Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Bashkëjetesa mes kulturave të ndryshme në një kampus universitar

$
0
0

studentet nderkombetareIndeksi i Diversitetit “Hotcourses”: Ja cilat janë universitetet britanike dhe amerikane që kanë numrin më të lartë të nacionaliteteve të studentëve ndërkombëtarë

Një ndihmë për studentët ndërkombëtarë të cilët dëshirojnë për të gjetur kampuset me diversitete të ndryshme kulturore nëpër disa nga vendet kryesore janë lancuar javën e kaluar nga Hotcourses.

Indeksi i Diversitetit “Hotcourses” ka  përdorur sistemet përzgjedhëse për të përzgjedhur studentë të të  gjithë kombësive në Universitete në të gjitha Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Zelanda e Re.

Studentët gjithashtu mund të  përdorin indeksin për t’u socializuar me  studentët ndërkombëtarë në një universitet të caktuar, të cilët janë të kombësisë së tyre.  Andrew Wharton, drejtor i Hotcourses International, tha: “Ne kemi një mision të thjeshtë – për të lehtësuar dhe të personalizuar zgjidhje globale të studimit. Bashkë me praktikat tona, i kemi vënë në dispozicion mjetet më të fundit të teknologjisë që të ndihmojmë studentët të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“Nëse një student kërkon një eksperiencë të ndryshme kulturore ose preferon ‘sigurinë’ duke studiuar në mesin e bashkatdhetarëve, Index-i ynë për një diversitet kulturor është unik në aftësinë e saj për të siguruar një mbikëqyrjeje të menjëhershme dhe të krahasueshme të diversitetit për një përzierje të studentëve në universitet.

“Duke pasur nevojën për të pasur një mjedis të diversifikuar, ky Index ofron të gjitha mjetet  për një plan strategjik duke ofruar një gamë të gjërë shërbimesh duke krahasuar me vendet e tyre të kombësisë.’’

Hotcourses thotë se shumë studentë e shohin këtë qasje në një komunitet multikulturor si një pjesë e jetës për  të studiuar jashtë vendit.  Për shembull, Ngoc Tran nga Vietnami i cili ka studiuar në Goldsmiths, Universiteti i Londrës, tha: “Edhe pse unë jam i vetmi që vij nga Vietnami, unë kurrë nuk jam ndjerë i izoluar dhe i vetmuar, por i rrethuar gjithmonë nga miqtë e mi ndërkombëtarë që më  japin shumë këshilla dhe ndihmesë  gjatë studimeve.”

Shree Suriya nga Sri Lanka, i cili ka studiuar në një universitet australian, gjeti ngushëllim në gjetjen e bashkëkombësve duke studiuar jashtë shtetit. “Unë kam shumë miq nga vendi im kështu që jeta këtu nuk është edhe aq keq. Të paktën kjo është gjë pozitive sepse bisedoj me dikë nga vendi im. Më mungon shumë shtëpia ime dhe ushqimi, por duke mësuar kulturën diversale, ne jetojmë së bashku dhe  kështu është më e lehtë. ”

Universiteti me nacionalitet të ndryshëm  është Universiteti i Mbretërisë së Bashkuar  “Westminster”, me 169 nacionaliteteve të përfaqësuara, sipas të dhënave. Në SHBA është Houston Community College me 151, ndjekur nga Universiteti i Sidneit me 144.

 

10 universitetet britanike me diversitetin kulturor më të lartë

  1. Universiteti i Westmister, 169 nacionalitete të ndryshme – 8429 studentë ndërkombëtarë
  2. Universiteti i Greenwich, me 168 nacionalitete të ndryshme- 7547 studentë ndërkombëtarë
  3. Universiteti Kingston, me 156 nacionalitete të ndryshme – 8061 studentë ndërkombëtarë
  4. “Open University”, me 155 nacionalitete të ndryshme – 9666 studentë ndërkombëtarë
  5. Middlesex University, me 155 nacionalitete të ndryshme – 8604 studentë ndërkombëtarë
  6. King’s College London, University of London, me 154 nacionalitete -10088 studentë ndërkombëtarë
  7. Universiteti i East London, me 154 nacionalitete -5564 studentë ndërkombëtarë
  8. City University London, me 152 nacionalitete -9518 studentë ndërkombëtarë
  9. London Metropolitan University, me 151 nacionalitete -5972 studentë ndërkombëtarë
  10. Brunel University London, me 150 nacionalitete -6120 studentë ndërkombëtarë

 

10 universitetet amerikane me diversitetin kulturor më të lartë

  1. Houston Community Colegge me 151 nacionalitete -4894 studentë ndërkombëtarë]
  2. New York Universiti – 147  nacionalitete -13329 studentë ndërkombëtarë
  3. Columbia University – 146 nacionalitete -12410 studentë ndërkombëtarë
  4. Northeastern University -143 nacionalitete -11037 studentë ndërkombëtarë
  5. Harvard University – 142 nacionalitete -5920 studentë ndërkombëtarë
  6. Universitety of Minnesota -141 nacionalitete -8628 studentë ndërkombëtarë
  7. Pennsylvania state University -138 nacionalitete -10216 studentë ndërkombëtarë
  8. Florida International University -137 nacionalitete -3921 studentë ndërkombëtarë
  9. Northern Virginia Community -137 nacionalitete -2011 studentë ndërkombëtarë
  10. University of Florida -135 nacionalitete -6250 studentë ndërkombëtarë

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180