Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Bashkëpunimi fqinj nxit zhvillimin e e-turizmit

$
0
0

foto tek faqja perballle -ylljet alickaProgresi dhe vlerësimi  i projektit NETCASTLE që u realizua mes bashkëpunimit ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri  dhe ekspertizës së Qendrës UET

Nga Ylljet Aliçka

I përfshirë në kuadrin e programit Operacional të bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri 2007-2013, Projekti  “NetCastle” përmbush qëllimin e tij kryesor, atë të zhvillimit të turizmit kulturor përmes e-turizmit, në sajë të të cilit janë realizuar digjitalizimi i kalave në 6 prefektura greke dhe 3 qarqe nga pala shqiptare. Mbështetur në përvojën dhe frymën bashkëpunuese të programeve  ndërkufitare Shqipëri-Greqi, kërkimin e ideve dhe rrugëve të reja  për  evidencimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të të dyja vendeve, shfrytëzimin e strukturave të ngritura  përvojën e përftuar dhe mësimeve të nxjerra për ta ngritur këtë bashkëpunim në një nivel të ri dhe përdorimin e teknologjive të reja dhe turizmit elektronik, mund të thuhet  se Programi  NETCASTLE ka përmbushur objektivin e tij të përgjithshëm, për të rritur  standartin e jetesës  dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik ndërkufitar.

Promovimi i kështjellave të këtyre  zonave nxjerr në pah dhe përcjell një produkt kulturor të përbashkët në zonën ndërkufitare, forcon më tej bashkëpunimin  kulturor  dhe solidaritetin mes dy popujve. Projekti krjon një rrjet vizibiliteti, renovimi dhe fuqizimi të trashëgimisë kulturore e kështjellave historike të zonave të caktuara, duke ofruar një përvojë multikulturore dhe edukative. Promovimi i elementëve të përbashkët kulturore, tërheqja e vëmendjes në këto udhëkryqe kulturash nëpërmjet krijimit të një rrjeti për vrojtimin, rinovimin dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore të kështjellave historike, duke ofruar  një udhëtim në kohë dhe hapësirë,  në formatin 3D dhe për pasojë duke u siguruar dy vendeve fqinjë administrimin e të njëjtave sfidave kulturore. Bashkëpunimi  shqiptaro-grek përmes projektit në fjalë, shkëmbimi i përvojave të ndërsjellta, angazhimi përkrah pushteteve publike dhe popullsisë, vënia në përdorim i një metode shkencore e  dhe një kuadri konceptual të përbashkët në ato zona, atje ku mund të thuhet se  natyra dhe kultura takohen dhe dialogojnë, këta janë disa nga faktorët  që krahas të tjerave provojnë rrënjët e lashta europiane të këtyre  hapësirave, duke dëshmuar njëkohësisht se kështjellat e këtyre zonave  i përkasin jo vetëm trashëgimisë kulturore shqiptare e greke, por dhe trashëgimisë europiane e botërore, thënë ndryshe duke  krijuar një vizion global të këtyre zonave për të gjendur vendin e tyre  në gjirin e ndërgjegjes  europiane. Realizuar në sajë të përpjekjeve të përbashkëta të të dyja vendeve,  projekti Netcastle  ndihmon diferencimin e kështjellave nga monumentet e tjera antike klasike, sensibilizimin dhe mobilizimin e komunitetit shkencor lokal, fuqizimin dhe sinkronizimin e metodave informuese për të gjithë banorët dhe vizitorët e këtyre zonave, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja, kontribut në edukimin kulturor të të rinjve.

Disa tipare dhe veçori të realizimit dhe zbatimit të Projektit NetCastle

Konceptimi i këtij projekti ka pësuar një evolucion jo të vogël, duke shkuar nga evidencimi dhe identifikimi i vlerave historike të kështjellave në fjalë dhe tipareve të tyre të ngjashme, në integrimin e trashëgimisë kulturore në jetën ekonomike të bashkësisë, në nxitjen e organizuar  të shërbimeve me natyrë  turistike. Kjo përqasje e integruar e zgjidhjes së problemeve të sotme dhe të nesërme të këtyre zonave  ndërkufitare të pasura në trashëgimi kulturore përbën jo vetëm veçorinë, por dhe vlerën më të spikatur të këtij bashkëpunimi.

Projekti NetCastle  fokusohet në një zonë tejet të pasur me histori dhe jo në një monument apo problematikë të vetme, si i tillë projekti  kërkoi një organizim dhe planifikim kompleks, specialitete e njohuri të shumë fushave, kryesisht ato të teknologjive të reja  dhe një impenjim  njerëzor  të konsiderueshëm e të vazhdueshëm.

Përgatitja  e një numri të  madh fotosh dixhitale, 3D që i kanë dhënë një ndihmesë të madhe  njohjes së objekteve të trashëgimisë kulturore të këtyre zonave, të vlerave të tyre historiko-kulturore si dhe problemeve të sotme të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, duke i vendosur këto vlera në një podium të rëndësishëm ndërkombëtar, lehtësisht të konsultuara nga audienca ndërkombëtare.

Një ndër ndihmesat origjinale të këtij projekti lidhet me strategjitë  e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të integruar  të turizmit kulturor dhe të trashëgimisë së saj të pasur.

Mesazhi tjetër origjinal që del nga  realizimi i këtij projekti është se  ruajtja, pasurimi dhe promovimi i këtyre kështjellave  nuk mund të përcillet në mënyrë të efektshme  në nivel ndërkombëtar apo te brezat që do vijnë, pa u integruar  në jetën turistike, ekonomike dhe për pasojë në atë shpirtërore  të banorëve të këtyre zonave. Aktualisht, vetëm në një kontekst  ekonomiko-dinamik, shoqëruar nga teknologjitë e reja  mund të zhvillohet realisht ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë, duke u bërë shtysë për zhvillimin e  turizmit kulturor, si dhe mund të bëhet më e efektshme ruajtja e  mjedisit natyror. I plotësuar e realizuar me mjete bashkëkohore imazhi, ky projekt  përbën një burim të pazëvendësueshëm për njohjen  e  trashëgimisë së përbashkët kulturore. Rendimenti I qëndrueshëm I investimit I këtij projekti nuk konsiston  vetëm  te rendi financiar, por dhe ai edukativ e shoqëror, duke rritur kështu sensin e përgjegjësisë për ruajtjen dhe promovimin e këtyre pasurive, si dhe duke kontribuar në edukimin kulturor të të rinjve.

Vazhdimësia e projektit në të ardhmen

Rezultatet e realizimit dhe zbatimit të projektit Netcastle hapin rrugën  për disa fusha konkrete  afat shkurtra dhe afatmesme: Hapja e vendeve të reja të punës e për pasojë gjenerimi i të ardhurave nga rritja e turizmit kulturor në kështjellat  e këtyre zonave, sipas parimit të Trashëgimisë së asimiluar nga  zhvillimi ekonomik. Projekti dikton programe të mëtejshme formimi cilësor të aktorëve turistik kulturor, si dhe forcimin e shërbimeve turistike pritëse. Projekti hap mjaft rrugë për shndërrimin e tij në një vlerë shoqërore eminente. Vetë identifikimi dhe promovimi i përparësive të zhvillimit të potencialeve  reale të turizmit kulturor është ndër hapat themelor  i një zhvillimi të qëndrueshëm e të integruar. Promovimi dhe  zbatimi i këtyre projekteve në praktikë mbetet sfidë e përhershme  e bashkëpunimit ndërkufitar  në vitet në vazhdim. Perceptimi dhe pamja e këtyre kështjellave jo  si një dëshmi e palëvizshme  dhe magjepëse e bukurisë së tyre ende pak të njohur, por si një ftesë  për të vepruar në favor të promovimit  të mrekullive të tjera të trashëgimisë kulturore shqiptare e greke. Projekti hap hapësirë për një harmonizim më të mirë dhe përmirësimin e raportit delikat mes perspektivën ekonomike nga njëra anë dhe sistemit të vlerave historike, nga ana tjetër. Projekti ndihmon për të ngushtuar hapësirën mes jetës së përditshme civile dhe interesit të gjerë publik ndaj një të kaluare kulturore të mishëruar në trashëgiminë monumentale. Projekti Netcastle krijon premise për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatave të këtyre zonave qoftë në terma teknik e juridik, pse dhe jo në terma alegorikë, se trashëgimia kulturore përveç se është pronë e shtetit është gjithashtu pronë e komunitetit. Projekti nxit në të ardhmen pasurimin e vlerave dhe identiteteve kulturore përmes vlerësimit të së shkuarës, shndërrimin e kompleksitetit të kësaj trashëgimie kulturore në shërbim të  mesazheve të identiteteve kulturore për dy vendet fqinje. Projekti krijon vazhdimisht hapësira për të  ndihmuar komunitetet lokale në angazhimin e tyre me ruajtjen dhe promovimin e këtyre qendrave historike e turistike, në mënyrë që  ky turizëm kulturor në ngritje të  mos dëmtojë ato vlera me të cilat ushqehet; Projekti krijon premise për të ndërgjegjësuar  komunitetet lokale mbi rrezikun e shndërrimit të trashëgimisë në  tregti, apo rrezikun e një perceptimi sipërfaqësor të së shkuarës, me qëllim për ti parë ato si objekte turistike dhe jo objekte  artificial apo teatralizimi, pasi jo rrallë nën emrin e kulturës popullore dhe demokratizimit fshihen interesa dhe sfida tregëtare. Projekti hap rrugën gjithashtu për një rivlerësim të kështjellave në të dyja vendet dhe ripërcaktimin  e këtyre kështjellave  në terma mbrojtjeje, mirëmbajtje dhe përdorimi, duke respektuar identifikimin e saktë arkitektonik në familjen stilistikore që u përkasin. Projekti krijon premise për të ndërgjegjësuar  komunitetet lokale mbi rrezikun e shndërrimit të trashëgimisë në  tregëti,  apo rrezikun e një perceptimi sipërfaqësor të së shkuarës, me qëllim për ti parë ato si objekte turistike dhe jo objekte  artificial apo teatralizimi, pasi jo rrallë nën emrin e kulturës popullore dhe demokratizimit fshihen interesa dhe sfida tregtare. Projekti hap rrugën gjithashtu për një rivlerësim të kështjellave në të dyja vendet dhe ripërcaktimin  e këtyre kështjellave  në terma mbrojtjeje, mirëmbajtje dhe përdorimi, duke respektuar identifikimin e saktë arkitektonik në familjen stilistikore që u përkasin.

 

Projekti ka realizuar:

  • Promovimin e një bashkëpunimi dhe shkëmbimin ndërkufitar;
  • Nxitjen e rritjes së turizmit në këto zona;
  • Modernizimin e shërbimeve turistike dhe fuqizimin e turizmit kulturor përmes asaj që quhet e-turizmi, duke evidentuar veçoritë e kështjellave nga monumentet e tjera të lashta;
  • Sensibilizimin dhe motivimin e komunitetit shkencor lokal;
  • Fuqizimin dhe modernizimin e metodave informuese për të gjithë qytetarët dhe vizitorët përmes përdorimit të teknologjive të reja;
  • Edukimin kulturor të të rinjve.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180