Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

“UET ALUMNI International”, studentët rikthehen në shtëpi

$
0
0

foto shkrimi shkurter lartSot zhvillohet takimi i përvitshëm i studentëve që studiojnë në shkollat më të mira jashtë vendit

Ata vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Gjermania, Holanda, Polonia etj. Janë studentët shqiptarë të cilët kanë vijuar studimet e tyre jashtë Shqipërisë, në universitete prestigjioze, por i mbledh “shtëpia” e tyre e parë e nisjes së studimeve të larta, Universiteti Europian i Tiranës. Sot në orën 18:00, studentët e UET-it që kanë fituar bursa studimi në universitetet e huaja, mblidhen së bashku për të ndarë eksperiencat dhe ambiciet për të ardhmen. Aktiviteti i kthyer tashmë në një traditë në UET UET ALUMNI International 2015” sjell pranë njëri-tjetrit studentë të UET-it, që tani i vijojnë studimet e tyre në vende të ndryshme. Janë bursa të fituara nëpërmjet projekteve të ndryshme, të mbështetura nga Erasmus, apo janë bursa studimi që ata vetë ose me ndihmën e UET-it kanë fituar për të vijuar rrugën e studimeve në një vend tjetër. Shtëpia e parë, UET i mbledh ata çdo fundsezoni veror, duke krijuar një degë të veçantë të ALUMNI-it, një lloj organizate e studentëve internacionalë shqiptarë. Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar tashmë oazin e këtij rrjeti studentësh që arrijnë të përballen me universitetet më të mira në Perëndim e gjetkë. Në prag të 10-vjetorit të krijimit, ky fakt është një arsye më shumë për të festuar dhe për të punuar në kuadër të ndërkombëtarizimit të universitetit.

Presidenti i UET, Adrian Civici e ka cilësuar “ALUMNI”-n  një pasaportë të universiteteve dhe UET tashmë e ka këtë pasaportë edhe ndërkombëtare. Vetëm këtë vit akademik nëpërmjet bursave të ‘Erasmus plus’ UET ka dërguar në universitetet europiane 11 studentë nga të tria ciklet dhe dy veta nga stafi akademik dhe administrativ. Bursat janë fituar për shkëmbime me universitetet partnere të BE-së si Humboldt University, University of Milano, University of Salzburg, University of Warsaw, Lisbon University, Lappeenranta University (Finland) në kategoritë:1 staf administrativ, 1 staf akademik, 3 studentë doktorature,  4 Bachelor dhe 4 Master.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles