Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Themelimi i Rrjetit CONSUS për edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm

$
0
0

rrjeti ConsusÇabiri: Universiteti Europian i Tiranës i është bashkuar këtij rrjeti si partner kryesor, si dhe me organizatat partnere

Për të parën herë themelohet Rrjeti rajonal Shqipëri-Kosovë për bashkëpunimin e shkencës dhe shoqërisë për zhvillimin e qëndrueshëm – Consus. Ky Rrjeti është një produkt afatgjatë i dalë nga përmbyllja me sukses e projektit me të njëjtin titull dhe përfshin anëtarë nga fusha akademike dhe praktikantë (shoqata jo-qeveritare, biznese, ekspertë etj.), të cilët bashkëpunojnë për të përmirësuar edukimin dhe nxitur qasjen drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Rrjeti Consus ka qëllim t’iu mundësojë anëtarëve të shkëmbejnë informacione për çështje të caktuara dhe adresimin e problemeve të ndryshme në fushat përkatëse. Për më tepër, Rrjeti Consus do t’iu mundësojë anëtarëve që së bashku të aplikojnë/udhëheqin projekte të disiplinave dhe qasjeve të ndryshme, duke promovuar bashkëpunimin e shkencës dhe shoqërisë. Ndër fushat e tjera ku do të fokusohet bashkëpunimi i partnerëve janë trajnimet dhe hulumtimet e përbashkëta, të cilat do të zhvillohen nga profesorë/ligjërues të universiteteve të ndryshme brenda dhe jashtë Rrjetit.

Z.Uran Rraci, udhëheqës i Rrjetit Consus shprehet se “Rrjeti ka për qëllim të nxisë projekte të përbashkëta midis organizatave të cilat mund të krijojnë sinergji duke kombinojnë ekspertizën dhe sektorët përkatës që ato mbulojnë. Përmes këtij Rrjeti, pretendojmë t’iu qasemi problemeve që kanë të bëjnë me arsimin për zhvillim e qëndrueshëm, dhe në këtë mënyrë të japim ide konkrete se si të ballafaqohemi me sfidat ndaj ambientit, shoqërisë dhe ekonomisë së qëndrueshme”.

‘Universiteti Europian i Tiranës i është bashkuar këtij rrjeti jo vetëm si partner kryesor por edhe përmes përfshirjes së organizatave partnere me të cilat UET bashkëpunon për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta. Të gjitha praktikat e përfituara përmes projektit Consus, siç janë lidhja me partnerë në fushën e shkencës dhe shoqërisë, metodat e reja të mësimdhënies dhe përdorimi i materialeve akademike të shtuara në auditore, do të jenë tashmë një aset për zhvillimin e praktikave të suksesshme të Rrjetit Consus’ –thekson drejtuesja e projektit Consus në Universitetin Europian të Tiranës, Ketrina Çabiri.

Për shkak të formës së hapur të bashkëpunimit, anëtarësimi në Rrjetin Consus është i mundur edhe për organizata të cilat kanë interes në edukimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, përmes bashkëpunimit të shkencës dhe shoqërisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180