Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

TACSO, trajnime të BE-së për Shoqërinë Civile

$
0
0

Zyra e projektit Asistencë Teknike për Organizatat e Shqoërisë Civile (TACSO) në Shqipëri zhvilloi një trajnim tre ditor me temen “Avokatësia dhe Lobimi për ndryshimin Social”.

Në këtë trajnim të pranishëm ishin 24 pjesemarrës, përfaqësues të 6  rrjeteve të OJF-ve shqiptare me fokus në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve(Koalicioni i Shoqatave të Pacientëve), në mbrojtjen  e mjedisit, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e të drejtave të grave, mbrojtjen e  të drejtave të punës (Sindikata Rajonale Korçë) , zhvillimin e kulturës dhe mbrojtjen e trashegimisë kulturore, zhvillimin dhe promovimin  e të rinjve (Kongresi Studentor).

Trajnimi u zhvillua në ditët e  fundit të Majit dhe ditët e para të Qershorit në Tushemisht, Pogradec ( i përzgjedhur si një vend për t`u promovuar). Ky ishte trajnimi i parë i cili do pasoje me dy trajnime të tjera në vazhdim.

Ky trajnim i organizuar nga zyra e projektit TACSO  me fondet e Bashkimit Evropian ka si qëllim mbështetjen e shoqërisë civile për të kryer një punë sa më të mirë duke ofruar asistencë për përgatitjen e aplikimeve dhe aftësimi i i përfaqësuesve të OJF-vë.

Trajnimi 3-ditor i zhvilluar në Tushemisht të Pogradecit ishte i përqëndruar tek avokatësia dhe lobimi duke synuar që të qartësonte përfaqësuesit duke ndërthurur teorinë dhe ushtrimet praktike mjaft argëtuese të cilat shërbyen për të kuptuar më mirë mesazhin që po tejçonte ky trajnim,

Një trajnim në nivele profesionale dhe i plotë, që bëri përfaqësuesit e organizatave të ndryshme të shpreheshin shumë të kënaqur rreth këtij trajnimi.

Sipas përfaqsuesit të TACSO-s, Genci Pasko, objektivat e Instrumentit Ndihmës për Shoqërinë Civile janë forcimi i shoqërisë civile në kuadrin e një demokracie pjesëmarrëse për të nxitur një mjedis dhe kulture miqësore e për të fuqizuar kapacitetet e përgjithshme dhe përgjegjshmërinë e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për të garantuar cilësinë e shërbimeve dhe një rol të qëndrueshëm të tyre në proceset demokratike.

Ndër të tjera Pasko shton: Shoqëria Civile përfaqëson një element thelbësor të jetës publike demokratike në përpjekje për të përmbushur objektivat e MSA-së. Komisioni Evropian i kërkon Qeverisë Shqiptare  të nxisë pjesëmarrjen aktive të OSHC-ve në vendim-marrjen qeveritare. Megjithatë, për të arritur në një nivel të tillë përfshirjeje, nevojiten më shumë përpjekje”

“Europa Donna Albania”, Shoqata “Together for Life” dhe përfaqësues të UET-it ishin ndër të përzgjedhurit për të marrë pjesë në këtë trajnim.

Donjeta Zeqa


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


A i keni këto bestytni në qytetin (vendilndjen tuaj) ,nëse po dijeni se e...


Urime Ditelindjen Shoqe


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta