Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Ministrat në Shkollë Vere; punësimi në administratë sipas meritokracisë

$
0
0

klosi harito shkolla veroreMinistria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ajo e Inovacionit dhe Administratës Publike zhvilloi këto ditë në bregdetin e Jalës Shkollën verore, së cilës iu bashkuan 300 të rinj 

Pas praktikës së punës në administratë rreth 300 të rinj kanë pasur mundësinë që të marrin dhe disa trajnime dhe leksione shtesë në 5 ditët e Shkollës Verore të organizuar nga dy ministri. Shkolla 5-ditore është konceptuar dhe si mundësi argëtimi për ta pasi zhvillohej në Jalë, në një nga plazhet më të bukura të Jugut.

Organizatore e këtij trajnimi ishte Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, por e pranishme me një fjalë përshëndetëse ishte edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito.

Shkolla Verore ishte për të rinjtë që kanë mbaruar studimet dhe kryejnë praktikën në administratën publike qendrore dhe vendore. Për 5 ditë, 300 të rinjtë që ndoqën këtë shkollë nga Shqipëria, Kosova e diaspora, zhvilluan seminare dhe trajnime, me tema që përbëjnë interesin e të rinjve, nga punësimi në administratë, te këshillimi mbi zhvillimin e karrierës, diskutimi mbi tema aktuale e aktivitete të vullnetarizmit, pastrimit të plazheve, lojërat sportive, organizime kulturore, e kinemaja verore.

Në aktivitetin që mbylli Shkollën Verore, ministri i MMSR z. Blendi Klosi tha para të rinjve se, kushdo që aspiron administratën tani ka të gjitha mundësitë të kuptojë dhe besojë se punësimi bëhet vetëm përmes meritës. “Praktika tremujore e të rinjve pranë administratës është një formulë e suksesshme që të rinjtë të shohin nga afër si funksionon administrata publike, cilat janë mundësitë për karrierë në të, cilat janë rrugët për të ndjekur” – deklaroi ministri Klosi, duke vënë theksin te një vlerë e shtuar e praktikës së këtij viti që ishte hapja e mundësive për të rinjtë nga Kosova e Diaspora, sikundër edhe zhvillimi i saj edhe në administratën e Kosovës.

Ministri Klosi ftoi të rinjtë të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e ofruara për ta, nga konkurset e administratës deri te mundësitë e punësimit përmes zyrave të punës që tani ofrojnë shumë më shumë mundësi dhe gëzojnë shumë herë më shumë besimin e qytetarëve. Ministri Klosi gjithashtu ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e organizimeve e aktiviteteve për të rinjtë, që në mënyrë të vazhdueshme MMSR organizon. “Duhet të rrisim sensin e vullnetarizmit te të rinjtë” – deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se qëllimi i këtyre organizimeve për të rinjtë tani po merr një tjetër dimension, atë të bashkëpunimit me të rinjtë e Kosovës e të diasporës.

“Unë e kam thënë shpesh që ne nuk kemi nevojë për një Ministri Diaspore pasi kemi ministrinë e Diasporës së Kosovës, me të cilën kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe një funksionim të suksesshëm, çka është bërë evidente, pasi të gjitha aktivitetet tashmë janë të përbashkëta” – deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se detyra jonë është t’iu japim të rinjve mundësitë e barabarta me ato çka ata gjejnë në Europë. “ E kam thënë shpesh që aseti më i madh dhe avantazhi që kemi krahasuar me vendet e zhvilluara është rinia, mosha e re e popullsisë. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë potencial të madh në të mirë të zhvillimit të vendeve tona. Sikundër duhet t’ju japim të rinjve tanë shanse të njëjta me atë që ata gjejnë në vendet e zhvilluara”, deklaroi ministri Klosi

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito deklaroi se punësimi në Administratën Publike pas miratimit të ligjit të ri për nëpunësin civil, është tashmë një proces i ngritur vetëm mbi bazën e meritës. “Mjafton fakti që vetëm 62 për qind e nevojës së administratës është përmbushur, tregon qartë se konkurset s’janë më fiktive” – deklaroi ministrja Harito.

Ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati, deklaroi se rëndësia e këtyre organizimeve është gjithashtu lidhja e të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke përshëndetur Praktikën e këtij viti që iu dha mundësinë dhjetëra të rinjve të Kosovës ta zhvillojnë praktikën pranë administratës në Shqipëri.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180