Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Fotogaleri: Një ceremoni diplomimi dhe një fjalim brilant

$
0
0

Me hedhjen e kapeleve akademike të brezit të 7-të të të diplomuarve, Universiteti Europian i Tiranës shkroi historinë e dekadës së parë të tij.

Në vitin e 10-të të jetës, u zhvillua dje ceremonia e diplomimit për dy ciklet e studimit Bachelor dhe Master për vitin akademik 2015-2016.

Bilanci i këtyre 10 viteve flet vetë; 15 mijë studentë, 7 breza të diplomuarish dhe një ALUMNI i shtrirë kudo, në kompanitë më të mëdha në vend, në administratë, në politikë, në jetën akademike apo bizneset e tyre private.

Ceremonia e djeshme, madhështore dhe e ngyrosur me bojëqiellin e veshjeve akademike, kishte mbledhur 567 studentë së bashku me familjarët e tyre.

Të gjithë ata morën diplomën, nga të cilët 221 studentë u diplomuan në ciklin e parë të studimeve Bachelor në tri fakultetet, Juridik, Shkencave Sociale dhe Edukimit dhe Ekonomik-Teknologjia e Informacionit dhe

346 studentë u diplomuan në ciklin e dytë të studimeve në UET, Master i Shkencave dhe Master Profesional.

Në këtë ceremoni mbajti një fjalim brilant edhe avokat Spartak Ngjela.

“Të gjithë e kanë të domosdoshëm profesionin për të fituar lirinë e tyre. Po duhet të dini se ju jetoni në një shtet borgjez. Nëse do të ishit në një shtet që ishte para 25 vitesh, tani do të kishte mbaruar gjithçka. Por për ju s’ka mbaruar.  Do të përplaseni me karrierën, me paranë, me tregun dhe korrupsionin.  Janë katër elementë që nuk u shpëton dot asnjë shtet i këtij sistemi. E mira është kjo: që të krijoni paranë nëpërmjet profesionit dhe personalitetin, nëpërmjet dijes.

Nuk ka personalitet tjetër përveç dijes.

Po të ishit në luftë duhet të ishit ushtarë të mëdhenj, këtu duhet dije.

Çfarë është ajo që dua t’ju kujtoj?

Dija është lumë. Ajo merret me pika dhe jepet lumë. Ju e keni marrë me pika. Kam respekt për universitetin tuaj dhe ju e keni marrë formimin tuaj akademik,” tha Ngjela.

“Pesimizmi mund të jetë prezent sot te ju, por mundohuni që këtë pesimizëm ose këtë mos-siguri që të jep shoqëria aktuale ta ktheni në një motiv të brendshëm tuajin për të kapur atë e cila do t’ju bëjë që të ndiheni, në shoqëri, primarë.

Në vazhdën e madhe të përplasjes tuaj, mos harroni që duhet të triumfoni. Kush nuk e ka këtë, nuk ecën dot. Jam i bindur se e keni, universiteti ua ka dhënë.

Koha do të punojë për ju!” tha Ngjela.

Lexoni më poshtë detajet e ceremonisë dhe ndiqni një fotogaleri nga ceremonia.

UET krijon historinë e tij: Diplomon brezin e shtatë të studentëve në vitin e dhjetë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180