Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Pse duhet të pranohen studentët ndërkombëtarë

$
0
0

foto kryesoreAnalizë mbi ‘lojën e dyfishtë’ të qeverisë britanike në politikat e emigracionit

Nga Simon Marginson*

Fundjavën e kaluar, Sekretarja britanike Theresa May shkroi një artikull në “The Sunday Times”, në të cilin ajo propozoi që lëvizja e lirë në Bashkimin Europian duhet të zbatohet vetëm për njerëzit që kishin siguruar tashmë një punë. Ajo gjithashtu deklaroi se “kontrolli rigoroz” i Mbretërisë së Bashkuar të sistemit të emigrimit të studentëve kishte ndihmuar që të zvogëlohej numri i aplikacioneve të mëtejshme për viza arsimore,  megjithatë, emigracioni afatgjatë nëpërmjet studimeve ishte rritur. Ajo tha se shifrat treguan se “shumë studentë nuk qëndrojnë këtu përkohësisht”, dhe shtoi se qeveria duhet të “thyejë lidhjen ndërmjet studimit afatshkurtër dhe vendbanimit të përhershëm” në Britaninë e Madhe.

Çështja është bërë e pakontrollueshme, veçanërisht për shkak se asaj i janë bashkuar dhe tri probleme të tjera të veçanta dhe shumë emocionale: ai i konkurrencës në tregun e punës në një ekonomi relativisht në stanjacion, refugjatë që ikin nga Siria dhe Afrika dhe kërcënimi i sulmeve terroriste brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria ka ngecur në një pozitë formale kundër emigrimit, për shkak se ajo nuk mund të shihet edhe si mbështetëse e një dere të hapur për refugjatët, edhe një qëndrimi të butë kundër terrorit.

Dilema për qeverinë është e pamundur. Pa frenimin e emigrimit ekonomik në mënyrë dramatike, ajo thjesht nuk ka asnjë mundësi për të marrë refugjatë në numra nga 330 000 deri “dhjetëra mijëra”, siç premtoi. Por kjo nuk mund të kufizojë emigrimin e studentëve ndërsa po menaxhon një ekonomi moderne kapitaliste. Biznesi ka nevojë për punën e emigrantëve dhe Britania e Madhe duhet të mbetet e hapur për të gjitha talentet e huaja në një botë të globalizuar.

Një rritje masive e emigracionit në një objektiv “dhjetëra mijëra” është një fantazi dhe gjithmonë ka qenë. Deri tani kryeministri ka shmangur ndryshimet e mëdha në politikat e emigracionit që do të dëmtojnë biznesin. “Fol shumë e bëj pak” është qasja.

Faza e ardhshme

Kjo lojë e dyfishtë nuk mund të ndiqet përgjithmonë, herët a vonë qeveria do të duhet të bëjë më shumë; ajo do të duhet që në të vërtetë të shkurtojë numrin e emigrimit neto. Në këtë kontekst, deklarata e Theresa May është gjithashtu përgatitje për fazën e ardhshme të debatit për emigrimin.

Deklarata e saj sugjeron se është komponenti i kualifikimit në punë që do të luajë rol në këtë çështje.  Këtu qeveria ka një problem specifik. Me gjithë rritjen e kufizimeve për vizat pasuniversitare të punës ka ende shumë studentë ndërkombëtarë që janë diplomuar, të cilët janë në gjendje për të siguruar punë të paguar në mënyrë adekuate. Ata në këtë mënyrë futen në rrugën e emigrimit. Dhe ka një numër shumë të madh të studentëve ndërkombëtarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Theresa May ka premtuar për të “thyer lidhjen mes studimit afatshkurtër dhe vendbanimit të përhershëm” në Britaninë e Madhe. Me sa duket, kjo do të thotë se do ta bëjë më të vështirë për studentët e diplomuar ndërkombëtarë që të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ndoshta me heqjen e vizave të punës për të diplomuarit, në mënyrë që të diplomuarit të kenë të drejtën për të punuar vetëm pasi të largohen nga vendi.

Kjo do të zvogëlojë ndjeshëm emigrimin nëpërmjet kësaj rruge dhe do të zvogëlojë numrin  e përgjithshëm në numrat neto të emigrimit në dy mënyra.

Së pari, kjo do të reduktonte emigrimin e përhershëm duke hequr numrin e studentëve të diplomuar ndërkombëtarë që qëndrojnë në Britaninë e Madhe. Së dyti, dhe më e rëndësishmja ndoshta, në aspektin e numrave dhe duke u parë të bëjë diçka, ai do të pengojë shumë studentë aplikantë dhe do të gjenerojë një rënie të përgjithshme në numrin e studentëve të pranuar me viza të përkohshme studentore. Vizat e studentëve janë pjesë e statistikave të emigracionit neto. Kjo do të gjenerojë dy probleme afatmesme për qeverinë, e para biznesi do të bëhet gjithnjë e më i pakënaqur, dhe e dyta, të ardhurat e arsimit të lartë do të bien ndjeshëm.

Nëse do të shkurtonim në 50 për qind numrin e studentëve ndërkombëtarë, do të thotë se do të krijohet një pengesë e qëndrueshme në industrinë e eksportit të arsimit, dhe madje edhe një shkurtim prej 20% do të krijonte një vrimë fiskale prej disa miliardë paundësh. Studentët ndërkombëtarë kanë luajtur rol thelbësor në të ardhurat në arsim. Pa to, paratë duhet të vijnë nga diku tjetër.

Kështu, politika e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar  nxjerr veten jashtë loje.

* Simon Marginson është profesor i arsimit të lartë ndërkombëtar në Institutin UCL, University College në Londër, dhe do të jetë drejtor i ESRC /Qendrës Globale për Arsimin e Lartë (duke filluar nga 12 nëntori 2015).

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180