Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

UET: Memorandum bashkëpunimi me “Deloitte Albania”

$
0
0

UET- DeloitteAuditim me standarde ndërkombëtare, praktikë për studentët dhe projekte të përbashkëta  

Universiteti Europian i Tiranës dhe kompania “Deloitte Albania” kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja e firmosur javën që shkoi nga përfaqësues të palëve shënoi dhe nisjen e këtij bashkëpunimi që synon të përfshijë auditim të UET-it me standarde ndërkombëtare nga kjo kompani, intership për studentët, leksione dhe projekte të tjera në vazhdim.

“Kjo marrëveshje realizon një qëllim të dyfishtë, që të shohim ku jemi, çfarë jemi duke bërë, por dhe të asistohemi që të arrijmë standardet ndërkombëtare. Ne si universitet që të akreditohemi, peshën kryesore e zë akreditimi financiar, kontabël, e me radhë, dhe natyrisht që ky bashkëpunim me ‘Deloitte’ merr një rëndësi të veçantë me universitetin”, – tha ndër të tjera administratori i UET-it, Henri Çili. Sipas Çilit, auditimi me standardet e “Deloitte” është esencial për këtë premisë. “Jemi universiteti i parë që e bën këtë auditim me standarde të tilla dhe shpresojmë që të jemi pionierë që në Shqipëri auditimi i institucioneve private dhe shtetërore të jetë në standarde ndërkombëtare”, – theksoi ai.  Nga ana e tij, administratori i “Deloitte Albania”, Olindo Shehu tha se kjo kompani ka interes të veçantë bashkëpunimin me universitetet. “UET është universiteti i parë që bashkëpunon me ne në këtë drejtim dhe për ne ka shumë rëndësi zhvillimi i talenteve. Çështja kryesore e bizneseve në Shqipëri sot janë burimet njerëzore dhe veçanërisht eksperienca dhe njohuritë që kanë këto burime si në sektorin privat, ashtu dhe atë publik. Ne si ‘Deloitte’ kemi në strategjinë tonë që të shkojmë në universitet dhe të gjejmë talentet tona, t’i ndjekim gjatë universitetit dhe t’i punësojmë”, – u shpreh ai.

Presidenti i UET-it, Prof.Dr. Adrian Civici, gjithashtu e sheh në këtë drejtim përfitimin e UET-it në këtë bashkëpunim. “E rëndësishme për një universitet është internshipi i studentëve, prezenca e studentëve në punën e ‘Deloitte’, por mbi të gjitha dhe sjellja e kësaj kompanie në universitet, në audite deri tek auditimi”, – tha ai.

Konkretisht, bashkëpunimi ndërmjet dy shoqërive do të jetë në këto fusha zbatimi: implementimi i standardeve ndërkombëtare në fushën e auditimit, praktikat e punës dhe internshipit të studentëve të UET-it pranë “Deloitte”; zhvillimi i leksioneve të hapura; seminare dhe konferenca të përbashkëta; projekte kombëtare dhe ndërkombëtare etj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles