7 këshilla se si t’i përdorësh mjeshtëritë e temës së diplomimit për të marketuar aftësitë personale gjatë një interviste pune
Shumë prej jush, në këtë moment që flasim, janë duke u marrë me temën e diplomës, ose edhe mund ta kenë mbaruar. Madje mund të jeni duke menduar sesi ta përdorni me sukses kur të aplikoni për punë. Fatmirësisht, disertacioni juaj do t’ju japë një set me aftësi që do t’ju bëjnë tërheqës për punëdhënësin tuaj. Më poshtë do të listojmë disa nga cilësitë që mund të zhvilloni gjatë kryerjes së temës suaj të diplomës dhe si ato lidhen me punën në botën reale.
Aftësitë kërkimore
Një prej shumë gjërave që duhet të bësh për diplomën është kërkimi. Kjo është një aftësi e rëndësishme që duhet në botën e punës. Mjeshtëria e kërkimit të mirë do të thotë që ti e kupton se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme për një projekt dhe që ti di si të aplikosh informacionin efektivisht në mënyrën që përshtatet me nevojat e tua.
Aftësia e kërkimit lidhet drejtpërdrejt me kërkimin e një pune. Punëdhënësit kërkojnë për njerëz të informuar në lidhje me kompaninë dhe me ide për ta çuar punën përpara. Kjo gjithashtu tregon përkushtim ndaj kompanisë, e që është një cilësi shumë e pëlqyer nga punëdhënësi.
Zgjidhja e problemeve
Kjo mund të jetë një fjalë e bezdisshme, por është shumë më tepër se aq: tregon se ke iniciativë, je i përshtatshëm dhe ke aftësi të të menduarit kritik.
Nëse mund t’i tregosh punëdhënësit një pengesë të cilën e kalove gjatë punës me temën e diplomës e madje t’i tregosh si e kalove, do të jetë i vëmendshëm ndaj reagimit tënd gjatë problemeve në rritje te puna.
Për shembull, nëse argumenti yt nuk funksionon dhe të duhet të rivlerësosh metodën, kjo mund të tregojë aftësinë tënde për të ndryshuar taktikën dhe faktin që je i ndërgjegjshëm dhe e kupton se kur mund të arrish në rezultate të gabuara.
Komunikimi
Punëdhënësi do të dijë nëse ti mund të komunikosh në mënyrë koncize ide dhe informacion, pavarësisht nëse është në letër apo ballë për ballë.
Shkrimi i disertacionit demonstron se ti mund të ndërmarrësh një set me argumente komplekse dhe mund t’i shkruash ato në një mënyrë që është edhe e kuptueshme edhe bindëse. Kjo është një aftësi që do të lidhet me të gjitha pjesët e karrierës tënde, që nga shkrimi i raporteve, bindja e kolegëve, punëtorëve ose menaxherëve për rrugën më të mirë që duhet të ndjekë kompania.
Gjithashtu, nëse ke bërë një temë diplome, me shumë mundësi ke diskutuar idetë e tua me këshilluesin apo ndjekësin akademik, apo miqtë e kolegët. Nëse mund të tregosh që ke marrë këshilla nga këta njerëz rreth diplomës tënde, punëdhënësi do të marrë mesazhin që je punonjës i mirë në skuadër dhe që respekton opinionin e të tjerëve.
Specialist informacioni
Kjo ndoshta mund të mos jetë për të gjithë por disa herë tema e diplomës mund të jetë pika e nisjes së karrierës apo të studimeve të mëtejshme të thelluara.
TI mund ta përdorësh disertacionin si një rast studimi për dijen e kompleksit të punës që ti je i interesuar të ndjekësh pas kursit të studimeve dhe të tregosh që ke një prirje të mirë kundrejt çështjeve që do të zhvillosh gjatë punës.
Aftësitë numerike
Shumë kompani kërkojnë aftësi numerike, kështu që nëse je marrë me grupe të mëdha të dhënash gjatë diplomës tënde, mund t’ua provosh këtë pa asnjë ekuivok.
Jo vetëm kaq. Nëse ke përdorur ndonjë paketë software si SPSS për analizën e të dhënave, mund t’u tregosh se ku aftësi të mira kompjuterike dhe përvojë në analizën e të dhënave. Mos harro Microsoft Excelin!
Mirëmenaxhim i presionit psikologjik
Nëse ia ke dalë të kompletosh një temë diplome, atëherë me shumë mundësi ti mund të menaxhosh një projekt të kompanisë. Kryerja e temës së diplomës nënkupton që ti mund të punosh nën presion dhe të qëndrosh i qetë duke menaxhuar limitet e shumta kohore të punës.
Pavarësisht nëse ishe apo jo në librari duke djersitur mbi shënimet e tua s’ka asnjë rëndësi: ti e kreve projektin në tërësi dhe kjo tregon që munda të bësh një gjë të tillë sërish.
Menaxhim projekti
Ashtu si u përmend shkurtimisht më sipër, nëse ia ke dalë të përfundosh një sasi të madhe pune siç është tema e diplomës, atëherë mund të menaxhosh një projekt te puna. Sidoqoftë, kjo është më tepër sesa t’u qëndrosh korrekt afateve të punës.
Menaxher projekti është fjala e shkurtër për një grup të tërë aftësish duke përfshirë menaxhimin e kohës, të punuarit vetëm, të punuarit në skuadër, komunikim dhe këmbëngulje. Nëse mund t’i përkthesh aftësitë e tua menaxheriale në aftësi personale e të tregosh si mund i ke përdorur ato, punëdhënësi do të shohë te ti, atë çfarë ti realisht kërkon në tregun e punës apo në kompani.