Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Studentët e UET, fitues të bursës nga Universiteti i Hagës

$
0
0

studentIris Beci dhe Adem Skendo janë dy studentët fitues të aplikimit për të realizuar shkëmbimin studentor, një semestër shkolle në Hagë. Shkëmbimi organizohet në kuadër të marrëveshjes bilaterale midis UET dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Hagës, i cili është një ndër universitetet më të mirë në Europë.

Studentët u përzgjodhën në një proces me dy faza, ku përfshihej dhe një intervistë në gjuhën angleze, gjatë së cilës u vlerësua argumenti dhe aftësitë gjuhësore. I urojmë suksese Irisit dhe Ademit!

dorina plakuDorina Plaku, studentja e UET, fiton bursë në Milano

Puna e palodhur për të arritur rezultate maksimale, duket se më në fund e ka shpërblyer Dorina Plakun, studente e vitit të tretë në Menaxhim Biznesi pranë Universitetit Europian të Tiranës. Ka pak ditë që Universiteti i Milanos ka miratuar një bursë dyvjeçare Master shkencor në Financë-Bankë. “Pedagogët kanë qenë shumë të gatshëm për të më ndihmuar”, thotë Dorina, “dhe pedagogia e lëndës së Menaxhimit, Ermira Qosja, më ka ndihmuar edhe me një letër rekomandimi”. Në shtator, Dorina nis një tjetër sfidë, pas asaj trevjeçare në UET. “A ndihem në nivelin e duhur? Me shumë bindje them që po. Nuk ndihem aspak ‘inferiore’ me studentët e tjerë europianë, pasi UET nëpërmjet trajnimeve dhe seminareve na ka dhënë mundësinë për të qenë në nivelin e duhur. Sigurisht që është një sfidë, por me bazat e duhura të marra gjatë studimeve Bachelor dhe me shumë punë, besoj se do ia dal”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180