Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

NJOFTIME PER STUDENTET

$
0
0

international_studentsHapet thirrja për bursa në Lisbonë

Hapet Thirrja për Bursa për studentët në Bachelor, Master dhe PhD, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Universitetin e Ri të Lisbonës, Portugali.

Universiteti Europian i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për të realizuar shkëmbimin studentor në Universitetin e Ri të Lisbonës, Portugali, në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e studimeve Bachelor, Master dhe PhD të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit dhe Fakultetit të Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit, të aplikojnë.

Kohëzagjatja e bursave: 5 Muaj. Periudha e mobilitetit: 1 Shtator 2016 – 31 Korrik 2017.

Bursat përfshijnë: -Kompensimin mujor; -Kostot e udhëtimit (1 udhëtim); -Sigurimet shëndetësore.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Aplikimi online bëhet pasi është verifikuar dokumentacioni me Zyrën e Projekteve.

Vlerësimi i aplikimeve bëhet nga Universiteti i Ri i Lisbonës. Për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të UET për një aplikim sa më të suksesshëm, kontaktoni: Lutjona Lula,

lutjona.lula@uet.edu.al/ UET Center, A211 çdo ditë, orari: 9:00- 17:00.

 

Hapen aplikimet për Shkollën Verore në Riga-Latvia

Universiteti i Latvias, Departamenti i Shkencave Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale Edicioni i gjatë i shkollës verore, ka temën “Jetojmë së bashku me kujtime të vështira dhe identitete të ndryshme” 6–18 Gusht 2016 në Riga-Latvia.

Pagesa për pjesëmarrje për Shkollën Verore të Rigës është 489 euro, duke përfshirë shkollimin, akomodimin, udhëtimet lokale dhe ushqimin. Pagesa për pjesëmarrje duhet të paguhet pas marrjes së konfirmimit të pranimit në program, të cilat pritet të shpallen në mes të muajit maj. Transporti vajtje-ardhje për në Riga nuk është i përfshirë në këtë çmim. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 prill 2016, ora 23:59.

Informacione më të detajuara dhe formën elektronike të aplikimit e gjeni në website:

www.rigasummerschool.eu. Gjithashtu mund të kontaktoni dhe Kaspars Rūklis, Executive Director of Riga Summer School, Kaspars.Ruklis@gmail.com or 0037129405048.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles


Sa kushtojnë defatoret nëpër dasma e ahengje?! (VIDEO)


Prishtina Reisen


Te dergoj urime


Urime Ditelindjen Shoqe


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Thënie nga Hasan Prishtina


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Alket Islami kush Fluturon Dashuron


Kerkoj 3 bashkbanuse femra – cimere