Leksion i hapur në UET me arkitektin Arben Biçoku
Studentët e degës Komunikim-Dizajnit në Universitetin Europian të Tiranës patën mundësinë të ishin në një leksion të hapur me temë “Historia e Dizajnit të Interierit” me arkitektin e njohur Arben Biçoku, i cili ishte ftuar nga pedagogia e UET-it, Dr.Otjela Lubonja. Professor Biçoku u bëri studentëve një tablo të gjërë të historisë së dizanjit që ka lindur bashkë me historinë e njerëzimit, siç tha ai, pasi që në në kohët prehistorike (6000-2000PK) njeriu ka pasur dëshirën, ka ndjerë nevojen qe ta dekoroje ambjentin ku qendron. Në leksionin e tij ai preku disa nga periudhat më të rëndësishme të dizanjit, që nga kultura e Mesopotamisë, Egjiptit, Greqinë e Lashtë, Bota Romake, ajo byzantine, e për të ardhur tek periudhat e arta të arkitekturës si art. Ai foli për stilet më me ndikim të dizanjit në të gjitha kohërat. “ Stili Rococo (1700). Nje stil teper elegant qe perdor punen dekoruese te bazuar ne motivet floreale. Karakteristike eshte dhe perdorimi i materialeve te shumellojshme per realizimin e mobiljeve, psh zhguaj breshke, perla, etj. Gjithashtu stili rococo integroi porcelanin aziatik ne dekorin e brendshem te ambjenteve. 1700 solli perdorimin e dizajnit te interierit edhe tek shtresat e mesme. Kjo jo vetem si pasoje e revolucionit industrial por edhe si pasoje e rritjes se arsimimit dhe te tregetise. Gjate Revolucionit Industrial, dizajni interierit hapet per nje audience me te gjere, me i aksesueshem nga popullata e gjere. Stili neoklasik (1780-1880MK) e mori frymezimin nga kultura e Greqise se Vjeter dhe e Romes. Kjo lexohet ne arkitekturen e kohes, por gjithashtu lexohet edhe ne mobilim. Mobilimi filloi te perdore bronzin, velvet(material leshi), satinin, mendafshin,etj.”, tha ndër të tjera ai.