Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Gjuha shqipe tani mësohet edhe në Pragë…

$
0
0

12594050_1035769283156997_3517497383754488993_oMe nismën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke sot më 23 janar 2016, filloi mësimi i gjuhës dhe kulturës amtare për fëmijët shqiptarë në Pragë, ku morën pjesë nxënës të moshave nga 7 deri në 14 vjeç, thuajse të gjithë të lindur në Republikën Çeke.

Nxënësit dhe prindërit që i shoqëronin ata i përshëndeti Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, z. Riza Poda.

Një pjesë e nxënësve që ndoqën orën e parë të mësimit, janë me një prind shqiptar, tjetri – çek ose i një kombësie tjetër dhe flasin shqip, pjesa tjetër flet me vështirësi.

Mësimi zhvillohet nga mësuesja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, znj. Drita Çota, me një përvojë 33 vjeçare në fushën e mësimdhënies. Mësimi zhvillohet mbi bazën e teksteve me titull: “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare” të dërguara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Pragë fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhën e prindërve të tyre.

Mësimi do të zhvillohet çdo të shtunë nga ora 11 deri në 12:35, ndarë në dy grupe, në varësi të moshës dhe njohjes së gjuhës shqipe nga nxënësit.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180