Teknologjitë që i ndihmojnë mësuesit të personalizojnë mësimdhënien më tepër se ç’mund ta bëjnë tani dhe mësimdhënia që ndjek interesat e studentëve kanë gjasa të jenë më tepër rezultative sesa mësimdhënia në mungesë të këtyre praktikave
Teknologjitë mësimore ofrojnë një mundësi shumë të madhe për të përmirësuar arsimin, por se sa ky potencial do të realizohet, kjo varet nga tre faktorë kyçë, të cilët kanë shumë pak të bëjnë me teknologjinë në vetvete por kanë shumë të bëjnë me mënyrë si njerëzit e përdorin teknologjinë.
Së pari, duhet të sigurohemi të mos humbasim gjurmët e “të mësuarit” në teknologjitë e të mësuarit. Duke u zhvilluar dhe duke përshtatur teknologji të të mësuarit ne kemi nevojë të mbajmë fort në mendje çfarë dimë rreth të mësuarit të studentëve. Ne dimë, për shembull, që studentët mësojnë në nivele të ndryshme, dimë që është kritike që të ezaurohet një çështje përpara se të kalohet te tjetra, kur të mësuarit kryhet në vijimësi, dimë që studentët e përkushtuar kanë më tepër gjasa të mësojnë më tepër dhe më në thellësi të informacionit që marrin dhe dimë gjithashtu se të mësuarit aktiv ka më tepër gjasa të përfshijë studentët sesa të mësuarit pasiv.
Në vazhdim, teknologjitë që i ndihmojnë mësuesit të personalizojnë mësimdhënien më tepër se ç’mund ta bëjnë tani dhe mësimdhënia që ndjek interesat e studentëve kanë gjasa të jenë më tepër rezultative sesa mësimdhënia në mungesë të këtyre praktikave.
Së dyti, duhet të kuptojë se jemi përballë një sfide përshtatjeje, jo një sfide teknologjike. Tani që flasim, pajisjet dixhitale me më tepër gjasa për t’u përdorur në mjedisin arsimor, janë ato që janë më pak “armike” të status quo-së dhe përshtaten lehtësisht brenda modelit të gatshëm të modelit ekzistues arsimor. Ato ofrojnë një përshtatje teknike të shpejtë por, sipas kërkimit të kryer nga SRI International, kanë ndikim relativisht të vogël në arsimimin e studentëve.
Nëse do të na duhet të kuptojmë potencialin e plotë të teknologjive mësimore duhet të mendojmë seriozisht rreth pyetjeve bazike, si për shembull si i organizojmë klasat dhe mjediset shkollore, si e përdorim kohën, si mendojmë rreth rolit të mësuesit dhe çfarë presin studentët të mësojnë. Këto nuk janë thjesht pyetje teknike por pyetje rreth organizimit të sjelljes sonë dhe rolit të prekshëm të mësuesve.
Një mënyrë e mirë për mësuesit është që ta nisin duke i bërë vetes një pyetje të thjeshtë: çfarë do të doje realisht të bëje, ndërkohë që e ke të pamundur ta bësh? Përgjigjet do t’i ndihmonin mësuesit të ideonin skemat e mësimit përmes teknologjive.
Ne duhet gjithashtu të garantojmë mbështetje për mësuesit duke përfshirë këtu zhvillim profesional – element kyç ky sa i përket suksesit me teknologjitë e reja mësimore.
Në fund, duhet të mbajmë qëndrim politikisht asnjanës sa i përket vlerësimeve që mund të bëjmë mbi teknologjinë e mësimit. Ne duhet të kuptojmë se çfarë funksionon dhe për kë. Por kurrsesi, ne nuk mund të nxitojmë në gjykim ose paragjykim. Ne duhet të balancojmë sensin tonë të urgjencës me durimin dhe shqyrtimin, duke kuptuar se ndryshimet themelore kërkojnë kohë.