Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all 1180 articles
Browse latest View live

Studimi i KE për Shqipërinë: Arsimi privat, më cilësor se ai shtetëror

$
0
0

Në një raport të kryer nga profesori i London School of Economics, dr. William Bartlett, publikuar nga Komisioni Europian theksohet se mësimdhënia dhe punësimi i lartë renditin universitetet private më lart në perceptimin e studentëve. Studimi iu përgjigjet një sërë rekomandimeve të cilat do të prezantohen në Samitin e Krerëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në Trieste 2017

Arsimi i lartë në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet dhe Shqipëria, për herë të parë bëhet objekt i një studimi të mbështetur nga Komisioni Europian, me objektiv nxjerrjen një perceptimi për punësimin e të sapodiplomuarve në këto vende dhe nivelin e mësimdhënies në universitete.

Studimi është kryer nga dr. William Bartlett, nga London School of Economics dhe është prezantuar para disa javësh në Universitetin Europian të Tiranës në një aktivitet të mundësuar nga PERFORM, ku një grup ekspertësh të huaj dhe vendës kanë analizuar gjetjet e këtij studimi. Raporti i cili gjendet në anglisht në faqen e Komisionit Europian krijon një ide se si funksionon arsimi i lartë në vendin tonë dhe raporti mes arsimit shtetëror dhe atij privat, i cili është relativisht i ri në tregun e arsimit në Shqipëri. Arsimi privat kap pikë më të larta nga anketuesit duke e vlerësuar për nivelin e mësimdhënies dhe për mundësinë e punësimit për studentët.

Ky raport ngre pikëpyetje dhe për raportin mes numrit të lartë të të diplomuarve dhe numrit të lartë të papunësisë te të rinjtë apo të punësimit në punë që s’kanë lidhje me diplomën e marrë. Pyetjeve se çfarë duhet të bëjnë universitetet, por edhe qeveria për të përmirësuar këtë fenomen, studimi i përgjigjet me një sërë rekomandimesh të cilat do të prezantohen në Samitin e Krerëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, Maj 2017.

“Në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, të anketuarit vlerësuan cilësinë e programeve Master, si më të mirë se në cilësinë e programeve Bachelor, ndërsa në Mal të Zi dhe në Serbi nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në lidhje me cilësinë mes këtyre niveleve të degëve. Në përgjithësi, të diplomuarit janë më të kënaqur me cilësinë e arsimit që marrin nga IAL-të private se sa nga IAL-të publike. Hendeku në perceptimin e cilësisë mes IAL-ve private dhe publike është veçanërisht i madh në Shqipëri me 2.1 pikë”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në kapitullin për Shqipërinë theksohet se “të diplomuarit nga IAL-të private janë më të kënaqur me cilësinë e arsimit të tyre se sa të diplomuarit nga IAL-të publike, ndoshta për shkak të reagimit më të madh që ata kanë ndaj nevojave të studentëve”. Raporti vë në dukje edhe problemet me punësimin, mësimdhënien, marrëdhënien e IAL-ve me biznesin etj., duke e shoqëruar raportimin me disa rekomandime specifike për qeverinë, IAL-të dhe biznesin.

Punësimi, të preferuar nga Teknologjia e Informacionit 

Një përqindje relativisht e vogël e punëdhënësve është përgjegjëse për pjesën më të madhe të rritjes së punësimit. Studimi tregon se 80% e të gjitha vendeve të punës në tri vitet e fundit janë krijuar nga vetëm 20 % e punëdhënësve dhe 80% e vendeve të punës për të diplomuarit janë krijuar nga vetëm 22 % e punëdhënësve. Gjatë tri viteve të para të sondazhit të punëdhënësit ( nga 2012-2015) ka patur një rritje të fortë në punësim për të diplomuarit në (TIK), sektorët e Informacionit dhe Komunikimit në Ballkanin Perëndimor. Rritja relativisht e shpejtë në punësimin e të diplomuarve ka marrë edhe vend në ndërtim, në fushën e financave dhe të sigurimeve, në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike dhe në sektorin e shërbimeve të tjera (për shembull, riparimin e kompjuterëve dhe mallrave të tjerë shtëpiakë dhe shërbime personale). Rritja e shpejtë e vendeve të punës e të diplomuarve në sektorin e Informacionit dhe Komunikimit është një tregues i qartë se të diplomuarit nga fushat përkatëse të studimit ka të ngjarë të jetë në kërkesa të larta. Siç do ta shohim më poshtë, ka një mungesë të ngutshme e të diplomuarve nga fusha e studimit të TIK për të cilën IAL-të do të duhet të përgjigjen në të ardhmen, në mënyrë që të përmbushin kërkesat nga punëdhënësit dhe për të siguruar se pengesat në furnizimin e aftësive nuk e bëjnë të mbajë prapa rritjen e ardhshme ekonomike.

Kriza e shkencave humane

Analiza ka një udhëzues se ku duhet të shikojë sistemi i lartë për të bërë ndryshime për të arritur një ekuilibër më të mirë në mes të kërkesës dhe ofertës. Analiza tregon se nuk pritet të ketë një mbingarkesë të vazhdueshme dhe të madhe të të diplomuarve në vitin 2018 në fushat e gjera të studimit, Arsimit, Arte dhe Shkenca Humane, Biznes, Administratës dhe Ligjit, Inxhinieri, Prodhim & ndërtim dhe Shëndet & Mirëqenie. Në mungesë të zgjerimit të mëtejshëm të numrit të studentëve të diplomuar në këto fusha të studimit, këto mungesa priten të rriten me aftësi me kalimin e kohës. Në të njëjtën kohë një mungesë e të diplomuarve ka të ngjarë të dalë në fushën e studimit të Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Statistikës. Ndër fushat e studimit Humane dhe Sociale si një grup, numri i të diplomuarve të rinj pritet të bjerë nga 32,000 në 17,000, ndërsa në mesin e subjekteve të frenuara numri pritet të bjerë nga 11,500 në vetëm 3,000. Edhe pse me mbingarkesë aktuale në të gjitha fushat e studimit pritet të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të pritshmërive në rritjen ekonomike, ajo do të jetë e rëndësishme në të ardhmen për të bërë ribalancim e të diplomuarve nga subjektet HSS për të frenuar subjektet për të plotësuar nevojat e reja në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Tregu i punës për të diplomuarit

Për shkak të migracionit të fortë, norma e përgjithshme e papunësisë është më e ulëta në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, të paturit e një shkolle të lartë nuk ofron mbrojtje kundër papunësisë dhe dukshëm në vitin 2015 shkalla e papunësisë e të diplomuarve ishte më e lartë se shkalla e papunësisë së përgjithshme, ndërsa në mesin e të diplomuarve të fundit papunësia kap masën 32%. Kërkesa vjetore totale për të diplomuarit e rinj pritet të rritet në 23,500 deri në vitin 2018, por meqenëse rreth 29,000 studentë përfundojnë studimet e tyre çdo vit, sistemi i arsimit të lartë prodhon më shumë të diplomuar në krahasim me nevojat e tregut të punës. Rritja e punësimit të të diplomuarve ka qenë e fortë në Prodhimtari, Ndërtim dhe Industri, Sektorët e TIK gjatë tri viteve të fundit dhe nëse politika e ardhshme industriale do të kishte sukses zhvillimi i industrive të teknologjisë së lartë, intensive të dijes, kërkesa për të diplomuarit në Shkencat Natyrore, Matematikë dhe Statistika dhe në Inxhinieri, Prodhim & Ndërtimi pritet të rritet, por modeli i gjerë i furnizimit të tepërt të të diplomuarve në Arte dhe Humane, Biznes, Administratë & Ligj, dhe Shëndetësi e Mirëqenie nuk do të ndryshojë. Punëdhënësit e vegjël dhe të mesëm kanë një kërkesë më intensive për të diplomuarit se firmat më të mëdha, dhe këto mund të pritet të japin një kontribut kyç rritjes dhe konkurrencës në të ardhmen dhe duhet të mbështetet.

Shqipëri, të mbikualifikuar për punën që bëjnë


Panairi i punësimit UET: Lidhja direkte mes studentëve e tregut

$
0
0

U çel sot edicioni i 8-të i Panairit të Punës në UET me pjesëmarrjen e 52 kompanive të ndryshme në vend

Panairi i Punës UET 2017 u çel sot në Universitetin Europian të Tiranës duke u ofruar studentëve të këtij universiteti një mundësi për të kontaktuar drejpërdrejt me përfaqësuesit e të paktën 52 kompanive të ndryshme në vend.

Qindra CV dhe intervista u bënë sot gjatë panairit në stendat e kompanive të pranishme, që ofronin mundësi intershipi dhe punësimi në fusha të ndryshme, që nga puna në sektorin bankar, menaxhim biznes, zyra kontabiliteti, IT, marrëdhënie me publikun, dizajn, etj..

Dekania e Studentëve, Anisa Subashi, duke çelur këtë panair, tha se ai ofron mundësi të shumta për të dyja palët, si për studentët ashtu dhe për kompanitë pjesëmarrëse.

“Për punëdhënësit, ky panair u mundëson atyre të kërkojnë punonjës të mirëarsimuar dhe studentët të eksplorojnë tregun dhe të arrijnë të kuptojnë më mirë mundësitë për punësim dhe kërkesat e tregut të punës dhe në mënyrë të veçantë studentët që do të diplomohen u krijon mundësi për të nënshkruar një kontratë punë me njërën prej kompanive pjesëmarrëse”.

Sipas saj, ky panair është premtues në vendosjen e lidhjes së drejpërdrejtë mes të rinjve që po diplomohen dhe tregun të punës.

Panairin e përshëndeti Arben Shkodra, nënkryetar i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë.

“Sapo u mbyll një panair, që e organizoi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me disa institucione shtetërore dhe pas një jave UET bën panairin e tij të punës. Kjo tregon se kemi një uri për të bërë këto lloj panairesh, pasi punësimi është një çështje e rëndësishme. Sipërmarrësit janë në kërkim të të kualifikuarëve, të rinjve të përgatitur për tregun e punës, dhe për sfidat e këtij tregu, universitetet janë hallka kryesore ku përgatiten të punësuarit e rinj”.

Sipas Shkodrës, “për një sipërmarrje, gjëja më e rëndësishme janë burimet njerëzore dhe me anë të këtij panairi ne po u krijojmë këtë hapësirë studentëve që të takohen me kërkesat dhe kriteret për punësim”.

Presidenti i UET-it, Prof. dr. Adrian Civici foli mbi sfidën që kanë universitetet për t’iu përgjigjur dinamikës në zhvillim të tregut të punës.

Ai e cilësoi panairin si një nga evenimentet më të mira të UET-it.

“Universitetet, që kur janë krijuar, kanë pasur 3 detyra kryesore; të grumbullojnë dije, të jenë qendra informacioni sa më të mira dhe të prodhojnë dijen nëpërmjet punës kërkimore shkencore dhe ta trasmetojnë atë. Por u bënë 2-3 dekada që universiteteve u është shtuar një detyrë e katërt e rëndësishme; universitetet duhet edhe të profesionalizojnë. Nuk mjafton të kultivosh vetëm qytetarë të kultivuar, të formuar, me dije, por këta qytetarë duhet t’i profesionalizosh dhe që të bëhet e mundur kjo universiteti duhet të jetë i lidhur me tregun e punës, me korporatat. Pra, universiteti shihet si investim për t’u bërë një profesionist”, theksoi Civici.

Drejtoresha e programeve Master në UET, Dr.Orkida Olillari foli mbi programin e madh të UET-it 250+, ku UET organizon tryeza diskutimi me korporatat e mëdha për të kuptuar kërkesat që kanë këto korporata për burimet njerëzore dhe këto kërkesa përkthehen më pas në përmirësimin e kurrikulave mësimore në Master.

“Sfidë për universitetin sot është që të përgatisin studentë që të kenë një diplomë të punësueshme”, tha ajo.

“Kujtesa dhe Letërsia”: Ish-ministri francez Frédéric Mitterrand, në konferencën e UET

$
0
0

Në kuadër të Ditëve Letrare të Razmës mbahet nesër, 27 maj, në Razëm, Konferenca Shkencore “Kujtesa dhe Letërsia” organizuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve në UET

Ish-ministri francez i Kulturës dhe një gazetar e shkrimtar i njohur në Francë, Frédéric Mitterrand, ndodhet në Tiranë i ftuar special në Konferencën Shkencore “Kujtesa dhe Letërsia”, që organizohet nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve në UET në kuadër të Ditëve Letrare të Razmës.

Mitterrand, i cili ka mbajtur detyrën e ministrit të Kulturës dhe Komunikimit nga vitit 2009-2012, është gjithashtu nipi i ish-presidentit francez François Mitterrand.

Ai njihet gjithashtu si gazetar dhe shkrimtar.

Gjatë konferencës për letërsinë që mbahet nesër në Razëm, do të ketë diskutime nga shkrimtarë e studiues të letërsisë shqipe.

Konferenca i paraprin shpalljes së çmimit “Kadare” për vitin 2017, një çmim që akordohet nga Instituti Europian Pashko.

Çmimi me vlerë 10 mijë euro jepet për të tretin vit radhazi për prozën më të mirë shqipe.

Juria e këtij çmimi përbëhet nga shkrimtari Bashkim Shehu, që është dhe kryetar i saj, shkrimtari Ylljet Aliçka, gazetarja Mirela Oktrova, shkrimtarja Ledia Dushi dhe studiuesi Agim Baçi.

Çmimi shpallet të dielën 28 maj në Razëm në përfundim të Ditëve Letrare.

Në foto: Frédéric Mitterrand dhe juria e çmimit Kadare 2017

Juridiku behet pesë vjet

$
0
0

Duke filluar nga ky vit akademik, dega e drejtësisë ne Tirane behet 5 vjet.

Fakulteti ka ndryshuar programet e studimit duke u shkëputur nga sistemi  3 plus 2 i Bolonjes, per te aplikuar modelin e integruar qe e detyron ligji i arsimit te larte.

Dekani Artan Hoxha ben publik sistemin e ri te degës se drejtësisë.

Kete vit, Fakulteti i Drejtësisë do te pranoje 750 studente, gati 100 me shume se nje vit me pare.

Ndërsa tarifa e shkollimit, nuk do te ndryshoje.

Tandek: Si punësohen të rinjtë shqiptarë në SHBA

$
0
0

Tandek është një agjenci e cila ofron shërbim konsulence për programet akademike dhe joakademike. Agjencia ishte pjesë e panairit të punës në UET për të prezantuar një prej programeve më të kërkuara dhe të pëlqyera nga studentët, i cili është punësimi veror për studentët, të cilët vijnë nga universitete të akredituara dhe ndjekin një program pranë këtij institucioni. Përfaqësuesja e kësaj agjencie, Drenica Rrahmani, tregon procedurat që ndiqen për punësimin veror të studentëve shqiptarë përtej Oqeanit. Ajo thekson se vetëm studentët që vijnë nga universitetet e akredituara mund të përfitojnë nga ky program dhe studentët e UET kanë qenë pjesë e tij prej shumë vitesh.

Ku punësohen këta studentë?

Studentët punësohen gjatë verës në SHBA dhe punojnë me rregullat amerikanë. Gjithçka është e rregullt, programi iu jep mundësinë që të punojnë gjatë periudhës korrik-shtator dhe gjithashtu studentët kanë mundësi që të udhëtojnë dhe në shtete të tjera të SHBA-së, pas programit të punësimit.

Sa vite keni në këtë lloj tregu dhe sa të rinj shqiptarë shkojnë me këtë lloj programi?

Ky është viti i pestë i operimit të agjencisë sonë dhe kemi katër vite që punojmë me këtë program. Ka shumë kërkesa për studentë, vendet janë të limituara, pra ne nuk mund të konsiderojmë çdo numër të kërkesave, duke qenë se natyra e këtij programi është e shkëmbimit kulturor dhe vendet për këtë program janë të kufizuara. Numri në total i kërkesave që mund të kemi marrë ka qenë deri në 100 deri tani, por vetë faktin që kanë qenë vendet e limituara nuk kemi patur mundësi që t’jua ofrojmë të gjithë studentëve që kanë kërkuar të jenë pjesë e këtij programi. Besoj që do të kemi një numër më të madh të pranimeve këtë vit, presim që të marrim më shumë aplikime.

Ka studentë të UET-it që ikin me këtë lloj programi?

Ne e kemi filluar me UET-in dhe kemi qenë goxha të kënaqur. Kemi patur aplikantë goxha të mirë, të cilët kanë ardhur dhe kanë treguar për eksperiencën e tyre të shkëmbimit kulturor. Kanë riaplikuar dhe janë riaprovuar. Pra i ka rezultuar me sukses eksperienca, kështu që ne shpresojmë që edhe për verën e ardhshme të kemi një numër të konsiderueshëm aplikantësh nga Universiteti Europian i Tiranës.

Punët që bëjnë studentët janë në shkollimin e tyre apo punë të ndryshme që mbulojnë një eksperiencë kulturore në një shtet tjetër?

Në këtë rast ajo që ka më shumë rëndësi është përvoja e shkëmbimit kulturor. Studenti ka mundësi të takojë bashkëmoshatarë nga shtete të ndryshme, kjo është me rëndësi. Pra, network-u, miqësitë e reja apo idetë novative që ata sjellin edhe pranë vendit të tyre janë me rëndësi dhe punët janë të natyrës së shërbimeve. Janë pozicione në sektorë të shërbimit, hoteleri-turizëm, mund të përkojë me një prej programeve që edhe universiteti ofron që mund të jetë e vlefshme. Unë them që është e vlefshme në CV, është avantazh konkurrues për studentët që kanë ambicie sepse një eksperiencë në SHBA është gjithmonë e vlefshme sepse në fund të fundit është sfiduese.

Ish-studentët e UET rikthehen si ‘punëdhënës’

$
0
0

Ata e kanë përjetuar vite më parë frikën dhe ankthin e një studenti të sapodiplomuar në kërkim të një pune. Por sot vijnë në universitetin ku kanë studiuar me sigurinë që u jep ‘kostumi’ i zyrës ku punojnë dhe do të përballen me të rinj të tjerë që ashtu si ata dikur kërkojnë një mundësi për të hyrë në tregun e punës.

Në panairin e punës në UET që u mbajt të premten e shkuar në stendat e 52 kompanive pjesëmarrëse ndodheshin edhe ish-studentë të Universitetit Europian të Tiranës. Ata përfaqësonin kompanitë ku punonin dhe në këtë rikthim në universitetin e tyre kishin mundësinë që të rekrutonin studentë të një brezi tjetër në të njëjtin auditor. 

Besion Kolli, ProCredit Banka

Nga ish-student në përfaqësues të bankës që ofron mundësi punësimi për brezat e tjerë të studentëve në universitetin ku ka studiuar. Ai është Besion Kolli, i cili ka studiuar në UET për Financë-Bankë dhe aktualisht punon në Departamentin e Riskut në ProCredit Bank. Banka kishte stendën e saj në panairin e punës në UET që u zhvillua më datë 25 maj dhe Besioni kishte mundësi të informonte të interesuarit mbi programin e punësimit që banka ofron, program të cilin ka ndjekur dhe ai vetë. I pyetur nga gazeta “Mapo” se si ndihet kur rikthehet në UET në rolin e rekrutuesit ai shprehet: “është një eksperiencë e veçantë për mua pasi njohuritë e marra në shkollë kam pasur mundësinë t’i vë në zbatim gjatë punës time në ProCredit. Nga ana tjetër është një mundësi shumë e mirë që vij këtu si përfaqësues i një institucioni bankar, që vlerëson punësimin e të rinjve, trajnimin e tyre dhe nxitjen për karrierë brenda institucionit tonë”.

Panajota Çalla, Fondi Besa

Fondi Besa është një nga kompanitë më të rregullta pjesëmarrëse në çdo panair pune që organizon Universiteti Europian i Tiranës. Këtë vit në stendën e kësaj kompanie u njohëm me Panajota Çallën, eksperte e Burimeve Njerëzore. Panajota rikthehet në universitetin ku ka studiuar për t’u dhënë një mundësi të rinjve të tjerë që studiojnë aktualisht në UET.

“Unë kam studiuar Marrëdhënie me Publikun-Komunikim në UET dhe prej disa vitesh punoj te fondacioni Besa, ku të rinjtë inkurajohen që të sjellin CV-të e tyre dhe u jepen shanse të shumta për punësim. Ndihem shumë krenare që jam studente e UET-it dhe sot vij këtu si përfaqësuese e një kompanie që është e hapur për të pritur studentë të tjerë të këtij universiteti për të nisur karrierën e tyre të punës”, -tha ajo.

Greiss Petrović, agjencia “Grace Models”

Një studente që hap vende pune për kolegët e klasës. Greiss Petrović, drejtuesja e agjencisë së modës “Grace Models” në Shqipëri, është studente në UET për Marrëdhënie me Publikun-Komunikim, por në panairin e Punës më 25 maj ajo ofronte disa vende të lira pune për kolegët e saj studentë. “Është një emocion i madh që duke qenë studente e këtij universiteti sot vij në rolin e sipërmarrëses për të ofruar vende pune të lira për studentët e tjerë. Janë disa pozicione të lira tek agjencia ime në dizajn, komunikim dhe menaxhim-biznes, për të cilat pres të kem konkurrencë nga studentët”, -tha ajo. Greiss thotë se është shumë e ndjeshme ndaj punësimit të të rinjve pasi duke qenë dhe vetë studente e kupton vështirësinë që ata kanë për të gjetur një vend pune në fillimet e karrierës.

Panairi i punësimit UET: Lidhja direkte mes studentëve e tregut të punës

$
0
0

Organizohet edicioni i 8-të i Panairit të Punës në UET, me pjesëmarrjen e 52 kompanive të ndryshme në vend

Panairi i Punës UET 2017 u mbajt më 25 maj në Universitetin Europian të Tiranës, duke iu ofruar studentëve të këtij universiteti një mundësi për të kontaktuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e të paktën 52 kompanive të ndryshme në vend. Qindra CV dhe intervista u bënë gjatë disa orëve të panairit në stendat e kompanive të pranishme, të cilat ofronin mundësi intershipi dhe punësimi në fusha të ndryshme, që nga puna në sektorin bankar, menaxhim biznes, zyra kontabiliteti, IT, marrëdhënie me publikun, dizajn etj.

Dekania e Studentëve, Anisa Subashi, duke çelur këtë panair tha se ai ofron mundësi të shumta për të dyja palët, si për studentët ashtu dhe për kompanitë pjesëmarrëse. “Për punëdhënësit, ky panair iu mundëson atyre të kërkojnë punonjës të mirarsimuar dhe studentët të eksplorojnë tregun dhe të arrijnë të kuptojnë më mirë mundësitë për punësim dhe kërkesat e tregut të punës dhe në mënyrë të veçantë studentëve që do të diplomohen iu krijon mundësi për të nënshkruar një kontratë punë me njërën prej kompanive pjesëmarrëse”. Sipas saj, ky panair është premtues në vendosjen e lidhjes së drejtpërdrejt mes të rinjve që po diplomohen dhe tregun të punës.

Panairin e përshëndeti Arben Shkodra, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. “Sapo u mbyll një panair që e organizoi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me disa institucione shtetërore dhe pas një jave UET bën panairin e tij të punës. Kjo tregon se kemi një uri për të bërë këto lloj panairesh, pasi punësimi është një çështje e rëndësishme. Sipërmarrësit janë në kërkim të të kualifikuarve, të rinjve të përgatitur për tregun e punës dhe për sfidat e këtij tregu universitetet janë hallka kryesore ku përgatiten të punësuarit e rinj”. Sipas Shkodrës, për një sipërmarrje gjëja më e rëndësishme janë burimet njerëzore dhe me anë të këtij panairi ne po iu krijojmë këtë hapësirë studentëve që të takohen me kërkesat dhe kriteret për punësim.

Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici foli mbi sfidën që kanë universitetet për t’iu përgjigjur dinamikës në zhvillim të tregut të punës. Ai e cilësoi panairin si një nga evenimentet më të mira të UET-it. “Universitetet që kur është krijuar kanë patur 3 detyra kryesore; të grumbullojë dije, të jenë qendra informacioni sa më të mira dhe të prodhojnë dijen nëpërmjet punës kërkimore shkencore dhe ta transmetojnë atë. Por u bënë 2-3 dekada që universiteteve iu është shtuar një detyrë e katërt e rëndësishme; universitetet duhet edhe të profesionalizojnë. Nuk mjafton të kultivosh vetëm qytetarë të kultivuar, të formuar me dije, por këta qytetarë duhet t’i profesionalizosh dhe që të bëhet e mundur kjo universiteti duhet të jetë i lidhur me tregun e punës, me korporatat. Pra, universiteti shihet si investim për t’u bërë një profesionist”, theksoi Civici.

Sipas profesor Civicit, kjo përballje sot vlen jo vetëm për të punësuar disa të rinj, por për të ballafaquar më shumë kompetencat e këtyre studentëve dhe nevojat që ka biznesi për kapitalin njerëzor.

Drejtoresha e programeve Master në UET, dr. Orkida Olillari foli mbi programin e madh të UET-it 250+, ku UET organizon tryeza diskutimi me korporatat e mëdha për të kuptuar kërkesat që kanë këto korporata për burimet njerëzore dhe këto kërkesa përkthehen më pas në përmirësimin e kurrikulave mësimore në Master. “Sfidë për universitetin sot është që të përgatitin studentë që të kenë një diplomë të punësueshme” -tha ajo.

Punëdhënësit thanë se janë të hapur ndaj të rinjve të sapodiplomuar për intershipe dhe programe punësimi në kompanitë e tyre.

Përfaqësuesja e “Smart Consulting”, një studio kontabël dhe konsulencë financiare, Marsela Bushi, vjen për herë të parë në panairin e UET-it. Ajo thotë se është e hapur të afrojë pranë zyrës studentë dhe të sapodiplomuar. “Është hera e parë që marr pjesë në këtë panair por mendoj se është diçka pozitive për të njohur studentët e rinj dhe për t’u dhënë atyre shansin që kërkojnë. Zyra e kontabilitetit është një punë profesionale dhe preferohen të rinj të sapodiplomuar, të cilët të kenë dëshirë për të bërë intershipin pranë zyrës sonë, gjë që do t’iu japë mundësinë për punësim” -tha ajo e pyetur nga MAPO.

UET- LMS: Pedagog-studentë takohen në “auditorin virtual”

$
0
0

Universiteti Europian i Tiranës ka adaptuar  Sistemin e Menaxhimit të Mësimdhënies online ose siç njihet ndryshe LMS (e-Learning). Ky sistem që aplikohet nga të gjitha universitetet më të njohura në botë vjen edhe në arsimin e lartë shqiptar, duke e përshtatur marrëdhënien pedagog-student me epokën e teknologjisë. Ky sistem ofron informacion të personalizuar për çdo përdorues, student apo pedagog. Drejtori i IT-së në UET, Agim Kasaj, i cili ka ndërtuar dhe implementuar këtë projekt  për UET-in, flet për LMS-në, si funksion, çfarë lehtësie sjell për komunikimin mes studentëve dhe pedagogut etj.

UET  ka adaptuar sistemin LMS për menaxhimin online të mësimdhënies. Çfarë është LMS dhe si funksionon ai?

Studentët e sotëm presin më shumë fleksibilitet, mënyra alternative dhe plotësuese në mësimdhënie.

LMS online (e-Learning) do të thotë “Sistem i menaxhimit të mësimdhënies” online. UET LMS është një ambient virtual mësimi i bazuar në ueb, që lejon pedagogët dhe studentët të përdorin dhe aksesojnë online materialet mësimore të lëndës dhe të përdorin shumë mjete të dobishme për të përmirësuar ndjeshëm përvojën e të nxënit. Është një aplikacion web për administrimin, dokumentimin, ndjekjen, raportimin dhe shpërndarjen e kurseve të edukimit elektronik ose programe të ndryshme trajnimi. Ky sistem ofron informacion te personalizuar për çdo përdorues të student apo pedagog. Kushdo hyn në sistem, merr vetëm informacion të personalizuar.

LMS sjell në internet dinamikën e mjedisit të një klase mësimore. Kjo lejon mësuesit dhe nxënësit të bashkëveprojnë në një ‘klasë virtuale’ në të njëjtën mënyrë si në një klasë standarde. Ndryshimi është se mund të bëhet nga çdo vend në botë, në çdo kohë dhe me burimet e Internetit si mbështetje.

Lëndët në UET LMS mund të zhvillohen si klasa interaktive ku mund të përfshiheni në diskutimet në grupeve në internet ose në punën në grup. LMS i përshtatet nevojave të lëndës specifike, qofshin lëndë që përfshijnë shumë diskutime në internet ose jo dhe materialet mësimore mund të paraqiten si një grup i strukturuar i skedarëve (siç janë dokumentet e Word dhe prezantimet në PowerPoint). Kjo varet nga materiali mësimor, pedagogu dhe mënyra më e përshtatshme për të ofruar lëndën.

Sa më shumë që përdoret, aq më shumë UET LMS do të bëhet një mjedis edhe më i njohur dhe mikpritës i të mësuarit. E thënë më thjesht, UET LMS do të bëhet një mjet tjetër shumë i kërkuar dhe i domosdoshëm që përdoret për të mbështetur mësimin. Ashtu si në çdo klasë, është një mjedis që ndryshon – pritet që secili modul të aplikojë mjete dhe teknika të ndryshme. Bashkohuni, bëni pyetje dhe merrni pjesë si në çdo klasë mësimore.

Pse i duhet një universiteti një sistem i tillë dhe çfarë përhapje ka ai në universitetet e tjera në botë?

Sistemet LSM në përgjithësi janë adoptuar shumë nga ndërmarrjet dhe organizatat, të mëdha dhe të vogla, në të gjitha llojet e industrive. Por ka qenë pikërisht fusha e edukimit, duke përfshirë institucionet tradicionale të arsimit, të cilat i kanë përqafuar të parat këto sisteme.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një universitet të madh si Massachusetts Institute of Technology  (MIT) apo një gjimnaz i një qyteti të vogël, përqafimi i e-learning dhe nevoja për investim në një sistem modern të menaxhimit të të nxënit si UET LMS, nuk bën shumë dallim.

LMS duhet përdorur pasi:

  • Është një përshtatje e natyrshme, duke qenë se tashmë kemi ekspertizë në ofrimin e kurseve.
  • I jep UET përparësi në ofrimin cilësore dhe me kosto më të ulët të arsimit.
  • Rrit imazhin pozitiv të vetë studentëve dhe UET.
  • Rrit aksesi ndaj studentëve qe kanë vështirës të jenë në klasë 100% të kohës për shkak të kufizimeve në distancë ose kohë.
  • Ajo pasuron dukshëm mësimdhënien tradicionale me materiale plotësuese.
  • Është relativisht e lirë për t’u implementuar dhe zgjeruar më tej kur ke ekspertizën e duhur.

Si është pritur nga pedagogët dhe studentët LMS duke qenë se është një sistem që i mbivendoset sistemit tradicional? Ka vështirësi në përqafimin e tij?

Sistemi UET LMS e plotëson dhe nuk i mbivendoset sistemit tradicional. Ky sistem rrit në maksimum eficiencën dhe saktësinë e komunikimit në kohë reale pedagog-student, si edhe shmang shumë procedura burokratike, që kanë kosto të larta në kohë dhe para.

Megjithëse LMS u impementua këtë vit akademik, mund te themi se ka patur një përdorim mjaft të kënaqshëm nga studentet dhe pedagogët e UET. Janë vërtet të shumtë studentët që kërkojnë më ngulm që gjithçka rreth mësimit të mund ta gjejnë edhe në LMS. Ata janë motivi kryesor për ta përshtatur LMS sa më shumë me nevojat e tyre dhe të vetë universitetit. Ka patur edhe disa pedagogë që kanë hezituar në përdorimin e plotë të këtij sistemi, pasi si çdo risi edhe adoptimi i plotë i UET LMS kërkon kohën e vet. Pas trajnimeve dhe informimit përkatës, pedagogët e kanë përqafuar me kënaqësi këtë risi. Feedback i marrë nga pedagogët që e kanë përdorur këtë sistem është mjaft pozitiv.

Statistikat e përdorimit të sistemit flasin qartë për suksesin e këtij sistemi. Deri sot, janë disa mijëra studentë të UET që kanë përfituar nga shërbimet eficiente të këtij sistemi. Ky sistem është vizituar mbi 125,000 herë gjatë këtyre muajve nga studentë dhe pedagogë. Studentët dhe pedagogët kanë parë online më shumë se 1,500,000 faqe së bashku në këtë sistem. Përveç materialeve që i lexojnë direkt në sistem, studentët kanë shkarkuar mbi 5,300 herë materiale mësimore në celular apo kompjuter.

Si një ekspert i IT-së, si i shihni universitetet shqiptare në adaptimin e metodave të reja teknologjike në raport me standardet e universiteteve europiane e më gjerë? A janë të vonuar dhe pse ndodh kjo? 

Universitetet shqiptare nuk kanë nevojë të shpikin “rrotën”. Ato janë “të detyruara” të ndjekin trendin e universiteteve të tjera në vendet e zhvilluara. UET ka treguar se është një lider në universitetet shqiptare edhe në përdorimin e teknologjisë.

Aktualisht ka disa përpjekje nga universitet në Shqipëri lidhur me adoptimin e risive teknologjike në mësimdhënie. Për fat të keq vihet re se këto përpjekje nuk janë në nivelin e duhur, për arsye nga më të ndryshmet.

Fondet e Bashkimit Europian janë adaptuar në mënyrë të tillë që të sjellin në Shqipëri dhe rajon praktikat më të mira të Universiteteve të vendeve Europiane, në fushën e teknologjisë e më gjerë. Në këtë kuadër UET është përfshirë në disa projekte dhe iniciativa Europiane, në konsorciume me Universitete të mirënjohura në Europë, ku në fokus ka qenë transferimi i njohurive për adaptimin e metodave të reja në teknologji. Projekte të tilla janë CONSUS, REBUS, QAINAL etj.

 

Lehtësitë që sjell LMS në komunikimin pedagog-student

  • Aksesimin online 24 orë, 7 ditë në javë
  • Plotëson mësimin ballë për ballë
  • Mënyra e shkëlqyeshme për pasurimin e mësimdhënies
  • Ndërfaqe moderne, e lehtë për t’u përdorur
  • Ndërfaqe e personalizuar për çdo student dhe pedagog
  • Mjetet dhe aktivitetet bashkëpunuese
  • Të gjithë në një kalendar
  • Menaxhim i përshtatshëm i skedarëve
  • Njoftime dhe ngjarje në të gjitha nivelet
  • Monitorim i ecurisë mësimore
  • Akses i sigurt në sistem
  • Iu lejon të postoni detyra, diskutime dhe nota online për qasje të menjëhershme dhe studentët
  • Shpërndani, mblidhni dhe rishikoni detyrat
  • Regjistroni notat për studentët për të parë në internet
  • Integruar me sistemin e Menaxhimit të Universitetit UET (tabela e orëve të personalizuara për studentët dhe mësuesit dhe transkriptet e notave të nxënësve)
  • Komunikon jashtë klasës etj.

Ambasadori austriak: Austria një mike juaja që nga shekulli 18-të

$
0
0
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, z.Johhan Sattler, zhvilloi një leksion të hapur në UET, me temë “Austria, partneri i palëkundur i Shqipërisë nga pavarësia deri në pranimin në BE”.
 
Moderuesi i takimit, Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, rikujtoi disa nga projektet bashkëpunuese mes UET-it dhe Universitetit të Salzburgut, por dhe atë mes dy vendeve. “Ka një bashkëpunim prej kohësh mes dy universiteteve dhe kemi një sërë projektesh që po vazhdojnë. Projekti Erasmus + na ka afruar shumë, por edhe projekte të tjera”, tha Gjuraj.
 
Ndërkohë që shkëlqesia e tij u ndal fillmisht për të shpjeguar se cilat janë detyrat e tij si ambasador i Austrisë në Shqipëri, ku më kryesorja është mbështetja për integrimin e Shqipërisë për në BE. “Detyra ime si një ambasador është dhe të ndihmoj Shqipërinë me përgatitjet për t’u bërë pjesë e BE-së” u shpreh ai.
 
 Në fjalën e tij ai përmendi rolin qe luajnë bizneset austriake në Shqipëri, të cilat operojnë prej vitesh, por dhe si duhet të jetë një diplomat.
“Një diplomat duhet të jetë i sjellshëm dhe shumë i duruar, për të arritur rezultatet që kërkon”, u shpreh zoti Sattler.
 
Ai gjithashtu përmendi një sërë datash historike, për të treguar që lidhja e Austrisë me Shqipërinë është shumëvjeçare, duke treguar qe konsulenti i parë austriak ka ardhur në atë që quhet sot Shqipëri, në shekullin e 18-të.
Leksioni u ndoq me shumë interes nga studentë dhe pedagogë të UET-it dhe u finalizua me një sesion pyetjesh nga studentët për ambasadorin austriak.

Gjenetika e re, lufta për bukurinë “e pamundur”

$
0
0

Doktoresha e gjenetikës, Marilena Pizzuto, mbajti një leksion të hapur në Universitetin Europian të Tiranës mbi metodat e saj inovative të ndërhyrjes te gjenet e njeriut. Pizzuto mban dhe pasaportën shqiptare si konsulle nderi e vendit tonë në Provincën e La Spezias.

Gjenet e njeriut vijojnë të jenë një mister ende i pazbërthyer plotësisht për shkencën dhe pse është kuptuar çfarë është ADN-ja, një kod i informacionit të trashëgimisë, përgjegjëse për strukturën dhe karakteristikat fizike dhe biokimike për gati të gjitha qeniet e gjalla.

Sot shkenca beson se ndërhyrja dhe modifikimi i ADN-së do të zgjidhte shumë nga sëmundjet dhe problemet e tjera për njeriun.

Një mjeke italiane, dr. Marilena Pizzuto, thotë se ka gjetur një mënyrë inovative për të ndërhyrë te disa ADN të njeriut duke e përdorur metodën e saj të re në kirurgjinë estetike.

Pizzuto ishte dje në Universitetin Europian të Tiranës e ftuar në një leksion të hapur, ku foli për gjenetikën, sfidat e shkencës sot me analizimin dhe modifikimin e ADN-së dhe lidhjen e saj të veçantë me Shqipërinë…

Gjenetistja Pizzuto mban edhe pasaportën shqiptare pasi shërben si konsulle nderi e Shqipërisë në Provincën e La Spezias në Itali.

Universiteti Europian i Tiranës e vlerësoi dr. Marilena Pizzuto me një certifikatë mirënjohjeje për kontributin e veçantë si konsulle e nderit të Shqipërisë në Provincën e La Spezias, për rolin e shumëfishimit të marrëdhënieve në të gjitha aspektet mes rajonit shqiptar dhe atij italian.

Gjenetika e re e bukurisë

Dr. Pizzuto foli mbi metodat që ajo përdor në shërbim të kirurgjisë estetike, e kthyer sot në kohët moderne jo vetëm në trend, por dhe si domosdoshmëri për një jetë të shëndetshme.

“Në gjithë laboratorët e botës bëjnë akoma zbërthimin e ADN-je, heqin pjesë të ADN dhe i studiojnë. Unë jam një hap përpara, pasi janë këto proteinat që bllokojnë gjenet dhe janë fondamentalë për jetën tonë. Unë i marr këto gjene dhe i analizoj për të arritur të zbuloj mungesën e atyre molekulave që prishin sinergjinë e funksionimit të tyre. Metoda që unë aplikoj ka nisur rastësisht. E kam nisur duke parë gratë shtatzëna, gra të reja që mbesin me një bark të shëmtuar të varur pas lindjes”, -tha ajo duke shpjeguar punën e saj.

Dr. Pizzuto është pjesë e ekipit të kirurgëve estetistë në qendrën Team Med në Milano. Puna e saj vlerësohet për teknikat e reja inovative. Një tipar dallues është teknika endoskopike kombinuar me kirurgjinë korrigjuese, që arrin të ndryshojë pamjen estetike duke korrigjuar problemet e gjirit dhe të barkut.

Endoskopia është një teknikë kirurgjikale shumë komplekse, por që vlerësohet si një teknikë e preferuar për shëndetin e pacientit. Përparësitë në fushën e kirurgjisë kozmetike janë në thelb të njëjta si për endoskopi në përgjithësi: prerje modeste, anestezi lokale, plagët e vogla, koha e shpejtë e shërimit etj. Me këtë metodë rreziqet janë reduktuar në masë të madhe, sepse kirurgu mund të shohë në kohë reale situatën “brenda” organizmit, duke eliminuar rrezikun e lëndimit aksidental të enëve të gjakut ose indeve nervore.

Dr. Pizzuto tha se falë endoskopisë mund të kryhen operacione të tilla si lifting total dhe parcial, rinoplastika, septoplastika, shtim ose reduktim i gjirit, mastopexy, gluteoplasty dhe plastikë në bark.

Pizzuto është diplomuar për gjenetikë dhe ka përvojë të gjerë në sallën e operacionit në Itali dhe Shtetet e Bashkuara. Ajo është specializuar në microsurgery dhe kirurgjinë eksperimentale në vitin 2002.

Administratori i UET-it, Henri Çili, duke e prezantuar dr. Pizzuton, duke vlerësuar rolin e saj në mjekësinë e avancuar tha se edhe aulat universitare ka ardhur koha të vlerësojnë këtë lloj mjekësie që i shërben një jete më të mirë.

“Ne bëjmë shumë gjëra që duhet, ndoshta herë pas here dhe të mërzitshme dhe shumë pak gjëra, të cilat kanë të bëjnë me ato që dëshirojmë. Ndoshta ky prezantim ose takim publik mund të na fusë në një fazë të re dhe secilit mund t’i vijë në mend të bëjë më shumë gjëra nga ato që dëshironim të bëjë. E para është e natyrshme pse ka ndodhur kështu sepse jemi një universitet dhe çdo institucion në shoqëri, ka një rol të caktuar se si ndërtohet dhe profilizohet, por koha ka ardhur për gjëra pak më relaksuese, pak më të reja siç është mjekësia e avancuar, mjekësia estetike dhe shumë elemente të një epoke të re që po vjen. Shkenca, zhvillimi, gjenetika, mjekësia, mjekësia aplikative dhe mirëqenia janë bërë një dhe nuk dallohen më, dhe ndoshta me aulat universitare ka ardhur koha të legjitimojmë një pjesë të mjekësisë së aplikuar e cila nuk është vetëm për të shpëtuar jetë, nuk është vetëm për të ulur tensionin apo kontrolluar diabetin por dhe për një jetë shumë më cilësore në raport me aspektin psikologjik që ka dimensioni i ekzistencës humane, dhe ne jemi më mirë kur ndihemi më mirë”, theksoi Çili.

UET ALUMNI/  Tradita vijon me takimin e brezit të 8 të studentëve

$
0
0

Studentët e Universitetit Europian të Tiranës ndër vite u mblodhën sot në takimin e përvitshëm të shoqatës ALUMNI dhe festuan rikthimin pranë auditorit ku janë diplomuar

ALUMNI UET mbush 8 vjet që nga krijimi, kur mblodhi për herë të parë ish-studentët në një festë rikthimi në universitetin e tyre. Ish-studentë që nga brezi i parë deri tek ata të të sapodiplomuarit u mblodhën në takimin e përvitshëm të Asamblesë së ALUMNI-t për të ndarë eksperiencat e tyre të karrierës pas mbarimit të studimeve e më pas për t’iu bashkuar festës në oborrin e universitetit.

E kthyer në traditë tashmë shoqata ALUMNI numëron mijëra studentë të cilët i bashkon eksperienca e tyre e përbashkët e studimit në auditoret e të njëjtit universitet.

Duke i konsideruar studimet si një aspekt të papërsëritshëm në jetën e tyre ish-studentët vijojnë të kenë një lidhje të fortë me UET-in nëpërjmet shoqatës, bordeve të tregut të punës, dhe një rrjeti bashkëpunimi me brezat pasardhës.

Presidenti i UET-it, Prof.Dr.Adrian Civici e cilësoi ALUMNI-n krenarinë e universitetit dhe pasaporta e tij në tregun e punës.

“ALUMNI është një kontigjent me të cilin mbajmë lidhje të rregullta vjetore, e cila është pasqyra e cilësia dhe standarditeve të universsitetit në sensin që çfarë karriere kanë bërë, çfarë pagash kanë, sa për qind e tyre është punësuar në përputhje me diplomën që ka marrë, sa përqind e tyre është stabël në punën që bën në karrierë brenda profesionit, sa përqind ka devijuar opër arsye tregu dhe studiomet skanë qenë aq të bindshme për ta fiksuar në njëdegë os epost me rëndësi.  Lloji i dytë i bashkëpunimit ka të bëjë me faktion që nëpërmjet të dhënave dhe kontakteve universiteti vet vazhdimisht përballet me veten dhe kupton nëse të gjithë programet dhe puna e tij e përditshme është diçka cilësore në përputhje më kërkesate tregut”- tha Civici.

Rektori i UET-it, Prof.Dr. Tonin Gjuraj i pagëzoi studentët e pranishëm si VIP-ALUMNI për shkak të karrierës së tyre të suksesshme në profesionet e tyre.

“Ju jeni një pjesë e kësaj organizate dhe duke parë pozicionet që keni, sukseset që keni arritur, atë çfarë realisht keni bërë dhe e keni krijuar, me të drejtë mund të quheni VIP ALUMNI, pasi e meritoni”- tha ai në fjalën përshëndetëse të Asamblesë së ALUMNI-it.

Gjuraj theksoi se fuqia e këtij institucioni është liria.

“Ne kemi vizionin e kohës dhe kjo është një nga ato përkushtimet  kryesore që ka një organizatë ALUMNI. Ne jemi sot këtu dhe do ikim në drejtime të ndryshme, do dalim në pension, do vijnë të tjerë, nëse do të arrijmë që me atë çfarë bëjmë me ato çfarë krijojmë, ja u lëmë brezave të ardhshëm këtë institucion, e kemi krijuar këtë sens komuniteti dhe absolutisht e kemi  përmbushur atë çka një organizatë ALUMNI arrin të bëjë sot në institucione prestiogjioze”- theksoi ai.

Disa ish-studentë ndanë ndjesitë e tyre si ALUMNI, rëndësinë e diplomës që kanë marrë, eksperiencën si studentë dhe karrierën profesionale që kanë krijuar pas diplomimit.

 

 

Histori suksesi të UET ALUMNI

$
0
0

Nga zyrat e bankave, të kompanive apo institucioneve shtetërore në auditorin ku janë formuar. Janë historitë e ish-studentëve që rikthehen në UET për të ndarë eksperiencat e tyre në karrierën profesionale

Nga Eva Drita 

Takimi i tetë i UET ALUMNI në Universitetin Europian të Tiranës riktheu disa ish-studentë në auditorin e universitetit, këtë herë jo për të dhënë provime, por për të ndarë eksperiencat e tyre me ish-pedagogët dhe me ish-studentët e tjerë. Në këto takime shihen gjithmonë arritjet që kanë bërë ish-studentët të cilët janë një krenari për universitetin dhe një stimul për studentët aktualë, duke i shtyrë që të ecin sa më shumë në jetë. UET ALUMNI dëshiron të mbajë lidhjet me këta studentë, pasi ata janë një vlerë e çmuar dhe mund të bashkëpunojnë me universitetin në çfarëdo lloj aspekti. Më poshtë MAPO ju sjell disa histori suksesi të UET ALUMNI 

Sara Hafizi: Është kënaqësi të rikthehesh sërish në UET

Sara Hafizi, ka studiuar në UET në të dy ciklet, Bachelor po ashtu dhe Master. Studimet Bachelor ajo i kreu për Financë Bankë, ndërsa studimet Master i kreu për Banka dhe Tregje financiare. Ka vetëm dy vite që është diplomuar, pra në vitin 2015 dhe ka një pozicion pune për tu admiruar, pasi nuk është shumë e lehtë të fillosh një punë të mirë, kur sapo ke mbaruar universitetin. Aktualisht Sara, punon te Coca Cola, dhe ka vetëm një muaj që është ngritur në detyrë, duke kaluar në pozicionin e financial controller, pra në auditin e brendshëm të kompanisë. Eksperienca e saj ka filluar së pari, me një periudhë prove 5-mujore, e cila rezultoi e suksesshme dhe ajo më pas u punësua në kontabilitet. Duket sikur Sara ka ditur me të vërtetë t’i tregojë vlerat e saj, pasi është rritur dhe në detyrë, duke kaluar në një pozicion të rëndësishëm siç është ai i auditit të brendshëm. Ajo na rrëfeu pak për mënyrën se si e gjeti punën e saj, duke treguar se ishte UET-i “ndërmjetësi” për këtë. “Punën e gjeta nëpërmjet shkollës. Po edhe nëpërmjet zysh Ermira Qoses, e cila më ka lajmëruar vazhdimisht për punë të ndryshme në pozicione të ndryshme në kompanitë të tjera. Isha pak skeptike pasi kisha për të përfunduar studimet, por kur më thanë për Coca Colën, aplikova dhe për fatin tim të mirë fitova”, shprehet Sara. Tashmë ajo kthehet me statusin UET ALUMNI pas dy vitesh në universitet dhe ndjen një kënaqësi shumë të veçantë për këtë fakt. “Është shumë kënaqësi të rikthehesh kur merr ftesën nga shkolla dhe sidomos kur merr ftesën personale edhe nga pedagogia në veçanti. Ndihesh shumë e vlerësuar dhe mu bë shumë qejfi që më ftuan”, thotë ajo.

Merita Kabashi: UET tashmë është kthyer si një markë

Merita Kabashi ka mbaruar studimet Master në UET për Ekonomi Financë. Ajo është diplomuar në vitin 2012 në këtë universitet dhe gjatë viteve ka arritur të bëjë shumë gjëra për karrierën e saj. Merita, punon si ekonomiste në disa biznese dhe gjithashtu është e organizuar në disa organizata OJF. Ajo është ftuar disa herë në takimet UET ALUMNI, por siç tregon vetë, nuk ka ardhur sepse nuk kishte se çfarë të tregonte konkretisht mbi ecurinë e saj, dhe tani që ka arritur të ketë një karrierë të larmishme, vendosi ta ndante me të gjithë ish studentët e tjerë dhe me pedagogët. “Është hera e parë që vij në këtë takim, jam ftuar shumë herë por nuk kam ardhur sepse tani kam mbledhur disa gjëra me të cilat mund të krenohem para jush,” u shpreh ajo. Ajo dukej mjaft e kënaqur me të gjitha çfarë ka arritur dhe kishte një vetëbesim të lartë, megjithatë nuk i shmangu dot emocionet që të jep fjala e mbajtur përpara pedagogëve dhe ish studentëve gjithashtu. Rikthimi në universitet është gjithmonë emocionues dhe sado arritje të kesh në karrierë, ka gjithmonë një vend ku ti sërish emocionohesh. Për Meritën UET-i është një universitet i cili ka shumë peshë dhe ajo ende ruan një vlerësim të lartë për pedagogët që i kanë dhënë mësim. “Për mua UET është bërë si markë dhe unë ua sugjeroj shumë miqve dhe të njohurve të mi sepse shumë pedagogë që më kanë dhënë mësim unë i vlerësoj akoma,” përfundon ajo.

Kestrina Ramallari: UET-i është shtëpia ime e dytë

Kestrina Ramallari, është një UET ALUMNI e cila ka përfunduar studimet në vitin 2012 për Banka dhe tregje financiare. Eksperienca e saj në UET ka qenë shumë vlefshme pasi në këtë universitet ka patur dhe eksperiencat e para të punës. “Kam punuar dy vjet tek zyra e financës në UET dhe gjithashtu kam dhënë mësim tek departamenti i financës,” tregon ajo. Duke qenë gjithnjë në kërkim të një karriere sa më të mirë, Kestrina tashmë punon tek agjencia shqiptare e zhvillimit të investimeve AIDA, konkretisht tek departamenti i investimeve të huaja. Duke qenë se ka 5 vite që është diplomuar sigurisht që për të nuk është hera e parë që rikthehet në UET, por çdo herë është e veçantë për të. “Nuk është viti i parë që rikthehem me statusin ALUMNI, por çdo herë ndihem gjithmonë e më shumë e privilegjuar, gjithmonë e me më shumë dëshirë për tu rikthyer, pasi UET është një pjesë shumë e rëndësishme e imja”, rrëfen Kestrina. Gjithashtu ajo i vlerëson tej mase vitet që ka kaluar në UET, duke e konsideruar si një shtëpi tashmë. “Unë e quaj UET-in shtëpinë time të dytë, ku kam kaluar 7 vite dhe rikthimi është gjithmonë një kënaqësi dhe privilegj”, përfundon ajo.

Esmeralda Topuzi: Në UET rikthehem gjithnjë për të marrë këshilla nga ish-pedagogët e mi

Esmeralda Topuzi është diplomuar në UET, vetëm një vit më parë, më 2016. Ajo i ka bërë studimet Bachelor për degën Financë Bankë dhe studimet Master për Ekonomi Financë. Është një rast shumë i veçantë, pasi ka filluar punë gjatë kohës që ishte ende studente Bachelor në bankën Raiffeisen dhe ka patur një eksperiencë tre vjeçare atje. Pasi ka marrë të gjithë eksperiencën e duhur ajo e pa më se të arsyeshme të aplikonte diku tjetër, për një pozicion pune edhe më të mirë. Kështu sot ajo punon në Bankën e Shqipërisë, në departamentin e mbikëqyrjes. Pozicioni i saj i punës është inspektore e mbikëqyrjes në këtë departament. Duke qenë se nuk ka kaluar shumë kohë nga diplomimi i saj, rikthimi si UET ALUMNI për të ende nuk ka atë rëndësinë e duhur, pasi nuk ka arritur ta ndjejë mungesën e universitetit. Kjo edhe për faktin që ajo vjen shpesh në UET për të takuar pedagogë apo dhe miq. “Më duket sikur nuk kam ikur asnjëherë nga UET sepse rikthehem shumë shpesh qoftë për të takuar ish-pedagogët e mi, e për tu këshilluar më tej dhe për karrierën time, qoftë për takimet e ALUMNI-t për të ndarë eksperiencat bashkë me miqtë,” shprehet ajo. “Akoma nuk e kam ndjerë atë shkëputjen që të krijoj një ndjesi se si është kur rikthehem. Praktikisht më duket sikur kam qenë gjithmonë këtu”, përfundon Esmeralda.

Ilira Elbasani: Eksperienca në UET më ka ndihmuar shumë në karrierë

Ilira Elbasani, bën pjesë në brezin e parë të studentëve të Universitetit Europian të Tiranës, është diplomuar në vitin 2009 dhe ka studiuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo vendosi të studionte në UET pas një eksperience në shkollën publike dhe UET-i i la një shije shumë të mirë. “Unë vija nga një eksperiencë e mëparshme universiteti, pra kisha mbaruar shkollën publike dhe në fakt impakti i parë në UET ishte se çdo gjë ishte out of the box. Pra nuk ishte ai standardi që ne ishim mësuar, që e kishim gjithçka sipas metodës ruse të mësimdhënies ose provimeve ose siç mësonim dhe këtu çdo gjë ishte shumë ndryshe”, tregon ajo. Ajo i sheh vitet e studimit në UET si një ndihmesë shumë e madhe në karrierën e saj, pasi ishte një sistem shumë ndryshe nga ai publik, ku kishte studiuar më parë Ilira. “Kjo ishte një eksperiencë shumë e vlefshme për mua, e kam vlerësuar shumë dhe më ka ndihmuar edhe në karrierë”, tregon Ilira. Eksperiencat e saj të punës janë të shumta dhe ajo i ndau me ne arritjet e saj. “Pas Diplomimit zgjodha të punoja në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme e Krimeve të Rënda, duke vijuar me pas me një eksperiencë 7 vjeçare në sistem bankar me pozicione si Koordinatore e Klientëve e Menaxhere Shitjesh e Marketingu,” rrëfen ajo. Gjithashtu nuk harron të përmendë faktin se ka punuar si përkthyese zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë, e në rolin e PR e marketing në shumë nisma e bashkëpunime. Tashmë ka krijuar një studio përkthimi me bashkëpunëtorët e saj të cilët janë përkthyes zyrtar dhe kjo sipas saj mund të jetë një mundësi bashkëpunimi me UET-in. We Translate Albania është një agjenci shërbimi përkthimesh të çdo gjuhe. “Mbase unë i kthehem sërish auditorit të vjetër dhe mund të krijoj një mënyrë shumë të mirë bashkëpunimi me UET-in”, sugjeroi Ilira. Si brezi i parë i UET, ajo sigurisht që i vlerëson më shumë se çdo kush këto takime midis ALUMNI-sh, dhe mbi të gjitha vlerëson vetë universitetin. “E falenderoj UET-in për eksperiencën, për dijet që kam marrë dhe ia rekomandoj gjithmonë të gjithë studentëve, mbesës po pse jo dhe fëmijëve të mi”, shprehet Ilira.

UET ALUMNI 8: Studentët rikthehen tek Alma Mater

$
0
0

Studentët e Universitetit Europian të Tiranës ndër vite u mblodhën në takimin e përvitshëm të shoqatës ALUMNI dhe festuan rikthimin pranë auditorit ku janë diplomuar

Alma Mater është një shprehje alegorike latine e përdorur për universitetin ku je diplomuar, duke e konsideruar lidhjen e studentit me universitetin si lidhje mes “nënës dhe fëmijës” për gjithë jetën.

Në këtë frymë janë krijuar brezat e ALUMNI-it, ish-studentëve, të cilët gjejnë gjithmonë një arsye, një rrugë për t’u rikthyer në auditorin ku kanë përjetuar eksperiencën më të bukur dhe më domethënëse të jetës së tyre si të rritur.

Në vitin e 10-të të jetës së tij, Universiteti Europian i Tiranës e ka krijuar tashmë traditën e një Alma Mater për studentët që kanë studiuar dhe janë diplomuar pranë tij. Çdo vit qindra ish-studentë mblidhen në festën e ALUMNI-it, si një kremtim të jetës së tyre studentore, për të ndarë historitë e tyre të jetës që vijuar pas diplomimit dhe për t’iu dhënë një dorë studentëve të rinj në rrugëtimin e tyre në tregun e punës.

ALUMNI UET mbushi 8 vjet që nga krijimi, kur mblodhi për herë të parë ish-studentët në një festë rikthimi në universitetin e tyre. Ish-studentë që nga brezi i parë deri tek ata të  sapodiplomuarit u mblodhën javën që shkoi në takimin e përvitshëm të Asamblesë së ALUMNI-t e më pas iu bashkuan festës në oborrin e universitetit.

E kthyer në traditë tashmë shoqata ALUMNI numëron mijëra studentë, të cilët i bashkon eksperienca e tyre e përbashkët e studimit në auditorët e të njëjtit universitet.

Duke i konsideruar studimet si një aspekt të papërsëritshëm në jetën e tyre ish-studentët vijojnë të kenë një lidhje të fortë me UET-in nëpërmjet shoqatës, bordeve të tregut të punës dhe një rrjeti bashkëpunimi me brezat pasardhës.

Disa ish-studentë ndanë ndjesitë e tyre si ALUMNI, rëndësinë e diplomës që kanë marrë, eksperiencën si studentë dhe karrierën profesionale që kanë krijuar pas diplomimit.

Universitet-ALUMNI, 4 rrugët e bashkëpunimit

Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici e cilësoi ALUMNI-n krenarinë e universitetit dhe pasaporta e tij në tregun e punës.

Bashkëpunimin e universitetit me ish-studentët president Civici e ndau në disa faza.

“Së pari, ALUMNI është një kontingjent me të cilin mbajmë lidhje të rregullta vjetore, e cila është pasqyra e cilësisë dhe standardeve të universitetit në sensin që çfarë karriere kanë bërë, çfarë pagash kanë, sa për qind e tyre është punësuar në përputhje me diplomën që ka marrë, sa për qind e tyre është stabël në punën që bën në karrierë brenda profesionit, sa për qind ka devijuar për arsye tregu dhe studimet s’kanë qenë aq të bindshme për ta fiksuar në një degë ose post me rëndësi.

Lloji i dytë i bashkëpunimit ka të bëjë me faktin që nëpërmjet të dhënave dhe kontakteve universiteti vet vazhdimisht përballet me veten dhe kupton nëse të gjithë programet dhe puna e tij e përditshme është diçka cilësore në përputhje më kërkesat e tregut.

E treta është një formë e re bashkëpunimi, ku gradualisht sidomos ata më të interesuarit të ALUMNI-t fillojnë dhe bëhen pjesë e strukturave të universitetit. Që nga bordet e tregut të punës, senati të ftuar pranë dekanateve, pjesë të projekteve madhore kryesisht edhe  me natyrë strukturore ose strategjike që ka nevojë universiteti.

Drejtimi i  katërt ka të bëjë me bashkëpunimin akoma dhe më konkret me universitetin, duke marrë në ngarkim segmente të veçanta të tij. Qoftë në formë donacioni apo projekti një laborator kompjuterësh, një laborator mjekësie apo informatike, një pjesë të bibliotekës, një pjesë të menaxhimit të informacionit dhe në këtë mënyrë, jo vetëm thjesht shprehje e  mirënjohjes për universitetin por edhe pjesë për ta avancuar universitetin sidomos në drejtimet e reja teknologjike, inovacioneve apo start up-ve. Në këtë mënyrë dimensioni i universitetit bëhet shumë më i madh seç është ai reali”.

Gjuraj: Ne kemi vizionin e kohës

Rektori i UET-it, prof. dr. Tonin Gjuraj i pagëzoi studentët e pranishëm si VIP-ALUMNI për shkak të karrierës së tyre të suksesshme në profesionet e tyre.

“Ju jeni një pjesë e kësaj organizate dhe duke parë pozicionet që keni, sukseset që keni arritur, atë çfarë realisht keni bërë dhe e keni krijuar, me të drejtë mund të quheni VIP ALUMNI, pasi e meritoni”, -tha ai në fjalën përshëndetëse të Asamblesë së ALUMNI-it.

Gjuraj theksoi se fuqia e këtij institucioni është liria.

“Ne jemi një komunitet dhe besoj që ne kemi fuqinë e këtij institucioni, përveç ekselencës akademike, të cilën unë e nënvizoj me krenari, ne absolutisht jemi një universitet që në themel kemi lirinë. Pedagogë dhe studentë janë të lirë dhe ndoshta fuqia e këtij institucioni është  fuqia në diversitetin që e karakterizon. Shumë diskutohet se në çfarë mund të bëjmë dhe është shumë i thjeshtë problemi i komunitetit. Pra ne si komunitet këtu, nëse nuk krijojmë diçka për këtë  institucion të cilën do ta gëzojnë, jo vetëm fëmijët tanë , por edhe fëmijët e fëmijëve tanë, ne vështirë që ta kuptojmë dhe të kemi sensin e komunitetit. Ne kemi vizionin e kohës dhe kjo është një nga ato përkushtimet  kryesore që ka një organizatë ALUMNI. Ne kemi vizionin e kohës dhe kjo është një nga ato përkushtimet  kryesore që ka një organizatë ALUMNI. Ne jemi sot këtu dhe do ikim në drejtime të ndryshme, do dalim në pension, do vijnë të tjerë, nëse do të arrijmë që me atë çfarë bëjmë me ato çfarë krijojmë ja u lëmë brezave të ardhshëm këtë institucion, e kemi krijuar këtë sens komuniteti dhe absolutisht e kemi  përmbushur atë çka një organizatë ALUMNI arrin të bëjë sot në institucione prestigjioze”, theksoi ai.

Institucionalizimi i përfshirjes së UET-ALUMNI

Henri Çili, administrator i UET-it, e cilësoi traditën e takimeve ALUMNI si një lloj vëllazërie mes brezave të studentëve, një  rrjet bashkëpunimi mes tyre që nis në universitet dhe vijon jashtë tij.

“Shkollimi është bërë diçka shumë serioze. T’i besosh  një universiteti serioz ose të bësh një shkollë sa për të qenë ka filluar ta krijojë diferencën. Ne jemi krenar që ju na besuat, sidomos studentët e brezit të parë dhe kemi patur gjithmonë një ankth që  t’jua kthejmë këtë besim. Vazhdimi i universitetit, reputacioni, fuqizimi i mëtejshëm, akreditimi ndërkombëtar e demonstron këtë gjë”, -tha ai.

Ish-studentët e këtij universiteti do të organizohen dhe në mënyrë të institucionalizuar pranë universitetit të tyre në Bordet e Tregut të Punës pranë çdo departamenti.

Çili theksoi se “duke filluar nga ky vit akademik që vjen ne  kemi eksperimentuar dhe do ta institucionalizojmë fort pranojmë në bordet e tregut të  punës vetëm të ish studentëve tanë të cilët kanë një arritje të çmuar  të shquar kanë një avantazh profesional ne fushën përkatëse, pasi kemi planifikuar të kemi rreth 11 anëtarë të bordeve të tregut të punës për çdo departament. Më mirë se e njihni ju si studentë universitetin dhe praktikën mbi atë çfarë ndodh nuk ka, dhe është një kontribut që ne e presim nga ju. Një ide tjetër është që të krijonim një VIP ALUMNI, një pjesë e studentëve që na kanë hyrë në sy dhe do të ndahen në pesë fusha kryesore që lidhen me karrierën e tyre”.

 

Qosja: Logo që mbartin studentët, krenaria e universitetit

Nëse do të kishte një çmim për “pedagogun më të mirë” padyshim që ai do t’i shkonte prof. asoc. dr. Ermira Qosja. Kështu u shpreh dekania e Studentëve në UET, Anisa Subashi, duke e falenderuar prof. Qosjen për lidhjen e saj me studentët, mbështetjen dhe ndihëm që u jep për të gjetur intershipe apo për punësim.

Duke përshëndetur takimin e tetë të UET ALUMNI, prof. asoc. dr. Ermira Qosja foli mbi arritjet e këtij universiteti duke veçuar si arritjen më të madhe formimin e studentëve të aftë e të zotë për t’u përballur në tregun e punës.

“Unë sot kam ditë feste sepse filloj vitin e tetë në UET. Pra bashkë me tetë vjet ALUMNI dhe unë filloj vitin e tetë në UET. Në këto 7 vite ka shumë gjëra për të kujtuar, gjëra që na kanë rritur, gjëra që na kanë sfiduar por një nga gjërat më të mira që kemi patur ka qenë marrëdhënia me studentët. Marrëdhënie që vazhdon me një pjesë të mirë të tyre. Komunikimi është në forma të ndryshme  megjithatë ndoshta kanë vlerë idetë e shumë prej nesh dhe që e bën UET-in atë që është sot. Sigurisht që është merita e Henri Çilit, që ne të gjithë vazhdojmë edhe kontribuojmë në UET. Por logo që mbartin studentët  e UET-it unë mendoj që është gjëja më krenare e jona”, theksoi Qosja.

Programi 250+: UET, takim me bizneset e Vorës

$
0
0

Drejtues të UET-it zhvilluan një takim me biznesmenë të Vorës në kuadër të bashkëpunimit mes akademisë dhe sipërmarrjes

Në kuadër të projektit 250+, bashkëpunimi i UET me biznesin, drejtues të UET-it zhvilluan një takim me biznesmenë të Vorës në ambjentet e Bashkisë Vorë.

Presidenti, prof. dr. Adrian Civici, Prof.as.Dr. Selami Xhepa dhe drejtoresha e programeve Master Dr. Orkida Ilollari u takuan me përfaqësues të 6 bizneseve të mëdha, ku u diskutua bashkëpunimi mes akademisë dhe tregut të punës.

Në takim drejtuesit e UET prezantuan projektin 250+, si një projekt që e vendos UET në kontakt të vazhdueshëm me biznesin, institucionet financiare, për të marrë nga biznesi kërkesat e tyre rreth çfarë ata kërkojnë sot nga akademia dhe për të diskutuar për mënyrat se si bizneset mund të bashkëpunojnë me universitetet.

“Ne si universitet nën shembullin e disa universiteteve në botë kemi vendosur një lloj strategjie apo filozofie në të ardhmen për të qenë universiteti i biznesit, në sensin që programet kryesore, njohuritë kryesore që merr studenti, aftësitë kryesore të jenë në funksion të nevojave që ka ekonomia, financa dhe veçanërisht biznesi shqiptar.

Universiteti të kalojë nga një universitet me dije të përgjithshme në një universitet të specializuar në funksion të nevojave të biznesit. Për këtë na nevojitet interaksioni me ju. Nga njëra ne të parashtrojmë se çfarë studentësh përgatisim, kryesisht masteri që është dhe profesioni më afër specialitetit kur ai gjen”– tha ndër të tjera Presidenti Civici.

“Ky është kuptimi i përgjithshëm që ai që vjen në UET dhe del nga UET-i të jetë sa më i gatshëm për tregun e punës”– u shpreh Presidenti i UET-it, Prof.dr.Adrian Civici.

Përfaqësuesit e bizneseve vlerësuan interesin e UET-it për këtë bashkëpunim, duke e cilësuar pioner në këtë program që vendos kontaktin e drejpërdrejtë mes akademisë dhe sipërmarrjes.

Drejtoresha e programeve Master, Dr. Orkida Ilollari tha se universiteti pjesën e praktikës tek studenti e ka në kurrikulat e tij dhe për këtë arsye është futur si risi edhe ftesa për CEO-t dhe ekspertët e kompanive të ndryshme që të japin leksione në auditor, në mënyrë që studenti të njihet nga afër me mënyrën si funksionojnë këto kompani dhe çfarë aftësish kërkojnë ato për të diplomuarit e rinj.

Novacioni i fushatës së UET 2017-2018: Konservatorizëm

$
0
0

11 pedagogë të shquar- një slogan i ri latinisht

Universiteti Europian i Tiranës ka spikatur gjithmonë me ‘gjetjet’ në çdo fushatë komunikimi në prag të çdo viti të ri akademik.

Në këtë fushatë të re për vitin akademik 2017-2018, UET vjen në një dimension konservator, një frymë disi e ndryshme nga ajo e viteve më parë, duke iu ofruar publikut me imazhin dhe përvojën e 11 pedagogëve të shkëlqyer shqiptarë, figura aktive dhe kontributorë në debatin e ideve në Shqipëri.

Pjesë e këtij spoti publicitar janë Presidenti i UET, Prof. Dr. Adrian Civici, Rektori, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, historian i njohur Ferit Duka, albanologia Nevila Nika, ekonomistët Selami Xhepa dhe Luljeta Minxhozi, antropologu Aleksandër Dhima, arkitektja Lida Miraj, Prof. Anni Dasho nga Teknologjia e Informacionit, Shpend Bengu nga Artet Vizuale dhe Erleta Mato nga Shkencat e Edukimit.

Një element i veçantë në këtë fushatë të re komunikimi është logo e UET, e cila tashmë është plotësuar edhe me siluetën e projektit të kampusit të ri të Universitetit Europian të Tiranës që do të ndërtohet në zonën e Saukut.

Risia e fushatës 2017-2018 qëndron në sloganin e ri: Maiora Premunt/Gjëra të mëdha na presin.

Spoti do jetë në transmetim për herë të parë në emisionin Studio e Hapur, të moderatores Eni Vasili.


Forumi i Financës: Studentët nxiten drejt tregut të punës

$
0
0

Studentët më të mirë të Financës dhe Ekonomiksit në UET u bënë pjesë e një konkursi, ku fituesit përfituan intershipe pune pranë kompanive private

“Ndërmjetësit financiarë në Shqipëri: Problematikat dhe sfidat” ishte tematika e këtij viti për forumin e studentëve të Financës në Universitetin Europian të Tiranës. Ky forum me diskutime nga studentët zhvillohet çdo vit nga Departamenti Financë-Ekonomiks, Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit.

Ky forum shërben si një mënyrë për të zbuluar studentët ekselentë të Financës.

Studentët erdhën me temat e tyre në një konkurs idesh, ku juria ishte e përbërë nga profesorët e UET-it dhe përfaqësues nga institucione financiare në vend. Fituesit e këtij konkursi kanë mundësinë të bëjnë intershipe pune dhe mundësi punësimi pranë këtyre institucioneve.

Pedagogu Arbi Agalliu u shpreh: “Është kënaqësi që kishim përfaqësues nga ABI Bank, Credins Bank, kompania e sigurimeve INSIG, Shoqata e Bankave etj. Këta “partnerë” të aktivitetit ofrojnë për studentët fitues mundësi intershipi pranë institucioneve të tyre si dhe dhurata të ndryshme motivuese për studentët që të ecin drejt rrugës së dijes së motivuar”.

Sipas Agalliut, aktiviteti nxit te studentët punën kërkimore të ndërthurur me informacionin e marrë në terren për të qenë në të njëjtën kohë edhe afër praktikës.

Forumi i Studentëve të Financës përbën një ngjarje të përvitshme në UET për studentët e viteve të dyta të Bachelorit në profilin Financë-Bankë, ku ky vit shënon dhe vitin e gjashtë të organizimit të tij të pandërprerë, që nga 2012-a.

Prof. asoc. dr. Elvin Meka vlerësoi punën e studentëve dhe e sheh aktivitetin si një mënyrë për t’i nxitur ata drejt tregut të punës.

“Studentët sollën disa tema dhe trajtime shumë interesante, jo vetëm në ide, por dhe në analizë, këndvështrime, interpretime dhe paraqitje vizuale. Kjo tregon për një rritje cilësore në formimin e tyre dhe në rritjen e vet nivelit të forumit”.

Si organizator i aktivitetit Meka shton se “në këndvështrimin praktik, Forumi iu shërben studentëve në shumë drejtime. Së pari, i mëson ato të përballen me idenë e garës së ideve, duke i ndihmuar të jenë më të përgatitur në jetë dhe në praktikë kur të mbarojnë studimet, pasi vetë tregu i punës po bëhet gjithnjë e më konkurrues. Së dyti, studentët fillojnë dhe hedhin hapat a parë drejt njohjes më të mirë të fenomeneve, institucioneve, instrumenteve, mekanizmave dhe politikave të tregut financiar, marrin më shumë të dhëna rreth tyre dhe praktikohen për një strukturim, sipas standardeve shkencore, të këtyre njohurive, informacioneve dhe analizave respektive. Së treti, temat e parashtruara në këtë forum shërbejnë si pikënisje dhe baza për tema të shkëlqyera diplome dhe si dokumente që mund të përdoren në vijim edhe nga vetë institucionet e tregut financiar. Së fundi, ky forum iu jep mundësi fituesve (jo vetëm të vendit të parë), të zhvillojnë praktika mësimore, internshipe dhe pse jo mundësi të afërta punësimi, pranë bankave dhe institucioneve financiare, që kanë mbështetur dhe vijojnë të mbështesin çdo vit këtë event studentor të Departamentit të Financës dhe Ekonomiksit”.

Neomarksistët vs neoklasikët: Studentët përballin teoritë ekonomike në debat

$
0
0

Studentët e degës Financë-Bankë në Universitetin Europian të Tiranës dolën nga skema e leksionit klasik duke ndërtuar një skenë debati mbi shkollat më të famshme të mendimit ekonomik

Nëse shteti do të kishte 100 lekë çfarë do të bënte me ta, sipas tri shkollave më të njohura të teorisë ekonomike?

Me këtë pyetje nisi debati mes studentëve të vitit të dytë Financë-Bankë në Universitetin Europian të Tiranës. Grupet e studentëve u ndanë sipas tri shkollave më me ndikim në ekonominë e shekullit të shkuar; asaj neomarksiste, neoklasike dhe shkolla liberale austriake.

Ka të paktën 3 variante se si mund të shpenzoheshin këta 100 lekë dhe për këtë vijnë në ndihmë shkollat e teorive ekonomike. Studentët dhanë përgjigjet bazuar mbi thelbin e teorisë ekonomike që ata mbronin.

Shkolla neomarksiste do t’i përdorte për ndërtimin e fabrikave apo investime të tjera nga shteti, që do të sillnin punësim dhe prodhim. Shkolla austriake ose përfaqësuesi më i njohur i saj, Friedrich August von Hayek, do t’ia jepte privatit që t’i zhvillonte dhe ta linte të lirë ekonominë pa ndërhyrjen e shtetit, ndërsa shkolla neoklasike, që përfaqësohet me ekonomistin John Maynard Keynes do të hapte një tender për të nxitur konkurrencën në ekonomi.

Duke dalë nga salla klasike e leksioneve ku profesori flet dhe studentët mbajnë shënime, dy profesorët e ekonomisë në UET, prof. dr. Adrian Civici dhe prof. asoc. dr. Selami Xhepa u dhanë mundësinë studentëve që të ishin ata “profesorët” e debatit  mbi teorikë ekonomike.

Në mbrojtje të secilës teori studentët u përballën me njëri-tjetrin duke i dhënë vetes mundësinë që dijet e marra në shkollë t’i debatonin hapur me argumentet dhe kundër-argumentet.

Ata që kishin zgjedhur të uleshin në krah të Marksit e kishin më të vështirë mbrojtjen e teorive marksiste në ekonomi për shkak të historisë së Shqipërisë me diktaturën komuniste e ngritur mbi teorinë kryesore të Marksit për ekonomi të centralizuar dhe barazinë shoqërore.

Por jo fort të lehtë e kishin mbrojtjen edhe studentët e ulur në mbrojtje të teorive liberale në ekonomi, duke pasur parasysh krizat ekonomike që ka kaluar sistemi kapitalist.

“Qëllimi kryesor i këtij debati është që t’i vëmë studentët përballë argumentimit të dijeve  që kanë mësuar gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të jenë të aftë të kenë disa përgjigje për çështje kyç të ekonomisë, si: Menaxhimi i mirë i kapitalit, si krijohet pasuria, si krijohen të ardhurat, drejtësinë sociale, si luftohet inflacioni etj.”, u shpreh profesor Civici.

Studentëve iu ngritën disa “kurthe” me situata hipotetike dhe iu kërkua nga profesorët që të gjenin zgjidhjet përkatëse bazuar në teoritë e tri shkollave.

Një ndarje me thikë apo një kombinim i teorive ekonomike?

Në fund të debatit mes studentëve, profesor Selami Xhepa bëri një analizë se çfarë përfaqësojnë këto shkolla të teorisë ekonomike dhe pse ato në shumicën e rasteve nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, por përkundrazi, një kombinim i tyre sjell më shumë stabilitet në ekonomi.

“Shkolla marksiste barazinë sociale e konsideronte si objektiv të rëndësishëm. Por në tërësinë e vet, shkolla marksiste ka qenë gjithmonë e shquar për të kërkuar të bëjë mrekulli duke futur dorën te xhepi i individit, te xhepi i tjetrit. Ndërsa te shkollat neoklasike, pra po fus dhe atë austriake, po i vë në një emër sepse në fakt janë një, kërkonin një ndërhyrje të vogël të shtetit në ekonomi, duke i besuar zhvillimit të kapitalit privat.

Beteja që edhe ne sot e kësaj ditë përpiqemi që të adresojmë është cila është mënyra më e mirë për të zgjidhur sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballemi sot. Teoritë dhe shkollat nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk i vendosim në kontekstin  e zgjidhjeve pragmatike për sfidat me të cilat përballet shoqëria dhe në kontekstin e kohës kur ishte Keynsi, nuk ka asnjë dyshim që shkolla kejnsianiste ishte zgjidhja e vetme dhe ndoshta shpëtimi i shoqërisë kapitaliste në atë periudhë. Ishte periudha kur ligji i kërkesës dhe ofertës siç themi ne ekonomistët me ato dy kurbat e famshme edhe zgjidhin si me magji çdo lloj sfide dhe çdo lloj problemi, nuk funksionoi. Kështu që teoria kejnsianiste ishte jashtëzakonisht e rëndësishme në atë kontekst, por që nuk funksionoi më tutje dhe kjo i dha jetë shkollës hajekiane dhe kryesisht shkollës monetariste, të cilat e vendosën kontrollin mbi ekonominë duke kontrolluar variablin monetar. Mirëqenia nuk mund të ndërtohet pafundësisht siç thoshte Keynsi, që sa herë kemi kriza, rrisim prokurimet publike, bëjmë dhe një tender më shumë. Nuk është kjo mënyra sepse duke bërë një tender më shumë arrin atje ku vajti ekonomia greke, borxhi të rrënon, të merr përpara dhe për rrjedhojë në vend që të prodhojmë mirëqenie dhe prosperitet, mbjellim rrënim ekonomik, por edhe rrënim social, psikologjik”, -tha Xhepa.

 

 

Besnik Agaj: Dua të jem pjesë e shkollës së mendimit ekonomik

Studenti i vitit të dytë Financë-Bankë në UET, Besnik Agaj, ishte një mbrojtës i zjarrtë i ideve liberale në ekonomi duke u pozicionuar në shkollën austriake të mendimit ekonomik. Ai e gjeti veten duke debatuar me studentët e shkollës neomarksiste si dy qasje krejt të kundërta të teorisë së ekonomisë.

Duke folur për Suplementin Mapo Universitet ai thotë se e ka zgjedhur këtë degë studimi jo për të punuar në bankë, por për t’u bërë pjesë e shkollës së mendimit ekonomik në Shqipëri në gjurmët e profesorëve të tij, Xhepa e Civici.

“Kam zgjedhur Financë-Bankë si një degë e  ekonomisë,  tek e  cila shoh shumë zhvillim në vitet e ardhshme. Kam qenë gjithmonë shumë i tërhequr nga ekonomia, nga mënyra se si paraja lëviz se si menaxhohet dhe absolutisht ka dhe përbërje politike në të. Ishte një debat shumë konstruktiv megjithëse pak me nota miqësore me shkollën marksiste. Një debat që absolutisht na thyen atë rutinën e leksionit dhe na bën ne të mendojmë përtej asaj çfarë lexojmë nëpër rreshta. Ishte një eksperiencë e këndshme. Absolutisht si idhuj ne shohim gjithmonë profesorët tanë,  Civici e Xhepa, të cilët bazën teorike e kanë shumë të fortë, por absolutisht të përkrahur nga një bazë e madhe praktike. Do të doja ta provoja veten pas bankave të shkollës në profilin tim, jo si ekonomist ose financier, sepse këtu nuk e kemi genuine atë pjesë, do të doja ta shihja dhe në shkollën e mendimit ekonomik pse jo, do të ishte diçka shumë e bukur”, shprehet ai.

 

Arta Rryta: Debati na ndihmon të kuptojmë më mirë teoritë ekonomike

“Unë zgjodha Financën për faktin se është një nga degët që të jep më shumë për sa i përket ekonomiksit, për sa  i përket pjesës analitike në mënyrën se si ne shtjellojmë koncepte dhe gjëra të ndryshme. Normalisht që zhvillimi apo progresi i një vendi bazohet tek ekonomia e këtij vendi dhe ne duhet të jemi të aftë të kemi një njohje të politikave si fiskale dhe monetare që të jemi të aftë që më vonë të ndërmarrim veprime sa më të mira të mundshme për ne dhe për vendin tonë”, u shpreh për Suplementin Mapo Universitet, Arta Rryta, studentja e vitit të dytë Financë-Bankë në UET.

Ajo e cilëson debatin si një mënyrë të re të të mësuarit, që i ndihmon studentët të kuptojmë më mirë teoritë ekonomike që mësojnë në shkollë.

“Unë jam shumë e atashuar te pjesa e shkollës austriake sepse mbron individualizmin edhe duhet të kemi padyshim një njohje ideologjike për të qenë të aftë, që të ndërmarrim veprime të ndryshme për sa i përket ekonomisë dhe politikës sepse sipas shkollës neoliberale debati na krijon një qasje ndryshe për sa iu përket koncepteve, se si ne duhet të mos i marrim gjërat thjesht të mirëqena, por të jemi të aftë të argumentojmë dhe të krijojmë një bindje tonën mbi çdo fenomen që ndodh”, thotë ajo.

 

Mustafa Saliko: Teoritë marksiste t’i përshtatim në kapitalizëm

Në një pozicion të vështirë u gjendën herë pas herë studentët që ishin ulur në tryezën e shkollës neomarksiste, ku iu duhej të mbronin teoritë e Marksit, mbi të cilat u ngrit edhe komunizmi famëkeq në Shqipëri.  Por për studentin Mustafa Saliko teoritë e Marksit nuk ishin e keqja e komunizmit, pasi ai kërkonte shtet social dhe barazi, diktaturat që lindën mbi komunizëm nuk kishin të bënin me mendimet e tij.

“Për sa i përket debatit u ndjeva mirë te shkolla marksiste, më pëlqente pavarësisht se Shqipëria ka një të kaluar të hidhur me komunizmin, por është më shumë te barazia sociale që sot ne e luftojmë me anë të shumë organizatave, por pabarazinë e shohim përditë. Një shkollë ideale e një shoqërie do të ishte një përzierje e marksizmit me një shtet social, me shkolla të tjera dhe me një sistem kapitalist brenda normalisht, jo vetëm me sistemin shtetëror. Mendoj se  e adhuroj pjesën e marksizmit vetëm nga pjesa sociale, nga pjesa që i bëjnë njerëzit të mos kenë ato dallimet fetare, raciste apo të luftës së klasave”, u shpreh ai për Suplementin Mapo Universitet.

Ai beson se shkolla që ka zgjedhur do t’i japë dijet e nevojshme që t’i zbatojë në jetë për të ndihmuar ekonominë e vendit. “Kam zgjedhur që të studioj për Financë-Bankë pasi në Shqipëri, ka shumë vende dhe shumë biznese që falimentojnë për shkak se nuk kanë informacion se si ta trajtojnë biznesin e tyre për të qenë më produktiv, duke e marrë që nga lënda e parë si të sigurohen dhe zakonisht funksionon ose me hile ose falimentojnë. Mendoj se e zgjodha këtë degë sepse ka një rrugë më të drejtë për të ecur dhe për t’u zhvilluar”, shprehet Saliko.

Fushata e re e UET: Gjëra të mëdha na presin!

$
0
0

Në reklamën e re për vitin akademik 2017-2018 Universiteti Europian i Tiranës i ka besuar imazhin e tij 10 pedagogëve të shquar në fusha të ndryshme dhe një slogan të ri në latinisht “Maiora Premunt”, që vjen si një premtim në nisjen e dekadës së dytë të jetës së këtij universiteti

“Maiora Premunt” – Gjëra të mëdha na Presin! Me këtë slogan Universiteti Europian i Tiranës ka nisur fushatën e re për vitin akademik duke bërë një premtim të madh për studentët e ardhshëm.

Premtimi vjen me imazhin dhe përvojën e 10 pedagogëve të shkëlqyer shqiptarë, figura aktive dhe kontributorë në debatin e ideve në Shqipëri.

Ky universitet ka spikatur gjithmonë me ‘gjetjet’ në çdo fushatë komunikimi në prag të çdo viti të ri akademik, por këtë radhë reklama, e realizuar nga agjencia PR-Unit pranë UET-it, ka një risi: Konservatorizëm.

Imazhi i 10 pedagogëve më të njohur në fushat e tyre, ekonomistë, historianë, sociologë etj., i jep fytyrën konservatore kësaj fushate që iu drejtohet të rinjve maturantë, por jo vetëm, edhe prindërve të tyre, pasi janë ata që investojnë për të ardhmen  e fëmijëve.

Pjesë e këtij spoti publicitar janë Presidenti i UET, prof. dr. Adrian Civici, Rektori, prof. dr. Tonin Gjuraj, historiani i njohur Ferit Duka, albanologia Nevila Nika, ekonomistët Selami Xhepa dhe Luljeta Minxhozi, antropologu Aleksandër Dhima, prof. Anni Dasho nga Teknologjia e Informacionit, Shpend Bengu nga Artet Vizuale dhe Erleta Mato nga Shkencat e Edukimit.

Një element i veçantë në këtë fushatë komunikimi është edhe logoja e re e UET, e cila tashmë është plotësuar edhe me siluetën e projektit të kampusit të ri të Universitetit Europian të Tiranës, që do të ndërtohet në zonën e Saukut.

Nga “E bën dot?” te “Maiora Premunt”

Të nesërmen e licencimit të UE, 23 shtator 2006, u hodh bomba e parë mediatike me posterin “Vojo Kushi mbi tank”, ideuar mbi një nga pikturat më të famshme të realizimit socialist, me të njëjtin titull që mban firmën e Sali Shijakut. “E bën dot?” do të pasohej nga shtatë foto të tjera të të njëjtit karakter, me nocionin e sfidës.

Nga fotot provokuese të vitit të parë, UET vijoi me sloganin “Cilësia na diferencon”, duke i kushtuar vëmendje asaj që ofronte arsimi privat në raport me atë shtetëror. Kur studentët u diplomuan dhe nisi të krijohej rrjeti ALUMNI kudo nëpër institucione edhe universiteti iu përshtat fazës së re të jetës së tij me sloganin “UET është kudo”.

Në vitin e 10-të të jetës zgjodhi një tjetër slogan provokativ, që përkonte me plotësimin e bilancit të një dekade për UET-in, por dhe me ndryshimet e vrullshme që po ndodhnin kudo në botë me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, ose siç u quajt, epoka teknologjike.

“Një epokë e re po vjen”- ishte shprehje që iu drejtohej të rinjve që të bëheshin pjesë e kësaj sfide, duke huazuar shprehjen e një prej sociologëve më të njohur sot në botë, Lord Anthony Giddens, gjatë marrjes së “Doctor Honoris Causa” nga UET.

Me sloganin e ri dhe me planet e reja për një kampus të madh dhe hapjen e degëve të reja UET sfidon veten me “Gjëra të mëdha na presin”. Kështu, në këtë fushatë të re për vitin akademik 2017-2018, UET vjen në një dimension konservator, një frymë disi e ndryshme nga ajo e viteve më parë, duke i ofruar publikut me imazhin dhe përvojën e 10 pedagogëve të shkëlqyer shqiptarë, figura aktive dhe kontributorë në debatin e ideve në Shqipëri.

Komunikimi është cilësuar si një nga armët e forta të këtij universiteti, i cili ka ditur të thyejë tabutë e standardet e komunikimit publik dhe të krijojë impakt në publik me gjetjet e tij.

Prof. dr. Adrian Civici, Presidenti i UET-it 

UET, Universiteti i Biznesit. Kjo është filozofia jonë në epokën e ekonomisë së dijes. Misioni ynë është përgatitja e specialistëve më të mirë për tregun e punës. Qëllimi ynë është t’i ofrojmë botës së biznesit shqiptar dhe institucioneve njerëzit më të aftë, idetë me të avancuara. Objektivi ynë është shndërrimi i universiteteve në motorin lëvizës për zhvillimin e vendit. Me ju, studentë, me ju partnerët e botës së punës. 

Prof. dr. Tonin Gjuraj, Rektor i UET 

UET flet dhe vepron me gjuhën e standardeve. Ne tashmë kemi provën për këtë. Agjencia Britanike e Sigurimit të Cilësisë, QAA, ka akredituar universitetin me vlerësimin maksimal: Shumë mirë. 

Prof. asoc. dr. Selami Xhepa, zv.rektor për Kërkimin Shkencor

UET ka kapacitete dhe praktika të kërkimit shkencor. Te ne dija dhe kërkimi kanë një objektiv: dobishmërinë. Rezultatet e kërkimit dhe idetë për zhvillimin bëhen pronë e shoqërisë. 

Prof. dr. Ferit Duka, historian

UET, një emër që hyri kudo. Dje një projekt sfidues, sot një markë universitare e njohur për të gjithë. Një iniciativë që u rrit përditë në sytë e studentëve, pedagogëve dhe publikut. 

Prof. dr. Erleta Mato, Shkencat e Edukimit

UET edukon dhe kultivon mendimin kritik. Ne nuk jemi vetëm mësimdhënës,  jemi mentorë të studentëve tanë. I mbështesim ata për idetë, ëndrrat, projektet, si dhe për të realizuar potencialin e tyre.

Prof. dr. Luljeta Minxhozi, ekonomiste 

UET të siguron premisat për karrierë cilësore. Në një mjedis ekonomik që ndryshon vazhdimisht, edukimi ynë garanton hapat e duhur për projektin tuaj profesional. Me universitetin ju filloni lidhjen një ditë dhe e vijoni për gjithë jetën.

Prof. dr. Shpend Bengu, Artet Vizuale 

UET vlerëson, pëlqen dhe inkurajon kreativitetin. Mjafton të kesh imagjinatë dhe këtu mund të realizosh gjithçka. Projektet kulturore dhe artistike, idetë, krijimet tuaja janë në universitetin tonë në shtëpinë e tyre të natyrshme. 

Prof. dr. Anni Dasho, Teknologjia e Informacionit

UET është një pol teknologjie dhe inovacioni.  Në epokën e teknologjisë që ecën aq shpejt ju keni vendin ideal për t’iu paraprirë kohëve që po vijnë, kohë që janë aq sfiduese për imagjinatën dhe risitë që sjellin përditë. 

Prof. dr. Nevila Nika, albanologe 

UET ka tashmë historinë dhe traditën e tij. Sot nuk duhet me patjetër aq shumë dekada dhe shekuj për të ndërtuar një identitet. Në një dekadë ne kemi profilin, historinë dhe dëshminë tonë si universitet serioz dhe me traditë.

Prof. dr. Aleksander Dhima, antropolog 

UET zgjedh metodën më të avancuar, atë anglosaksone. Jepini vetes shansin për t’u bërë specialistët më të përgatitur të Shkencave sociale dhe humane. Ne kemi zgjedhur versionin bashkëkohor, si modelin më të avancuar.

Si ndikon pjesëmarrja në mësim në arritjet akademike të studentëve

$
0
0

Përfshirja në mësimdhënie konsiderohet një faktor me ndikim të rëndësishëm në arritjet akademike të studentëve. Problemi kërkimor hulumton marrëdhëniet dhe ndikimin e përfshirjes në mësimdhënie dhe arritjeve akademike të studentëve. Tri instrumente u zbatuan në kërkim. 1. Database i frekuentimit të studentëve. 2. Database i arritjeve akademike të studentëve (n=141). 3. Intervista gjysmë të strukturuara me pedagogë (n = 19). Përfundimet e kërkimit vërtetuan se përfshirja aktive në mësimdhënie ndikon në masën 27.6% në arritjet akademike të studentëve.

Nga Dr. Nazmi Xhomara*

Qëllimi i kërkimit është të hulumtohen marrëdhëniet ndërmjet përfshirjes në mësimdhënie dhe nivelit të arritjeve akademike të studentëve. Në një studim longitudinal të autorëve Ryan e të tjerë (2010) hulumtohet marrëdhënia ndërmjet frekuentimit të mësimdhënies në universitet dhe arritjeve akademike të studentëve. Studentët të cilët frekuentojnë mësimdhënien e drejtpërdrejtë në auditorë arrijnë rezultate më të larta akademike se sa studentët të cilët nuk i frekuentojnë ato. Variabla të tjerë të matur në studim të cilët ndikojnë në arritjet akademike të studentëve përfshijnë: 1. Orët e studimit. 2. Arritjet akademike të mëparshme. 3. Standardet e mësimdhënies të universitetit.

Bazuar në studimet e autorëve: Schmidt (1983); Romer (1993); Durden and Ellis (1995); Dolton, Marcenaro and Navarro (2003); Martins and Walker (2006) and Cohn and Johnson (2006), rezulton një ndikim statistikisht domethënës ndërmjet pjesëmarrjes së studentëve në auditor gjatë mësimdhënies dhe arritjeve të tyre akademike. Sipas autorëve (Dobkin, Gil and Marion, 2007); (Park and Kerr, 1990) rezulton se përqindja e studentëve që nuk frekuentojnë rregullisht orët e mësimdhënies në universitetet amerikane varion nga 40- 70% e tyre. Sipas një studimi të bërë në Lincoln University nga autori Fleming ( 1992), (cituar nga Kottasz, 2005) rezulton se shkaqet kryesore që studentët nuk frekuentojnë mësimdhënien janë: 1. Presioni konkurrues i vlerësimit (24% ). 2. Niveli i ulët i mësimdhënies (23%), 3. Orari i mësimdhënies (16%), 4. Cilësia e ulët e përmbajtjes së leksioneve (9%). Sipas autorit (Hidi, 1990; Lepper and Cordova, 1992; Gottfried, 1985), studentët që kanë motivim të brendshëm arrijnë rezultate më të larta akademike. Variablat që ndikojnë motivimin e brendshëm përfshijnë: a) interesin e studentëve për lëndën; b) dëshirën për sukses; c) dëshirën për të provuar vetveten; d) kënaqësinë që marrin nga materialet burimore; (e) vëllimi i tutoriatit inkurajues…

Metoda e përdorur në studim është kryesisht sasiore, e mbështetur edhe nga metoda cilësore. Lloji i kërkimit është kërkim korrelacional. Kampioni i studimit përbëhet nga (1) studentët, (2) pedagogët. Lloji i kampionimit është i volitshëm. Instrumentet e kërkimit përfshijnë: (1) Database i frekuentimit të studentëve; (2) Database i arritjeve akademike të studentëve; (3) Intervista gjysmë të strukturuara. Analizat statistikore të kryera për të hulumtuar marrëdhëniet ndërmjet variablave frekuentimi i mësimdhënies dhe arritjet akademike përfshijnë: (1) Chi Square test; (2) Korrelacion linear bivariat; (3) Regresion linear bivariat.

Rezultatet dhe diskutimi

Testimi i hipotezave

Tabela 1: Korrelacioni- frekuentimi i mësimdhënies me arritjet akademike

Correlations
  OreMesFrek ArritjeAkad
OreMesFrek Pearson Correlation 1 .530**
Sig. (2-tailed)   .000
Sum of Squares and Cross-products 16429.617 1216.000
Covariance 117.354 8.686
N 141 141
ArritjeAkad Pearson Correlation .530** 1
Sig. (2-tailed) .000  
Sum of Squares and Cross-products 1216.000 320.000
Covariance 8.686 2.286
N 141 141
**. Correlation is significant at the 0.01 level (2-tailed).

Bazuar në vlerën e Pearson Correlation .530 rezulton se ndërmjet variablave frekuentimi i mësimdhënies dhe arritjet akademike ekziston korrelacion linear pozitiv me vlerë mesatare. Si konkluzion verifikohet hipoteza alternative # 1: Ndërmjet variablave frekuentimi i mësimdhënies dhe arritjet akademike ekziston korrelacion linear pozitiv.

Tabela 2: Regresion- frekuentimi i mësimdhënies me arritjet akademike

Model Summaryb
Model R R Square Adjusted R Square Std. Error of the Estimate Change Statistics
R Square Change F Change df1 df2 Sig. F Change
1 .530a .281 .276 1.28634 .281 54.391 1 139 .000

Bazuar në vlerën e koeficientit të përcaktueshmërisë R Square .281 të përftuar nga regresioni linear bivariat rezulton se 27.6% e ndryshimit në variablin e varur arritjet akademike përcaktohet nga variabli i pavarur frekuentimi i mësimdhënies. Si konkluzion verifikohet hipoteza alternative # 2: Frekuentimi i studentëve në mësimdhënie ndikon në nivelin e arritjeve akademike.

Konkluzione

Bazuar në vlerat e frekuencave të variablit arritjet akademike arrihet në përfundim se: (1) në nivelin dobët (nota 4) janë renditur 9.9% e respondentëve; (2) në nivelin e ulët që përfshin nivelet mjaftueshëm dhe nënmesatar (notat 5, 6) janë renditur 19.7% ; (3) në nivelin e mesëm ku përfshihen nivelet mesatar dhe mirë (notat 7, 8) janë renditur 55.7%; (4) në nivelin e lartë ku përfshihen nivelet shumë mirë dhe shkëlqyeshëm (notat 9, 10) janë renditur 14.1%.

Bazuar në vlerën e domethënies statistikore- Sig. (2-tailed) .000 të përftuar nga korrelacioni lienar bivariat rezulton se ndërmjet variablave frekuentimi i mësimdhënies dhe arritjet akademike ekzistojnë marrëdhënie statistikisht domethënëse.

Bazuar në vlerën e Pearson Correlation .530 rezulton se rritja e nivelit të frekuentimit të mësimdhënies ndikon në rritjen e nivelit të arritjeve akademike.

Bazuar në vlerën e koeficientit të përcaktueshmërisë R Square .276 të përftuar nga regresioni lienar bivariat rezulton se 27.6% e ndryshimit në variablin e varur arritjet akademike përcaktohet nga variabli i pavarur frekuentimi i mësimdhënies.

Rekomandime

Fakultetet të konsiderojnë frekuentimin e mësimdhënies nga studentët si një faktor që ndikon në arritjet e tyre akademike.

Fakultetet të inkurajojnë studentët të rrisin nivelin e frekuentimit në mësimdhënie si një faktor që përcakton nivelin e arritjeve të tyre akademike.

Fakultetet të hartojnë programe dhe politika inkurajuese për të rritur numrin e studentëve që ndjekin mësimdhënien e drejtpërdrejtë në auditorë.

Fakultetet të inkurajojnë pedagogët të ofrojnë mësimdhënie interaktive në auditorë me synim rritjen e interesit të studentëve.

Fakultetet të ofrojnë mundësi digjitale alternative për studentët me synim ofrimin e mundësive edhe për studentët që nuk frekuentojnë rregullisht mësimdhënien e drejtpërdrejtë në auditor.

* Lektor, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit, Universiteti Europian i Tiranës. Titulli origjinal: Frekuentimi i mësimdhënies si variabël parashikues i arritjeve akademike të studentëve

Kompania gjermane ‘DEKRA’ trajnon punonjësit e Hoteleri-Turizëm

$
0
0
DEKRA Akademie është një kompani gjermane që trajnon dhe punëson qindra shqiptarë në Gjermani. Ajo  është e vetmja rrugë zyrtare nëpërmjet së cilës të rinjtë shqiptarë mund të gjejnë kontrata të rregullta punësimi në vendin e zhvilluar europian.
 
Kjo kompani përmbylli me sukses programin Albtrainer, një trajnim i punonjësve në hoteli-turizëm  në zonën e Tiranës dhe Durrësit.
 
Sfida e kësaj kompanie është hapja e trajnimeve me sektorë të tjerë, kryesisht IT dhe sistemet e ngrohjes, u shpreh sot në Tiranë Nadim Salameh, përfaqësues i DEKRA-s.
Dietmar Metzger, administrator i DEKRA Akademie në Shqipëri  tha për gazetën Mapo se iniciativa e trajnimit të punonjësve për tregun e punës në Gjermani ka rezultuar e suksesshme dhe do të vijojë edhe në vitet në vazhdim.
 
“Më duhet të pranoj se nuk ishte ideja jonë, por e Luan Bregasit. E takova kur ishte në Gjermani bashkë me Edi Ramën dhe ai na tha ejani në Shqipëri. Shqipëria është një vend i dashur dhe i vogël dhe ne erdhëm, edhe mund ta konfirmojmë që është një vend shumë i mirë, një vend i mirë për të qëndruar dhe për të mbështetur zhvillimin.
Mund të them që është surpriza e këtyre viteve. Cilësia e shqiptarëve, interesi i njerëzve, talenti i tyre, jam një fans i madh i Shqipërisë”,- tha ai.
 
Pas infermierëve, DEKRA do të vijojë me kërkimin e profesionistëve të tjerë si IT apo specialistët e sistemeve të ngrohjes.
 
“Padyshim që kemi plane të tjera. Ne mësojmë 600 studentë në fushën e kujdesit shëndetësor dhe kemi plane që tani në vjeshtë të fillojmë me profesionet e IT-së dhe me sistemin e ngrohjes”,- tha ai.
 
Punëdhënësit gjermanë kanë mbetur shumë të kënaqur me infermieret e punësuara nga Shqipëria. “Klientët tanë gjermanë janë shumë të kënaqur me infermieret që vijnë nga këtu. Ato kanë bazat teorike shumë të forta edhe praktike, por gjithashtu ato kalojnë përmes disa programeve për t’u përgatitur mirë për në Gjermani”,- thotë Nadim Salameh.
 
Irena Bakalli, drejtore ekzekutive në kompaninë DEKRA, për projektin e trajnimit në Hoteli-Turizëm dhe projekte të tjera, shprehet se me anë të këtyre trajnimeve po synohet futja e modelit dual gjerman në vendin tonë.
Ky sistem nënkupton ndërthurjen e teorisë me praktikën në mënyrë që të nxjerrë punonjës të kualifikuar për tregun e punës, në Shqipëri dhe në Gjermani.
 
Bakalli shton se suksesi i parë ka qënë ai në fushën e infermierisë.
“DEKRA ka trajnuar infermierë të diplomuar në gjuhën gjermane për liçensimin si infermierë në Gjermani, sigurimin e kontratave të punës, si mbështetje në procesin e transferimit, integrimit dhe fillimit të punës në Gjermani.  Aktualisht janë janë rreth 1 mijë studentë që po trajnohen dhe 200 prej tyre janë punësuar në Gjermani”,- sqaron ajo.
 
Sipas Bakallit me anë të programit Alb-tranier janë trajnuar punonjës të hoteleve për t’u bërë instruktorë të certifikuar në këtë sektor.
 
Programi u mbështetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale, Agjencia kombëtare e arsimit profesional dhe shoqata e bizneseve, BiznesAlbania.
Viewing all 1180 articles
Browse latest View live