Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

4 studente të UET fitojnë bursën në Universitetin Nova, Lisbonë

$
0
0

universiteti nova- lajm shkurtUET është një ndër universitetet më të përfaqësuara në thirrjen e fundit nga Universiteti i Ri i Lisbonës, NOVA. Esterina Celami, Ferdese Kupa, Ageda Shiba dhe Alkida Karçanaj janë studentet fituese të aplikimit për të realizuar shkëmbimin studentor, një semestër në Universitetin e Ri të Lisbonës, NOVA. Shkëmbimi organizohet në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility nga Komisioni Europian. Studentët u përzgjodhën në një proces me dy faza ku përfshihej dhe një intervistë në gjuhën angleze, gjatë së cilës u vlerësua argumenti dhe aftësitë gjuhësore. Në Shtator UET hap aplikimet e reja, ndaj mos hezitoni të aplikoni! http://www.unl.pt/en/international/

Erasmus +, studentet fituese në Universitetin Luwdigshafen

Ani Treska, Antonela Çekixhi dhe Anisa Curraj janë tre studentet fituese të aplikimit për të realizuar shkëmbimin studentor, një semestër në Universitetin Luwdigshafen, Gjermani. Shkëmbimi organizohet në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility nga Komisioni Europian. Studentët u përzgjodhën në një proces me dy faza ku përfshihej dhe një intervistë në gjuhën angleze, gjatë së cilës u vlerësua argumenti dhe aftësitë gjuhësore.

I urojmë suksese Anit, Antonelës dhe Anisës! Ju rikujtojmë se në Shtator UET hap aplikimet e reja, ndaj mos hezitoni të aplikoni! http://www.hs-lu.de/en.html”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180