Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all 1180 articles
Browse latest View live

Dita e parë në Universitet, hapi i parë drejt jetës së re

$
0
0

studenteMë 20 tetor nisi viti i ri akademik 2016-2017 për mijëra studentë, që nisin rrugëtimin e tyre akademik

Nga Eva Drita

Një jetë e re i pret dhjetëra mijëra studentë të vitit të parë shkollor në universitetet shqiptare. Më 20 Tetor ata e hodhën hapin e parë drejt arsimit të lartë, ku për 3 vitet në vazhdim do të marrin dije në degët që kanë zgjedhur. Të sapoardhur nga bankat e gjimnazit, të gjendur në një ambient të ri, i cili nuk i përngjan aspak asaj godinës tre ose katërkatëshe me të cilën ishin mësuar deri më tani, disi të hutuar nga rrëmuja e madhe që mbizotëron në çdo cep të godinës së re, kështu e nisin vitin e ri akademik studentët më të rinj të Universitetit Europian të Tiranës. Tashmë çdo gjë është ndryshe, një fillim i ri disi i “frikshëm” në ditën e parë, por që me kalimin e ditëve do bëhet gjithnjë e më i bukur. Çdo ambient i Universitetit Europian të Tiranës, është i tejmbushur nga studentët. Të gjithë vrapojnë nga një godinë te tjetra për të gjetur sallat e tyre.

Për ta fillon sot një ditë ndryshe, një eksperiencë e re që shumica e kanë ëndërruar shumë. Secili prej tyre e shfaq në mënyrë të ndryshme, emocionin që mbart brenda tij. Dikush po pi një cigare, dikush po ha thonjtë, dikush kafshon buzën e dikush tjetër fërkon sytë. Janë të sapodalë nga bankat e gjimnazit dhe duket që e kanë pritur me padurim këtë ditë. Tashmë fillon për ta një rrugë e gjatë, e bukur por edhe e vështirë. Universiteti kërkon shumë impenjim dhe duke e gjykuar nga entuziazmi që i karakterizon studentët e rinj, duket që ata janë të gatshëm për t’u impenjuar maksimalisht dhe të arrijnë të bëhen studentë të shkëlqyer. Të gjithë e kujtojmë se sa e vështirë ka qenë për secilin prej nesh dita e parë e universitetit, dita kur çdo gjë u bë disi më serioze dhe tashmë ishte koha që të mendonim më mirë çdo zgjedhje që do të bënim në jetë. Kështu janë dhe këta të rinj sot, për të cilët po fillon rruga drejt hedhjes së themeleve për të ndërtuar jetën e tyre.

Studentët e vitit të parë, hapi i parë drejt jetës së re

Ndër studentët e shumtë që shiheshin në çdo ambient të UET-it, takuam një vajzë e cila mes ankthit e emocionit po vraponte për të gjetur sallën se ku kishte mësim. Vikjana Kocali, studentja më e re në UET, ulet sot për herë të parë në auditorin e universitetit dhe tregon se ishte shumë e emocionuar e mezi po priste ta shikonte si do shkojë më tej kjo eksperiencë. Vikjana ka zgjedhur të studiojë Menaxhim Biznes dhe shprehet kështu “Përderisa kam zgjedhuar UET-in, pres të përgatitem jo vetëm nga ana teorike por edhe praktike si dhe të aftësohem në komunikim”.

Rasti më i veçantë ishte ai që hasëm në katin e tretë të Godinës A, mamaja po shoqëronte vajzën e saj në ditën e parë të shkollës. Zonja Gazmira Kareçi ka ardhur të shoqërojë vajzën e saj për t’u njohur dhe ajo vetë me ambientet e këtij universiteti. Ato jetojnë në Sarandë dhe sigurisht që meraku i nënës e ka bërë atë ta sjellë vetë vajzën në universitet ditën e parë, që ta shohë dhe ajo me sytë e saj çfarë kushtesh ka universiteti dhe si do përshtatet vajza e saj. “Kisha dëgjuar shumë për universitetin, por erdha ta shihja dhe vetë nga afër”, shprehet zonja Gazmira. Vajza e saj Elisona Kareçi ka zgjedhur të studiojë për Juridik dhe emocionet që kishte depërtonin dhe në fytyrën e saj. “U ndjeva e emocionuar sepse kam dëgjuar që ka studentë që janë absolutë e japin më të mirën, e u ndjeva sikur jam pjesë e tyre dhe do jap maksimumin për të qenë e tillë”, shprehet Elisona. “Shpresoj të përshtatem me dijet që kam dhe kam shumë dëshirë për të ecur para. Uroj që pedagogët të më mbështesin e të më ndihmojnë nëse do të kem paqartësi”, vazhdon më tej vajza. Në këtë vit të ri akademik, urojmë që të gjithë studentët të shkëlqejnë në UET.


Java e Orientimit në UET: Nga auditori në punë, nga puna në auditor

$
0
0

foto brenda 2 faqeStudentët e vitit të parë akademik njihen me universitetin dhe pedagogët. Lektorë të ftuar; Përparim Kalo, Armand Shkullaku dhe Behar Malaj

Në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik, UET zhvilloi Javën e Orientimit. Kjo është një traditë që UET e zhvillon çdo vit për të ndihmuar studentët e rinj që të njihen më shumë me programet, pedagogët, ambientet dhe disa nga rregullat bazë të universitetit. UET ka tri fakultete dhe secili prej këtyre organizon takimin me studentët e tij, ku janë të ftuar për të mbajtur një fjalim inkurajuese personazhe publike të fushës. Këtë vit lektorë të ftuar ishin avokati Përparim Kalo, gazetari Armand Shkullaku dhe biznesmeni Behar Malaj.

Rektori i UET-it, prof. dr. Tonin Gjuraj përmes fjalimit të mirëseardhjes iu uroi studentëve të rinj një rrugëtim të mbarë akademik. “Në fund të studimeve tuaja, uroj që të thoni jo vetëm që ishim të kënaqur, por gjërat dolën përtej pritshmërive tona”, tha ai.

Në takimin e Fakultetit Juridik fjalimin përshëndetës e mbajti Dekani i këtij fakulteti, prof. dr. Ksenofon Kristafi, i cili foli mbi shqetësimin e studentëve për tregun e punës duke thënë “Juristi hyn kudo, mjafton vetëm të mësoni, sepse ka vend për të gjithë”. I ftuar në takim ishte avokati i mirënjohur shqiptar, themeluesi i zyrës së avokatisë “Kalo and Associates”, Përparim Kalo. Zoti Kalo foli rreth eksperiencës së tij dhe rëndësisë që ka tashmë globalizimi i njohurive të çdo studenti.

Në takimin e Fakultetit të Shkencave Sociale nuk mund të mungonte administratori i Universitetit Europian të Tiranës, zoti Henri Çili, i cili citoi shprehjen “Të gjithë të famshmit dhe të pasurit në botë, kanë mbaruar Shkenca Sociale”. I ftuar special ishte gazetari Armand Shkullaku, drejtori i ABC News, i cili përcolli te studentët e rinj një mesazh shumë domethënës. “Studimi është mundësia më e mirë, për të marrë një kulturë të përgjithshme”, u shpreh Shkullaku. Rektori i parë i këtij universiteti prof. dr. Ferit Duka, shpjegoi se në UET funksionon filozofia e “Hard Work” dhe këshilloi studentët e rinj që të marrin maksimumin e atyre që ëndërrojnë. Slogani që parashtroi profesor Duka ishte: “Puna dhe jo kafeneja”.

Fakulteti Ekonomik kishte të ftuar special biznesmenin Behar Malaj. Zoti Malaj tregoi me pak fjalë eksperiencën e tij, vështirësitë qe ka hasur në punë etj. Ai i inkurajoi studentët që të fillojnë të punojnë për t’u bërë të zotët e vetes dhe për t’i lehtësuar me aq sa munden familjarët e tyre. Për prof. dr. Adrian Civici i rëndësishëm është fakti që studentët mos të dalin nga shkolla vetëm me kokën plot me dije, por të mund të arsyetojnë dhe të japin shpjegime rreth atyre që mësojnë.

 

behar maleBehar Malaj: Rruga ime e vështirë e suksesit

Biznesmeni Behar Malaj ishte i ftuar në Fakultetin e Ekonomikut në UET për fjalimin inkurajues të nisjes së shkollës. Duke treguar jetën e tij, historinë e tij, si nisi të merrej me biznes dhe sa vlerë ka puna në karrierën e gjithsecilit, ai iu kërkoi studentët të rinj që të jenë kërkues nga vetja, të duan punën krahas studimeve. Në fund Malaj ofroi 10 vende pune part-time që do fitohen me konkurs nga studentët e UET-it.

“Para se të vija para jush u kujtova kur isha si ju, ishte viti 1983 kur fillova studimet për Ekonomi Agrare. Dhe m’u kujtua që në fillim të shkollës mbajti një diskutim zv/rektori i asaj kohe, një personalitet shumë i nderuar dhe ishte fjalimi më mbresëlënës në jetën time. Nuk kishim këto mundësi lëvizëse, komunikimi, interneti, telefona dhe shumë gjëra të tjera që sot i keni ju. Vinim të ndrojtur me një model veshjeje, e shumta mund të kishim 2 ose 3 këmisha me një ngjyrë që mbizotëronte, dhe ajo që ngeli si të thuash në mendje prej asaj kohe ishin fjalët e thjeshta të dy personaliteteve, të cilët na ftuan ta vlerësojmë kohën e universitetit si një vlerë e shtuar për veten tonë. Dhe unë në këtë aspekt do t’ju thosha vetëm kaq, Vlerësojini këto vite sepse janë vërtet vitet më të bukura si një vlerë e shtuar për secilin nga ju.

Unë di që ju doni të dini për biznesin, si e ngrita. Unë kam mbaruar shkollën e lartë, kam punuar disa vite pedagog kontabiliteti, pas kësaj fillova të merresha me biznes. A është thjesht? Jo, aspak. Banoja në konvikt, nuk kisha mundësi për shtëpi, rrogat ishin me çmime shumë të ulëta, në ato vite ishin 10 ose 12 $, po flas për vitet 92’-93. Ne banonim në një konvikt ku ishin 15 familje, në atë kohë unë isha i martuar dhe kisha dy fëmijë dhe flinim në një dhomë, aty gatuanim dhe kishim tri banja të përbashkëta, 15 familje pedagogësh me tri banja të përbashkëta. Një ditë vendosa se duhet të bëj diçka të ndryshoj kushtet e jetës sime. Dhe fillova të merresha me biznes. Sigurisht rruga nuk ishte e shtruar, nëse do merresh me biznes nuk do e kesh të shkruar në ballë se do të kesh sukses. Fatkeqësisht në Shqipëri u formua një traditë që nëse do të merreshe me biznes komshinjtë fillojnë të flisnin se ky është milioner pa e ditur se në çfarë peripecish dhe në rrugë shumë të panjohura do të futesh. E këtillë ka qenë rruga ime dhe shumë kolegëve të mi që njoh.

Besoj se këtillë ka qenë rruga e pronarit të UET-së, i cili dhe ai ka kaluar në një sërë peripecish për të arritur këtu.

Megjithatë çfarë kam bërë unë? Unë kam bërë një punë normale. Ka qenë e lodhshme dhe e stresuese. Do hiqesha hipokrit nëse do thoja që unë kam bërë gjëra që nuk i ka bërë askush. Nuk është e vërtetë. Në fakultetin ku kam dhënë mësim qoftë në Kamëz apo në Fakultetin Ekonomik ka shumë kolegë që janë shumë më të zotë se unë dhe që bëjnë një punë shumë më të mirë, që kontribuojnë në një sektor që është shumë fisnik dhe sigurisht shoqëria nuk i ka vlerësuar ashtu siç duhet ose tregu nuk i ka paguar.

Gjëja që do t’ju sugjeroja dhe që ta merrnit seriozisht është ta provonit një periudhë prej 3-4 muajsh, filloni të mendoni t’i paguani vetë lekët e shkollës, të shtëpisë apo dhe të ushqimit qoftë dhe për një javë, të mendoni se si do t’i paguani. Janë disa burime se si t’i paguani. Filloni dhe kërkoni një punë part time dhe provojeni se sa jeni të zotë për të shitur shërbimin tuaj.

Një burim i dytë është, mundohuni me ndihmën e profesorëve tuaj, të aplikoni për të marrë një kredi për ta paguar shkollën. Nuk mund të bëheni nesër menaxherë pa pasur kontakt me punën, me jetën e përditshme. Në këtë kuadër unë do të shoh me UET-në në dy sektorë shërbimesh, të paktën t’ju ofrojmë mundësi për të punuar për 10 studentë”.

 

armand shkullakuArmand Shullaku: Dy këshilla për t’u bërë gazetar

Gazetari Armand Shkullaku ishte i ftuar në UET për një fjalim inkurajues për studentët e vitit të parë të fakultetit të shkencave sociale, ku një numër i madh zgjedhin degën Marrëdhënie me Publikun-Komunikim dhe një pjesë e tyre synojnë të bëhen gazetarë. Si një gazetar me dekada eksperiencë Shkullaku kishte të paktën dy këshilla të rëndësishme për ta; të lexojnë, të lexojnë shumë jo vetëm lëndët e mësimit dhe të shikojnë emisione gazetarie, të ndjekin dhe studiojnë modelet më të mira të gazetarisë sot në botë.

“Fusha që ju keni zgjedhur dhe studimet që ju do të nisni, për mua janë po aq të rëndësishme sa edhe përvoja që do të merrni më pas. E them këtë gjë sepse pavarësisht nga drejtimi që do të merrni nesër, dikush do të shkojë në gazetari, në media, dikush në politikë, dikush mund të bëhet një filozof apo psikolog shumë i mirë, baza është kjo që po nisni sot. Studimin e shikoj si një mundësi të mirë për të marrë kulturën e përgjithshme për atë që do të na duhet më mbrapa. Megjithatë duke e lidhur me atë që ky universitet përfaqëson, pra lirinë e tregut, lirinë për të patur mundësi më të mëdha nesër, do të thoja që shkolla është vetëm një raund, por është e domosdoshme. Kultura e përgjithshme është e domosdoshme dhe kultura specifike në një fushë të veçantë. Por nga përvoja ime them që është po aq i rëndësishëm leximi, kjo mendoj se është gjëja kryesore. Leximi jo vetëm strikt në degën që ju keni zgjedhur, por një lexim edhe më kompleks dhe në radhë të dytë është përvoja e huaj.

Elementi i dytë që e quaj po aq të rëndësishëm, marrja e kulturës perëndimore për fushën ku studioni apo aspironi të punoni ishte çfarë emisioni televiziv shikoni në një media të huaj, kush është gazetari juaj i preferuar anglez, italian, francez të cilin e ndiqni, keni parë si punon e është rritur profesionalisht. Pavarësisht nëse do të punoni në media nesër apo jo, do të insistoja shumë që disa orë të ditës t’ia kushtoni leximit dhe shikimit të TV”.

 

perparim kaloPërparim Kalo: Drejtësia, degë e shumë profesioneve

Studentët e Fakultetit Juridik patën mundësinë të kishin një fjalim inkurajues nga një prej avokatëve më të njohur në Shqipërinë, Përparim Kalo, themeluesi i zyrës së avokatisë “Kalo and Associates”. Kalo iu tha studentëve të rinj se Drejtësia ishte një degë që u mundësonte disa profesione, si avokat, prokuror, në gjykatë etj…

“Disa gjëra që mund t’jua them në lidhje me tregun, tregu i juristëve është i gjerë nuk është si 20, 30 vite më parë ku juristët ose do punonin në shtet, ose gjykatë, ose prokurori. Mbas vitit 1991 nga Ministria e Drejtësisë u hapën funksione të reja në funksion të drejtësisë duke përfshirë dhe avokatinë. Pra avokatia është e pafundme, secili që do ta provojë me iniciativën e vet është duke filluar të ndërtojë zyrën e tij. Rruga tjetër është të shkojë në zyrat ekzistuese të avokatisë dhe të kërkojë që të integrohet në këto zyra duke mësuar profesionin dhe më pas mund të shkëputet duke konkurruar atë që i mësoi zanatin. Ky është një proces që te ne vazhdon dhe është e pashmangshme. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të jemi brenda këtij ndryshimi. Për sa i përket zgjedhjes që keni bërë me juridikun, duhet të pyesni veten a dëshironi vërtet këtë zgjedhje, të konfirmoni që është ajo që ju vërtet e doni. Në rrugë e sipër mendoj se ata që studiojnë, duhet të kenë pikësynime për të ardhmen. Duhet ta konfirmoni që me të vërtetë e doni këtë zgjedhje dhe nuk keni ardhur vetëm për të marrë diplomën, e për të bërë një jetë më të mirë sepse jeta e juristit është shumë e vështirë. Sidomos jeta e avokatisë e cila sot mund të na duket e bukur sepse kemi mjetet e duhura por nuk flemë rehat natën. Dje qëlluam në ceremoninë e varrimit të një komediani të famshëm italian dhe taksisti po na thoshte shikoni rrugën “Mike Bongiorno”, dhe po fliste për personazhet e mëdha e tha: “Të gjithë këta kanë qenë klientët e mi që hipnin në taksi ose merrnin autobusin dhe më pas u bënë me makina e shoferë”. Pra çdo gjë do kohën e vet, do t’i kalojmë të gjitha fazat për të arritur një pikësynim që mund të ketë çdokush prej nesh. Dikush do të bëhet avokat i shquar, një tjetër prokuror i shquar, një tjetër mund të shkojë në gjyqësor. Është dhe momenti historik i cili mundëson tani pas proceseve reformuese që po bëhen në Shqipëri, është momenti ideal për ata që do të zgjedhin se ku e kanë synimin në këto fusha. Këto janë fusha që konkurrojnë me njëri-tjetrin por në fund të fundit emëruesi i përbashkët është klienti. Pra vullneti dhe vendosmëria për t’i shërbyer vetëm klientit. Ai është mbreti i gjithçkaje për të ndërtuar jetën. Klienti mund të jetë dhe shteti ose private”.

 

 

fevziuFevziu: Kurrë nuk keni për të pasur një karrierë të vërtetë pa pasur një shkollim të mirë

Studentët e vitit të parë në Shkollën Master në UET u bënë pjesë e Javës së Orientimit, ku ishte i ftuar gazetari i njohur Blendi Fevziu. Ai foli për karrierën e tij në gazetari dhe nxiti studentët që të ndjekin pasionet e tyre me shkollimin. “Nuk keni për të bërë kurrë një karrierë po nuk patët pasion për atë që do të bëni. Është e vetmja gjë që nuk të lë në asnjë moment në baltë”, iu drejtua Fevziu studentëve duke ndarë me ta disa nga momentet kyçe të jetës së tij që përcaktuan dhe karrierën e mëpasshme. Duke risjellë në kujtesë kohën kur ishte akoma një gjimnazist dhe duhej të shkonte në shkollë, ai tha se rinia e asaj kohe kishte dy probleme; e para se shkollën ia caktonte shteti në bazë të rezultateve por dhe të biografisë familjare dhe nxitja e ndikimi i prindërve për zgjedhjen që do të bënte. “Diferenca midis kohës që unë kam studiuar dhe kohës kur studioni ju dhe besoj që është pak fondamentale sepse ju keni shqetësimin të bëni një zgjedhje të drejtë kurse ne kishim shqetësimin të na zgjidhnin. Në kohën time duhej që dikush të të zgjidhte që të vazhdoje shkollën e lartë. Natyrisht mbi bazën e një serie meritash por edhe mbi bazën e disa kufizimeve që nuk vareshin gjithnjë nga meritat, ndërsa sot kryesorja është të orientohesh drejt për të bërë zgjedhjen e duhur”. Por a mjafton vetëm pasioni për të arritur të shkëlqen në një profesion? Blendi Fevziu beson se jo. Por shkollimi i përshtatshëm që përkrah pasionin dhe ndoshta dhe pak fat do të bëjë çudira. “Karriera varet shumë nga fati, rrethanat, momenti, por një gjë është e sigurt; kurrë nuk keni për të pasur një karrierë të vërtetë pa pasur një shkollim të mirë”. Edhe në këtë rast Fevziu mori shembullin personal: “Gjatë kohës që unë isha në gjimnaz aftësitë e mia nuk hynin shumë në punë, sepse pavarësisht që isha një nga nxënësit më të mirë të shkollave të mesme më pengonte fati, që ishte më këtë rast një biografi problematike për familjen time. Pra fati ishte kundër meje për të patur një të ardhme me më shumë mundësi se sa moshatarët e mi dhe në aftësi nuk e kisha këtë defekt. Në momentin që unë mbarova shkollën, në vitin e fundit, ndryshoi gjithçka dhe ky fat që ishte problematik për mua deri në atë moment u kthye i gjithi në një avantazh. Një pjesë e madhe e brezit tim që sot janë shumë të njohur kanë përfituar nga fati ndoshta dhe më shumë se sa në rrethana të tjera dikush tjetër. U krijua një vakum, u ndërrua një strukturë e plotë shoqërore dhe politike e Shqipërisë. U hapën ose u strukturuan institucione dhe mënyra të tjera të funksionimit të shoqërisë dhe këto krijuan hapësira për të gjithë të rinjtë që në ato momente filluan të nisnin karrierën e tyre”.

Katër top-ekonomistët e Shqipërisë debat mbi liberalizmin ekonomik

$
0
0

Promovohet libri “Liberalizmi ekonomik përmes 24 mendimtarëve”, me autorë Adrian Civici dhe Selami Xhepa

Akademikët Adrian Civici e Selami Xhepa dhe dy ish-ministrat e financës Genc Ruli e Arben Malaj në  një diskutim mbi liberalizmin me pedagogë dhe studentë të UET-it

Liberalizmi ekonomik kishte mbledhur në një tryezë të vetme katër ndër ekononimistët më të njohur në vend.  Akademikët Adrian Civici e Selami Xhepa dhe dy ish-ministrat e financës Genc Ruli e Arben Malaj në  një diskutim mbi liberalizmin me pedagogë dhe studentë të UET-it duke marrë shkas nga promovimi i librit me bashkëautorësi të Civicit dhe Xhepës ““Liberalizmi ekonomik përmes 24 mendimtarëve”, botim i UET-Press.  Diskutimet u fokusuan mbi rolin e tij në ekonimi, mbi format që liberalizmi ka marrë në ekonominë shqiptare dhe pse sot në ekonomitë perëndimore liberalizmi shpesh herë është vënë në dyshim nga krizat.

Një Panteon për liberalët botërorë

Mendimtarët më të famshëm dhe më me ndikim të kohërave në teoritë e liberalizmit ekonomik janë tashmë të gjithë bashkë në një Panteon për lexuesin shqiptar. Një libër i shkruar nga dy ekonomistë dhe akademikë, Prof.dr Adrian Civici, President i UET-it dhe Dr.Selami Xhepa, Zv/Rektor për Shkencën dhe Metodologjinë në UET, ka nxitur dje një debat me pedagogë dhe studentë të këtij universiteti. Të ftuar në panel ishin dhe dy ekonomistë të tjerë të njohur të tranzicionit, dy ish-ministra financash, por përkrahës të rrymave të ndryshme të mendimit ekonomik, Genc Ruli dhe Arben Malaj.

Civici e cilësoi këtë libër si një mënyrë për të sjellë për publikun dhe kryesisht për studentët në një formë më të përmbledhur jetën dhe mendimin e 24 liberalëve më të njohur të të gjitha kohërave. Ai foli mbi rëndësinë e liberalizmit në zhvillimin ekonomik.  “Shprehja që është futur në fjalorin liberal si ‘dora e padukshme e Adam Smithit’ në fakt është dora e dukshme e tij, pasi liberalizmi në thelb synon disa gjëra që shënojnë lirinë e tregut dhe këto janë të dukshme; mosekzistenca e monopoloeve, lirinë ekonomike dhe një shtet sa më minimalist në ekonomi’, tha ndër të tjera Civici.

Bashkëautori i librit, Selami Xhepa, e cilësoi këtë si një ‘punim modest’ por theksoi se gjatë shkrimit të këtij libri kishte mësuar shumë. “Kam mësuar shumë nga jeta e personaliteteve më të rëndësishëm të liberalizmit, të parë në kontekstin e kohës kur jetuan e punuan, por dhe në kontekstin e diskutimeve të sotshme mbi ta”.

Liberalizmi vs Kensianizmi

Një libër që provokon, e cilësoi Genc Ruli, ndërsa shtoi se ai është i nevojshëm për ata që merren me politikat ekonomike dhe për ata që e quajnë veten liberalë.

“Ky libër është i nevojshëm sepse nëpërmjet tij njohim liberalizmin në botën perëndimore. Është i domosdoshëm për të na ndihmuar të kuptojmë pse duhet të jemi liberalë, a jemi me të vërtetë liberalë dhe pse jemi liberalë. E them këtë sepse këtu tek ne ka një liberalizëm të shtirur, por kemi dhe liberalizim që vjen nga arsyeja intelektuale”. Ruli tha se liberalizmi në vendin tonë është më shumë një shtirje dhe nuk ka një marrëdhënie lirie të mirëfilltë mes individit dhe shtetit, pasi sipas tij individi ka humbur shumë nga liritë e tij deri tek liria e votës që e nxjerr në shitje.

Profesor Arben Malaj provokoi nga ana e tij duke propozuar që libri të ribotohej me një pjesë shtesë ku të përfshihej mendimi kritik ndaj liberalizmit, ose nobelistëve të ekonomistë, siç tha ai. Më tej Malaj solli disa shembuj për të treguar se nuk duhet absolutizuar liberalizmi. “Kriza botërore e fundit tregoi se jo gjithçka e rregullon dora e padukshme e tregut, pasi Gordon Braun në Britani u detyrua të merrte masa anti-krizë duke shtetëzuar bankat që po falimentonin për të mos lënë të ndodhte efekti domino në ekonomi”, tha ai ndër të tjera duke shtuar se ka shumë pikpyetje mbi funksonalitetin e liberalizmit të pastër ekonomik./Mapo.al/

 

 

 

Kuotat e lira në universitete, MAS shtyn regjistrimet deri më 1 nëntor

$
0
0

fakulteti-filologjik-universiteti-i-Tiranes
Regjistrimet në Universitete do të shtyhen deri më 1 nëntor. Kështua ka deklaruar Ministria e Arsimit dhe Sportit sot, pasi 4500 kuota janë ende të lira.

Sipas afatit të përcaktuar të gjithë maturantët që kanë rezultuar fitues mund të regjistroheshin sot deri në orën 19:00.

Por, burime nga Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaruan se regjistrimi është shtyrë deri më 1 nëntor.
Mësohet se regjistrimi do të bëhet në 3 faza: faza e parë në 27-28 tetor; faza e dytë në 29-30 tetor; faza e tretë në 31 tetor-1 nëntor.

Ndërkohë mësohet se në Universitetin e Mjekësisë kanë mbetur 93 vende bosh. Infermieri 7 kota të lira; Logopedi 13; Imazheri 19 kuota të lira; Fizioterapia 17 kuota të lira; Teknik Laborant 17 kuota të lira; Mami kanë mbetur 7 kuota të lira; Farmaci 14 kuota lira, Stomatologji, 8 kuota të lira. Kjo shtyrje bëhet me qëllim që të plotësohen kuotat e mbetura ende në universitet.

14 kuota të lira tek Farmacia, s’ka kandidatë

$
0
0

studente-universitet-286x200
Çudia ndodhi. Dega e farmacisë ka 14 kuota të lira por nuk ka asnjë aplikantë. Kjo pasi ata që konkurruan, në kushtet e panikut vendosën të regjistroheshin në degën e parë të studimit që rezultonin fitues dhe nuk pritën zbritjen e renditjes në disa faza.

Rektori i Universitet të Mjekësisë thekson se edhe tek infermieria ka kuota bosh për shkak të vendimeve të nxituara por kjo nuk do të thotë se studentët e regjistruar nuk janë me cilësi të lartë. Ndaj, Arben Gjata evidenton edhe shkaktarët e këtij paniku.
Ministria e Arsimit ka vendosur që plotësimi i kuotave të mbetura bosh të ndodh në 3 faza deri më 1 nëntor dhe këtë vendimmarrje e ka mbështetur në një udhëzim të ri./BW/

Mundësi studimi në Universitetin e Genoas, Itali

$
0
0

universiteti i Genoas italiUniversitetet më të mira europiane kanë hapur dyert për të pritur studentë nga Shqipëria. Në këtë kuadër ditën e Premte në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës u zhvillua leksioni i hapur mbi mundësitë e studimit në Universitetin e Genoas, Itali.

Prof. Agostino Massa, sociolog dhe përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike. Universiteti i Genoas është një ndër më të vjetërit në Itali dhe pjesë e rankimeve ndërkombëtare. Universiteti ka gjithashtu një numër partnerësh ndërkombëtarë në projekte të ndryshme, sikurse është edhe bashkëpunimi me Universitetin Europian të Tiranës.

Prof. Massa prezantoi para studentëve mundësitë e bursave të ndryshme për Master ose PhD, por e vuri theksin dhe te rëndësia e shkëmbimeve Erasmus+ Credit Mobility.

Studentët e UET trajnohen si specialistë të arkivave

$
0
0

studentet trajnimiStudentët e degës së Dizajnit në UET, Endri Muaj dhe Romarjo Brari, në ditën e përfundimit të Workshop të organizuar nga ACP, të drejtuar nga Regina Longo.

Në këtë workshop nën drejtimin e disa prej ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë në fushën e digjitalizimit të arkivave dhe muzeve, u trajnuan përfaqësuesit e specialistëve të arkivave të Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë dhe studentët e UET.

Profesori i tyre Shpend Bengu që mundësoi pjesëmarrjen në këtë trajnim shprehet se kjo është një mundësi e madhe për studentët sepse janë trajnuar me specialistët më të mirë të kësaj fushe.

“Një  falenderim i veçantë shkon për drejtuesen e projektit Regina Longo, e cila iu dha mundësinë dhe shansin studentëve të UET për të qenë pjesëmarrës në këtë workshop. Regina ka bërë një punë të shkëlqyer për shpëtimin dhe ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Memories Kolektive Shqiptare”, thekson Bengu.

Programe intershipi për studentët në kompanitë gjermane

$
0
0

gjermaniKy projekt fillon më 1 Korrik 2017, zgjat 3-6 muaj dhe të gjitha shpenzimet janë të mbuluara për studentët fitues

Nga Eva Drita

Javën që shkoi në Universitetin Europian të Tiranës u zhvillua prezantimi i programeve të praktikave me biznesin gjerman. Kjo është një iniciativë e Ministrisë së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe Komitetit të Marrëdhënieve Ekonomike të Europës Lindore të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjermane (Ost-Ausschuss). Qëllimi i këtij programi është sigurimi i praktikave profesionale për studentë të kualifikuar si dhe për profesionistët e rinj pranë kompanive më prestigjioze gjermane.
Prezantimi u bë nga vetë koordinatorët e programit të ardhur posaçërisht nga Gjermania. Në Shqipëri ky program mbështetet nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri si dhe nga DAAD. Ky projekt fillon më 1 Korrik 2017, zgjat 3-6 muaj dhe e veçanta qëndron në faktin se janë të gjitha shpenzimet e mbuluara.
Mund të aplikoni në fusha specifike deri më 11.11.2016, në orën 14:00. Kushtet që duhet të plotësoni për të aplikuar: Të keni mbaruar semestrin e pestë të studimeve Bachelor, të jeni student Master ose PhD, të diplomuar me ose pa eksperiencë të mëparshme, të studioni në Shqipëri, Gjuha angleze është e domosdoshme, Gjuha gjermane është një plus për ju, Juristët duhet të dinë gjuhën gjermane, Arkitektët duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës gjermane, mesatarja e notave nuk është e detyrueshme, të jeni të motivuar.
Këshilla që dha koordinatori i këtij programi Sascha Markovic për të gjithë studentët e pranishëm ishte, “Shkoni në Gjermani të fitoni eksperiencë dhe më pas kthehuni në vendin tuaj për të kontribuar për shoqërinë tuaj.”

Për të motivuar më tepër studentët që të aplikojnë në këtë projekt, ishin të ftuar dhe dy fitues të këtij projekti. Lorisa Dhimo, sapo ishte kthyer nga kjo eksperiencë dhe tregoi plot entuziazëm atë çfarë kishte bërë atje. “ Kjo është një eksperiencë jete.  Ti shkon atje dhe ke frikë sepse nuk e di se me çfarë do të përballesh”, shprehet Lorisa. “Është eksperiencë më vete që provon sa i aftë je ti për ta bërë atë gjë. Këto projekte të japin stimul për të bërë gjërat që ti do”, vazhdon më tej ajo. Plot energji dhe entuziazëm Lorisa tregoi si ishte të punoje dhe të jetoje në një shtet tjetër, bashkë me të tjerë persona të cilët ishin fitues të po të njëjtit projekt, nga tetë shtete të tjera të botës. I këshilloi të gjithë studentët që të aplikojnë sepse është një mundësi shumë e mirë për ta, për të marrë një eksperiencë shumë të vlefshme për karrierën e tyre.
Fituesi tjetër ishte Amarildo Topi. Amarildo i përkiste brezit të 2011 dhe filloi të ndante eksperiencën e tij me studentët. “Është për t’u theksuar se ti do të trajtohesh si i barabartë, si çdo punonjës tjetër dhe do të kërkohet mendimi yt për çështje të caktuara”, tregon Amarildo. “Vite më parë i shikoja gjithmonë këto projekte, por mendoja se nuk kam shanse ta fitoj, mendoja se të gjithë fitojnë me mik. Deri në momentin kur e provova dhe kuptova që këtu nuk ka mik. Këtu fiton ai që është i zoti dhe nuk ka ndërhyrje nga askush”, shprehet ai.  Që të dy dhanë këshilla shumë të vlefshme për ata që duan të aplikojnë. “Është shumë e rëndësishme që letra e motivimit, të jetë e bërë nga ju vetë. Tregoni veten tuaj, çfarë prisni dhe çfarë dëshironi të bëni sepse kështu do të vlerësoheni më shumë”, rrëfen Lorisa. CV-ja tregon më tej Amarildo, duhet të jetë e mbushur vetëm me ato çfarë ju vërtet keni bërë, sepse mund të ndodhi që njëri nga intervistuesit të kapet me një nga eksperiencat që ju keni shkruar aty dhe duke qenë se mund të ngecni, kjo do të ishte në dëmin tuaj pasi ju skualifikon menjëherë. Për të gjithë ata që kanë aplikuar një herë por janë refuzuar, sigurisht që mund të aplikojnë sërish dhe kanë shanse njësoj si ai që aplikon për herë të parë, për të fituar. Mjafton të dini se ku keni gabuar herën e parë dhe ta korrigjoni atë, për të patur më shumë sukses herën e dytë. Natyrisht që rrëfimi i dy të rinjve ishte tepër motivues pasi kush më mirë se një person që e ka përjetuar këtë eksperiencë, mund të të tregonte dhe të të këshillonte për atë çfarë të pret.


Projekti: Nxitja e të rinjve romë në vendimmarrjen lokale

$
0
0

rometNë kuadër të programit të saj për Gjithëpërfshirjen Shoqërore dhe Të Drejtat e Njeriut, Qendra UET organizoi tryezën përmbyllëse të projektit “Të punojmë së bashku për përfshirjen e të rinjve romë përmes politikave të targetuara dhe praktikave të mira – Vendosja e Pikave Fokale Rome në bashkitë Tiranë, Durrës e Fier”. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni Konrad Adenauer – Programi “Shteti i së Drejtës” për Europën Juglindore.

Qendra UET, në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri si dhe me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer – Programi “Shteti i së Drejtës” për Europën Juglindore, organizoi më 24 tetor 2016 në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, tryezën përmbyllëse të projektit “Të punojmë së bashku për përfshirjen e të rinjve romë përmes politikave të targetuara dhe praktikave të mira – Vendosja e Pikave Fokale Rome në bashkitë Tiranë, Durrës e Fier”. Kjo tryezë solli së bashku përfaqësues të komuniteteve Rome, të rinj dhe aktivistë, organizata të shoqërisë civile Rome dhe/apo që punojnë për gjithëpërfshirjen shoqërore, përfaqësues të pushtetit vendor si edhe studentë, lektorë e të tjerë të interesuar. Diskutimet e tryezës u përqendruan te ndarja e praktikave të mira nisur nga pilotimi i Pikave Fokale Rome ose mediatorëve në bashkitë Fier, Durrës dhe Tiranë në kuadër të projektit si edhe te parashtrimi i rekomandimeve rreth shtrirjes së këtyre pikave në të gjitha bashkitë ku ka përqendrim të komuniteteve rome.

Znj. Kebjana Haka, Koordinatore e projektit në Qendrën UET, prezantoi aktivitetet dhe rezultatet e projektit. Qëllimi kryesor i këtij projekti është nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve romë në vendimmarrjen e qeverisjes vendore përmes vendosjes së Pikave Fokale Rome në bashkitë ku përqendrimi i komuniteteve rome është edhe më i lartë. Përmes pilotimit të Pikave Fokale Rome në Bashkitë Fier, Durrës dhe Tiranë, u bë e mundur nga njëra anë përfshirja e të rinjve romë në vendimmarrjen dhe politikat vendore me rëndësi për jetën e komuniteteve rome dhe nga ana tjetër, u krijua mundësia për zyrat përkatëse të bashkive për të qenë më të kujdesshme dhe të ndjeshme në zhvillimin e politikave strategjike vendore për komunitetet rome. Znj. Haka u shpreh se: “ndërkohë që qeveria shqiptare, edhe me presionin e agjendës së integrimit europian, ka ndërmarrë hapa për hartimin e strategjive kombëtare për gjithëpërfshirjen shoqërore dhe integrimin e komuniteteve rome, zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i tyre në praktikë dhe ndërlidhja me qeverisjen vendore janë ende procese që ka nevojë për përmirësim”. Megjithatë pilotimi në tri bashki në kuadër të këtij projekti tregoi se Pikat Fokale Rome mund të jenë një instrument drejt përmirësimit të kësaj situate.

Për një perspektivë rajonale, z. Adem Ademi, përfaqësues i Rrjetit Europian të komuniteteve rome SIMURGH, ndau me pjesëmarrësit përvojat e ngjashme në Serbi dhe Maqedoni. Kështu p.sh. në Serbi janë vendosur koordinatorë për çështjet rome të cilët punojnë jo vetëm me qeverisjen vendore, por edhe me aktorë të tjerë lokalë si organizatat joqeveritare, aktivistë dhe anëtarë të komuniteteve, biznese etj., në mënyrë që të integrohen agjendat e politikëbërjes me fokus komunitetet rome. Ndërkohë edhe Maqedonia, nisur nga një projekt, tashmë ka në shtatë bashki nga 2 koordinator për çështjet rome. Në këtë mënyrë z. Ademi theksoi se “është e rëndësishme të ketë një vullnet të qartë si nga qeveria qendrore dhe ajo vendore për përfshirjen e zërit të komuniteteve rome në agjendën e politikave që i prekin ata”. Megjithatë mbetet ende sfiduese arritja e pjesëmarrjes reale të komuniteteve rome në qeverisjen vendore edhe në rastet kur koordinatorët apo pikat fokale janë vendosur.

Aurora Koçi si një ndër ndërmjetësuesit apo Pikat Fokale Rome në Bashkinë e Tiranës nënvizoi se kjo përvojë i shërbeu së pari, për të rritur aftësitë e saj duke marrë përvojë në qeverisje. Së dyti, këto pika apo ndërmjetës shërbejnë për të shpërndarë informacion të vlefshëm për anëtarë të komuniteteve rome që përndryshe nuk do të mund ta aksesonin atë. Së treti, këta ndërmjetës shërbejnë për të zgjidhur probleme dhe për të adresuar çështjet problematike brenda institucionit sa i takon zbatimit të planit të gjithëpërfshirjes shoqërore.

Në përfundim, z. Bledar Taho, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kulturës Rome, parashtroi edhe disa rekomandime lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të Pikave Fokale Rome apo ndërmjetësuesit rom në bashki ku buxhetimi i ndërmjetësve është pikë thelbësore si dhe asistimi i ndërmjetësit në planifikimin dhe zbatimin e planit të veprimit lokal për romët. Gjithashtu z. Taho theksoi se ndërmjetësuesi rom asiston drejtpërdrejt në institucion apo në terren me problemet reale të komuniteteve rome duke i adresuar për zgjidhje dhe mban lidhje të vazhdueshme me organizatat dhe aktivistët romë. Gjithashtu, znj. Enerida Isufi, përfaqësuese e Bashkisë Tiranë, konfirmoi angazhimin drejt punës së përbashkët me komunitetet rome për një vendimmarrje të hapur e me pjesëmarrje.

Rezultatet e plota të projektit dhe të pilotimit të Pikave Fokale Rome në bashkitë Fier, Durrës dhe Tiranë janë publikuar nga Qendra UET në formën e një policy paper me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer – Programi “Shteti i së Drejtës” për Europën Juglindore, material i cili iu është shpërndarë aktorëve kryesorë si edhe është i disponueshëm online që faqen e Qendrës UET dhe IRCA, organizata këto që kanë një historik të bashkëpunimit konstruktiv për gjithëpërfshirjen e komuniteteve rome e sidomos të rinjve. Kështu në vitin 2015, Qendra UET e IRCA punuan për trajnimin e të rinjve romë për ndërtimin e një media alternative si Radio Kanxura, gjithashtu i mbështetur nga KAS. 

Përgatiti: Blerjana Bino

“Kolonia e Artit UET 2016”: Piktorët e rinj krah piktorëve të shquar

$
0
0

kolonia e piktoreveKolonia e Artit UET 2016 me kurator Bujar Kapexhiun dhe pjesëmarrjen e piktorëve të shquar dhe të rinj do të sjellë piktura me motive nga Shqipëria e Mesme, të cilat do të bëhen pjesë e një ankandi më datë 3 Nëntor, ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga 250 biznese shqiptare

Bukuritë që natyra i ka falur Shqipërisë së Mesme do të marrin ngjyrat e penelave të 9 piktorëve, të vjetër e të rinj, që i janë bashkuar Kolonisë së Artit UET 2016 me kurator Bujar Kapexhiun, Mjeshtër i Madh. Piktorët do të jenë së bashku disa ditë duke pikturuar në zona të ndryshme të Shqipërisë së Mesme dhe pikturat e tyre do të bëhen pjesë e një galerie arti në UET dhe një ankandi pikturash. Ankandi do të organizohet ditën e enjte të javës që vjen, datë 3 Nëntor, gjatë organizmit të një aktiviteti të rëndësishëm me përfaqësues të 250 kompanive më të mëdha në vend.

Këtë vit kolonia e artit që organizohet nga Universiteti Europian i Tiranës, e kthyer tashmë në traditë, sjell risi duke përfshirë në grupin e piktorëve dhe tre piktorë të rinj, shokë të një klase, si dhe një piktore femër pjesë e grupit të të rinjve. Florinda Marku, Ardit Boriçi dhe Denis Golgota vijnë nga i njëjti kurs pikture, shokë të një klase.

“Është një mundësi shumë e mirë për ne t’i bashkëngjitemi një grupi elitë piktorësh në këtë koloni arti. Besoj se do të jetë një eksperiencë e veçantë”, u shpreh Ardit Boriçi.

Piktorët vijnë nga qytete të ndryshme të vendit dhe të gjithë do të punojnë disa ditë grup; janë dhe dy piktorë nga e njëjta familje, bab e bir, Nelo Llukaçi dhe

Romir Llukaçi, të cilët vijnë nga qyteti i Durrësit. Nelo Llukaçi, një skulptor i njohur që tashmë merret me pikturë tha se ky organizim është i mirë për të krijuar shoqëritë e artistëve. “Tema e zgjedhur nga organizatorët që të pikturojmë bukuritë e Shqipërisë së Mesme është frymëzuese, por ky organizim ka dhe një element tjetër të bukur, se na bashkon ne piktorët me njëri-tjetrin, krijon mundësitë që të njihemi më shumë dhe kështu krijohen shoqëritë artistike”, tha ai.

Nga Vlora me kuriozitetin për të hedhur në telajo bukuritë e kodrave të Shqipërisë së Mesme, piktori Agron Dine, thotë se ky aktivitet është i duhuri për disa arsye; e para se krijon një koleksion pikturash nga piktorët më të mirë që ka vendi dhe së dyti, se u jep piktorëve mundësinë të jenë në shoqëritë e njëri-tjetrit dhe të njohin njëri-tjetrin.

Pikturat në ankand

Kuratori Bujar Kapexhiu e cilëson këtë traditë të vendosur nga UET si një rrugë komunikimi mes artistëve dhe botës universitare.

“UET organizon koloninë e pikturës me piktorë të vërtetë nga të gjitha moshat, kështu  që dhe këtë radhë kemi organizuar moshën e vjetër dhe moshën e re dhe ne për herë të parë midis nesh kemi dhe një piktore, jo vetëm piktorë,  e ndoshta vitin tjetër do të kemi më shumë piktore dhe do të jetë gjë e veçantë kjo meqë preferohet në qeveri dhe në administratë. Ditën e Enjte do ta hapim ekspozitën në të cilën do të vijnë dhe shumë të ftuar, të cilët do të pëlqejnë me siguri punët e piktorëve. Çdo piktor ka për të punuar për këto 4 ditë 4 piktura të dimensioneve të ndryshme, të stileve të ndryshme dhe këto do të paraqiten në ekspozenë e madhe që do të organizohet pikërisht në këtë holl dhe përgatituni dhe ju që kursimet që keni për të blerë piktura që në shtëpi të varni nga një pikturë origjinale të piktorëve tanë, jo piktura të kopjuara apo piktura fotokopjuara”, u shpreh Kapexhiu.

UET, drejt hapjes së degës së arteve

Administratori i UET-it, Henri Çili, iniciator i Kolonisë së Artit e cilësoi këtë aktivitet si një element që po shtyn universitetin drejt hapjes së një dege të arteve.

“Universiteti Europian i Tiranës po i afrohet tashmë momentit ku do të zgjerohet në degët e artit dhe departamentin e arteve duke filluar nga viti i ardhshëm akademik dhe mbështet në mënyrë seriale disa nisma kulturore, disa ekspozita, disa aktivitete të natyrave të ndryshme që lidhen me kulturën krahas bërthamës ose linjës së artit që ne kemi nisur prej disa vitesh nën kujdesin e mjeshtrit Bujar Kapexhiu, që në vitin 2011 kemi hapur degën e grafik dizanjit. Ne do të përpiqemi që, jo vetëm të kemi impresionin e përjetshëm të kësaj jave në rrethinat e Tiranës, kryesisht ose e përqendruar rreth Petrelës, por ta përhapim këtë edhe më tej. Çfarë kemi planifikuar këtë vit ne duam ta bashkojmë aktivitetin e kësaj ekspozite me një aktivitet të madh që duam ta bëjmë për tre ditë që nga kjo herë që quhet programi 250+. Kemi ndërtuar një operim në shumë plane në shumë dimensione me 250 kompanitë më të mëdha të vendit, dhe ditën e Enjte në një aktivitet kompleks në universitet ne do të kemi drejtuesit, pronarët, administratorët ose burimet njerëzore të 250 kompanive të mëdha të Shqipërisë, të cilët krahas aktivitetit për qëllimet e universitetit, do të shohim ekspozitën dhe do të organizojmë ankandin e punimeve tuaja”.

 

Piktorët pjesëmarrës

Ardit Boriçi

Romir Llukaçi

Nelo Llukaçi

Denis Golgota

Agron Dine

Zaim Elezi

Florinda Marku

Hysen Vogli

Azem Kuçana

 

250+, programi që lidh akademinë me biznesin

$
0
0

Ardian-Civici - foto brendaUniversiteti Europian i Tiranës materializon lidhjen e studentit me tregun të punës. Presidenti Civici: Masteri, profilizimi i domosdoshëm për punësimin

Shqetësimi më i madh i universiteteve sot në botë është: A po ecim me hapin e kohës?! Në një epokë ku ekonomia zhvillohet me hapa të shpejtë, ku teknologjia ka ndryshuar mënyrën e jetesës, a po nxjerrim studentë të përgatitur për t’u përshtatur me këtë lloj ekonomie?! Këto pikëpyetje shumë universitete po tentojnë t’i zgjidhin duke qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me tregun e punës dhe duke ndjekur zhvillimet ekonomike e teknologjike. Përshtatja e kurrikulave dhe ofrimi i sa më shumë shërbimeve kompanive i bën këto universitete të krijojnë një lidhje direkte mes studentit dhe tregut të punës, i përgatit ata me dijet e nevojshme për këtë treg që është dinamik.

Në këtë frymë Universiteti Europian i Tiranës në kuadër të iniciativës për të qenë një universitet i biznesit ka lançuar programin 250+, që është në fakt një program bashkëpunimi mes universitetit dhe 250 kompanive më të mëdha në vend. Synimi është për të thelluar dhe materializuar kooperimin me biznesin dhe tregun e punës duke  ofruar për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh, procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit dhe me detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese.

Për të lançuar këtë bashkëpunim, që tashmë ka nisur me hapa konkretë me disa prej kompanive, do të organizohet një aktivitet i veçantë ditën e enjte, datë 3 Nëntor. Ky aktivitet shoqërohet nga ekspozita dhe ankandi i pikturave të kolonisë së Artit të Shqipërisë së mesme 2016.

Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici shpjegon se çfarë është ky projekt dhe çfarë shërbimesh ofron UET për këto kompani. Gjithashtu profesor Civici thekson rëndësinë që ka shkolla Master për tregun e punës.

Universiteti Europian i Tiranës ka lançuar një program të quajtur 250+. Çfarë është ky program?

Duhet parë në një kontekst më të gjerë në kuadër të filozofisë së UET-it tashmë prej 2 vitesh të shndërruar në universitet biznesi. UET, universiteti i Biznesit do të thotë që programet tona, diplomat tona, silabuset e lëndëve tona, pra formimi profesional i studentëve që mbarojnë UET-in të ketë një dozë shumë të lartë njohurish dhe kërkesash që lidhen direkt me tregun e punës dhe me punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri që janë këto 250 biznese që ne po organizojmë sot. Përveç kësaj ne kemi një partneritet tashmë më shumë prej tyre dhe po e kërkojmë këtë partneritet me gjithë këto biznese në mënyrë që edhe ne mund t’ju ofrojmë bizneseve me natyrë kryesisht studimore sipas kërkesave të tyre. Ata kërkojnë për shembull studime tregu, studime për kostot e fshehura, studime për ndikim dhe ndryshimin fiskal, studime për sa u përket ndryshimeve të ndryshme ligjore apo institucionale, studime që kanë të bëjnë me PR-in, me komunikimin apo me elemente të tjera apo dhe me ato që lidhen me studime më të gjera që kanë të bëjnë me Historinë e Shqipërisë apo me elemente të kësaj natyre dhe nga ana tjetër studentët tanë të punësohen në këto kompani, jo thjesht si rezultat i kësaj marrëveshjeje si vullnet i  mirë, por si fakt që në programet tona, në njohuritë e qarta që marrin janë shumë afër kërkesave të tregut të punës, konkretisht në nevojat e tyre. Pra, të krijojmë një simbiozë midis Universitetit Europian të Tiranës dhe këtyre 250 kompanive, e cila nënkupton një bashkëpunim shumë më të gjerë reciprok që nga njëra anë konkretizohet me punësimin më cilësor dhe më të mirë të studentëve në tregun e punës, por nga ana tjetër e kthen UET-in dhe në një qendër shërbimesh për sa iu përket nevojave të biznesit në Shqipëri.

Çfarë ofron UET për kompanitë që janë pjesë e këtij programi?

Ky program përfshin 4 sfera të kooperimit:

UET ofron kualifikime afatgjata të ciklit BA, Master profesional, master shkencor, master ekzekutiv dhe doktoraturë për ekipet e këtyre 250 kompanive duke favorizuar përshtatjen e kërkesave të njerëzve që kanë nevojë për kualifikim me programet tona.

Së dyti, UET ofron për këto kompani nëpërmjet firmës së specializuar UET Enterprise, konsulencë te specializuar ne një numër fushash siç janë shërbimet e marrëdhënieve publike, marketingut, planet e kërkimet e tregut, shërbime juridike, shërbime të IT, shërbime qe lidhen me arkitekturën dhe një sërë shërbimesh të tjera në të cilat ekspertët e UET dhe pedagogët kanë ekspertizë veçanërisht të thelluar.

Së treti, UET kooperon me këto 250 kompani në kuadrin e përgjegjësisë sociale, duke ndarë së bashku vizione, vlera dhe praktika bashkëkohore të përgjegjësisë së korporatës në shoqëri. Komuniteti i studentëve dhe pedagogëve është objekt qoftë si kooperim qoftë si iniciativë i një iniciative nga ana e këtyre 250 korporatave për të shumëfishuar impaktin social në komunitetin e studentëve, pedagogëve, prindërve të tyre apo punonjësve të këtyre kompanive.

Aspekti i katërt, UET bashkëpunon me këto kompani duke i pasur ato prioritare për të dërguar studentët tanë nëpër praktika, intershipe, për të thirrur ekspertë, specialistë apo drejtues të këtyre kompanive dhe të tregut të punës apo dhe në praktika profesionale si dhe për të angazhuar me përparësi punësimin e studentëve tanë në këto 250 kompani.

Fokusi në këtë program është te Masteri, duket sikur pa një diplomë master sot nuk je i shkolluar mjaftueshëm për të punuar. Pse ka kaq shumë rëndësi?

Natyrisht nuk je shkolluar mjaftueshëm në sensin nuk ke një profesion të qartë dhe vetë kuptimi i fjalës ‘master’ domethënë ‘mjeshtër’. Pra, të mbarosh një master do të thotë të mjeshtërohesh me një profesion të caktuar. Sot ka një debat shumë të madh në nivel kombëtar për rolet e universiteteve, nëse do të jenë vetëm për të ashtuquajturën dije bazë, apo dije sokratike, apo do anojë më tepër nga profesionalizmi i atyre që mbarojnë. Dhe fakti që studimet e larta universitare konsiderohen dhe investim personal i gjithsecilit në emër të profesionit të karrierës së tij, i jep shumë rëndësi të madhe masterit.

Të bësh një master sot do të thotë që ti të jesh specialist shumë i mirë në gjithë segmentin e tregut të punës më një profesion ose të kesh marrë disa si për të krijuar një shërbim të ri apo një profesion të ri në një drejtim të caktuar. Natyrisht masterat ndahen në mastera Shkencorë dhe Profesionalë. Shkencorët janë si të thuash një vazhdim akoma më i thelluar në studimet Bachelor, natyrisht dhe ato të profesionalizojnë sigurisht në një sens më të gjerë duke përfshirë dhe shumë elemente të kërkimit shkencor të botës akademike, formimit më të përgjithshëm. Ndërsa masterat profesionalë janë  ato që të shërbejnë direkt për sa i përket një profesioni të caktuar një segmenti apo një lloji shërbimi ku dhe ti kërkon. Tashmë është e qartë që nga studimet  e shumta që janë bërë me një karrierë normale po themi 40-vjeçare detyrohet 3-4 herë gjatë jetës të ndryshojë profesionin ose ta përsosë dhe ta zgjerojë atë profesion që ka. Në këtë sens masteri ndoshta është arma më e mirë që gjithkush mund të ketë sa herë që ka evolucion, evoluim në profesione me natyrë shkencore, terminologjike, ligjore dhe me radhë. Apo sa herë ai kërkon ta zgjerojë gamën se ku mund të punojë ose të ndërrojë vend pune, masteri është instrumenti më i mirë që të jep performancën e duhur, që të jep eficiencë.

Si e zgjidhni dilemën e një studenti për masterin shkencor ose profesional, cilin master duhet të bëjë?

Masteri nuk duhet konsideruar thjesht vazhdimi i Bachelorit ose si një stad më lart në formimin universitar të gjithsecilit, por duhet parë në sensin për çfarë të shërben dhe se për çfarë po e bën. Nëse ti do mendosh që do të avancosh në studimet e tua edhe me një masë të re ekzekutiv edhe me një doktoraturë, edhe me një angazhim akademik, me një angazhim më shkencor apo do të punosh më institucione kërkimore shkencore, natyrisht që masteri shkencor është më i preferuar se ai duhet. Po nëse dikush është tashmë në tregun e punës dhe mendon që të specializohet në një profesion që i duhet në jetën e tij të përditshme, natyrisht që masteri profesional është ai që përputh më mirë interesat e momentit dhe integrimit të tij në tregun e punës në mënyrën më të shpejtë ose në rritjen e kualifikimit dhe avancimit në atë profesion apo në atë vend pune. Pra në çdo rast nuk ka master të mirë ose të keq, por ka master të domosdoshëm sipas objektivit dhe qëllimit që ka çdo student që kërkon ta realizojë këtë cikël të dytë të studimit.

Përtej propagandës së MAS me universitete publike dhe private

$
0
0

Valbona NathanailiNga Valbona Nathanaili*

Gjendja në arsimin e lartë në vend është shqetësuese dhe kjo më së shumti për shkak të politikave të ngurta shtetërore, të cilat janë të mbyllura ndaj çdo ideje që e sheh sektorin jopublik si kontribuues të rëndësishëm. Nathanaili analizon përfitimet e një studenti në universitetet jopublike dhe ato publike, sa i takon parasë që shpenzohet në secilin prej tyre por edhe elementëve të tjerë.

Katër muaj mbasi kanë mbyllur shkollën e mesme, përsëri pjesa më e madhe e maturantëve të brezit 2015-2016, ende nuk e dinë se ku do të vazhdojnë studimet. Të vjen keq ndërsa i sheh të sorollaten nga një derë në tjetrën, në pritje të ngjitjes së emrit sipër vijës së kuqe në listën e fituesve, ose të zgjedhjes që do të bëjë kandidati me notë mesatare më të mirë me vetëm një a dy shifra mbas presjes dhjetore, ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre në Europë tashmë po përgatiten për të mbrojtur provimet e këtij sezoni. Por ndonëse sistemi i përzgjedhjes së kandidatëve për studentë për në shkollën e lartë ka disa muaj që denoncohet, në mënyrë sistematike dhe pothuaj nga të gjithë – pedagogë e studentë, si dhe pavarësisht pakënaqësisë e padrejtësisë që prodhoi, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit vazhdon të ngulet këmbë, me kokëfortësi dhe me të njëjtën retorikë, se çdo gjë shkon mirë.

Kur nuk e bën dot një gjë më mirë, lëre ashtu si është, – kjo do ishte këshilla më e mirë që duhej t’i kishin dhënë ministres së arsimit dhe të gjithë atyre që kanë dalë në mbrojtje të këtij sistemi diabolik përzgjedhjeje. Por jo. Argumentet më të përdorura në mbrojtje janë, citoj: “Arsimi i lartë në Shqipëri është dhe duhet të jetë shërbim dhe e mirë publike; regjistrimet në universitete janë në zbatim të ligjit, ndërsa vetë ligji është një reformë që sjell cilësi në universitete, ndaj u shërben, në radhë të parë, studentëve dhe, më pas edhe prindërve; ligj në mbështetje të shtresave në nevojë etj. etj.” Sigurisht që kishte ardhur koha për një ligj të ri për arsimin e lartë, por ligji nuk i jep zgjidhje asnjë prej problemeve në emër të të cilave pretendohet se është hartuar. Të paktën sa kohë do vazhdojë të jetë në këtë formë, sepse në rastin më të mirë e lë tablonë sikurse është sot, pra ruan status-quonë, që shoqërohet me forcimin e vazhdueshëm të universiteteve private dhe degradimin e vazhdueshëm të universiteteve shtetërore. Por ndërsa skema e regjistrimit në universitet nuk ka asnjë lidhje me ligjin e ri, futja në një emërues i universiteteve private dhe publike është thjesht përgjegjësi e ministrisë, në vijim të frymës së ligjit.

Zbatimi i ligjit të ri për arsimin e lartë ka një faturë financiare, e cila nuk përmendet në asnjë deklaratë për shtyp, në asnjë nga daljet e përditshme të ministres së Arsimit, në asnjë dokument. Faturë financiare për të cilën kanë nevojë jashtëzakonisht shumë universitet shtetërorë (do vazhdoj t’u referohem në këtë mënyrë, ndonëse kanë ndryshuar status, – të vetmit) nëse duam që ata të vazhdojnë të punojnë të qetë edhe në vitet në vijim e të pranojnë normalisht studentë.

Po të krahasojmë shpenzimet për student në universitetet shtetërore dhe ata privatë tabloja bëhet shumë e qartë. Për të bërë krahasimin, kushtëzuar nga mungesa/ prania e  transparencës në secilin prej tyre do përdor dy referenca: për universiteteve shtetërore do i referohem shpenzimeve për student që bëhen në këtë lloj universiteti, ndërsa për universitet privatë do i referohem pagesës për vit të një studenti, ndonëse janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, veçanërisht kur i referohemi synimit sepse funksionojnë, por që na ndihmon të kemi një kuadër të qartë.

Shqipëria shpenzon, sot, rreth 500 – 600 euro / student në universitetin shtetëror. Duke pasur referencën shtetërore, shpenzimi i shtetit për student nuk lidhet shumë me atë që paguan studenti për t’u arsimuar, ose nuk shkojnë në përpjesëtim të drejtë me të njëjtët koeficiente. Me këtë buxhet që ka vendi ynë për arsimin e lartë shtetëror, gjendja është kjo ku jemi dhe nuk ka asnjë gjasë të përmirësohet, ndërkohë i duhen të paktën 4-5 herë më shumë për t’u barazuar me Rumaninë dhe Bullgarinë, ose 8-10 herë më shumë për t’u afruar me vende, si Portugalia e Spanja. Situatën në arsimin e lartë shtetëror nuk e përmirëson as edhe ligji i ri. Përkundrazi. I bën gropën. Një universitet i varfër nuk mund të gjenerojë para. Nuk mund të gjenerojë performancë të mirë. Nuk mund të gjenerojë cilësi. Pretendimi i ligjit të ri për arsimin e lartë se “Financimi për universitetet publike, pra paratë që shteti i jep universitetit, tani do të jepen në bazë të treguesve të performancës” mbetet në kuadrin e një klisheje dhe të një parulle shumë të mirë për konsum para buke.

Nga ana tjetër, në një universitet privat, një student paguan për të ndjekur studimet, sot, mesatarisht, rreth 2000-2500 euro në Shqipëri. Në këtë të fundit, sikur marzhi i fitimit të pronarit të universitetit të jetë rreth 50%, atëherë në një universitet privat shkojnë te studenti afro 1000-1250 euro, ndërsa pronari merr po aq. Në një logjikë të thjeshtë, më shumë para, më shumë cilësi, më shumë performancë, më shumë kërkesa.

Që universiteti shtetëror të mund të mendojë të konkurrojë denjësisht me universitetin privat, sot mund ta bëjë vetëm nëse paratë që investohen për zhvillimin e tij do të rriten. Pra, nëse shteti angazhohet të shpenzojë për student afro 1000-1250 euro në vit, gjë që përkthehet në një buxhet afro 250 – 350 milionë euro në vit. Por shteti ynë është i varfër dhe nuk e ka përparësi arsimin, aq më tepër arsimin e lartë. Sipas ministres të zgjedhur nga kryeministri për të drejtuar punët e arsimit dhe të sportit bashkë, “Shteti do të jetë gjithmonë e më shumë financuesi i arsimit të lartë, por këto financa, taksa të qytetarëve shqiptarë, duhet të prodhojnë maksimumin e mundshëm të vlerës”. Unë nuk e kuptoj se si mund të prodhohet maksimumi i vlerës me këto shpenzime që bëhen në universitetin shtetëror dhe si mund të konkurrojë ky universitet me universitetin privat.

Për t’iu kthyer edhe një herë status-quosë që përforcon ligji, ai u referohet dy lloj universiteteve, publike dhe private. Rrethi vicioz i universiteteve publike është më shumë para për më shumë arritje, por starti është me pak para, pra në përfundim edhe më pak arritje. Edhe në fund të këtij viti akademik, edhe vitin tjetër, kënga që do dëgjojmë nga universiteti shtetëror, alias publik, do jetë po ajo sa kohë nuk do ketë investime. Për më tepër, do vazhdojë të jetë i vetmi, të paktën edhe për nja 10 a 20 vitet në vijim, – nëse do vazhdojmë të mbajmë këtë ligj, – me statusin publik.

Nga ana tjetër, në mungesë të një konkurrence shqetësuese, logjika e do që vetë universitet private nuk mund të ndërrojnë statusin në publik, sepse u duhet të heqin dorë nga një pushtet shumë i madh financiar, i cili në një rast jo hipotetik, mund të shndërrohet edhe në pushtet ideologjik. Gjithmonë në referencë të të njëjtit ligj, universiteti privat është i qetë të vazhdojë në të njëjtin rrugëtim që ka nisur, por nga viti në vit më i shëndoshë në financa dhe më i pranishëm në treg, pa harruar këtu të shtojmë flirtet e vazhdueshme me ministrin e radhës së Arsimit, produkti i të cilit është në fund të fundit edhe ky ligj. Sa kohë që ligji nuk vë afate kohore për shndërrimin e të gjitha universiteteve private në publike, çdo pretendim për cilësi, financim mbi bazën e arritjeve etj. etj., është thjesht një gjetje për të mashtruar publikun, ose mungesë përgjegjshmërie ndaj shoqërisë. E shfaqur kjo dhe në zgjedhjen e sistemit për t’u regjistruar në shkollën e lartë.

“Bursat Pashko”: 10 kompani i bashkohen nismës së UET

$
0
0

Universiteti Europian i Tiranës u akordoi sot në një ceremoni të veçantë bursat “Pashko” 10 fituesve të parë. 10 firma iu bashkangjiten projektit duke kontribuar në 10 bursa të tjera sociale

Akordimi i bursave “Pashko” ishte një nga eventet më emocionuese të realizuara në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës në këtë fillim viti akademik.

Janë 10 histori vajzash e djemsh të rinj, që janë ekselentë në shkollë, por kanë histori të hidhura familjare dhe rrethana të vështira ekonomike, që e bënin gati të pamundur shkollimin e tyre në universitet.

UET, nëpërmjet kësaj burse, u ka dhënë mundësinë të studiojnë në degën që duan me tarifë zero dhe krahas kësaj ofron për ta dhe një pagesë 25 mijë lekësh të reja në muaj për 36 muaj, për përballimin e jetesës në Tiranë.

Impakti që ka pasur kjo bursë me disa histori të publikuara tek emisioni “E diela shqiptare”, ka bërë të mundur angazhimin e një sistemi të ngjashëm ku janë përfshirë 10 firma e korporata të mëdha shqiptare, të cilat do të financojnë 10 bursa të tjera sociale në UET.

Kësaj nisme i janë bashkuar: Balfin Group, Kastrati, Stela, DoniannA, Alu-Flor, Hotel Plaza, Uji Alpin, Hotel Palace, Erzeni dhe Emisioni Opinion, të cilat do të japin secila me kandidatin që e zgjedhin vetë nga shtresat e ndryshme të vështira të jetës sociale, ekonomike, nga një bursë, të cilët do të jenë nesër dhe kontigjent për t’u punësuar në këto kompani.

Ideatori i kësaj burse, Administratori i UET-it, Henri Çili, tha gjatë ceremonisë së sotshme se “është një emocion i dyfishtë sepse në një farë mënyre unë jam përpjekur me ngjizjen e konceptit të kësaj burse të shumëfishoj atë që do doja që dikush të kishte bërë për mua në vitin jo aq të largët 2001”.

 

10 fituesit e parë të Bursës Pashko

-Mikaela Llalla

-Gëzim Cako

-Desara Ustia

-Desara Fekaj

-Etleva Baxhija

-Anxhelina Mile

-Elda Dedja

-Ada Kacmoli

-Antonela Bregu

-Kimberli Gjata

Gjebrea: Historitë që më takuan me UET-in dhe bursën Pashko

$
0
0

Bursat “Pashko” kanë shërbyer për të ndryshuar jetën e të paktën 10 të rinjve që ishin në vështirësi ekonomike ose vinin me histori familjare të trishta. Ata tanë kanë mundësinë të vazhdojnë ëndrrën e tyre për shkollën në Universitetin Europian të Tiranës, ku do të kenë studimin falas plus një pagesë mujore për jetesën në Tiranë prej 25 mijë lekësh të reja në muaj për 3 vjet. Shumica e bursave janë dhënë pasi historitë e tyre janë bërë publike tek  rubrika “Një mesazh për ty” e emisionit “E diela Shqiptare” në “tvKlan”.

Ardit Gjebrea, drejtuesi i emisionit ishte sot i pranishëm në ceremoninë e akordimit të 10 bursave “Pashko” dhe e cilësoi këtë si një moment reflektimi për të gjithë.

“Unë jam shumë i lumtur  për këtë realitet në të cilin ndodhemi ne tani sepse në momentin e parë kur kam biseduar me Henrin, kur ne kemi folur për bursën Pashko, nuk mendoja se çfarë do vinte më pas. Ishte një iniciativë e jashtëzakonshme, të cilën ne e materializuam rast pas rasti, që na vinte tek E Diela Shqiptare.

Ne që jemi sot këtu, nëse të gjithë do të ktheheshim pas në kohë, do të kujtojmë që secili nga ne ka pasur një histori, në mos të ngjashme, të përafërt më të gjithë ju që morët bursën Pashko. Asnjë nga ne nuk ka patur një fëmijëri të lehtë, një jetë të lehtë.

Po të kujtohemi ndër vite, të gjithë kemi kaluar momente shumë të vështira dhe ja ku jemi sot. Mirëpo, ne shpesh harrojmë ta kthejmë kokën pas dhe ky është dhe misioni i të ‘Dielës Shqiptare’. Ne harrojmë, ne nisemi nga shtëpia shkojmë në punë, sot kemi një shtëpi të mirë, kemi një punë të mirë, por harrojmë të shohim se çfarë na rrethon.

Iniciativa e Henrit për ta nisur këtë gjë, pa i parë rastet është një vlerë e shtuar. Pra ne, jo vetëm duhet të sensibilizohemi kur e shohim në televizion, por duhet ta shohim atë dhe kur ajo nuk shfaqet në ekran. Nëse ne do të bashkëjetojmë me të, jo thjesht fizikisht por edhe shpirtërisht, e di që kjo tingëllon pak ideale nga ana ime dhe unë vet ndoshta nuk e bëj gjithmonë këtë gjë, por të paktën të reflektojmë dhe të kuptojmë se janë këta ata të cilët nesër kur të bëhen si ne, të mos harrojnë atë të cilën e kanë kaluar më përpara.

Unë shoh një qeveri të ardhshshme tek këta studentë dhe do të isha shumë i lumtur që këta të ishin qeveria e ardhshme, këta që po përgatiten këtu sepse unë jam i bindur që do të kishim një Shqipëri shumë më të bukur, që fatkeqësisht ende nuk e kemi sot”./Mapo.al/

 

Pranimet në universitete, mbyllen regjistrimet, 3200 kuota bosh

$
0
0

fakulteti-filologjik-universiteti-i-Tiranes
Janë 22 mijë e 963 studentë të rinj, të cilët janë regjistruar në universitetet publike. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se 18 mijë e 584 studentë janë regjistruar në universitetet publike ndërsa 4.379 në universitetet private.

Në Universitetet publike janë regjistruar rreth 1 mijë studentë më shumë, në krahasim me një vit më parë, ndërsa në universitetet private janë 1500 studentë më pak në krahasim me vitin akademik 2015-2016.

Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 3200 kuota të paplotësuara. MAS thekson se për 2600 kuota nuk ka student në listë për programe të caktuara dhe janë 689 kuota të paplotësuara.

Në këtë mënyrë mbyllet procesi I regjistrimeve në universitete për vitin akademik 2016-2017. Për 2600 kuotat që nuk kishte student dhe për 698 kuotat e ngelura bosh, nuk do të ketë fazë tjetër. Kjo do të thotë se 3200 kuota do të ngelen bosh. /shqiptarja. com/


UET lançon programin 250+. 4 rrugët si do t’i shërbejë akademia biznesit

$
0
0

_B1_6258
Bashkëpunimi universiteti-biznes u konkretizua me një program pune. I ftuar ministri Blendi Klosi dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha në vend.

Universiteti Europian i Tiranës në kuadër të iniciativës për të qenë një universitet i biznesit ka lançuar sot programin 250+, një program bashkëpunimi mes universitetit dhe 250 kompanive më të mëdha në vend. Në eventin e organizuar ishin të pranishëm Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, kryetari i shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli dhe CEO të kompanive më të mëdha në vend.

Programi i inicuar nga UET synon të thellojë dhe materializojë kooperimin me biznesin dhe tregun e punës duke ofruar për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh, procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit dhe me detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese. Ky program përfshin 4 sfera të kooperimit; kualifikime afatgjata të ciklit BA, Master profesional, master shkencor, master ekzekutiv dhe doktoraturë për ekipet e këtyre 250 kompanive; nëpërmjet një organizmi të specializuar, UET Enterprise, UET ofron konsulencë të specializuar ne një numër fushash siç janë shërbimet e marrëdhënieve publike, marketingut, planet e kërkimet e tregut, shërbime juridike, shërbime të IT,etj..;UET kooperon me këto 250 kompani në kuadrin e përgjegjësisë sociale, duke ndarë së bashku vizione, vlera dhe praktika bashkëkohore të përgjegjësisë së korporatës në shoqëri dhe së katërti UET bashkëpunon me këto kompani duke i pasur ato prioritare për të dërguar studentët nëpër praktika, intershipe, për të thirrur ekspertë, specialistë apo drejtues të këtyre kompanive dhe të tregut të punës apo dhe në praktika profesionale si dhe për të angazhuar me përparësi punësimin e studentëve tanë në këto 250 kompani.

Gjatë fjalës së tij ministri Klosi tha se “mund të kemi shumë debate dhe kundërshti përsa i përket rregullave se si funksionon, por mendoj se në të gjitha këto çfarë flasim për arsimin dhe profesionin, jemi të gjithë në një linjë. Në Shqipëri kemi shumë nevojë që të rivlerësohet kualifikimi. UET-ja kërkon që gjithmonë njerëzit të vijnë e të bëhen me diploma të larta, ministria përgjegjëse për një gamë tjetër të profesioneve ndërkohë që njerëzit si zgjedhje të parë të kenë edhe arsimin profesional, që në arsimin e shkollës së mesme. Këtu duket sikur është një kontraditë, por në fund të fundit është një përpjekje e përbashkët që në të shtojmë vlerën e punës në Shqipëri”.

Kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Jaka, foli për domosdoshmërinë e funskionimit të politikave qeverisëse në mënyrë që të krijohet një trekëndësh qeveri-biznes-akademi në shërbim të rritjes së ofertës dhe kërkesës në burime njerëzore, të cilat ai i konsideroi si 80% e suksesit të çdo kompanie.

Administratori i UET-it, Henri Çili, theksoi se ky aktivitet bëhet për t’ju përgjigjur pyetjes “a kanë vlerë diplomat? A i përgjigjen diplomat asaj që kërkon tregu i punës?” Në këtë kuadër ai theksoi se bashkëpunimi synon të krijojë një metodë se si ta zgjidhim një çështje duke ndërtuar sipas tij “një seri aksionesh të përvitshme duke filluar nga bordet e tregut të punës, pjesëmarrja e përfaqësuesve të biznesit në leksione dhe me takime më të shpeshta mes univerversitetit dhe biznesit.

Dekania e UET te ‘Zonë e Lirë’: U pranuan 98% e kërkesave

$
0
0

foto-coverUET afër plotësimit të kuotave të reja të pranimit në fakultete. Shifrat e bacelor-it po përllogariten. Bëhen publike të hënën

Universiteti Europian i Tiranës, ka mundur që të akreditojë deri në 98% të kandidatëve që janë paraqitur për rregjistrim për herë të parë, sipas kurikulave për të vijuar studimet e larta.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, në “Tv Klan”, Dekania e studentëve të UET-it, Anisa Subashi, ka folur në lidhje me reformën në arsimin e lartë, dhe me mundësitë që ofron UET në lidhje me degët dhe studimet në fakultetet e këtij universiteti.

Sipas Subashit, rastet e veçanta të kërkesave nga studentët e rinj janë trajtuar sipas legjislacionit.

Ndër të tjera, Dekania Subashi, ka shpjekuar edhe se çfarë ndodhi me sistemin e pranimve në universitet shtetërore dhe private, me veshtirësinë e herës së parë, si dhe nevojën urgjente “për thjeshtimin e sistemit të pranimeve duke nisur që nga shkurti”.

Aktualisht UET është afër plotësimit të numrit të kuotave të pranimit në fakultetet e tij, por shifrat e sistemit bacelor janë duke u përpunuar dhe përllogaritur, dhe ato do të bëhen publike gjatë javës që vjen./Mapo.al/

UET: Plotësuam thuajse gjithë kuotat, mirëpresim rastet e veçanta

$
0
0

ueti1

Universiteti Europian i Tiranës, në fund të dy raundeve të regjistrimit, bëri të ditur se ka plotësuar thuajse të gjithë kuotat.

Deri më tani janë akomoduar 1265 kuota në total.

Për të ‘ulur’ mjegullën e krijuar nga portalet se reforma u bë me qëllimin për të përkrahur universitetet private, UET thekson se vitin e shkuar ata akomoduan 1244 kuota, ose thuajse sa sivjet.

Ndërkohë UET bën të ditur se po administron rastet e veçanta të mbetura jashtë sistemit dhe mirëpret zgjidhjen e këtyre rasteve.

Pas përfundimit të dy raundeve të regjistrimit, Ministria e Arsimit ka sqaruar se në krahasim me një vit më parë, në Universitete Publike janë regjistruar 1.014 studentë më shumë se një vit më parë, ose 5 % më shumë, kurse në Universitete Private janë regjistruar 1.597 studentë më pak ose 27 % më pak.

Në universitete publike kanë mbetur të paplotësuara 3.370 kuota, nga këto kuota të mbetura por që nuk kanë garues janë 2.668 dhe kuota të mbetura publike që kanë garues janë 702.

Kurse në universitete private kanë mbetur të paplotësuara 4.666 kuota ose 51 %.

Klubi i Filozofisë “RUSSELL” 2016: Një diskutim mbi “Të Pafilozofuarën”

$
0
0

klubi i filozofiseJavën që shkoi u mbajt takimi i parë i klubit të filozofisë “RUSSELL” 2016, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.

Në këtë takim u diskutua mbi librin e Hysamedin Ferraj, “E pafilozofuara”. Referuesi i këtij libri ishte Elton Ndreka, asistent pedagog i Filozofisë në UET.

“Është një nga librat e rrallë që ka për synim të rishqyrtojë mënyrën me të cilën shqiptarët, kanë ndërvepruar ose janë sjellë politikisht në gjithë këto 2500 vjet të historisë shqiptare, në vijimësi të atyre ilire. Ky libër është keqkuptuar dhe ky ka qenë dhe synimi im, të bëj dallimet se ku është keqkuptuar”, shprehet Ndreka.

Autori ngre një problem në libër, për të pyetur pse nuk kemi qenë të mëdhenj për ta bërë historinë, por kemi qenë të vegjël, pasi historianët nuk kanë thënë arsyet pse ne jemi një shtet pra shqiptarët, por gjithmonë e kanë justifikuar duke thënë që ne jemi të vegjël.

Jemi në vijim të ilirëve dhe ka qenë popullata më e madhe e kohës dhe si ka mundësi që u reduktuam, çfarë na mungon?!

Në këtë kuptim autori e hedh fajin tek intelektuali shqiptar për të thënë që ne e kemi reduktuar shqiptarin në objekt.

Këtu në fakt autori duket sikur mban qëndrimin që ne jemi përjashtim, nuk jemi të vendosur as te objekti as te subjekti dhe ky konstatim ose në këtë rast termi i pafilozofuar që përdor autori, e paraqet shqiptarin si një filozofi e gjallë dhe temën e titullova “E gjalla e filozofisë”.

Të qenit as objekt dhe as subjekt është një gjendje e jashtëzakonshme e njeriut. Si e tillë ka mundësinë e riprodhimit të pafund të filozofisë.

Duke qenë se shqiptari nuk e pëlqen aspak filozofinë, i pëlqejnë gjërat e gatshme, të menjëhershme nuk e përpunon dot konceptin e vet por gjatë gjithë kohës tenton të mbështetet në një perandori e cila ia sjell konceptet e gatshme dhe ai nuk i përpunon as për t’i përshtatur por thjesht i zbaton. Autori në libër thotë: “Ne jemi autoktonë por nuk jemi autentikë, pra ne nuk kemi ndryshuar për të ruajtur veten, por kemi ruajtur veten pa u ndryshuar. Problemi nuk është që të vërtetojmë që jemi ilir, problemi është të pyesim pse kemi ngelur ende ilir”.

Këtu e mbyll dhe referimin e tij Elton Ndreka.

Kurrikulat e Programeve Master, UET takim me Bankën Raiffeisen

$
0
0

Uet- raiffeissenNë kuadër të bashkëpunimit UET-Biznes, takimi i parë u realizua me përfaqësues të sistemit bankar

Sfida e universiteteve sot është qasja e tyre me kurrikula dhe programe mësimore sa më afër kërkesave për profesionistë që ka tregu i punës. Në kuadër të përmirësimit dhe përditësimit të kurrikulave të reja Shkolla Master në UET realizoi sot një takim konsultativ me drejtues të Bankës Raiffeisen. Nga UET morën pjesë Presidenti, prof. dr. Adrian Civici, zëvendës/rektori për Kërkimin Shkencor, dr. Selami Xhepa dhe drejtoresha e Programeve Master, dr. Orkida Ilollari, ndërsa nga Raiffeisein ishin të pranishëm disa nga drejtuesit kryesorë të saj, Valbona Zeneli, drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, Delina Millona, Gentiana Gjino etj., si dhe përfaqësues nga Shoqata e Bankave. Gjatë bisedës mes palëve u fol mbi profilet që kërkon sot banka nga të diplomuarit dhe përfaqësuesit e bankës vunë theksin te nevoja e masterave profesionalë të profilizuar, si për shembull: audit bankar apo menaxhim risku. Përfaqësuesit e UET-it bënë të ditur hapat që shkolla Master po hedh këtë vit duke futur lëndë të reja në kurrikula dhe duke u lënë një hapësirë gati 20 % të tyre leksioneve drejtuesve dhe specialistëve që vijnë direkt nga bota e biznesit.

UET kërkon bashkëpunim me sektorin bankar

“Sfida jonë është t’i pajisim studentët jo vetëm me një diplomë por me aftësitë që duhet të kenë për një vend pune. Është shumë mirë dhe bukur që ne të marrin silabuset e universiteteve bashkëkohore në botë, por ajo çfarë ne kërkojmë është t’i pajisim këta studentë me këto njohuri të cilat i vlejnë tregut tonë dhe biznesit. UET e ka nisur këtë iniciativë vite më parë për faktin se qëllimi dhe synimi i tij ka qenë që të kthehej në universitet të biznesit. Ne kemi lançuar programin 250+ , i cili është program që është një lloj bashkëpunimi që ne do të kemi me bizneset, me industrinë financiare dhe me të gjitha korporatat më të mëdha në vend”, tha Ilollari në hapjen e këtij takimi. Në këtë kuadër ajo theksoi se UET kërkon bashkëpunim me sektorin bankar për të kuptuar se çfarë kërkoni ju nga Programet Master që ne t’i reflektojmë më tej në silabuset tona. “Ne e kemi nisur këtë tur me të gjitha bizneset dhe i pari takim që vjen në industrinë bankare është Raiffeissen. Unë kërkoj nga ju që të thoni çfarë kërkoni nga akademia që dhe në t’jua ofrojmë. Të ofrojmë një produkt i cili do të na vlejë në të ardhmen dhe mos të kemi këto ngërçet që ndodhin në treg”, tha ajo.

Civici: Sfida e arsimit për të nxjerrë profesionistë

Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici, foli mbi sfidën që ka sot akademia për të nxjerrë nga bankat e shkollës profesionistë të aftë për tregun e punës. “Ne kemi një shqetësim dhe prandaj kërkojmë dhe këtë bashkëpunim, çfarë lloj studenti, me çfarë cilësish dhe çfarë duhet të dijë një student që mbaron Bachelorin, Masterin, Doktoraturën, që të jetë sa më i vlefshëm në këtë rast për sektorin bankar. Dhe këtu shumë nga ju kanë mbaruar një master ose po bëjnë një doktoraturë dhe gjithmonë shtrohet pyetja “Ia vlen ky master apo kjo doktoraturë që ti të thuash kam mbaruar ciklin e dytë ose të tretë”, -theksoi Civici. Sipas tij universitetet më shumë duhet të profesionalizojnë jo thjesht të japin kulturë dhe dije të përgjithshme që pasurojnë individin, por nuk e bëjnë më të mirë në tregun e punës.

Kërkim shkencor i orientuar nga problemet e tregut

Zëvendës/rektori për Kërkimin Shkencor në UET, dr. Selami Xhepa foli mbi nevojën e orientimit të studimeve që bëhen në universitete kah nevojat e sipërmarrjes private, si studime tregu apo studime të çështjeve e problematikave që lidhen me tregun. “Përveç kërkimit shkencor që bën vetë stafi ynë akademik dhe kërkimor, ne synojmë që të identifikojmë ato që përbëjnë shqetësimin e ekonomisë, në rastin konkret shqetësimin e industrisë bankare. Ajo çfarë ne mundet të bëjmë së bashku, është që shqetësimet e industrisë bankare të mund t’i konvertojmë në temat kërkimore, të cilat mund të jenë pjesë e programeve të doktoraturës, studimeve që bëjmë ne në universitet dhe në këtë mënyrë arrijmë që të prodhojmë një output që edhe ndihmon mësimdhënien dhe jep një dije konkrete që mund t’i shërbejë specialistëve dhe stafit”, u shpreh Xhepa.

Viewing all 1180 articles
Browse latest View live