Studentët e Universitetit Europian të Tiranës ndër vite u mblodhën sot në takimin e përvitshëm të shoqatës ALUMNI dhe festuan rikthimin pranë auditorit ku janë diplomuar
ALUMNI UET mbush 8 vjet që nga krijimi, kur mblodhi për herë të parë ish-studentët në një festë rikthimi në universitetin e tyre. Ish-studentë që nga brezi i parë deri tek ata të të sapodiplomuarit u mblodhën në takimin e përvitshëm të Asamblesë së ALUMNI-t për të ndarë eksperiencat e tyre të karrierës pas mbarimit të studimeve e më pas për t’iu bashkuar festës në oborrin e universitetit.
E kthyer në traditë tashmë shoqata ALUMNI numëron mijëra studentë të cilët i bashkon eksperienca e tyre e përbashkët e studimit në auditoret e të njëjtit universitet.
Duke i konsideruar studimet si një aspekt të papërsëritshëm në jetën e tyre ish-studentët vijojnë të kenë një lidhje të fortë me UET-in nëpërjmet shoqatës, bordeve të tregut të punës, dhe një rrjeti bashkëpunimi me brezat pasardhës.
Presidenti i UET-it, Prof.Dr.Adrian Civici e cilësoi ALUMNI-n krenarinë e universitetit dhe pasaporta e tij në tregun e punës.
“ALUMNI është një kontigjent me të cilin mbajmë lidhje të rregullta vjetore, e cila është pasqyra e cilësia dhe standarditeve të universsitetit në sensin që çfarë karriere kanë bërë, çfarë pagash kanë, sa për qind e tyre është punësuar në përputhje me diplomën që ka marrë, sa përqind e tyre është stabël në punën që bën në karrierë brenda profesionit, sa përqind ka devijuar opër arsye tregu dhe studiomet skanë qenë aq të bindshme për ta fiksuar në njëdegë os epost me rëndësi. Lloji i dytë i bashkëpunimit ka të bëjë me faktion që nëpërmjet të dhënave dhe kontakteve universiteti vet vazhdimisht përballet me veten dhe kupton nëse të gjithë programet dhe puna e tij e përditshme është diçka cilësore në përputhje më kërkesate tregut”- tha Civici.
Rektori i UET-it, Prof.Dr. Tonin Gjuraj i pagëzoi studentët e pranishëm si VIP-ALUMNI për shkak të karrierës së tyre të suksesshme në profesionet e tyre.
“Ju jeni një pjesë e kësaj organizate dhe duke parë pozicionet që keni, sukseset që keni arritur, atë çfarë realisht keni bërë dhe e keni krijuar, me të drejtë mund të quheni VIP ALUMNI, pasi e meritoni”- tha ai në fjalën përshëndetëse të Asamblesë së ALUMNI-it.
Gjuraj theksoi se fuqia e këtij institucioni është liria.
“Ne kemi vizionin e kohës dhe kjo është një nga ato përkushtimet kryesore që ka një organizatë ALUMNI. Ne jemi sot këtu dhe do ikim në drejtime të ndryshme, do dalim në pension, do vijnë të tjerë, nëse do të arrijmë që me atë çfarë bëjmë me ato çfarë krijojmë, ja u lëmë brezave të ardhshëm këtë institucion, e kemi krijuar këtë sens komuniteti dhe absolutisht e kemi përmbushur atë çka një organizatë ALUMNI arrin të bëjë sot në institucione prestiogjioze”- theksoi ai.
Disa ish-studentë ndanë ndjesitë e tyre si ALUMNI, rëndësinë e diplomës që kanë marrë, eksperiencën si studentë dhe karrierën profesionale që kanë krijuar pas diplomimit.