Metoda shkencore nuk është e vetmja mënyrë për të provuar që diçka është e vërtetë. Në qoftë se do të ishte e vetmja rrugë, atëherë ju nuk mund të jeni në gjendje të provoni që Abraham Linkolni ishte presidenti i SHBA, sepse nuk mund ta përsërisni ngjarjen. Ajo ekziston vetëm në të kaluarën.
Metoda shkencore që kërkon prova bindëse përbëhet nga përsëritja e një ngjarjeje, në një situatë të kontrolluar disa herë, diku në një vend ku kjo ngjarje mund të vëzhgohet, të shënohen të dhënat dhe nxirret një konkluzion. Prova shkencore është rezultati i eksperimenteve dhe vëzhgimeve të shumta. Për shembull, një provë shkencore është e tillë; një grua dhe një burrë me përparëse laboratori hyjnë brenda në një laborator, ajo me letër dhe laps në dorë, ndërsa ai me diçka të bardhë të ngurtë në dorë. Burri e vendos objektin e bardhë në një enë të qelqtë të mbushur me ujë të zakonshëm. Objekti del në sipërfaqe të enës. Gruaja mban shënim në fletën e saj të të dhënave. Ai e shtyn përsëri objektin në fund të enës. Objekti del përsëri në sipërfaqe. Gruaja mban shënim përsëri. Ai e shtyn objektin përsëri në fund të enës. Objekti kërcen përsëri në sipërfaqe. Gruaja mban shënim përsëri. Ai e përsërit veprimin. Objekti kërcen. Ajo shkruan. Pasi e kryen veprimin vazhdimisht në një mjedis të kontrolluar, duke vëzhguar dhe duke mbajtur shënim rezultatet, shkencëtari nxjerr konkluzionin se materiali pluskon. Problemi është që shumë njerëz mendojnë që, në qoftë se ju nuk mund të provoni diçka shkencërisht, atëherë kjo gjë nuk është e vërtetë ose është e pabesueshme. Por ky është një mit. Metoda shkencore nuk është e vetmja mënyrë për të provuar që diçka është e vërtetë. Në qoftë se do të ishte e vetmja rrugë, atëherë ju nuk mund të jeni në gjendje të provoni që Abraham Linkolni ishte presidenti i SHBA, sepse nuk mund ta përsërisni ngjarjen. Ajo ekziston vetëm në të kaluarën. Në një mënyrë të ngjashme, ju nuk mund të provoni shkencërisht që ju kishit një provim të vështirë në histori të premten e kaluar në orën 10 paradite. Ju nuk mund ta përsërisni atë herë pas here dhe të kontrolloni mjedisin ku mund të bëhen vëzhgimet dhe të mbahen shënim të dhënat. Ajo gjë ka ndodhur vetëm një herë. Është histori. Por edhe pse Abraham Linkolni dhe klasa e orës 10 nuk mund të provohen shkencërisht, nuk do të thotë se ato nuk kanë ndodhur ndonjëherë. Mënyra se si ato mund të provohen quhet metoda historike legale ose më mirë metoda që kërkon prova bindëse. Metoda që kërkon prova bindëse provon një ngjarje duke kërkuar tre lloj dëshmish: dëshminë gojore, dëshminë e shkruar dhe dëshminë fizike. Kjo lloj prove iu ofrohet çdo ditë gjyqeve në të gjithë botën dhe është e vetmja provë që përdoret ndaj një ngjarjeje historike. Si mund ta besoni që SHBA ka pasur një president të quajtur Abraham Linkoln, me anë të metodës që kërkon prova bindëse? Në qoftë se mund të gjenden dëshmitarë okularë, ju mund të intervistoni njerëzit, që e njihnin atë, që e kanë takuar atë apo që e kanë dëgjuar të flasë (kjo është dëshmia gojore). Ju mund të grumbulloni kopje të letrave që shkroi ai, gazeta që shkruan për vrasjen e tij dhe librat që u shkruan për të (kjo është dëshmia e shkruar). Së fundi, ju mund të ofroni paraqitjen e provave të ekzistencës fizike orën e xhepit, fotografitë e tij, vendlindjen e tij, madje dhe mbajtësen e tij të sheqerit. Si mund të provoni vërtetësinë e provimit të historisë që kishit të premten e kaluar në orën 10? Me anë të metodës që kërkon prova bindëse: Mësuesi juaj mund të dëshmojë, ju mund të tregoni notën, fletat e provimit (vetëm në qoftë se do të lejohej nga prindërit). Ju mund të siguroni një fotografi të marrë nga një fotograf gjatë provimit dhe kështu me radhë. Metoda shkencore ka një kufi. Ajo nuk mund të provojë ngjarjet e mëposhtme. Ajo nuk mund të provojë që Napoleoni u mund në betejën e Vaterlosë. Nuk mund të provojë që murtaja vrau 150.000 vetë në shekullin e 17-të në Londër. Nuk mund të provojë që Jezusi u ringjall nga të vdekurit, sepse nuk mund të përsëritet ngjarja në një mjedis të kontrolluar, ku mund të bëhen vëzhgime, të shënohen të dhëna dhe të nxirren konkluzione. Megjithatë, një ngjarje historike mund të provohet nga metoda që kërkon prova bindëse, duke siguruar dëshmi gojore, të shkruar dhe fizike, që përcaktojnë të vërtetën e një ngjarjeje duke lënë jashtë çdo dyshim.
Marrë me shkurtime nga përgjigje.org