Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Diplomacia, ambasadori Çaushi bisedë me studentët e UET

$
0
0

caushiIsh-ambasadori i parë shqiptar në Gjermani në bisedë me studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Ambasadori i parë shqiptar në Gjermani, Shpëtim Çaushi, ishte i ftuari i studentëve të Vitit të III-të të degës Marrëdhënie Ndërkombëtare në UET. Biseda e hapur e studentëve me ambasadorin që ka një eksperiencë 40-vjeçare në diplomaci u cilësua nga pedagogia Ina Zhupa, si rast shumë i mirë për studentët për të njohur eksperiencën nga afër dhe për të marrë një tjetër impresion nga diplomacia praktike. Çaushi, i cili para pak muajsh ka botuar

librin “Edhe një herë për shansin gjerman” (Marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë 1944-1987. Reparacionet e Luftës së Dytë Botërore), mori plot shembuj nga jeta e tij diplomatike gjatë bisedës me studentët. Ai kujtoi eksperiencën e tij në Bon të Gjermanisë, ku shkoi si ambasadori i parë shqiptar, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. “Kjo ishte një hapje e çuditshme e vendit tonë komunist me një vend europian, ndërkohë kishte ndërprerë marrëdhëniet me gjithë botën. A ishte reale apo fiktive kjo hapje? Kjo mbetet për tu parë. Ne ishim të ndaluar nga regjimi i kohës që të takoheshim me ambasadorin amerikan, atë rus apo dhe atë spanjoll”, tha ndër të tjera ai.

Më tej Çaushi mori shembuj konkretë të sjelljes së ambasadorëve në vendet ku akreditohen duke shpjeguar procedurat e funksionimit të marrëdhënieve diplomatike dhe rolin që të dërguarit e shteteve kanë në shtetin pritës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles