është sot. Sigurisht që është merita e Henri Çilit, që ne të gjithë vazhdojmë edhe kontribuojmë në UET. Por logo që mbartin studentët  e UET-it unë mendoj që është gjëja më krenare e jona”, theksoi Qosja.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles