Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Rolet e universiteteve në sigurimin e një lidershipi etik

$
0
0

lidership etik fotoArsyeja se pse shtetet e suksesshme kanë nevojë për universitete të mira, shtrihet në besimin se ato janë atje për të paraqitur aftësitë e kërkuara nga shoqëria moderne

Detyra etike e universiteteve është të vendosë në pikëpyetje pretendimet për të vërtetat, të kërkojë shpjegime, të gjejë arsyetime të forta dhe të mos parashtrojë një doktrinë apo një tjetër pa shtruar pikëpyetjet e duhura

Shtetet më të stabilizuara kanë universitete. Është e njohur gjerësisht se arsimi i lartë është parakusht për vendet që kërkojnë të lulëzojnë në botën bashkëkohore. Nuk ka ndonjë rivalitet intensiv midis universiteteve, të cilat konkurrojnë për një vend të lartë, në renditjen e ushtrimeve globale.
Arsyeja se pse shtetet e suksesshme kanë nevojë për universitete të mira shtrihet në besimin se ato janë atje për të paraqitur aftësitë e kërkuara nga shoqëria moderne. Qeveritë, si këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe diku tjetër, flasin për nevojën e universiteteve për të pajisur studentët me aftësitë e nevojshme në qeveri dhe në tregjet ndërkombëtare.
Kohët e fundit një tjetër perspektivë ka fituar rëndësi. Thuhet se universitetet duhet të pajisin çdo student, me “eksperiencën e studentit”, që ata duan. Ajo çfarë universiteti ofron, duhet të jetë në përputhje me atë që ofron “tregu i studentit”.
Ajo që neglizhohet në këto pikëpamje të universiteteve është roli etik që ato luajnë. Nuk i referohem këtu rolit të udhëheqësit etik apo ndonjëherë dhe shpirtëror të luajtur nga individë të lidhur me universitete të veçanta, si ajo e parashikuar nga Kryepeshkopi Desmond Tutu, një ish-student i King’s College of London, i cili ka luajtur një rol të tillë të rëndësishëm në Komisionin e të Vërtetës dhe Pajtimit, në Afrikën e Jugut. Ajo që dua të theksoj këtu është roli etik që kanë luajtur vetë universitetet dhe për më tepër të gjithë ata që kanë marrë pjesë në të.

Aftësitë vs Etika

Duke marrë parasysh faktin, se për çfarë janë universitetet, i është kushtuar shumë pak rëndësi rolit etik, të luajtur nga të gjithë pjesëmarrësit. Fokusimi i të mësuarit të aftësive, shpesh e ka zbehur dimensionin etik të jetës universitare.
Të bëhesh një dijetar në një universitet, për një student do të thotë të jetë pjesëmarrës në një institucion shoqëror të angazhuar për kërkimin e dijes. Pjesëmarrësit nuk e kuptojnë faktin se pse në universitete institucionet duhet të jenë thjesht shirita transportues të të vërtetave të pranuara, por ato duhet të jenë vende nga e cila rrjedh e vërteta, propozimet, teoritë, mirëkuptimet dhe shpjegimet, e të gjitha këto ngjarje bëhen shkak të shqyrtimit kritik.
Është ky dimension i rëndësishëm që dallon universitetet nga shkollat dhe kolegjet e trajnimit. Të gjithë pjesëmarrësit në universitete e konsiderojnë veten si të angazhuar në një kërkim për njohuri. Ky kërkim, mund të bëjë pyetje të mëdha në lidhje me origjinën e jetës dhe të universit, por mund të jetë edhe për çështje shumë e përditshme që ka të bëjë me zbatimin e politikave shëndetësore ose dizajnimin e ndriçimit më të mirë të rrugës.
Kërkimi për njohuri që është qëllimi kryesor i studiuesve të universitetit, kërkon një grup shumë të veçantë që arrin të bëjë marrëveshje shoqërore në mesin e atyre që bëjnë atë kërkim. Çfarë është e nevojshme, është një hapësirë e sigurt për argumentime të fuqishme në të cilat paraqiten qëndrime të ndryshme, teori dhe kuptime për shqyrtim nga ana e dijetarëve të tjerë.

Ky konkurs akademik kërkon nga pjesëmarrësit që t’iu përmbahen një sërë rregullave të sofistikuara. Çdo pjesëmarrës duhet të tregojë propozimet e tij, në mënyrë që të fillojnë testimet dhe nga të tjerët.

Kjo liri duhet të shoqërohet nga pjesëmarrësit, duke u angazhuar publikisht për ndershmëri në prezantimin e argumenteve dhe ngritjen e eksperimenteve. Plagjiatura është e ndaluar. Duhet të bëhet dhe citimi i duhur i argumenteve të të tjerëve, në të cilën qëndron një konkluzion i dhënë. Duhet të ketë një shpërndarje të hapur mbi produktin e kërkimeve shkencore. Fshehja e gjetjeve dhe argumenteve të rëndësishme është e ndaluar, e kështu me radhë.

Marrëdhëniet etike

Vendosja e plotë e rregullave sociale të praktikës brenda së cilës ndjekja e lirë e dijes, ka mundësi të jetë përtej fushëveprimit të këtij artikulli. Por pika qëndrore është se, të marra së bashku, këto rregulla përbëjnë një grup të marrëdhënieve etike midis të gjithë atyre që janë angazhuar në aktivitetin qendror të jetës universitare. Ato janë etike nëse për pjesëmarrësit, duke iu bindur këtyre rregullave, kanë krijuar dhe mbështesin vlerat që janë themelore për ata që e gjejnë veten në të.

Vlerat etike të fjalës së lirë, lirisë akademike, lirisë së ndërgjegjes, lirisë për të publikuar dhe të pronës intelektuale, nuk janë vetëm të rëndësishme për ata që marrin pjesë drejtpërdrejt në jetën universitare, por janë thelbësore për shoqëritë e lira në përgjithësi.

Për ata që e konsiderojnë veten të lirë, një vlerë etike me rëndësi të madhe është vlera e së vërtetës. Ata e konsiderojnë atë një fyerje etike për të tjerët, individët apo qeveritë, për të mashtruar ata ose për t’i mbajtur ata larg nga njohja e së vërtetës për të gjitha çështjet me rëndësi për ta. Kështu, universitetet duhet të kuptojnë se sa shumë rëndësi ka vënia në praktikë e angazhimeve etike.

Sigurisht, ata njerëz që përfaqësojnë një universitet të caktuar mund të dështojnë për të mbështetur vlerat etike që janë thelbësore për ndjekjen e dijes. Ata mund ta bëjnë këtë në mënyra të ndryshme: me censurimin e disa zërave, duke mohuar dijetarët e qasjes në literaturën përkatëse, duke diskriminuar dijetarë të caktuar në bazë të racës, fesë, etnisë, gjinisë, duke toleruar plagjiaturë, duke kërcënuar fizikisht të tjerët e kështu me radhë.
Ata mund të dëmtojnë disa nga vlerat thelbësore, duke ulur prestigjin e aktiviteteve të tyre.

Vendos gjithçka në pikëpyetje

Ajo që vijon nga ky argumentim është se universitetet të cilat duan të përmbushin rolin e tyre etik, thjesht duhet të bëjnë më të mirën e tyre, për të çuar përpara njohuritë. Ajo që duhet të shmanget është, të ndryshuarit e institucionit në drejtimin e një qendre trajnimi ose të një vendi me një përvojë të pëlqyeshme për studentët, apo një vend që avancon me një ideologji ngushtësisht të formuara nga ndonjë person, i cili mund të jetë një njeri fetar ose një laik.
Detyra etike e universiteteve është të vendosi në pikëpyetje pretendimet për të vërtetat, të kërkojë shpjegime, të gjejë arsyetime të forta dhe të mos parashtrojë një doktrinë apo një tjetër pa shtruar pikëpyetjet e duhura.

*Mervyn Frost është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në departamentin e studimeve të luftës në King’s College në Londër


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles