Edhe pak ditë dhe nis një vit i ri akademik.
Për të gjithë ne, imazhi i një dhome studenti është shumë më i ndryshëm nga ai që do shihni në fotot e mëposhtme.
Në Leeds të Anglisë ka hapur dyert “The Edge”.
Sipas Daily Mail, ky është konvikti më luksoz në botë.
Në total janë 131 apartamente.
Një javë aty kushton 140 sterlina.
“The Edge” ka kushtuar 15 milionë stërlina.
Konvikti ofron kinema, dhoma studimi, dhoma lojërash, palestër (me trajnerë personale për pagesë ekstra).
Apartamentet kanë televizorë me ekran të sheshtë, krevate mbretërorë, internet shumë të shpejtë, të gjitha në çmimin e qirasë.
Shërbimi ‘concierge’ është edhe qershia mbi tortë.