Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

“Vjeshta”, jo më sezon i mbetësve

$
0
0

holta hebaFlet Sekretarja e Përgjithshme e UET, Holta Heba: Studentët e mirë i lënë provimet për vjeshtë, ose bëjnë përmirësime notash

“Provimet e vjeshtës” janë asociuar gjithmonë si sezoni i studentëve të dobët, pra mbetësve, por ky koncept është përmbysur. Provimet e vjeshtës janë kthyer në një zgjidhje për studentët e mirë që vendosin të hyjnë në vjeshtë në disa lëndë, ose në raste të tjera rifuten në provim për të përmirësuar notën. Këtë analizë e bën për gazetën Mapo, Sekretarja e Përgjithshme e Universitetit Europian të Tiranës, Holta Heba, e cila flet për ngarkesën që ka ky universitet gjatë këtij sezoni, i cili ka nisur nga data 10 deri në 19 shtator. “Duhet pasur parasysh diçka për të kuptuar procesin e vjeshtës në Universitetin Europian të Tiranës. Është i gabuar opinioni se provimet e vjeshtës janë për mbetësit. Nga përvoja e gjallë e UET, provimet e vjeshtës po frekuentohen sidomos nga studentët e rezultateve të larta, të cilët zgjedhin këtë kosto oportune si pasojë e angazhimeve të tjera profesionale apo akademike paralelisht me shkollën. Ata preferojnë vjeshtën për të marrë rezultatet e larta në vend të një sezoni normal të provimeve ku do të çalonin. Kjo është një prirje reale”, – thotë ajo.

Më tej Heba thotë se “nga ana tjetër nuk vërehet mbartje e studentëve nga ‘vjeshta në vjeshtë’, prandaj vështirë se mund të flasësh për një proces problematik jashtë çdo limiti normal të pranueshëm. Një zhvillim tjetër interesant është prirja në rritje e studentëve që kërkojnë nivel në mesataren e tyre akademike. Nëse dikur mund të kishte ndonjë që provimin e vjeshtës e donte thjesht për një notë kaluese, tashmë u bë kohë që studentët e duan vjeshtën cilësore”.

Sigurisht si kudo, duke pasur parasysh atë shprehjen “vjeshta për studentët është”, provimet e shtatorit kanë qenë çdo vit të pranishme në UET dhe numri i studentëve që e shfrytëzojnë këtë sezon është i madh. Megjithatë, Sekretarja e Përgjithshme, Holta Heba shprehet se “nga viti në vit, për hir të së vërtetës nuk vërehet ndonjë prirje në rritje e normës së studentëve që japin provimet në vjeshtë”. Procesi i vjeshtës është dinamik. Në të përfshihen kontingjente të ndryshme studentësh. Për sa i përket këtij viti, ende nuk mund të flitet me shifra përfundimtare nga zyra e sekretarisë, pasi sezoni nuk ka përfunduar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles