Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Enea Mema, kur pasioni të shpërblen

$
0
0

Enea MemaStudenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UET, duke ndjekur pasionin për inovacionin, ka dalë fitues i projektit “Startup Pirates”

Një student i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, fitues i një startup-i mbi një ide inovative biznesi. Nuk duket shumë e zakontë, por ky është rasti i Enea Memës, studentit të Universitetit Europian të Tiranës, që duke ndjekur pasionin e hershëm për inovacionin, së fundmi ishte drejtues i ekipit të idesë fituese në “Startup Pirates”, që u soll në Shqipëri për herë të parë nga “Yunus Social Business Balkans” e sponsorizuar nga Swisscontact SECO PE, USAID, Erasmus +, OFID, UNDP dhe Fondacioni YY. “Startup Pirates” është një program që iu jep mundësi studentëve dhe jo vetëm, për të testuar idetë e tyre inovative në një mjedis unik. Deri më tani, ky program ka qenë në 39 qytete të botës, ndër të cilët edhe Tirana.

“Që në fëmijëri kam qenë i interesuar për idetë inovative që kanë impakt social. Marrëdhëniet Ndërkombëtare i kam ndjekur më shumë për të zgjeruar botëkuptimin se si ndërlidhet politika me biznesin në nivel ndërkombëtar, por jam i interesuar drejt biznesit. Në një ide biznesi nuk vlerësohet vetëm ideja, por edhe mënyra se si ajo prezantohet përpara një publiku dhe këtu hyjnë në lojë aftësitë oratorike”, thotë Enea. Por cila ka qenë ideja e tyre? Në një mjedis si rajoni i Ballkanit, ku has jo pak probleme lidhur me mungesën e informacionit për transportin nga një shtet në një tjetër, ideja fituese lidhet pikërisht me rritjen e eficiencës për bizneset e këtij sektori dhe rritjen e komoditetit për pasagjerët që duan të udhëtojnë. “Ideja jonë që fitoi, synon krijimin e një aplikacioni dhe platforme online, që të ndash kostot e udhëtimeve me njerëz që udhëtojnë në destinacione të njëjta. Pra, konsiston në krijimin e një komuniteti që lidh shoferët dhe pasagjerët drejt destinacionit të përbashkët në Ballkanin Jug-Perëndimor. Për shembull, nëse ju do të shkoni në Shkup, e publikoni në aplikacion dhe në momentin që e aplikoni, njerëzit që janë të interesuar për në Shkup, do t’ju ofrojnë mundësitë e udhëtimit kundrejt pagesave.”

Prej disa vitesh në nivel global, gjithë procesi i shndërrimit të ideve inovative në biznese është bazuar në formatin e startup-ve. Vendi ynë mbetet ende larg adaptimit të një kulture të tillë, megjithëse përpjekjet nuk mungojnë. Enea thotë se “Shumica e të rinjve nuk kuptojnë trendin global të startup-ve dhe kjo është arsyeja që këtë ide dua ka kthej jo vetëm në biznes inovative, por edhe në kulturë që e ndikon popullin shqiptar dhe Ballkanin mbi të gjitha. Në përgjithësi, të rinjtë nuk janë të informuar, por ka një komunitet besnik njerëzish që është në rritje dhe unë jam shumë i interesuar që këtë gjë ta bëjmë sa më të hapur në Shqipëri, sepse krijojmë ide inovative që kanë impakt social dhe ekonomik.”

Enea thotë se të studiuarit në UET ishte një nxitje e rëndësishme drejt pasionit të tij dhe beson se në të ardhmen do të vendosë dijet që ka marrë në Marrëdhënie Ndërkombëtare, në shërbim të ideve të biznesit. “Studimi në UET më ka ndihmuar shumë, pasi më ka hapur horizonte të reja dhe më ka futur në një komunitet shumë produktiv njerëzish. Kam njohur persona me impakt në shoqërinë shqiptare, duke krijuar kontaktet e duhura, që më pas më kanë ndihmuar dhe për të pasur sukses. Kam marrë pjesë në të gjitha klubet dhe aktivitetet e shkollës. Ambienti i punës në këtë universitet është shumë pozitiv dhe ka njerëz që kanë në fokus mbështetjen ndaj studentëve dhe ideve të tyre”. Por në rrugëtimin e tij, kanë luajtur një rol vendimtar edhe prindërit, të cilët e mbështesin në çdo hap që ai vendos të hedhë. E deri tani, hapat kanë qenë më shumë se të suksesshëm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180