Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Sokrati “kthehet” në shkollë

$
0
0

shkolla postdoktoraleProgrami Kërkimor “Shqipëria Inovative 2015-2020” në UET, vjen me një  grant të ri kërkimor të dedikuar për kërkime post-doktorale

Sokrati e rinisi shkollën në moshën 60-vjeçare. Ai besoi se dëshira për dije duhet të vdesë me njeriun. Po ashtu, Einstein thoshte: “Rritja intelektuale duhet të nisë që në lindje dhe të pushojë vetëm pas vdekjes”.

Në sistemin arsimor Cikli i Tretë i Studimeve, studimet doktorale, shihen si fundi i një epoke, asaj të të nxënit dhe nisja e një epoke të re, “të japësh mësim”, për doktorët e rinj studimet nuk përfundojnë me titullin Dr.  Studimet post-doktorale po shihen si një domosdoshmëri për të përgatitur të sapograduarin “doktor shkencash” që të nisë punën në auditor.

Projektet kërkimore pas mbrojtjes së doktoraturës u japin mundësinë atyre që të krijojnë përvojën e duhur për t’u përfshirë me më shumë guxim në sistemin akademik.

Në botë, kjo është një praktikë e njohur dhe e ndjekur në çdo universitet. Një projekt i Universitetit Europian të Tiranës i lançuar së fundmi, synon të bëjë të njëjtën gjë, të nxisë të rinjtë e sapodiplomuar në ciklin e tretë të studimeve, që të vazhdojnë kërkimet e tyre shkencore për t’u rritur profesionalisht.

Në kuadër të programit të madh kërkimor Shqipëria Inovative 2015-2020, UET ka çelur një iniciativë për projektet kërkimore post-doktorale, me një grant kërkimor të dedikuar. Kështu, 10 doktorë kërkues në UET, të cilët kanë marrë gradën Doktor i Shkencave, do të përfitojnë nga mundësia e një granti kërkimor të dedikuar, për të realizuar projektet e tyre në fazën e post-doktoraturës, për një periudhë një apo dy vjeçare. Ky grup kërkuesish do të punojë ngushtë me 7 kërkuesit senior të 7 projekteve kërkimore, nën ombrellën e Shqipëria Inovative 2015-2020, duke krijuar kështu grupe kërkimore ndërdisiplinare. Tematikat e kërkimit lidhen me zhvillimet aktuale në Shqipëri e rajon, e në përgjigje të sfidave e prirjeve të shoqërisë bashkëkohore.

Synimi është që doktorantët dhe asistent/pedagogët me më pak se dy vjet pune në këtë fushë, të përfshihen në këtë futeshin në këtë projekt, nëpërmjet kërkimeve shkencore shtesë që do të kishin si produkt një policy paper ose një produkt të ngjashëm dhe ndërkohë të krijonin një eksperiencë të paktën 5-vjeçare në sistemin e Arsimit të Lartë.

Zëvendës/rektori për Kërkimin Shkencor dhe Metodologjinë në UET, prof. asoc. dr. Selami Xhepa, thekson në një intervistë për MAPO se “motivi i programit kërkimor vjen nga fjala inovacion, i cili është në fakt edhe prioritet europian.” Lidhur me qasjen ndërdisiplinore, ai vlerësoi se “në një botë shumë komplekse si kjo, ku gjendet sot njerëzimi, kuptimi dhe interpretimi i fenomeneve ekonomike dhe sociale është e vështirë të realizohet nëse shkencat sociale dhe humane do të mbeten të ndara dhe të izoluara nga njëra-tjetra.”

Çfarë është “Shqipëria Inovative 2015-2020”

Në vazhdimësi të strukturimit të kërkimit shkencor dhe drejtimit të punës kërkimore të kandidatëve doktoralë sipas Drejtimeve Kërkimore dhe Akseve kërkimore të veçanta të anëtarëve të stafit, UET-i tashmë ka një Program të përgjithshëm kërkimi dhe ndërdisiplinor – ‘Shqipëria Inovative 2015-2020’, nën kujdesin e veçantë të zëvendës/rektorit për Shkencën dhe Metodologjinë, prof. asoc. dr. Selami Xhepa. Ky program synon të prodhojë ekspertizë të nivelit ndërkombëtar në një fushë të caktuar dhe ta kthejë UET-in në një burim të vazhdueshëm dijesh dhe konsulence, si për komunitetin akademik, ashtu dhe për aktorë të tretë. Programi kërkimor përbëhet nga shtatë projekte të mëdha kërkimore, të drejtuara nga kërkuesit më senior të institucionit dhe në përbërje të tyre janë më tej drejtimet kërkimore, si edhe akset kërkimore. Çdo projekt i madh kërkimor ka në përbërje, krahas kërkuesit senior, post-doktorantë, kërkues junior si edhe doktorantë. Synimi i projekteve kërkimore është nxitja e ndërdisiplinaritetit, kulturës së aplikimit për grante dhe projekte kërkimore, zhvillimi i stafit akademik, ndërlidhja me qendra kërkimore brenda dhe jashtë vendit si edhe kontributi për komunitetin, sektorin privat dhe politikëbërjen përmes publikimit të gjetjeve dhe ndarjes së njohurive me të tretët.

Pse janë të nevojshme studimet post-doktorale

Shumë profesionistë të specializuar, të punësuar në institute të ndryshme kërkimore, në universitete apo pedagogë, pasi kanë kaluar procesin, i janë përgjigjur kësaj pyetjeje. Për ta, përgjigja kryesore është e natyrës praktike dhe është e qartë: vlera e studimeve post-doktorale qëndron në faktin se lejon kohën individuale të kërkimit pa presionin administrativ të mbajtjes së vendit të punës. Kërkimi është nevoja më e madhe e kohës në dispozicion dhe ky proces të jep mundësinë të përfshihesh në projekte të ndryshme që lidhen me kërkimin kryesor. Për shembull, nëse të kërkohet të kryesh recensën e një reviste, ke më tepër liri ta kryesh më mirë këtë gjatë doktoraturës edhe për shkak se nuk vepron nën presionin institucional të mbajtjes së pozitës. Gjithashtu, ky proces ndihmon në zhvillimin e fushave alternative të ekspertizës, kohë e kalimit nga student në profesionist dhe mundësinë për të fituar “portofolin e përvojës” që do ta bënte aplikimin për pozicion shkencor-akademik më të thjeshtë.

Gjithsesi, janë disa çështje që duhen konsideruar përpara marrjes së bursës doktorale. Sigurisht që procesi i doktoraturës është një përvojë shumë e vlefshme në çdo aspekt, megjithatë disa gjëra duhen pasur parasysh. Së pari, rroga më e ulët se e dikujt të punësuar tashmë në departament. Së dyti, mundësitë e limituara për t’u përfshirë në procesin e mësimdhënies. Së treti, zgjatja e kohës nën varësinë e mentorit të studimeve.

E megjithatë, burimet kërkimore akademike në dispozicion të doktorantëve konsiderohen të shumta e të larmishme. Ata supozohet të kenë maksimumin e aksesit në dokumentacione, të dhëna, literaturë e thelluar, marrëveshje ndërinstitucionale apo shfrytëzim arkivash. Disa prej këtyre burimeve, japin udhëzime në mënyrë specifike për mekanizmat e financimit të studimeve doktorale, si pjesë e procesit të tyre. Një ndër këto është mundësia e bashkëpunimit mes doktorantëve në shkëmbimin e përvojave më të mira të financimit të punës së tyre, deri në finalizimin e saj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180