Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

UET, këshillim karriere dhe konsulencë për studentët e rinj

$
0
0

panairiUniversiteti Europian i Tiranës, pjesë e panairit “Work & Study” me këshillim karriere dhe konsulencë për studentët e rinj

Zv/rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, prof. dr. Luljeta Minxhozi, u shpreh se “pjesa jonë e kurrikulave iu drejtohet gjithnjë e më shumë eksperiencës, tregut të punës”

Një panair për punën dhe studimin. Me këtë konceptim u mbajt javën që shkoi në Pallatin e Kongreseve edicioni i 7 i Panairit “Work and Study” i mbështetur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Bashkia e Tiranë, si dhe partnerë të qëndrueshëm në fushën e arsimit dhe punësimit. Universiteti Europian i Tiranës ka mbështetur që në edicionet e para këtë panair duke e konsideruar të rëndësishëm për komunikimin mes biznesit e universitetit.

Gjatë ditëve të Panairit “Work and Study”, stenda UET u ka ofruar maturantëve konsulencë për aplikimin në Raundin e Dytë të regjistrimeve, gjë që e vlerësoi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës së tij në Panair. Rektori i UET, prof. dr. Tonin Gjuraj vlerësoi këtë panair që u vjen në ndihmë kryesisht të rinjve dhe theksoi se Universiteti Europian i Tiranës e ka mbështetur që në edicionet e para si një urë komunikimi mes biznesit e arsimit. “UET kishte përgatitur një guidë për të ndihmuar kandidatët për studentë se si të kryejnë në mënyrën e duhur aplikimin për në universitet në raundin e dytë të regjistrimeve, pasi në raundin e parë kishte shumë paqartësi. Gjithashtu, pedagogët dhe ekspertët e universitetit tonë bënë këshillim karriere për studentët e rinj që janë në dilema për zgjedhjen e degës. Të dyja këto u vlerësuan dhe nga kryebashkiaku Veliaj”, u shpreh Gjuraj.

Në hapjen e Panarit, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se “ka dëshmi që vërtetojnë suksesin e këtij panairi, e kësaj nisme që mundëson lidhjen e arsimit me atë që duhet të jetë nesër suksesi i tregut të punës. Panairi është i rëndësishëm për të rinjtë, për sipërmarrjen, për institucionet e arsimit të lartë. Ministria e Arsimit ka bashkëpunuar me gjithë institucionet tona të arsimit të lartë në mënyrë që auditoret tona të mos certifikojnë të papunë të rinj, por të përafrohen sa më shumë me tregun e punës”.

UET, kurrikula në funksion të tregut të punës

Si mund t’i shërbejë universiteti përgatitjes së një brezi të ri profesionistësh sipas kërkesave që ka tregu i punës sot në vend. Kjo ishte një nga diskutimet e ngritura në çeljen e panairit. Zv/rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, prof. dr. Luljeta Minxhozi tha në fjalën e saj se UET ka qenë një partner i hershëm i këtij panairi sepse e konsideron me rëndësi lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës. “Falënderimi im i parë shkon për Dhomën e Tregtisë për nismën që ata kanë ndërmarrë për t’iu bashkuar përpjekjes së vazhdueshme të universiteteve shqiptare për t’u modernizuar. Përpjekja e Dhomës së Tregtisë për të organizuar çdo vit panairin është në koherencë me përpjekjet tona në auditore për të shtuar librat e rinj, për të arsimuar, për të përgatitur profesionistë të rinj. Kjo ka bërë që në universitetet shqiptare në shumicën e qasjes së kurrikulave të jenë transformuar nga universitete mësimdhënëse në universitete sipërmarrëse. Pjesa jonë e kurrikulave iu drejtohet gjithnjë e më shumë eksperiencës, tregut të punës, sipas veçorisë së programeve të studimit, gjë që ka bërë që shkalla e punësueshmërisë në UET arrin në 45-47 për qind në një vit akademik, një tregues shumë i mirë krahasuar me fillimet tona në këtë aktivitet”, u shpreh Minxhozi.

Një panair për rininë

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, iu bëri thirrje të rinjve për të dhënë kontributin e tyre në ekonominë shqiptare, duke vizituar këtë panair. Sipas tij, duhet që rinia shqiptare të jetë e aftë profesionalisht në mënyrë që integrimi në Bashkimin Europian të jetë dinjitoz. Ndërsa për nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ky aktivitet ka për qëllimin të orientojë punësimin e të rinjve. Ajo e cilësoi papunësinë si një problem jo vetëm në Shqipëri por edhe në BE.

“Bashkia e Tiranës ka 3 programe që mbështet gratë në sipërmarrjet e tyre, dhe 2 programe të tjera që mbështesin të rinjtë në sipërmarrjet sociale që ata duan të ngrenë”, shtoi Paskali. WORK & STUDY, një markë e kthyer në traditë, është një rrugë e nisur në vitin 2010. Në këtë edicion panairi synon të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit. Të dëshmojë rrugën se si brezi i ri sot, të jetë nesër sipërmarrësi i së ardhmes. Për këtë qëllim gjatë ditëve të panairit do të jenë lektorë me përvojë në fushën e zhvillimit profesional dhe ekonomik, që do të përcjellin eksperiencat e tyre dhe orientimin drejt tregut.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180