Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Agjencia MAPO, partnere në festivalin ndërkombëtar “Ekspo Stil Arki ASA 5”

$
0
0

olgertiI kthyer në traditë çdo fillim maji qysh prej 5 vitesh, Qendra Kulturore ASA zhvilloi edhe këtë vit festivalin e vet të arteve pamore. U shfaqën para publikut dhe gjithashtu konkurruan për çmimet më të mira, vepra pikture, skulpture, makete arkitekture, si dhe një paradë performance nga të rinj dhe fëmijë. Tema që përcaktoi vijën ideore të veprave të artit në festival ishte “EmigratiON OFF” – emigracioni. Një temë jo vetëm aktuale për shqiptarët, por një brumë i pasur me premisa artistike.

Olgert Rakipllari, drejtori i qendrës kulturore ASA, gjithashtu student i UET në degën e Dizajnit, është i talentuar jo vetëm në pikturë, por edhe në iniciativën e lirë. Ekspo Stil Arki ASA 5 pati mbështetjen teknike të Ministrisë së Kulturës dhe ndër të tjera, pati gjithashtu mbështetjen e Agjencisë Mapo, si një partner mediatik i festivalit.

Është e njohur mbështetja që Universiteti Europian i Tiranës u jep studentëve apo ish-studentëve të vet të suksesshëm dhe krijues. “Me UET kemi një bashkëpunim të kahershëm e të përvitshëm, duke nisur me Frymën Pranverore” – tha Olgerti. “Këtë vit në festivalin Ekspo Stil Arki ASA 5, UET na ka mbështetur me kavaletat.”

Në festival, nga 600 aplikime artistike të mbi 320 artistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e më gjerë, u përzgjodhën për të konkurruar 150 vepra të rreth 100 artistëve.

Të ftuar nderi në festivalin “Ekspo Stil Arki ASA 5” ishin edhe karikaturistët e famshëm Bujar Kapexhiu, Sulaj, Agim Krasniqi, Imri Mysliu dhe Agron Sejdiu, si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado

Festivali “Ekspo Stil Arki ASA” mbështet artistët e rinj dhe emergjentë. Festivali përzgjedh por nuk është përjashtues – i jep çdo artisti të ri të kuptojë se realisht vlen.

“Në bashkëpunimin e vazhdueshëm me UET, e kemi ftuar gjithmonë: Ejani dhe stimulojini artistët tanë të rinj sepse nesër mund të jenë kontingjent shumë i mirë për projektin e universitetit mbi artin dhe kulturën, por edhe vlerë e shtuar e artit shqiptar” –përfundon Olgert Rakipllari.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180