Dy studente duhej të prezantonin një punim që kishin bërë për Nelson Mandelën, ish-presidentin legjendar të Afrikës së Jugut.
Megjithatë prezantimi i tyre është kthyer në hit në internet për arsyen e gabuar.
Dy vajzat kishin zgjedhur për foton e Mandelës, atë të aktorit të njohur Morgan Freeman.
Ky i fundi u nominua për çmimin Oscar pasi luajti rolin e Mandelës në filmin “Invictus” në vitin 2009.