Joniada Llango dhe Teuta Nunaj janë dy studentet fituese të aplikimit për të realizuar shkëmbimin studentor, një semestër në Universitetin e Varshavës, Poloni. Shkëmbimi organizohet në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility nga Komisioni Europian.
Studentet u përzgjodhën në një proces me dy faza, ku përfshihej dhe një intervistë në gjuhën angleze, gjatë së cilës u vlerësua argumenti dhe aftësitë gjuhësore.
I urojmë suksese Joniadës dhe Teutës!