Përdorimi i pajisjeve celulare në shkolla nuk është vetëm shkatërrues për procesin mësimor, por edhe simbol i statusit që mund të përforcojë pabarazinë. Duke qenë se përdorimi i pajisjeve telefonike është bërë i domosdoshëm në ditët e sotme, edhe debati në lidhje me lejimin e këtyre pajisjeve nëpër ambientet shkollore mbetet akoma më i gjallë.
Kjo për 2 arsye, sipas një studimi të fundit. Së pari, sepse prish procesin mësimor, por edhe sepse theksojnë pabarazitë sociale.
Një studim i kohëve të fundit gjeti se, duke ndaluar përdorimin e telefonave celularë në ambientet shkollore, u bë e mundur përmirësimi i rezultateve të provimeve me 2%.
Hulumtuesit nga “London School of Economics” e përqendruan punën e tyre në 91 shkolla dhe panë rezultatet e provimit te 130 000 nxënës që nga viti 2001.
Përsa u përket pabarazive sociale, studiuesit theksojnë se sot shumica prej nesh mund të pajtohen me mendimin se uniformat e shkollës janë një rrafshues i madh i pabarazive sociale. Argumenti kundër telefonave celularë duhet të jetë i ngjashëm.
Këshilla që vjen nga studiuesit është: Mbajini telefonat celularë jashtë shkollave! Lejoni fëmijët të mësojnë në paqe, të lirë nga aktivitetet e ndryshme që ata mund të kryejnë me telefonat e sotëm.