Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

UET vendos ura bashkëpunimi me Richmond American International University

$
0
0

tonini-angleziRektori Prof.Dr. Tonin Gjuraj dhe drejtues të tjerë të departamenteve biseduan me profesorin Ray Hilditch

Universiteti Europian i Tiranës në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe të partneriteteve të reja me universitete prestigjioze, ka pasur bisedime për bashkëpunim me Richmond American International University në Londër (RAIU). Profesor Ray Hilditch nga ky universitet vizitoi para ca ditësh UET-in, ku u takua me rektorin, Prof.Dr. Tonin Gjuraj dhe drejtues të tjerë të departamenteve. “Gjatë takimit me prof. Ray Hilditch nga Richmond American International University në Londër (RAIU), diskutuam mbi mundësinë e konsulencës për çështjet e akreditimit të UET nga BAC. Profesor Hilditch u shpreh i gatshëm të ofrojë konsultim dhe të japë këshilla gjatë fazës së aplikimit. Gjatë vizitës në UET, ai pati gjithashtu takim edhe me Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, Prof. Dr. Engjëll Pere dhe Dr. Selami Xhepa, me të cilët diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit midis UET dhe RAIU. Profesor Hilditch sqaroi se RAIU është një universitet amerikan në Angli dhe operon me sistemin amerikan të arsimit të lartë. Diploma e marrë nga ky universitet njihet në të dy vendet. Mundësia e bashkëpunimit mes UET dhe RAIU konsiston në shkëmbimin studentor mes dy universiteteve për një periudhë studimi semestrale. U hodh ideja për diploma të përbashkëta masteri, kryesisht në fushën e Administrim Biznesit (MBA). Prof. Hilditch specifikoi se për MBA në RAIU nuk kërkohet eksperiencë pune dhe se nga ana e tyre ofrojnë mundësi internshipi, duke pasur parasysh dhe aspektin global të Londrës si qytet. Në takim u hodh ideja e pranisë së disa profesorëve nga RAIU për të mbajtur leksione për studentët e UET. Kjo u vlerësua si një nga hapat e parë për t’u paraprirë bashkëpunimeve të mëvonshme”, – u shpreh Gjuraj pas takimit. Prof. Hilditch është anëtar bordi i ECBE, institucion për akreditimin e programeve të biznesit dhe ftoi UET-in në konferencën e radhës, në Amsterdam.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180