Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all 1180 articles
Browse latest View live

Universitetet duhet të përqafojnë ndryshimet

$
0
0

international_studentsInovacioni në institucionet e arsimit të lartë duhet të jetë në përshtatje me ndryshimet lokale, rajonale apo kombëtare të një vendi, duke mësuar nga vendet e tjera por duke gjetur zgjidhjet e veta

Është bërë si refren i vazhdueshëm në arsimin e lartë, që studentët duhet të përgatiten për të ardhmen dhe për punët që mbase nuk i shohin që tani. Kjo është arsyeja pse arsimi i lartë duhet të jetë inovativ dhe të ndalojë së mbështeturi në ato qasje që mbështetej për dekada të tëra.
Por pjesa më e madhe e universiteteve ndihen të pasigurt se si ta përqafojnë këtë proces.
“Kemi arritur në një pikë ku universitetet duhet të rishikojnë atë çfarë po bëjnë dhe cilat janë ato mundësi të cilat nuk kanë qenë në krye të listës të institucioneve të arsimit të lartë dhe që tashmë janë përfshirë në të”, kështu u shpreh Fernando Leon Garcia, presidenti i CETYS, Universitetit në Meksikë, i cili organizoi një seminar rreth inovacionit dhe arsimit të lartë në kampusin e tij në Mexicali nga data 18-20 Shtator. Ky seminar u organizua si pjesë e festimeve të 55-vjetorit të CETYS.
“Është e domosdoshme që ne të përpiqemi të shohim ndryshimet dhe është e domosdoshme përshtatja që ne të mund të përmirësojmë rolin tonë, qoftë ai i fokusuar në përgjegjësinë sociale, në zhvillimin ekonomik, në trajnimin e profesionistëve apo në akomodimin e të gjitha këtyre”, u shpreh Leon për Univerity World News.
Por nuk ka asnjë formulë të dhënë për universitetet në mbarë botën, as nga delegatët nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Europa apo Azia. Inovacioni në institucionet e arsimit të lartë duhet të jetë në përshtatje me ndryshimet lokale, rajonale apo kombëtare të një vendi, duke mësuar nga vendet e tjera por duke gjetur zgjidhjet e veta.
Në veçanti janë bizneset ato që kanë nevojë për disa aftësi, të cilat nuk i kanë patur të nevojshme më parë dhe përçarja teknologjike po e transformon vendin e punës, e po lëviz më shpejt se sa bizneset mund t’i përshtaten. E pëlqejnë apo jo, universitetet duhet t’i mbushin hapësirat, ose zhvillimi ekonomik do të vuajë.
“Ndërkohë që bizneset po humbasin kapacitetin e tyre për të trajnuar punonjës të rinj dhe duke qenë se po kërkohen aftësi të ndryshme e më të avancuara në disa sektorë të ndryshëm, kërkesa për arsimin e lartë që të trajnojë studentët në një mënyrë më të specializuar po rritet tmerrësisht shumë”, u shpreh në konferencë Toyoshi Satow, kancelari i JF Oberlin University në Tokio, Japoni, si dhe presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Presidentëve të Universiteteve.

Përmirësimi i gjendjes njerëzore

Carlos Martinez Vela, zëvendës/presidenti i Institutit të Amerikanëve në Universitetin e Kalifornias, San Diego në SHBA, foli për një “tension të madh” ndërmjet të përgatiturit të studentëve për ekonominë dhe për shoqërinë nga ana e universitetit.
“Po edukojmë punonjës apo qytetarë? Po punojmë për një shoqëri të mirëqenë afatgjatë apo për nevojat afatshkurtra të një kompanie të vetme? Ka disa mënyra mbi të cilat shfaqet ky tension. Këto tensione janë parë shpesh si kundërshtime për të ndryshuar dhe në shumë raste ky kundërshtim duhet të kishte qëndruar”, tha Martinez
Një numër i stresuar i folësve u shprehën se në përpjekjen për modernizim dhe në përshtatjen e metodave inovative, universitetet nuk duhet të humbasin shpirtin, kulturën e tyre dhe lidhjet që kanë me komunitetin që i rrethon.
“Sado që na pëlqen të flasim për teknologjinë dhe biznesin, inovacioni ka të bëjë me njerëzit dhe është një proces social”, tha Martinez. “Janë njerëzit ata që i bëjnë gjërat që të ndodhin.”
“Inovacioni është një mjet drejt një fundi dhe nuk është një fund në vetvete. Dhe ne kemi tendencën ta harrojmë atë”, u shpreh Martinez. Qëllimi i ultimatumit është “Të përmirësojmë gjendjen njerëzore”.

Fillimi i ndryshimit

Inovacioni në arsimin e lartë ka qenë një temë shumë e gjerë, tha Leon. “Ka të bëjë me mënyrën se si mëson, si rritesh si njeri dhe nëse e bën ndryshe nga të tjerët, ky është gjithashtu një inovacion.”
Seminari trajtonte misionin e universitetit dhe si mund të përgjigjej për një të ardhme më të mirë, duke zhvilluar në mënyrë inovative mënyrat e mësimdhënies dhe të komunikimit me studentët, modele alternative, teknologjike dhe partnerizimi me sektorët e tjerë siç janë bizneset dhe organizatat joqeveritare.
“Kur bashkon universitetin me këto organizata, je i aftë të shkosh më larg dhe të jesh më inovator e më kreativ”, tha Leon.
Seminari dyditor vuri re se universitetet kishin filluar të përshtateshin, por mbase jo mjaftueshëm dhe jo aq shpejt saç duhej. “Inovacioni në arsimin e lartë, nuk ka filluar të ndryshojë në nivelin që po presim ne nga qeveria”, tha Leon.
Qasjet inovative mund të jenë aq të thjeshta sa promovimi i një opinioni të gjerë ndërmjet bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimeve studentore ose një përgatitjeje më të mirë për punësim, e cila kërkon një ristrukturim të kurrikulës studimore. Ose thjesht mënyra të tjera që studentët të zgjedhin kurset që ata duan.
Për shembull, Diego Mazo, presidenti i CEIPA, Shkolla e Biznesit në Kolumbi, i tha qeverisë të Kolumbisë që të jepte bursa për studentët duke u bazuar në rezultatin e provimit kombëtar. Bursa jepej te çdo universitet që ata zgjedhin.
“Është një nga iniciativat më të rëndësishme sepse studentët mund të zgjedhin vetë se ku duan të studiojnë, në një universitet publik apo privat”, tha ai, duke iu referuar ndarjes në pjesë akademike-profesionale në të cilën ai ka ruajtur ndryshimet në sistemin e lartë arsimor të vendit.
Rita Hartung Cheng, presidente e Northern Arizona University në SHBA, tha se universiteti ka ndërmarrë një sistem në të cilin studentët paguanin një tarifë të ulët dhe më pas ata mund të ndjekin studimet, të liruar nga pagesat vjetore të shkollimit.
“Studentët mund të ecin sa shpejt ose sa avash që ata duan, ndërkohë që fakulteti shërben si këshilltar apo tutor”, tha ajo, duke shtuar: “Kemi mësuar shumë kohë më parë se një masë e njëjtë nuk mund t’i mbajë të gjithë studentët.”

Pjesë e komunitetit

Por universitetet duhet dhe të shtrihen në komunitet dhe mos të presin që studentët të vijnë tek ta, siç ndodhte në të shkuarën.
Përgjegjësia sociale në terren nga ana e universiteteve është bërë e rëndësishme në qytete ku komunitetet kanë filluar të preken nga ndryshimet ekonomike dhe sociale, u dëgjua në seminar. Ai gjithashtu ndihmoi për të thyer izolimin e grupeve dhe për të përmirësuar aksesin dhe përfshirjen.

Eda Machado de Souza, presidentja e Institucionit të Arsimit të Lartë në Brazil, përshkroi se si institucioni ndërtoi një kampus të madh në një zonë të varfër të Brazilit dhe punoi me komunitetin rreth dëbimit social dhe varfërisë. “Ne iu dhamë të gjithëve bursa sepse ata nuk mund ta paguanin çmimin që ne kërkonim”, tha ajo.
Institucioni tashmë mirëpret Kryetarin e UNESCO-s në emergjenca sociale. Në një projekt universiteti punoi me mbledhësit e plehrave në qytet për t’i ndihmuar ata që të fitonin më shumë, duke përfshirë riciklimin dhe të vendosurit të plehrave në përdorim të të tjerëve.
Ndërkombëtarizimi ishte i rëndësishëm për ndryshimin, tha ajo. “Studentët duhet të kenë eksperienca jashtë shtetit të tyre, me kultura të tjera, me diversitetin, me mënyra të reja mendimi.”
Rita Hartung Cheng, presidentja e Northern Arizona University, tha se institucioni i saj jep mësim në zonat rurale, shumica e degëve janë në edukim ose infermieri.
Fakulteti ynë është në të gjithë pjesën perëndimore të SHBA-së, po këshillon fiset dhe qeveritarët në çështjet mjedisore, menaxhimit të tokës dhe pyjeve.
“Pra kjo do të thotë se ne jemi të lidhur me këto komunitete dhe po kërkojmë mënyra se si mund t’i adresojmë çështjet e komuniteteve dhe të përgatisim studentët për forcën e punës”, tha ajo, duke iu referuar grupeve të margjinalizuara më parë.
Devorah Lieberman, presidentja e universitetit të La Verne, Kalifornia, tha se shumë universitete ishin të suksesshme por ato kanë gjithashtu nevojë të bëhen selektues dhe të përshtaten. Qëllimi i universitetit duhet të jetë “të bëjë rajonin e tij më të mirë, gjithashtu dhe jetët e të gjithëve ne”, tha ajo duke iu referuar komunitetit të gjerë.
Të shkëmbyerit ide, ishte pjesë e të qenurit inovativ, tha liderja e universitetit.
Institucionet duhet të shikojnë jashtë tyre, si në rajonin e tyre por dhe jashtë vendit, ata gjithashtu e kishin të nevojshme të mësonin nga njëri-tjetri, León tha: “jo të kopjoni, por për të reflektoni mbi atë që duhet bërë dhe të përqafoni atë që është e përshtatshme”.
“Nuk ka asnjë kuptim nëse shikoni vetëm brenda për brenda. Ajo mund të jetë e mirë, por kjo nuk është aq e plotë dhe nuk do të jetë aq shumë e gjerë, kur ju ta shikoni nga perspektiva krahasuese”.

Përgatiti: Eva Drita


Klement Ndoni, nga studimi i politikave publike te drejtimi i Bashkisë

$
0
0

Klement NdoniStudenti i UET-it, nga menaxher i biznesit të tij në menaxher i pushtetit lokal

Pas një periudhe në menaxhimin e biznesit të tij Klement Ndoni u fut në politikë dhe aktualisht mban detyrën e  kryebashkiakut të Këlcyrës. Ndoni ka studiuar në

Universitetin Europian të Tiranës gjatë viteve 2009 – 2011 Master të Nivelit të Dytë për “Zhvillim të Qëndrueshëm, Administratat dhe Politikat Publike”. Zgjedhjen e profilit të studimit ishte e lidhur me punën që bënte në atë kohë dhe më pas e ndihmoi dhe në karrierën si menaxher i pushtetit lokal. “Zgjedhja e këtij profili studimi së pari, kishte lidhje me punën që unë bëja në atë kohë si biznes privat. Por masteri më ka shërbyer më gjerë se biznesi sepse njohuritë e fituara janë më të gjera dhe më të përgjithshme se ato çka dikton nevoja e përditshme e një biznesi”, shprehet ai për Mapo-n. Sipas Ndonit shkolla është teorike, por ndihmon në punën praktike të përditshme. “Ato çka kam mësuar gjatë periudhës së studimeve, praktikisht i kam aplikuar gjatë të bërit biznes. Koha  pas studimeve që përkon me rritje të ndjeshme të konkurrencës, forcim të rregullave fiskale dhe futje në masë të produkteve nga jashtë, studimet më shërbyen të përshtatem më lehtë me situatat e krijuara dhe t’i përballoj më lehtë e me sukses”, thekson ai.

Po sa ndikoi formimi akademik në karrierën e mëvonshme? Ndoni beson se edukimi është parësor përveç cilësive të tjera që kërkon politika dhe menaxhimi lokal.

“Në karrierë veçanërisht atë politike dhe për më tepër të një të zgjedhuri nga populli siç është një kryetar bashkie, kërkohen më shume cilësi sesa ato të përfundimit të një shkolle, kështu që studimi im në master te një universitet prestigjioz e me emër si UET sigurisht që ka dhënë efektet e veta në perceptimin publik mbi nivelin arsimor e intelektual të kandidatit, në rastin tim duke qenë se vij nga fusha e biznesit, të krijimit të perceptimit se tek unë shihnin njeriun e kompletuar qoftë të një biznesmeni të suksesshëm, por edhe të arsimuar”.

Ndoni beson se tregu i punës, konkurrenca dhe biznesi kërkojnë njerëz të profilizuar në studimet e tyre.

Edhe pse është larguar nga marrëdhënia e drejtpërdrejtë me biznesin e tij dhe i është përkushtuar politikës Ndoni thotë se me aq mundësi sa ofron një vend i vogël si Këlcyra, ai mundohet të nxisë sa më shumë banorët që të hapin bizneset e tyre.

“Biznesin tim tashmë e drejton im atë, por unë jetoj me shqetësimet e biznesit dhe vështirësitë që hasen në këtë fushë. Nga ana tjetër si kryebashkiak përpiqem që në politikat e Bashkisë të ofrojë mbështetje maksimale të lejuar nga ligji për të nxitur zhvillimin e bizneseve me bazë prodhimin vendës”. Duke i besuar forcës së biznesit ai beson se kjo do të sjellë zhvillim për zonën, më shumë të ardhura për bashkinë dhe më shumë punësim për të rinjtë.

Renato Begaj, juristi i suksesshëm në biznes

$
0
0

renatoStudenti i UET-it, menaxher i “Erzeni”-t: Si e ngrita kompaninë me 100 punëtorë gjatë kohës që studioja  

Ishte viti 2006 kur Renato Begaj, vetëm 23 vjeç, vendosi të largohej nga vendlindja e tij, Berati, drejt Tiranës me dy synime të qarta në kokë; të hapte filialin e kompanisë së familjes “Erzeni” në Tiranë dhe të studionte në universitet. Pas 10 vitesh këtu ai ka aktualisht diplomë në Juridik dhe po diplomohet në Master “E drejtë Penale”, ndërsa kompania nga 5 punëtorë që kishte në fillim aktualisht ka 100 punëtorë dhe filiali i Tiranës është shtrirë në disa rrethe të tjera në Shqipërinë e Mesme dhe Veri, të cilat i menaxhon vetë Renato.

Në një bisedë me gazetën Mapo, ai tregon se si ka arritur të menaxhojë kohën mes punës dhe studimeve. Në Universitetin Europian të Tiranës, ku ka kryer dy ciklet e studimeve, e njohin të gjithë si pronari i “Erzenit”. Ai nuk është studenti tipik që jemi mësuar të shohim, i cili merr ditën me qetësi, kafen e mëngjesit te shkolla, pastaj leksionet, seminaret dhe përsëri kohën e lirë me shoqërinë në darkë.

Renato tregon se niste ditën që orën 5 të mëngjesit, shpërndante  mallin e kompanisë vetë me fugon në rrjetet e supermarketeve në Tiranë, pastaj kthehej në UET për të ndjekur leksionet e seminaret. Ai tregon se ndodhte që profesorët nuk e pranonin në leksion nëse vinte 5 minuta me vonesë dhe herën tjetër do të ishte korrekt që të mos krijonte probleme me oraret.

“Vitet e para kanë qenë shumë të vështira. Doja të ngrija këtu një degë të kompanisë që ne kemi në Berat, e hapur nga im atë. Por kisha dhe një synim tjetër, të bëja shkollën sepse sado të kesh para, të kesh biznes, shkolla ka vendin e saj, shkolla duhet sepse është kulturë, është njohje me nivel tjetër njerëzish, është një plus i madh për njeriun”, thotë ai.

Po pse një menaxher i lindur për biznes vendosi të studionte juridik?

Renato e ka përgjigjen gati. “Juridikun e kisha pasion, edhe pse ndoshta nuk do ta vë kurrë në funksion në kuptim klasik këtë diplomë. Por kjo s’do të thotë se nuk më ka hyrë në punë. Me njohjen e ligjeve unë jam shumë i përgatitur t’i zgjidh më lehtë të gjitha marrëdhëniet që kam me shtetin, me bashkëpunëtorët apo klientët e mi në biznes. Me shumë institucione që unë si biznesmen kam punë me njohuritë e mia si jurist di si të komunikoj, si të zgjidh të gjitha çështjet juridike”.

Nuk e fsheh që koha e studimeve ka qenë për të një jetë e dytë, një jetë ku ai ndihej mirë, sidomos për shkak të shoqërisë që ka krijuar. Për ta konkretizuar këtë ai tregon se sa e rëndësishme ka qenë për të momenti kur bëri inaugurimin e investimit të madh që bëri për kompaninë, ku në ceremoninë që organizoi me këtë rast i erdhën profesorët e tij, Romeo Gurakuqi, Ksenofon Krisafi. “Ky ishte një nder për mua. Është standardi i UET-it, formimi që kam marrë këtu që më ka ndihmuar të eci përpara dhe në punën time. Pas 5 viteve studime unë e them me plot gojën se nuk mjafton vetëm të punosh fort për të bërë biznes, duhen dhe idetë dhe formimi profesional, kjo më bën që të punoj për të pasur një biznes elitar, jo provincial, të jem në treg si më i miri”.

Renato është nga ata biznesmenë të rinj që e sheh kompaninë e tij si familjen e tij, ndoshta dhe për faktin që akoma nuk ka krijuar familjen e tij, por dhe se kërkon të bëjë një gjë të bukur dhe të madhe në vendin e tij. “Ndonjëherë mendoj se ne shqiptarët kemi një problem me veten tonë, kjo dëshira për të ikur jashtë. Shiko, në Gjermani, apo në çdo vend tjetër njerëzit punojnë dhe po e bëre punën me përkushtim e pasion rezultatet vijnë”, thotë më tej ai duke shpresuar që me punën e tij u ka dhënë një motiv për të punuar dhe për të qëndruar në Shqipëri dhe 100 punonjësve të tij dhe me dëshirën që në të ardhmen ta shtojë këtë numër.

Në fund ai tregon për fushatat e bamirësisë që ka kryer në emër të “Erzeni”-t duke dërguar ushqime te familjet e varfra, te familjet e prekura nga përmbytja, shtëpitë e jetimëve dhe projekte të tjera për të ardhmen.

Diploma Master- më shumë punë, më shumë para

$
0
0

foto - pritePunët që kërkojnë një diplomë master pritet të rriten 21.7% deri në vitin 2020. “Masteri, pika e fortë e UET-it”, flet drejtoresha e Shkollës Master

Diploma e nivelit të dytë, master, sjell një dallim sensacional kur vjen fjala te punësimi dhe të ardhurat.  Sipas një raporti nga Qendra Universitare Georgetown për Arsimin dhe Punësimin, SHBA, një diplomë master ka një vlerë prej 457.000 dollarë më shumë se një diplomë bachelor. Nëse karota nuk është mjaftueshëm tërheqëse, ka edhe një shkop: Punët që kërkojnë një diplomë master pritet të rritet 21.7% deri në vitin 2020, më shpejt se rritja në çdo nivel tjetër arsimor. Sipas këtij raporti Masteri është bërë thuajse një domosdoshmëri për ata që duan të punojnë, të ecin në karrierë dhe të kenë të ardhura të larta.

Po çfarë ndodh në Shqipëri? Sa rëndësi ka marrë masteri në tregun e punës? A paguhen më shumë punonjësit me diplomë të nivelit të dytë?

Shkolla Master në Universitetin Europian i Tiranës ka vendosur një rrjet komunikimi me 250 kompanitë më të mëdha të tregut shqiptar pikërisht për të diskutuar mbi këtë çështje dhe për të sjellë më pranë tregut të punës diplomat që jepen në universitet. Në këtë kuadër UET ka hartuar kurrikula të reja që i përshtaten tregut të punës, duke ofruar module trajnimi për punonjësit etj.   

Diploma Master, status në karrierë

Një zyrë punësimi që koordinon lidhjen me studentit dhe kompanive. Elona Kapllani prej një viti drejton zyrën e HR në UET dhe thotë se jemi krenarë që studentët tanë janë të punësuar në ministri, banka, kompani telekomunikacioni, organizata ndërkombëtarë etj. Ajo thekson se punësimi më i lartë, gati 80 për qind është në nivel master, pasi, o janë studentë që e kanë një punë dhe studiojnë për të pasur rritje në karrierë, ose e kanë më të lehtë të gjejnë punë gjatë studimeve ose pas diplomimit në master.

 

orkida-300x184“Masteri, pika e fortë e UET-it”

Drejtoresha e Shkollës Master UET, Orkida Ilollari: Po bashkëpunojmë me 250 kompani për masterin, trajnimet dhe intership 

Nëse tregu kërkon specialistë me diplomë Master, atëherë universitetet duhet të investojnë te kjo gjë. Drejtoresha e Shkollës Master UET, Orkida Ilollari, thotë se Masteri është pika e fortë e këtij universiteti, fokusi për të sjellë profilet që i duhen tregut, module trajnime që kërkojnë kompanitë për punonjësit dhe ndjekja e studentëve në karrierën e tyre profesionale.

Çfarë kërkojnë kryesisht studentët e masterit? Cilët mastera janë të preferuar? 

Aktualisht me ligjin e ri, masteri shkencor kërkon si kriter gjuhën e huaj, që janë një nga pesë gjuhët e huaja në nivel B1, ndërkohë masteri profesional ka si kriter dalës, pra gjatë gjithë vitit akademik kanë të drejtë të japin gjuhën e huaj. Ka tipologji të ndryshme kërkesash, ka CV me ide të qarta çfarë duan, çfarë kërkojnë sipas vendit të punës, por kanë dhe nga ata aplikantë që aplikojnë, që kërkojnë në një farë mënyre mendimin akademik se ku mund të drejtohen ata dhe këtu ne i ndihmojmë me këshillim kur janë në mëdyshje. I drejtojmë se cili master ju shkon për shtat më profesionin, me pozicionin e punës ose ku ata aspirojnë të shkojnë. Ose në një farë mënyre iu shpjegojmë atyre edhe  kërkesat ose tendencat që ka tregu.

Çfarë të rejash ofron masteri këtë vit?

Këtë vit gjithë trupa akademike është përgatitur për t’i pritur studentët e rinj me kurrikula të përmirësuara. Gjatë gjithë  muajve të kaluar kemi qenë në kontakt me bizneset, në forumet e ndryshme, në takimet e shpeshta me bordin e tregut të punës. Kemi marrë dhe kemi kuptuar se çfarë nevojash ka biznesi sot, se çfarë nevojash ka ekonomia, çfarë tendencash janë në treg. Të gjitha këto ne i kemi përkthyer në silabuse dhe kurrikula të përditësuara. Atëherë duke qenë se këto janë të reflektuara në programet tona, meqenëse gjitha trupa akademike punoi fort që këto të ishin pjesë e programeve tona, kjo është dhe e reja që ne jemi tashmë gati në këtë vit akademik që t’ua ofrojmë studentëve tanë.

Ku keni arritur konkretisht me bashkëpunimin me biznesin?

Bashkëpunimi është vendosur mes UET-it dhe 250 kompanive kryesore në vend. Pra, janë 250 kompani që kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish, nga 100 punonjës dhe më lart. Aktualisht këto kompani janë pjesë e një projekti që UET tashmë e ka ndërmarrë në kuadër të synimit tonë për t’u kthyer në një universitet të biznesit. Ky projekt konsiston në ofrimin ndaj këtyre  kompanive  të një oferte bashkëpunimi; nëse 5 punonjës të tyre nisin një master në UET ne bëjmë një reduktim të tarifës në 25%. Përpos këtij fakti ne ju ofrojmë module trajnimesh. Bizneset, korporatat ose organizatat që mendojnë se u duhen trajnime të shkurtra për punonjësit e tyre ne u ofrojmë module të ndryshme trajnimi me pedagogët tanë më të mirë.

Mund të jenë trajnime në marketing, në kërkim tregu, në komunikim, në biznes, në menaxhim financiar dhe në menaxhim projektesh, trajnime të shkurtra që mund  variojnë nga një muaj deri në dy muaj, lidership, komunikim etj… Aktualisht jemi gati që të mirëpresim bizneset në vazhdim këtij projekti. Një bashkëpunim tjetër me këto biznese është dhe intershipi, pra është ndarja e eksperiencave midis Universitetit Europian të Tiranës me korporatat.

 

Oferta e Shkollës Master UET:

-24 programe Master Profesional dhe Master i Shkencave në fusha të gjera studimi

-Programet në funksion të biznesit, institucionet financiare dhe nevojave të ekonomisë

-Të përditësuara me tendencat e tregut të punës

Module Trajnimesh 2-3−mujore:

Marketing: Si të maksimizojmë fitimin përmes segmenteve te tregut; teknikave promocionale; metodave inovative të shitjes dhe pozicionimit të suksesshëm të kompanisë në treg.

Kërkim tregu: Kuptimi i kërkimit marketing dhe i vlerës së tij në analizën e konsumatorëve, tregjeve dhe ambientit. Zhvillon aftësitë e mbledhjes, analizës dhe interpretimit të të dhënave.

Komunikimi në biznes: Të asistojmë në zhvillimin e kompetencave të komunikimit në biznes nëpërmjet ofrimit të informacionit të lidhur me format e ndryshme të komunikimit dhe përdorimit efektiv të tyre.

Menaxhim financiar; trajnim i cili konsiston në vendimmarrjen financiare kryesisht në tri akset më të rëndësishme: zgjedhja e investimeve, vlerësimi i kostos së kapitalit dhe zgjedhja e financimit të vazhdueshëm.

Intership: Bashkëpunime dhe ndarje eksperiencash ndërmjet Universitetit Europian të Tiranës dhe Korporatave.

 

Hapja e negociatave me BE-në, Franca flet për “dritë jeshile”

$
0
0

14625586_10154360620257819_645051346_oPresidente e Komitetit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare  të Francës, Danielle Auroi, ishte e ftuar në Universitetin Europian të Tiranës, ku mbajti një fjalim dhe diskutoi për Integrimin e Shqipërisë në BE.

Pikëpyetjet mbi integrimin e Shqipërisë në BE ishin pjesë e një diskutimi të hapur mes studentëve e pedagogëve të Universitetit Europian të Tiranës dhe Danielle Auroi, Presidente e Komitetit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare  të Francës. Zonja Auroi është në Tiranë si drejtuese e një delegacioni të posaçëm të Parlamentit Francez dhe gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar me ministra të qeverisë dhe autoritete të tjera vendase.

Në fjalën e saj zonja Auroi shpjegoi se është tepër e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të  anëtarësohen në BE, por secili prej tyre ka rrugë të ndryshme për të bërë.  “Shpresoj që të merrni një mesazh pozitiv nga Këshilli Europian përsa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Europian”, u shpreh ajo. E pyetur nga studentët për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, Auroi u përgjigj: ”Edhe nëse merrni dritën jeshile në Dhjetor, gjithsesi do të duhen minimumi 8 vjet për t’u anëtarësuar në BE”.

“Ne jemi të bindur se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të intregrohen në Bashkimin Europian, se vetëm kështu ai është i plotësuar. Por për këtë rruga është e gjatë dhe nuk është e njëjta për të gjithë. Shpresoj se pas disa javësh të merrni një mesazh pozitiv nga Këshilli Europian për sa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe në atë moment do të jetë më të vërtet një moment shumë i rëndësishëm. Ne folëm sot për çështjet e rëndësishme për reformen e drejtësisë, për të gjithë ato reforma që do të kryejnë këtu dhe për të gjitha reformat që do të zhvillohen”, u shpreh gjatë fjalës së saj para studentëve Auroi.

Ajo theksoi se është folur shumë për reformat e ndërmarra, por nuk është folur shumë për përditshmërinë e shqiptarëve. Duke prekur çështjen e emigrimit ajo shtoi se problemi qëndron tek largimi i të rinjve dhe sa do ta ndryshojë këtë trend hapja e negociatave me BE-në.

“Mëqënëse jemi në një ambjent universitar, dua të them se Shqipëria është një vend me studentë të edukuar. Kjo është prova, prova është që jeni këtu sot, por unë e di që ka shumë të rinj që kërkojnë të ikin nga vendi, ka papunësi tek të rinjtë. A mendoni ju se integrimi në Bashkimin Europian, që do të thotë, jo thjesht përmbushja e kritereve, por arritja dhe zbatimi edhe në Shqipëri i atyre standardeve dhe vlerave që ka Bashkimi Europian, do të jetë një sinjal i fortë për të rinjtë, jo vetëm të mos largohen nga vendi, por edhe për ata studentë që kanë ikur të kthehen këtu? “

Por para se studentët t’i jepnin një përgjigje kësaj pyetje, vetë zonja Auroi shtoi se vendin tonë i duhet akoma shumë punë për të arritur këtë gjë. “Shqipëria në Bashkimin Europian ka ende një imazh negativ. Unë mendoj se ky imazh është i padrejtë sepse Shqipëria ka ecur përpara janë bërë hapa të konsiderueshme për të luftuar kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, për mbrojtjen e minoriteteve dhe kështu me rrallë”,  i shpreh ajo duke shtuar se ka akoma punë për të bërë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke shfaqur dëshirën e saj dhe të vendeve të BE-së për të mirëpritur Shqipërinë në këtë union Auroi shtoi se duhet të punojnë të gjithë bashkë për t’ia arritur kësaj./Mapo.al/

 

 

 

 

 

Klubi Rasëll, takimi i parë pa Gilman Bakallin

$
0
0

Tonin Gjuraj dhe Gilman BakalliPedagogë, studentë dhe miq përkujtojnë Gilman Bakallin, pedagogun e rrallë që ndërroi jetë pak ditë më parë

Dje, në ditën e mërkurë, dhe orën 18:00 mblidheshin filozofët e Klubit Rasëll, një grupim pedagogësh dhe lektorësh të degëve të ndryshme të shkencave humanitare të UET-së, ku ishte përfshirë dhe pedagogu i komunikimit Gilman Bakalli.

Takimi u bë, por ishte i pari pa Gilman Bakallin pedagogun e cilësuar më atipiku, intelektualin jashtë çdo strukture.

Ka ndodhur e kundërta. Ky klub ka thyer rregullat, në një përshpirtje jo të zakontë, duke mbledhur në sallën e madhe prej 200 vendesh miq, pedagogë, studentë, intelektualë… për të thënë fjalët që shquanin, dallonin intelektualin Gilman Bakallin.

Të gjithë janë ngritur në këmbë për të lehtësuar dhimbjen e kujtuar në një minutë heshtje Gilman Bakallin. Pas heshtjes, një minutazh i shkurtër në formë dokumentari shpjegonte gjithë “skeletin” e këtij njeriu që jetoi shëndetshëm, brenda një trupi që është më e fortë se mendja.

Në këto fjalë të gjalla të Gilman Bakallit është vërejtur jo teoricieni i komunikimit por sociologu që ka gjetur te sekretet e jetës, edhe çelësin e një bashkëjetese fizike e mendore, si kusht paraprak për të mundësuar dijet. Janë fjalë testament që kalojnë nga kjo memorie dokumentare në një prej televizioneve shqiptare, ku Bakalli ka qenë i ftuar në një intervistë krejtësisht jashtë kornizave, ku flet se si punoi pedagogu atipik.

Bakalli ka treguar se të qenit pedagog ka pasur synimin e thjeshtë, pothuaj fillestar, për të zgjuar vetëdijen e studentëve. Ndërsa ka folur për karrierën, sa larg kësaj ambicieje ishte, ndërsa kërkonte formën ideale të të jetuarit shëndetshëm. “Trupi është gjëja më e rëndësishme, trupi fiton. Mendja të mashtron, por trupi i vë kufijtë…Duhet ditur të merresh me trupin. Kush di të merret me të di të merret shumë mirë edhe me mendjen…”, duke qeshur sjell një lloj “lekture” në televizion Bakalli. Ai ka treguar se si ëndërronte të bënte një udhëtim në botë me biçikletë, dhe t’i shndërronte ato në ditare udhëtimi. Një ëndërr që thoshte se mezi priste të plakej për ta realizuar. Kjo për faktin, se shoqëria na detyron të kryejmë në përditshmërinë tonë, – shprehej Bakalli, – gjëra të tepërta, të panevojshme.

Administratori i UET-së, Henri Çili duke reflektuar mbi një bashkëpunim të gjatë, prej gati 10 vjetësh se si kanë ndarë idetë për universitetin, se si një intelektual atipik del jashtë strukturës së një sistemi për të qenë i lirë, dhe në një suazë më të madhe se thjesht shquarja, një sinonim i intelektualit publik. Gilman Bakalli tha Çili ishte nga ata njerëz, nga ai soj intelektuali dhe studiuesi që interesohej më së shumti për çfarë ndodh tani, që kishte interes që ajo bënte të vlente tani. Nuk e shqetësonte asfare nëse do të mbetej diçka që ajo bënte madje as nuk e donte këtë gjë. Në fakt ai la dhe la shumë, tha Çili. Ai la një stil të veçantë lektorimi, la shkrime të rralla dhe të shkëlqyera, la një model intelektuali pa kompromis, la një shembull njeriu dhe të jetuari të veçantë, të vërtetë. E gjitha do të jetë me ne vazhdimisht.

Rektori i UET, Tonin Gjuraj tha se tani fjalët janë mbaruar, veçse do flitet pa fund për një intelektual autentik, origjinal, antistrukturë, sociolog brilant që thyente mitet. I emocionuar, thuajse duke ngashëryer Gjuraj kujtoi ditë dhe orë bisedash me Bakallin, kujtoi detaje dhe copëza nga jeta në universitet, në politikë apo kudo me Bakallin, të cilat ishin jo vetëm domethënëse dhe përkufizuese për atë që ishte prof.. Bakalli por edhe ishin prej atyre që zhyten thellë në memorie dhe rrinë aty bashkëjetuese me ty.

Një foto që shpjegonte natyrën e tij, mes melankolisë dhe mirësisë, do të vërente pedagogu dhe drejtuesi i Klubit Rasëll, Klementin Mile. Ndërsa në këtë foto ishte nënshkruar një nga thëniet brilante që ka lënë Bakalli: “Asnjëherë nuk e kam kuptuar vërtet se çfarë ndjesie provokohet në nënvetëdije ndërsa i ngjitem malit, Ndoshta dëshirë, për të arritur majat”.

Miqtë e tij, kanë pasur rastin të flasin për një njeri, mik dhe intelektualin e “humorit të zi” për situata që jo pak kërkojnë guxim.

Muhamet Mustafa, një histori për jetën dhe lindjen e një shteti

$
0
0

14741202_10154369034957819_1803802838_nUniversiteti Europian i Tiranës dhe UET Press promovojnë nesër librin “KAPËRCIMI I VETMISË” me autor Muhamet Mustafa dhe parathënie nga Adrian Civici dhe Bardh Rugova.

Të shkruash historinë e jetës, por brenda saj të lexohet historia e lindjes së një shteti. Për lexuesin shqiptar vjen një nga rrëfimet më interesante të një intelektuali, politikani dhe personaliteti të jetës së Kosovës, Muhamet Mustafës. UET-Press promovon nesër, e premte 14 tetor 2016, librin e tij “Kapërcimi i vetmisë”, i cilësuar nga kritikët si një rrëfim personal që tregon në fakt lindjen e shtetit të Kosovës.

“Libri “Kapërcimi i vetmisë” i Muhamet Mustafës është, në thelb, historia e dekadave të fundit e Kosovës, treguar në mënyrë subjektive, por të sinqertë nga një protagonist i drejtpërdrejtë dhe i angazhuar i shumë ngjarjeve të rëndësishme të jetës publike dhe intelektuale në periudha të ndryshme të ndërtimit të shtetit. “Kapërcimi i vetmisë”, më shumë se për historinë, është një libër për të nesërmen.

Kur lexuesi ta ketë përfunduar leximin, nuk do të ketë vetëm një perspektivë fort të afërt e personale të jetës kosovare të dekadave të fundit, por do të mund të shtrojë pyetje të rëndësishme rreth së ardhmes të shtetit të ri. Për krijimin e shtetit të Kosovës është punuar me shumë sakrificë nga shumë breza të tërë. Brezi i liderëve të tashëm dhe brezat e ardhshëm duhet t’i kenë parasysh ato sakrifica, derisa i japin formë ardhmërisë së shtetit të ri”, shkruan në parathënien e librit, Bardh Rugova.

Muhamet Mustafa është një ndër intelektualët më të shquar të Kosovës, por krahas karrierës së studiuesit dhe të profesorit universitar në fushën e ekonomisë, ai ka krijuar një karrierë të bujshme publike dhe politike, nisur si kryetar i Rinisë së Kosovës në vitet shtatëdhjetë, për të vazhduar si udhëheqës i institucioneve të rëndësishme ekonomike të Kosovës e të Jugosllavisë dhe për të kulmuar me postin e ministrit federativ në kuadër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë – post të cilin e ka lëshuar më 1989 në kohën e masave të Milosheviçit.

Aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe themelues e drejtues i Institutit “Riinvest”, i cili është instituti i parë “think tank” për zhvillim dhe kërkim i Kosovës, i themeluar më 1995 dhe si i tillë realizon publikime dhe raporte kërkimore nga fusha e ekonomisë me synim promovimin e zhvillimit ekonomik modern në Kosovë, mbështetur në filozofinë e ndërmarrjeve./Mapo.al/

Muhamet Mustafa, një rrëfim për jetën që rrëfen Kosovën

$
0
0

14643054_341274389599206_1701948252_nU promovua sot në Universitetin Europian i Tiranës libri “Kapërcimi i vetmisë” me autor Muhamet Mustafa dhe parathënie nga Adrian Civici dhe Bardh Rugova, botim i UET-press

Mustafa Mustafën në Kosovë e njohin si ish-ministrin e kohës së Titos, që kur ishte çështja e minierës së Trepçës, tha “jam me minatorët, jo me Qeverinë”. Ndërsa sot ai është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe drejtues i Institutit “Riinvest” për Hulumtime Zhvillimore.

Mustafa ka ardhur për lexuesin shqiptar me një botim të veçantë nga UET-Press, një rrëfim për jetën e tij që nis që në shekullin e kaluar, një rrëfim që sjell dhe historinë e Kosovës në të gjitha ngjyrat e saj. Libri “Kapërcimi i Vetmisë” u promovua sot në Universitetin Europian të Tiranës, ku miq e bashkëpunëtorë të tij e vlerësuan librin si një burim dokumentor për historinë e Kosovës nëpërmjet rrëfimit të tij personal.

Rrëfimi personal si rrëfim për lindjen e një shteti

Muhamet Mustafa  kishte si qëllim të shkruante historinë e jetës së tij, kur larg prej vendlindjes, në bregdetin e Shëngjinit nisi të shkruante librin, por përmes këtij rrëfimi ne lexojmë historinë e lindjes së një shteti, Kosovës.

“Nëse do të njohësh historinë e një vendi, mjafton të lexosh një libër me kujtime të një personaliteti të shquar të atij vendi dhe në këtë rast libri i Mustafës është një rast tipik për të njohur historinë e Kosovës”, tha Adrian Civici, president i UET-it, i cili ka pasur rastin ta ketë bashkëpunëtor dhe mik Mustafën.

Civici e cilëson Mustafën një personalitet shumëdimensional, i cili në librin e tij sjell vetë historinë e Kosovës, aktualen dhe të kaluarën, në detaje të vogla në dukje, por mjaft domethënëse në përmbajtjen dhe efektin e tyre, në një kombinim mes jetës dhe historisë personale apo familjare me vetë jetën e Kosovës. “Besoj, se sidomos brezi i ri në Kosovë dhe Shqipëri, ka nevojë ta njohë më mirë këtë histori, sepse ajo mbart, brenda vetes, një nga kohët më sfiduese dhe të ngarkuara të historisë sonë kombëtare”, shprehet Civici.

Më tej studiuesi nga Kosova, Bardh Rugova e vlerësoi këtë libër pikërish për dualitetin e rrëfimit që nëpërmjet dimensionit personal sjell historinë tjetër më të madhe, atë të Kosovës.

“Libri “Kapërcimi i vetmisë” i Muhamet Mustafës është, në thelb, historia e dekadave të fundit e Kosovës, treguar në mënyrë subjektive, por të sinqertë nga një protagonist i drejtpërdrejtë dhe i angazhuar i shumë ngjarjeve të rëndësishme të jetës publike dhe intelektuale në periudha të ndryshme të ndërtimit të shtetit.

“Kapërcimi i vetmisë”, më shumë se për historinë, është një libër për të nesërmen. Kur lexuesi ta ketë përfunduar leximin, nuk do të ketë vetëm një perspektivë fort të afërt e personale të jetës kosovare të dekadave të fundit, por do të mund të shtrojë pyetje të rëndësishme rreth së ardhmes të shtetit të ri.

Për krijimin e shtetit të Kosovës është punuar me shumë sakrificë nga shumë breza të tërë. Brezi i liderëve të tashëm dhe brezat e ardhshëm duhet t’i kenë parasysh ato sakrifica, derisa i japin formë ardhmërisë së shtetit të ri”, shkruan në parathënien e librit, Bardh Rugova.

Vetmia, si vetmi individuale dhe kombëtare

Vetë autori gjatë promovimit foli mbi zgjedhjen e titullit. “Ky është një titull letrar, ndërsa libri im nuk është një stil letrar”, tha ai, “por kapërcimi i vetmisë ka një kuptim më të gjërë se sa vetëm personal”.

“Ne shqiptarët kemi qenë për shumë kohë të vetmuar, kemi bërë aleanca të gabuara e problematike, me Kinën, me Rusinë, por e kemi kapërcyer vetminë kur gjetëm aleancat e duhura, ato perëndimore”, tha në fjalën e tij Mustafa dje në UET.

Ai solli për të pranishmit disa momente të librit, që ishin në fakt kujtime të fëmijërisë së tij se si ishte njohur me Shqipërinë, për herë të parë kur kishte dëgjuar një këngë nga Radio Tirana, kur kishte parë Pogradecin që nga bregu i Ohrit në Maqedoni dhe kur kishte parë pikturën e shokut të klasës me Skënderbeun mbi kalë. Tani është vetë Mustafa që i prezantohet Shqipërisë me rrëfimin e tij./Mapo.al/

 

 


Cilat janë universitetet globale, Mbretëria e Bashkuar dominon listën

$
0
0

international_studentsInstitucionet më të mira punësojnë një staf akademik nga e gjithë bota, tërheqin studentë nga një treg global i talenteve më të mira dhe bashkëpunojnë me departamentet kryesore kur ju duhet të bazohen diku 

Mbretëria e Bashkuar është shfaqur si vendi me një fokusim më të madh ndërkombëtar për universitetet në botë, me Australinë të dytën dhe Shtetet e Bashkuara me një vështirësi të madhe.
Times Higher Education për vitin 2016, e cila drejtohet nga Universiteti i Katarit i themeluar në vitin 1973 në shtetin e pasur me naftë, publikoi një listë me 200 universitetet ndërkombëtare në botë.
Universiteti i Luksemburgut është në vendin e dytë, me Universitetin e Hong Kongut të tretin dhe Macau University i gjashti.
4 nga 10 më të mirat janë universitete zvicerane, Ecole Polytechnique Federale de Lausanne është në vendin e katërt, Universiteti i Gjenevës i pesti, ETH Zyrih-Swiss Federal Institute of Technology Zurich i shtati dhe Universiteti i St Gallen i teti.
Universiteti Ndërkombëtar i Singaporit është i nënti dhe Kolegji Imperial Londër i dhjeti.
Phil Baty edituesi i Times Higher Education, për renditjen e universiteteve botërore thotë: “Pikëpamja globale e një institucioni është një nga pikat kryesore për markimin e një universiteti prestigjioz.”
Institucionet më të mira punësojnë një staf akademik nga e gjithë bota, tërheqin studentë nga një treg global i talenteve më të mira dhe bashkëpunojnë me departamentet kryesore kur ju duhet të bazohen diku.
“Të gjitha institucionet në këtë listë duhet të festojnë, të jesh i emëruar si një nga universitetet ndërkombëtare në botë është shenjë e një potenciali të madh, të konkurrencës dhe fuqisë që ke”.
Për sa iu përket Shteteve të Bashkuara, ka një renditje tepër të varfër sepse studentët e saj dhe stafi akademik janë më të tepër të shkolluar në shtëpi, prandaj ka vetëm një universitet në këtë renditje. Instituti i Teknologjisë në Massachusetts pozicionohet në vendin e 90 nga 100 më të mirët e listës. Janë vetëm 8 më shumë në gjysmën e poshtme të renditjes.
Princeton në vendin 123 është më i larti, i ndjekur nga Harvardi në vendin e 134. Vetëm 6 universitete më shumë të Shteteve të Bashkuara bëjnë prerjen e madhe, Stanford i 141, Kolumbia e 156, Instituti i Teknologjisë në Gjeorgji i 166, Johns Hopkins i 177, Rice i 193 dhe Purdue i 196.
Renditja është hartuar duke përdorur rezultatet e treguesit ndërkombëtar Outlook, në renditjen e Times Higher Education të universiteteve botërore 2015-2016. Të gjitha institucionet që figurojnë në 800 më të mirët e viteve 2015-2016, janë marrë parasysh nga një grup prej 400 institucionesh të vitit të kaluar.
Janë 64 institucione të Mbretërisë së Bashkuar në 200 më të mirat, pra gati gjysma e numrit total të universiteteve të këtij vendi.
Universiteti i Oksfordit dhe University College London të 18-tët, King’s College London e 20-ta, Universiteti i Essex në vendin e 21, Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike Londër e 22-ta, Univesiteti Queen Mary i Londrës i 23-ti dhe Queen’s University Belfast i 24 plotësojnë listën e 25 më të mirëve.
Australia ka 24 universitete në renditjen e 200 më të mirëve ku 16 prej tyre janë te 100 më të mirët. Universiteti Kombëtar i Australisë ka pozicionin më të lartë në vendin e 25.
Zvicra është vendi i tretë nga 28 vendet e listuara, me 10 universitete duke përfshirë Ecole Polytechnique Federale de Lausanne, e cila ka rënë në vendin e katërt pas vitit 2015.
Zelanda e Re ka 6 universitete në renditjen e 100 më të mirëve, duke u kryesuar nga Auckland University of Technology në vendin e 12. Kanadaja, Danimarka dhe Irlanda kanë nga tri universitete, secila në renditjen e 100 më të mirëve.

Në bankën ku ka studiuar babai

$
0
0

halimi dhe tediProfil/ Halim Hamzallari, nga studimi i ekonomisë së centralizuar te studimi i ekonomisë së tregut në UET. I biri, Tedi, zgjedh të njëjtën degë dhe të njëjtin auditor ku ka studiuar i ati

Me një universitet të kryer disa vite para se të binte sistemi komunist, Halim Hamzallari, nuk e ndiente veten të kompletuar nga ana akademike edhe pse e kishte një punë të mirë si ekonomist. Pas disa dilemave ai më në fund vendosi të rifutej në shkollë për të rifreskuar dijet e tij, për të prekur një realitet të ri arsimor, në një sistem të ri shoqëror, atë demokratik. Në vitin 2010 ai u regjistrua për master të nivelit të dytë për Menaxhim në Fakultetin Ekonomik në UET. Ishte shkëputur nga shkolla që në vitin 1987 kur u diplomua në ekonomik në Universitetin e Kamzës, por rikthimi në auditor ishte një nga vendimet më të mira të marra në jetë, thotë ai për gazetën MAPO.

Halimin e takuam në hollin e Universitetit Europian të Tiranës, ku ai kishte ardhur bashkë me të birin, Tedin, i cili ashtu si babai ka zgjedhur të njëjtën degë dhe të njëjtin universitet për të studiuar.

Po sa të vështirë e ka pasur Halimi rikthimin pas më shumë se dy dekadash në shkollë? “Fillimisht kur u regjistrova në universitet e kisha pak të vështirë, ndoshta dhe për shkak të diferencës së moshës me pjesën tjetër të klasës, por u përshtata shpejt. Masteri ishte një zgjedhje që bëra pasi më duhej për të marrë më tepër njohuri, duke qenë se kisha mbetur vetëm te njohuritë e vjetra, besoja se duhej të mësoja mbi risitë e reja. Ndryshimi sigurisht që ishte shumë i madh, ishte përplasje e dy sistemeve totalisht të ndryshme. Unë kisha bërë shkollën në sistemin komunist, ku mësonim për ekonominë e centralizuar, ndërsa në UET po merrja njohuri për ekonominë e tregut, ishte një periudhë vërtet e dobishme për mua nga ana profesionale. Universiteti më ka lënë përshtypje mjaft të mira, si një universitet shumë korrekt, me pedagogë mjaft të përgatitur, lëndë shumë interesante”, shprehet ai.

Halimi është shumë i kënaqur që i biri do të jetë në të njëjtin auditor, ndoshta me të njëjtët profesorë dhe të njëjtën degë studimi, edhe pse thekson se nuk ka ndikuar në zgjedhjen e tij.

“Më pëlqen ekonomiku, është zgjedhja ime, dhe pse isha në dilemë mes ekonomikut dhe Informatikës Ekonomike”, thotë Tedi. Ai sapo ka mbaruar Maturën Shtetërore dhe e vetmja dilemë ishte dega e studimit, por duket se profesioni i babait, ka ndikuar në vendimin e marrë. Tedi u regjistrua në ekonomik me synimin që pas tri viteve Bachelor të specializohet në një master për menaxhim biznes. “E shoh veten në bankë, por më shumë e imagjinoj në menaxhimin e një biznesi”, shton Tedi, i cili beson se me shkollën do të arrijë jo vetëm të marrë njohuri por të fitojë një profesion që do ta nxjerrë në jetën e pavarur.

Gazetaria investigative, të rinjtë në llogore

$
0
0

amabsadori lu me studentetStudentët e UET-it në degën Marrëdhënie me Publikun-Komunikim bëhen pjesë e projektit të Ambasadës Amerikane për trajnimin e gazetarëve të rinj në “Gazetarinë investigative” 

Nga Blerina Gjoka

Me moton “Studentët e Gazetarisë bashkohen në Luftën Kundër Korrupsionit”, Ambasada Amerikane në Tiranë në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës dhe Institutin Shqiptar të Medias, krijoi një kurs trajnimi për gazetarinë investigative. Synimi ishte që të përqendrohej energjia te trajnimi i të rinjve, studentëve që vinin nga bankat e shkollës. 12 studentët fitues kanë nisur tashmë trajnimin prej disa javësh pasi kaluan fazën e përzgjedhjes me esetë e tyre. Studentët kanë në dispozicion pajisje teknologjike nga më të fundit dhe po trajnohen nga gazetarë të njohur, si Lufti Dervishi, Ilva Tare, Desada Metaj, Adi Krasta, Fatjona Mejdini etj. Të rinjtë e këtij kursi presin me kënaqësi një bashkëpunim të mundshëm me studentë gazetarie nga Walter Cronkite School of Journalism and Mass Communication të Universitetit Shtetëror të Arizonës, për të ndarë praktikat më të mira në lidhje me gazetarinë investigative.

Trajnerët e Kursit të Gazetarisë Investigative për Studentë e konsiderojnë këtë kurs një domosdoshmëri në situatën kur ka shumë pak gazetari mirëfilli investigative në mediat vendëse, si dhe probleme me lirinë e gazetarëve. Synimi është për të mbrumur te të rinjtë e pa sprovuar akoma me profesionin, jo vetëm disa aftësi investigative, por dhe një marrëdhënie pa kompromis me lirinë e fjalës.

Gazetar dhe aktivist në luftën antikorrupsion, Lutfi Dervishi, beson se ky kurs do t’i edukojë të rinjtë që kanë zgjedhur këtë profesion që të punojnë me profesionalizëm larg censurës mediatike. “Ky është një kurs për gazetarët e rinj, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të ushtrojnë gazetarinë hulumtuese, në kushtet kur debati aktual në Shqipëri është se mediat tradicionale po tradhtojnë interesin e publikut. Studentët po njihen jo vetëm me raportimin dhe teknikat e investigimit, por edhe me vënien në funksion të hulumtimit dhe të teknologjisë dhe rrjeteve sociale. Ajo çfarë ne do të servirim në fund të këtij trajnimi janë shkrimet, të cilat reporterët do t’i punojnë larg trysnive editoriale, censurës apo vetëcensurës, ku kriteri i vetëm është profesionalizimi”, thekson Dervishi në një komunikim me MAPO-n.

Gazetarja e BIRN-it, Fatjona Mejdini e cilëson këtë kurs si rrugë për të mbushur zbrazëtinë që ka media shqiptare për gazetarë të mirë investigativë. “Kursi i gazetarisë investigative për të rinjtë ka për synim t’i prezantojë ata me teknikat e njohuritë e nevojshme për të nisur udhëtimin e tyre në rrugën e gjatë dhe të vështirë të gazetarisë hulumtuese. Sot në Shqipëri ka një kërkesë në rritje për gazetari cilësore dhe ky kurs ka për qëllim të kontribuojë në përmbushjen e kësaj zbrazëtie. Të rinjtë duhet të kuptojnë se gazetaria cilësore ka gjithmonë interesin e publikut dhe organizata që e mbështesin. Ajo çfarë duhet është thjesht vullneti dhe kuraja e tyre për ta përqafuar atë. Përdorimi i teknologjisë është një nga elementet kyçe të këtij kursi, nisur nga fakti se gazetarët e rinj duhet të jenë sa më fleksibël për t’u përshtatur me ndryshimet e mëdha të formës që po pëson gazetaria sot në mbarë botën”, shprehet ajo.

 

studentetStudentët: Gazetaria shqiptare ka nevojë për frymë të re

Të rinjtë që janë bërë pjesë e kursit për Gazetari Investigative, mbështetur nga Ambasada Amerikane, e shohin këtë si një nisje mbarë të karrierës së tyre si gazetarë, si mundësi për të qenë ata “era e re” në gazetarinë shqiptare. MAPO intervistoi disa nga studentët që janë pjesë e këtij programi; Inva Hasanaliaj, diplomuar për marrëdhënie me Publikun- Komunikim në UET, Anxhela Ruçi, diplomuar në gazetari në Universitetin e Tiranës dhe Fatjon Baze, diplomuar në Marrëdhënie me Publikun –Komunikim UET

Çfarë do të thotë ky projekt për ju?

Inva: Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm në jetën time, jo vetëm për faktin se jam në fillimet e karrierës time si gazetare, por të jesh pjesë e një grupi të tillë do të thotë shumë për mua duke u nisur edhe nga fakti se trajnerët tanë do të jenë disa prej figurave më të rëndësishme të gazetarisë shqiptare dhe katedrës akademike.

Fatjon: Ky është një projekt i Ambasadës Amerikane këtu në Shqipëri, e cila ofron për herë të parë një kurs gazetarie për studentët e kësaj fushe. Kursi ka si qëllim të pajisë studentët me informimin që duhet të kemi për gazetarinë investigative. Është një projekt shumë i rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur që u përzgjodha të jem pjesë e tij. Jam i bindur që do të na vlejë shumë për të ardhmen tonë si gazetarë. Prandaj një falënderim i madh i shkon Ambasadës Amerikane që na dha mundësinë të jemi pjesë e këtij projekti.

Anxhela: Sapo jam diplomuar në Gazetari dhe Komunikim dhe kjo është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte çdo studenti. Të angazhohesh në një projekt me këto përmasa duhet të jesh vërtet me fat. Ky projekt do të më japë mundësi të jem më afër profesionit për të cilin kam investuar në tri vite. Sot gazetaria shqiptare, ose ajo çfarë mund të konsiderojmë të tillë, ka nevojë për një frymë të re. Ky do të jetë hapi i parë drejt gazetarisë së re shqiptare.

Si mund të shërbejë në karrierën tuaj ky projekt?

Inva: Sigurisht që ky projekt nuk është thjesht një formë informimi teorik, ka dhe punë konkrete, që do të më ndihmojë të ndërtoj bazat e gazetarisë, e cila ndoshta do të jetë tejet e ndryshme, nga ajo që është zhvilluar deri tani. Jemi një vend i cili është konsideruar dhe vazhdon të konsiderohet një vend në zhvillim, ndaj një justifikim i tillë ka bërë që edhe gazetaria të reflektojë të njëjtat simptoma me zhvillimin e përgjithshëm. Gazetaria shqiptare ka nevojë për një drejtim të ri dhe mendoj se unë dhe të rinjtë e tjerë, të cilët janë pjesë e këtij projekti, apo edhe ata që nuk patën fatin e mirë të ishin pjesë e tij, do të ndërtojnë një elitë të re gazetarie, e cila do të këtë rolin që ndoshta deri tani i është “mohuar”, pra të jetë pushteti i katërt. Ky projekt do të jetë një shtyllë e rëndësishme e karrierës sime si gazetare profesioniste.

Fatjon: Besoj dhe jam i bindur që do të më shërbejë shumë në të ardhmen time në këtë profesion. Kjo pasi ne do të kemi fatin që të marrim mësime nga disa gazetarë të njohur dhe më të mirët në Shqipëri. Eksperienca që ata do të ndajnë me ne, është diçka shumë e rëndësishme që jam i bindur që do të na vlejë për të ardhmen. Gjithashtu gazetaria investigative ka një forcë të madhe për sa i përket ndikimit në demokratizimin e një shoqërie. Shpresoj shumë që çdo gjë të shkojë mirë dhe të marrim mësimet e duhura!

Anxhela: Pa diskutim që do jetë një nga hallkat e forta të karrierës sime. Padyshim që është një rrugë e cila ka vështirësitë e saj dhe vetëm me kalimin e kohës, do të mund të kuptoj rëndësinë e vërtetë që mbart në vetvete ky rrugëtim. Tani mund të them vetëm që është një fillim tepër i mbarë për mua dhe për karrierën që dua të ndërtoj në vazhdimësi.

Intervistoi: Eva Drita

Erasmus+ / Ketrina Çabiri: UET është universitet pionier

$
0
0

Ketrina CabiriKetrina Çabiri, drejtuese e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve dhe Partneritetet në Qendrën UET pranë Universitetit Europian të Tiranës shpjegon se çfarë është programi Erasmus + dhe çfarë përfitimesh kanë studentët nga këto shkëmbime në universitetet më të mira europiane.

Çfarë është Erasmus + dhe si mund të përfitojë një student?

Erasmus+ është programi më i madh i Bashkimit Europian për rininë dhe edukimin, që prej vitit 2014. Para Erasmus+ ekzistonin skema të ndryshme financimi, ku universitetet e Ballkanit Perëndimor, mund të merrnin pjesë në disa prej nën-programeve. Erasmus+ ndahet në disa veprime kyçe ose nën-programe, siç janë ngritja e kapaciteteve, shkëmbimet studentore dhe mbështetja ndaj formimit profesional. Universiteti Europian Tiranës, tashmë me një eksperiencë të gjerë në aksesimin e fondeve të Komisionit Europian, fokusuar në dy nën-programet që i dedikohen edukimit dhe arsimit të lartë: ngritja e kapaciteteve, shkëmbimet studentore. Ndërsa programi i ngritjes së kapaciteteve është më afatgjatë dhe ka përfitim jo të drejtpërdrejtë te studentët, shkëmbimet studentore Credit Mobility, janë skema që mundësojnë drejtpërsëdrejti lëvizshmërinë e studentëve të interesuar. Erasmus+ Credit Mobility u lejon studentëve shqiptarë, që prej 2014 të studiojnë për një semestër në një universitet Europian, duke ekuivalentuar kreditet sipas Marrëveshjeve ndër-institucionale. Nga pikëpamja financiare, shkëmbimet studentore përmes granteve Erasmus+ paraqesin lehtësi për studentët dhe familjet e tyre, si edhe për institucionet e përfshira, pasi ato mbulojnë pothuajse të gjitha shpenzimet e studentit gjatë periudhës së mobilitetit.

Prej sa kohësh UET është përfshirë në këtë program dhe cilat kanë qenë rezultatet?

Nga kjo pikëpamje UET është universitet pionier, pasi është përfshirë në programin Erasmus+ qysh prej miratimit të tij nga Komisioni Europian, duke u renditur ndër universitetet më të suksesshme në nivel kombëtar, si për shkëmbime studentore ashtu edhe për projekte që synojnë ngritjen e kapaciteteve. UET aktualisht është duke zbatuar 5 projekte Erasmus + për ngitje kapacitetesh, 12 projekte mobilitetesh me bazë Erasmus dhe 5 projekte mobilitetesh me bazë Marrëveshje Ndërinstitucionale. Shkëmbimi i studentëve, përfitimi i abonimeve në revista e platforma ndërkombëtare shkencore si sage, questia dhe ebsco, pajisja me tekstet akademike të botimeve të fundit nga universitete prestigjioze, dhe këmbimi i stafit pedagogjik në auditorët e universiteteve partnere, janë vetëm disa prej përfitimeve të projekteve Erasmus +.

Çfarë eksperiencash dhe sfidash kanë ndarë studentët e huaj që kanë ardhur në UET?

Sikurse jemi të vetëdijshëm, Shqipëria është një vend eksporti më tepër se importi për sa i takon kapacitetit rinor intelektual. Një nga sfidat që Universiteti Europian i Tiranës ka tentuar të adresojë gjatë këtyre viteve është tërheqja e studentëve të huaj, për të ndjekur një semestër në UET dhe integrimi i tyre në jetën studentore. Gjatë vitit akademik 2015-2016 UET ka pritur 5 studentë të huaj, të cilët kanë shkëmbyer eksperienca akademike dhe profesionale me studentë dhe pedagogë në UET. Parimisht çdo marrëveshje është reciproke, pra sikurse dërgohen studentë, ashtu edhe priten. Por, mjedisi akademik shqiptar dhe mungesa e lëndëve në gjuhën angleze nuk e lehtësonte këtë shërbim. Megjithatë Universiteti Europian i Tiranës iu mundëson studentëve të huaj zhvillimin e mësimit në gjuhën angleze përmes seancave individuale me pedagogun e lëndës. Ndërkohë, përmes skemave të tjera si fondet Visegrad (për Studime Universitare), Jean Monnet Chair, Erasmus + Credit Mobility dhe Marrëveshjet e ndryshme, pedagogë të huaj zhvillojnë mësimin në gjuhën angleze në UET. Në këto raste, studentët e huaj ndjekin temat e lëndës përmes pjesëmarrjes në leksione. Një pikë e fortë në përthithjen e studentëve të huaj, është integrimi i tyre në jetën studentore përmes klubeve aktive studentore në UET. Znj. Lutjona Lula, përgjegjëse për shkëmbimet studentore në UET, ka tentuar për herë të parë në Shqipëri krijimin e ‘Buddy Programme’ dhe rrjetin ‘UET Incomming Students’, sipas eksperiencës së vendeve perëndimore. Indikator i suksesit të integrimit është edhe pjesëmarrja e studentëve të huaj në Konferencën Ndërkombëtare Studentore DSSH Junior, që organizohet nga UET.

Çfarë do të thotë një diplomë Erasmus+?

Erasmus+ Credit Mobility nuk ofron një diplomë. Diplomat Erasmus+ ofrohen nga projektet për ngritje kapacitetesh. Aktualisht UET është duke punuar për hapjen e një Masteri të Përbashkët Erasmus+ me Universitetin e Salzburgut në Austri. Ndërkohë, shkëmbimet studentore pavarësisht se nuk ofrojnë diplomë, mundësojnë një sërë avantazhesh që në planin afatgjatë i shërbejnë institucionit, por edhe shoqërisë. Eksperienca ndërkombëtare në kurrikulumin e studentëve dhe kualifikimi në auditoret Europiane, rrit mundësitë e punësimit të studentit pas diplomimit dhe mundësinë e përfitimit të bursave për kualifikime të mëtejshme pasuniversitare jashtë vendit. Shkëmbimi studentor është nga ana tjetër dhe një periudhë gjatë së cilës studenti njihet me shoqëri dhe kultura të reja, duke i dhënë atij mundësi për të qenë një qytetar me botëkuptim Europian.

Sa studentë kanë shkuar dhe sa pritet të vijnë këtë vit përmes skemave Erasmus + në UET?

Vetëm për vitin 2015-2016 UET ka dërguar 37 studentë të disiplinave dhe cikleve të ndryshme të studimit drejt Universiteteve prestigjioze si Humbolt Universitat zu Berlin, NOVA de Lisboa, Laappenranta University of Technology, Universiteti i Milanos, Stockholm Busines School, The Hague University of Applied Sciences, Koblenz University, vetëm për të përmendur disa. Bazuar në Marrëveshjet e nënshkruara dhe të aprovuara tashmë, pritet që për vitin e ri 2016-2017, UET të mundësojë shkëmbimin e rreth 40 studentë të tjerë për në Universitete partnere. Nga ana tjetër mund të themi me krenari se tashmë UET është një institucion mjaft i kërkuar nga Universitete të huaja, për bashkëpunim dhe përfshirje në skema të reja Erasmus + për vitet e ardhshme, për qëllim shkëmbimin e stafit dhe studentëve.

Studentët e UET pa kufij në Europë

$
0
0

coverStudentët udhëtues/ Rreth 100 studentë të UET-it përfitojnë nga shkëmbimet studentore në universitetet më të mira europiane. Intervistat/ Martin nga Hungaria dhe Sander nga Holanda: Pse zgjodhëm UET-in për të studiuar

Erasmus + është një program i Bashkimit Europian për rininë dhe edukimin që po iu mundëson të rinjve europianë të lëvizin lirshëm nëpërmjet universiteteve të ndryshme. Studentët shqiptare vetëm prej 2 vitesh po e shijojnë këtë mundësi dhe vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës e kanë provuar këtë përvojë 37 studentë deri më tani, ndërsa këtë vit pritet të ikin më shumë se 50 studentë në universitetet më të mira europiane. Ndërsa studentë të UET studiojnë një semestër ose më shumë në Europë, shumë studentë europianë kanë zgjedhur UET-in si strehën e tyre akademike për të provuar eksperiencën që u jep Erasmus+. Më poshtë janë intervistat e një studenti nga Holanda dhe një studenti nga Hungaria që po qëndrojnë në Tiranë dhe po ndjekin studimet e tyre në UET, një zgjedhje që ata e kanë bërë të intriguar nga dëshira për të njohur Shqipërinë e për të marrë një eksperiencë jete të ndryshme.

jolanda UEtTë jesh student shqiptar në Europë

Studentët shqiptarë e kanë bërë valixhen gati dhe janë nisur në eksperiencat e reja jetësore dhe akademike. MAPO takoi dhe bisedoi me studenten e UET-it, Joniada Llango, e cila pret të niset për në Varshavë për të vijuar studimet e saj në Financë-Bankë. Joniada është në vitin e dytë të profilit master shkencor, Bankë dhe Tregje Financiare. Në një intervistë për gazetën Mapo, Joniada shprehet tejet entuziaste për mundësinë që po i jepet, duke qenë se ka fituar një bursë të plotë në projektin e Erasmus +, për shkëmbime studentore në Universitetin e Varshavës. “Uroj dhe shpresoj të jetë një eksperiencë e vlefshme”, shprehet Joniada.

Si u njohe me projektin Erasmus ku ti je fituese?

Erasmus është një program i financuar nga BE dhe ofron bursa të shkëmbimit të studimeve për studentët. Njohja ime me këtë projekt, nga ku rezultova dhe fituese ishte përmes zyrës së projekteve në UET. Ne na erdhi përmes një email-i njoftimi ku kishim mundësinë të aplikonim për shkëmbimin studentor. Nëse arrin të fitosh ke mundësinë që të shkosh diku tjetër, në vendin që ke përzgjedhur për të kryer këtë periudhë studimi të cilën ke zgjedhur dhe ke aplikuar. U njoha me kushtet e aplikimit të cilat përgjithësisht kanë të bëjnë me nivelin e mesatares së mirë, njohuritë mbi gjuhën angleze duke qenë se është gjuha ndërkombëtare dhe studimet andej do bëhen në këtë gjuhë. Në lidhje me bursat, unë fitova bursën e plotë qe mbulon përveç tarifës së shkollës dhe jetesën e akomodimin atje. Nga aplikimi që bëra unë ofrohej bursë e plotë dhe atë fitova.

Cilat mendon se kanë qenë pikat e forta të tuat, që kanë bërë të mundur përzgjedhjen tënde si fituese e projektit?

Kriteret që kërkoheshin në aplikim ishin letra e motivimit, referencat, CV-ja, lista e notave. Kur bëhet vlerësimi zgjidhet kandidati i cili secilin prej këtyre kritereve arrin ta përmbushë më mirë. Duke qenë se janë kuotat e kufizuara dhe në rastin konkret ishte vetëm një kuotë për ciklin e studimeve Master në Universitetin e Varshavës. Kam përshtypjen që një referencë ë mirë, një letër motivimi ka bërë të mundur përzgjedhjen time, padyshim dhe mesatarja e lartë ka ndikuar goxha në këtë përzgjedhje. Unë bëj pjesë te rrjeti i ekselencës prej 5 vitesh dhe kjo dha dhe frytet e saj.

Beson se do të ketë ndonjë ndryshim nga pikëpamja akademike ky projekt për ty? Duke qenë se do mund të kesh një tjetër sistem mësimdhënieje atje dhe do përballesh me një “botë” ndryshe?

Qëllimi i aplikimit pikërisht ky ishte, që unë të eksploroj mundësi të reja studimi në vende të tjera dhe universitete prestigjioze. UET-i i ka cilësi shumë të mira në vetvete dhe kjo më bën mua të jem paska e qetë në këtë aspekt sepse në një farë mënyre e kam kaluar një eksperiencë të tillë. Është një universitet shumë i mirë, ka nivel mësimdhënieje të arritur nga pedagogë goxha të motivuar. Kështu që mendoj se pak a shumë jam e përgatitur me atë që më pret andej. Qëllimi ishte të njihja fusha të reja të studimit për sa iu përket njohurive akademike por edhe jetës studentore. Do të jetë një vend tjetër me shumë studentë të huaj, mesa di unë janë me mijëra studentë Erasmus nga e gjithë Europa që shkojnë në Universitetin e Varshavës. Një ndërthurje e bukur e pjesës akademike dhe asaj shoqërore, do të ishte ideale.

Cilat janë pritshmëritë e tua nga kjo eksperiencë? Si do të nisë dhe si do të përmbyllet?

Uroj dhe shpresoj që të jetë një eksperiencë e paharrueshme, e bukur, mbi të gjitha e vlefshme. Për sa i përket aspektit akademik, njohurive të mia atje apo mundësive që mund të ofrohen për studime të mëtejshme, ose ndoshta ndonjë mundësi intershipi ose punësimi, këto mbeten për t’u parë. Pritshmëria ime e dytë, ka të bëjë me eksplorimin e një jete ndryshe. Madje ky ka qenë një ndër qëllimet se pse aplikova, sepse e shikoja si një sfidë me veten time, a do mundem unë t’ia dal e vetme pa familjen, pa mbështetjen financiare të familjes, sigurisht që unë kam bursën por gjithsesi nuk është e njëjta gjë. Ndoshta kjo sfidë që unë e quaj të tillë, për sa i përket mënyrës së jetesës atje besoj se do jetë e bukur dhe uroj që të jetë e tillë dhe e vlefshme.

 

 

martini hungariMartin nga Hungaria: Doja të njihja vendin dhe kulturën shqiptare

Martin Gillich studion për Ekonomik në Universitetin e Obudas, Hungari, në ciklin Master dhe ka zgjedhur të bëjë një semestër në Tiranë në Universitetin Europian të Tiranës, ku po studion në Departamentin e Menaxhimit dhe Biznesit. Ai thotë se dëshira e tij për të njohur qytete të reja dhe për të marrë eksperienca të reja akademike dhe jetësore e solli në Tiranë dhe në UET.

Pse vendosët t’i vazhdoni studimet tuaja në Shqipëri ?
Dëgjova për këtë mundësi në shkurt. Megjithatë kisha dëgjuar shumë për vendin dhe kulturën tuaj edhe më parë. Ishin të gjitha reagime pozitive prandaj dhe isha tepër i interesuar për këtë mundësi. Për më tepër, unë jam njeri tepër kurioz.

Çfarë ndryshimi ka mes Universitetit shqiptar dhe atij hungarez?
Kam arritur në Tiranë javën e kaluar. Gjatë kësaj kohe nuk kam vënë re ndonjë ndryshim mes dy universiteteve. Po përshtypja ime e parë ishte shumë pozitive.

Çfarë ju pëlqen në Shqipëri?
Jam i kënaqur me karakteristikat topografike. Ky vend është i mrekullueshëm. Dhe gjithashtu njerëzit këtu janë miqësorë dhe të ndihmojnë shumë.

Çfarë studioni në Hungari dhe cili është qëllimi i ardhjes suaj në Shqipëri?
Studioj për ekonomik në Universitetin e Obudas, në ciklin Master gjithashtu. Besoj se aftësitë e mia në të folur do të zhvillohen shumë këtu. Me thënë të drejtën dua të mësoj sa më shumë nga profesorët e mi. Dhe për ta përmbledhur të gjithën, dua të zbuloj sa më shumë për qytetin dhe të gjithë vendin gjithashtu.

Si ndiheni për sa iu përket marrëdhënieve me profesorët në UET?
Gjatë qëndrimit tim deri tani i kam takuar vetëm një ose dy herë. Megjithatë, të gjithë ishin të gatshëm për të më ndihmuar dhe shumë të sjellshëm karshi meje. Besoj se universiteti ka një atmosferë shumë mbështetëse.

Sa e vlefshme mendoni se do të jetë kjo eksperiencë në Shqipëri?
Supozoj se kjo eksperiencë do jetë tepër e vlefshme. Jam i sigurt se aftësitë e mia në të folurit anglisht, do të përmirësohen shumë dhe do mësoj më shumë për ekonominë. Për më tepër besoj se ky semestër do të jetë një vlerë për të ardhmen.

 

sander hollandaSander nga Holanda: Në Shqipëri për një eksperiencë të paharrueshme

Sander Oomen është një student nga Holanda, i cili ka ardhur në UET me anë të shkëmbimeve studentore, pjesë e projektit Erasmus+. Studimet e tij ai i ndjek në Universitetin e Hagës në Holandë, në ciklin Bachelor për Studime Europiane. Sander do të qëndrojë në UET nga Tetori 2016 deri në Shkurt 2017. Në UET ai ndjek studimet për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Vetë ai rrëfen se ishte dëshira e tij të vinte në Shqipëri, pasi ky projekt të jep mundësinë që ta përzgjedhësh vetë vendin se ku dëshiron të shkosh. Gjatë një interviste për gazetën “Mapo” ai rrëfen disa detaje interesante nga eksperienca e tij deri tani.

Pse vendosët t’i vazhdoni studimet tuaja në Shqipëri?

Arsyeja se pse e zgjodha Shqipërinë për shkëmbimin studentor, është për shkak se më pëlqen shumë Shqipëria dhe është një vend shumë ndryshe nga Holanda. Doja të njihesha me mënyrën e studimit dhe të jetesës në Shqipëri.

Çfarë ndryshimi ka mes Universitetit shqiptar dhe atij holandez?

Ajo çfarë vlerësoj së tepërmi në UET është përmasa e universitetit. Universiteti im është goxha i shtrirë dhe ndonjëherë të duhej kohë për të gjetur personin e duhur. Nuk e kam këtë problem në UET dhe kjo është diçka që më pëlqen shumë.

Çfarë ju pëlqen në Shqipëri?

Së pari, për mendimin tim, njerëzit janë shumë të mirë. Gjuha është një lloj pengese por shpresoj të jem i aftë të mësoj pak shqip që të bëhet më i lehtë komunikimi. Së dyti, mendoj se ushqimi është i jashtëzakonshëm, besoj se kjo nuk ka nevojë për një shpjegim të detajuar apo jo? Së treti, diversiteti i Shqipërisë në drejtim të peizazheve, malet, plazhet e bukura dhe një kryeqytet i gjallë është diçka që më mban habitur.

Çfarë studioni në Holandë dhe cili është qëllimi i ardhjes suaj në Shqipëri?

Në Holandë unë studioj Studime Europiane në Universitetin e Hagës të Shkencave të Aplikuara. Një nga pjesë e këtij programi është shkëmbimi te një universitet i huaj, ku ne vetë mund të përzgjedhim se ku duam të shkojmë.

Si ndiheni për sa iu përket marrëdhënieve me profesorët në UET?

Deri tani kam patur takime dhe kam zhvilluar mësim me pedagogët, mund të them që jam mjaft i kënaqur që ndjek mësimet e tyre. Janë ekspertë të vërtetë të fushës së tyre, e ky aspekt do të bëjë eksperiencën e shkëmbimit më të vlefshme për mua. Gjithashtu, mbështetja nga ana tjetër e UET-it është e mrekullueshme!

Sa e vlefshme mendoni se do të jetë kjo eksperiencë në Shqipëri?

Mendoj se do të jetë një eksperiencë për gjithë jetën. Të jetuarit në një qytet të huaj është tashmë një eksperiencë e paharrueshme, por të bërit një shkëmbim në një vend kaq larg prej shtëpisë me një kulturë kaq të ndryshme si Shqipëria, do ta bëjë një eksperiencë të vlefshme për gjithë jetën.

Java e Orientimit në UET

$
0
0

Studentët e vitit të parë akademik njihen me universitetin dhe pedagogët.  Lektorë të ftuar; Përparim Kalo, Armand Shkullaku dhe Behar Malaj

Në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik, UET  zhvilloi Javën e Orientimit. Kjo është një traditë që UET e zhvillon çdo vit për të ndihmuar studentët e rinj që të njihen më shumë me programet, pedagogët, ambjentet dhe disa nga rregullat bazë të universitetit. UET ka tre fakultete dhe secili prej këtyre organizon takimin me studentët e tij, ku janë të ftuar për të mbajtur një fjalime inkurajuese personazhe publikë të fushës. Këtë vit lektorë të ftuar ishin avokati Përparim Kalo, gazetari Armand Shkullaku dhe biznesmeni Behar Malaj

Rektori i UET-it, Prof. Dr. Tonin Gjuraj përmes fjalimit të mirëseardhjes u uroi studentëve të rinj një rrugëtim të mbarë akademik.  “Në fund të studimeve tuaja, uroj që të thoni jo vetëm që ishim të kënaqur, por gjërat dolën përtej pritshmërive tona”, tha ai.

Në takimin e Fakultetit Juridik lexoi fjalimin përshëndetës e mbajti Dekani i këtij fakulteti, Prof.dr. Ksenofon Kristafi, i cili foli mbi shqetësimin e  studentëve për tregun e punës duke thënë “Juristi hyn kudo, mjafton vetëm të mësoni, sepse ka vend për të gjithë”. I ftuar në takim ishte avokati i mirënjohur shqiptar, themeluesi i zyrës së avokatisë “Kalo and Associates”, Përparim Kalo. Zoti Kalo foli rreth ekperiencës së tij dhe rëndësisë që ka tashmë globalizimi i njohurive të çdo studenti.

Në takimin e Fakultetit të Shkencave Sociale nuk mund të mungonte administratori i Universitetit Europian të Tiranës, zoti Henri Çili, i cili citoi shprehjen “Të gjithë të famshmit dhe të pasurit në botë, kanë mbaruar Shkenca Sociale”. I ftuar special ishte gazetari Armand Shkullaku, drejtori i ABC Neës, i cili përcolli tek studentët e rinj një mesazh shumë domethënës.

“Studimi është mundësia më e mirë, për të marrë një kulturë të përgjithshme”,- u shpreh Shkullaku. Rektori i parë i këtij universiteti Prof. Dr. Ferit Duka, shpjegoi se në UET funksionon filozofia e “Hard Work” dhe këshilloi studentët e rinj që të marin maksimumin e atyre që ëndërrojnë. Slogani që parashtroi profesor Duka ishte; “Puna dhe jo kafeneja”.

Fakulteti Ekonomik kishte të ftuar speicial biznesmenin Behar Malaj. Zoti Malaj tregoi me pak fjalë eksperiencën e tij, vështirësitë qe ka hasuar në punë, etj. Ai i inkurajoi studentët që të fillojnë të punojnë për t’u bërë të zotët e vetes dhe për t’i lehtësuar me aq sa mundem familjarët e tyre. Për Prof. Dr. Adrian Civici e rëndësishme është fakti që studentët mos të dalin nga shkolla vetëm me kokën plot me dije, por të mund të arsyetojnë dhe të japin shpjegime rreth atyre që mësojnë./Mapo.al/

 

Dilemat e Lirisë Ekonomike, Stefan Pinguli i ftuar në Forumet UET

$
0
0

14795885_10154388206182819_999306895_oPosttranzicioni, a funksionon liria ekonomike, cila është marrëdhënia mes shtetit dhe biznesit dhe si mund të përmirësohet kjo marrëdhënie. Mbi këto tema u foksua bashkëbisedimi mes Presidentit të “Birra Stela”, njëkohësisht kryetari i Shoqatës së Prodhueseve të Birrës, z.Stefan Pinguli dhe pedagogëve dhe studentëve të degës së Ekonomikut në Forumet UET këtë të martë.

Zoti Pinguli foli mbi librin e tij “Postranzicioni-dilemat e lirisë ekonomike” duke theksuar se zhvillimi i biznesit në Shqipëri pas rënies së komunizmit ka pasur vështirësi të mëdha, që nga ndryshimi i taksave, klima jo e favorshme ndaj biznesit, faktorë këto që e bëjnë të vështirë bërjen biznes.

Ai theksoi se biznesi shqiptar duhet të organizohet dhe të luftojë për interesat e tij duke kërkuar politika që ndihmojnë zhvillimin. Në librin e tij zoti Pinguli thotë se parimet e qeverisjes së mirë janë parimet demokratike si; legjitimiteti, transparenca, përgjegjshmëria dje gjithpërfshirja.

Nëse ka legjitimitet të munguar atëherë ulet besimi ndaj politikës dhe kjo prek marrëdhënies mes njerëzve dhe politikës dhe mes shtetit dhe qytetarëve si dhe mes biznesit dhe administratës qendrore dhe vendore.

Zoti Pinguli u përgjigj pyetjeve të studentëve mbi rolin e biznesit në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe marrëdhëniet mes biznesit dhe botës akademike, të cilën ai e cilësoi si një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit./Mapo.al/


Piktori Vladimir Myrtezai kthehet si shkrimtar

$
0
0

vladimir myrtezaiPromovohet nesër libri “ATDHEU SI DASANTA H. Rrëfime dhe refleksione”, botim i UET-Press.

Piktor, i cilësuar si një nga pionerët e artit pamor shqiptar, Vladimir Myrtezai ka zgjedhur të flasë me fjalë duke ardhur para publikut si shkrimtar. Libri i tij i ri “ATDHEU SI DASANTA H. Rrëfime dhe refleksione”, botim i UET-Press, që do të promovohet sot në Universitetin Europian të Tiranës, ka tërhequr ndërkaq vëmendjen e mediave dhe të publikut. Në këtë libër ai vjen si një dëshmitar i realitetit të përditshëm shqiptar duke e nisur me një rrëfenjë nga Shkodra, qyteti i tij i lindjes. Ja çfarë thotë vetë autori për këtë libër në pasthënien e tij;  “Për fat, ky njeri e ndjen veten të ambalazhuar nga koha e tij, si një mundësi unike për të lëvizur brenda një lënde të fshehtë e të kodifikuar, e hapur për nga mbyllja dhe fshehtësia e hershme, për të bërë më pas kah koniciteti, kah hapja e danguar si njollë që shënjon të panjohurën. Një shenjë ndërgjegjeje si një zonë e kulluar dhe e paprekur nga të gjallët, por e projektuar më vonë po për ta. Ky realitet i dyfishtë i ngjan dhe i puthitet çdo krijuesi që duket si i mbivendosur mes njerëzve, i panatyrshëm dhe në shumë pikëpamje herë naiv, herë demode e jashtë kohe, e herë si përjashtim i të dyjave në një padallueshmëri në rrafsh krejt të ulët në shestim. Por, të gjitha zerohen nëse ky frymor nuk do shfaqë natyralitetin e tij, formën e hapur për t’u shprehur me zë jo të lartë, por me të zezë mbi të bardhë, për të dëshmuar kësisoj atdheun e tij parak: artin, ose shajninë e mbrujtur (ku nuk i jepte llogari kurrkujt), për të cilën u investua jo si zgjidhje e çështjes, por si zgjedhje e saj; për të shënjuar në kohë përmes të gjitha trajtave të shquara që i afroi fati i të qenurit i pranishëm. Ky njeri e bën këtë ngaqë nuk ka mundësi të tjera veç kësaj, ama edhe si një shteg për të vrojtuar e marrë pjesë në gjallni. Por ndrotja është sërish aty, veçse si një bashkudhëtare që e maturon. Gjërat e mëdha të rrisin, të voglat të shtojnë kureshtjen, ndërsa arti të zhvendos herë nga njëra e herë nga tjetra.” Ndërsa historiania e artit Raphaela Platoë e cilëson Myrtezain “një ndër pionierët e artit bashkëkohor në Shqipëri, dhe mbetet një prej artistëve që gjen shprehi në mediume e disiplina krejt të ndryshme, ndërmjet sferës publike dhe asaj private, ndërmjet krijimit dhe edukimit.”

Vladimir Myrtezai njihet më së shumti si piktor. Pas viteve ’90 shfaqet aktiv në shumë ekspozita, brenda e jashtë vendit, si dhe në shtypin e shkruar. Frymëmarrjet në kryeqendrat e artit pas viteve ’90 shpërfaqen si përvoja të vyera, gjë që i dhanë një liri lëvizjeje si në koncept ashtu edhe në shprehi, duke ravijëzuar kështu profilin e tij depërtues.  Në vitin 2000 boton librin e parë me poezi, Trumcaku, të cilin e shoqëroi me një ekspo-performancë me studentët e tij. Libri në fjalë u ribotua në vitin 2016 nga Zenit Editions. Vijon të jetë aktiv në jetën publike me rrëfenja, ese, artikuj mbi aktualitetin dhe kurime ekspozitash. Ka statusin profesor dhe aktualisht udhëheq Atelierin e Multimedia-s në Universitetin e Arteve të Tiranës.

Afati deri më 27 tetor: UET shpall kuotat e lira

$
0
0

studentsVendet e limituara në Universitetin Europian të Tiranës për vitin e ri akademik 2016-2017

Universitetet hapën sot dyert për mijëra të rinj që nisin vitin e ri akademik 2016-2017.

Shumë prej tyre shkelin për herë të parë në auditoret e universiteteve pasi vijnë nga matura shtetërore e këtij viti.

Por jo të gjithë kanë mundur të regjistrohen në shkollë duke mos e përjetuar ditën e parë si ditë gëzimi, por si ditë ankthi dhe dileme për të ardhmen.

Të gjithë ata do të kenë një mundësi tjetër me shpalljen e kuotave të lira.

Universiteti Europian i Tiranës ka shpallur sot kuotat e lira për tri fakultetet duke ftuar kandidatët për studentë që kanë zgjedhur UET-in në aplikimin e tyre që të vijnë të bëhen pjesë e këtij auditori.

Gjatë fazës së parë të palikimeve, në listën paraprake të kandidatëve qe e kanë e përzgjedhur ishin të paktën 2374 maturantë që kishin zgjedhur UET-in në kërkesën e tyre për studimet e larta, ndërsa në raundin e dytë janë 2298 kandidatë për studentë që kanë zgjedhur UET-in në aplikimin e tyre.

Nga 1265 kuota të miratuara nga Ministria e Arsimit vetëm 680 kuota janë zënë deri më tani, duke lënë kështu mundësinë për 585 studentë të rinj që të vijnë në UET.

Këto kuota të lira për të gjithë ata që janë në listën e miratuar nga MAS që kanë zgjedhur UET-in janë në tri fakultetet që ka UET; Fakultetin Juridik; Fakulteti Shkenca Sociale dhe Fakultetin Ekonomik-Teknologji e Informacionit.

Një vit më parë në UET në vitin akademik 2015-2016 janë regjistruar 1244 studentët të rinj.

Universiteti Europian i Tiranës bazohet në moton “Zër vendin tënd” dhe se çdo student ka të drejtën të aplikojë dhe të regjistrohet në UET.

Lista e të gjithë kanditatëve fitues të raundit të dytë u shpall në faqen zyrtare të Universitetit Europian të Tiranës dhe rregjistrimet për fituesit janë të hapura deri në datën 27 tetor shtator 2016.

Më poshtë gjeni listën e kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në e kandidatit:

http://uet.edu.al/images/regjistrimet2016/raundi2/UET- ListaePlote.pdf

Fevziu në UET: Karriera vjen nëse ndiqni pasionin

$
0
0

Java e Orientimit në UET: Gazetari i njohur Blendi Fevziu i ftuar në takimin e parë me studentët e rinj në Master të Shkencave dhe Master Profesional

Gazetari Blendi Fevziu ishte sot i ftuar në javën e orientimit me studentët e vitit të parë Master në UET, ku foli për karrierën e tij në gazetari dhe nxiti studentët që të ndjekin pasionet e tyre me shkollimin.

“Nuk keni për të bërë kurrë një karrierë po nuk patët pasion për atë që do të bëni. Është e vetmja gjë që nuk të lë në asnjë moment në baltë”, iu dretua Fevizu studentëve duke ndarë me ta disa nga momentet kyçe të jetës së tij që përcaktuan dhe karrierën e mëpasshme.

Duke risjellë në kujtesë kohën kur ishte akoma një gjimnazist dhe duhej të shkonte në shkollë, ai tha se rinia e asaj kohe kishte dy probleme: e para se shkollën ia caktonte shteti në bazë të rezultateve, por dhe të biografisë familjare dhe nxitja e ndikimi i prindërve.

“Diferenca midis kohës që unë kam studiuar dhe kohës kur studioni ju dhe besoj që është pak fondamentale sepse ju keni shqetësimin të bëni një zgjedhje të drejtë kurse ne kishim shqetësimin të na zgjidhnin. Në kohën time duhej që dikush të të zgjidhte që të vazhdoje shkollën e lartë. Natyrisht mbi bazën e një serie meritash, por edhe mbi bazën e disa kufizimeve që nuk vareshin gjithnjë nga meritat, ndërsa sot kryesorja është të orientohesh drejt për të bërë zgjedhjen e duhur”.

Shkolla që ndjek pasionin

Sërish duke marrë shembullin e jetës dhe shkollimit të tij Fevziu u foli studentëve për rëndësinë e shkollimit për karrierën e mëtejshme dhe se si karriera vjen atëherë kur ke ndjekur dhe ke investuar në pasionin tënd.

“Kur unë isha gjimazist, isha një nga gjimnazistët që në nivelin e notave isha më të mirët në gimnazet e Tiranës. Kisha fituar një konkurs nivel rajonal letërsie, kisha një lloj njohje dhe arrita të botoja dy-tre shënime të shkurtra në atë që quhej shtypi qendror i profilizuar, pra letrar, dhe kisha ndërmend të studioja për letërsi. Do studioja gjithmonë nëse do ma jepnin sepse nuk varej vetëm nga unë, ishin dhe problemet që lidheshin me raportet biografike, politike të familjes etj. që në atë kohë vendosnin. Unë kërkoja patjetër letërsi, ndërkohë që prindërit e mi më kërkonin patjetër të zgjidhja diçka që të ishte shumë më stabël. Thonin ‘ti po merr letërsi, por letërsia nuk është zanat. Pse nuk merr një degë që të jetë zanat. Të përpiqemi të shkosh në mjekësi, sepse mjeku është gjithmonë më i nderuar’. Ata përdornin dhe një argument që ishte gjysëm shaka: ‘edhe tek talloni nuk rri në rradhë doktori se e njohin’”.

Dilemat e prindërve të tij tani janë dilemat e vetë Blendit, i cili me sinqeritet pranoi se ai mendon për vajzën e tij me këtë ankth prindëror për një shkollim që i sjell një profesion stabël.

“Kam pyetur gjithmonë veten si zgjidhet kjo balancë, mes një gjëje të sigurtë që t’i mendon se gjithë jetën do të jetë garant për ty dhe pasioneve që njeriu mund të ketë për diçka tjetër”, tha Fevziu.

Ai kujtoi një bisedë me shkrimtarin Orhan Pamuk, i cili gjithashtu kishte rrëfyer se si prindërit donin ta bënin mjek. Por, ashtu si në rastin e Fevziut edhe të Pamuk, dëshirat e prindërve për t’u dhënë fëmijëve një profesion të sigurt përkundër talentit dhe pasionit të tyre për gazetarinë e letërsinë, doli e gabuar.

Raporti i shkollimit dhe karrierës

Por a mjafton vetëm pasioni për të arritur të shkëlqesh në një profesion?

Blendi Fevziu beson se jo.

Por shkollimi i përshtatshëm që përkrah pasionin dhe ndoshta dhe pak fat do të bëjë çudira.

“Karriera varet shumë nga fati, rrehanat, momenti, por një gjë është e sigurt; kurrë nuk keni për të pasur një karrierë të vërtetë pa pasur një shkollim të mirë”.

Edhe në këtë rast Fevziu mori shembullin personal: “Gjatë kohës që unë isha në gjimnaz, aftësitë e mia nuk hynin shumë në punë, sepse pavarësisht që isha një nga nxënësit më të mirë të shkollave të mesme më pengonte fati, që ishte më këtë rast një biografi problematike për familjen time. Pra, fati ishte kundër meje për të patur një të ardhme me më shumë mundësi se sa moshatarët e mi dhe në aftësi nuk e kisha këtë defekt. Në momentin që unë mbarova shkollën, në vitin e fundit, ndryshoi gjithçka dhe ky fat që ishte problematik për mua deri në atë moment u kthye i gjithi në një avantazh. Një pjesë e madhe e brezit tim që sot janë shumë të njohur kanë përfituar nga fati ndoshta dhe më shumë se sa në rrethana të tjera dikush tjetër. U krijua një vakum, u ndërrua një strukturë e plotë shoqërore dhe politike e Shqipërisë. U hapën ose u strukturuan institucione dhe mënyra të tjera të funksionimit të shoqërisë dhe këto krijuan hapësira për të gjithë të rinjtë që në ato momente filluan të nisnin karrierën e tyre”.

Stefan Pinguli: Problemet e marrëdhënies shtet-biznes

$
0
0

stefan pinguliPost-tranzicioni, a funksionon liria ekonomike, cila është marrëdhënia mes shtetit dhe biznesit dhe si mund të përmirësohet kjo marrëdhënie. Mbi këto tema u fokusua bashkëbisedimi mes Presidentit të “Birra Stela”, njëkohësisht kryetari i Shoqatës së Prodhueseve të Birrës, z. Stefan Pinguli dhe pedagogëve dhe studentëve të degës së Ekonomikut në Forumet UET këtë të martë. Zoti Pinguli foli mbi librin e tij “Post-tranzicioni-dilemat e lirisë ekonomike” duke theksuar se zhvillimi i biznesit në Shqipëri pas rënies së komunizmit ka pasur vështirësi të mëdha, që nga ndryshimi i taksave, klima jo e favorshme ndaj biznesit, faktorë këto që e bëjnë të vështirë bërjen biznes.

Ai theksoi se biznesi shqiptar duhet të organizohet dhe të luftojë për interesat e tij duke kërkuar politika që ndihmojnë zhvillimin. Në librin e tij zoti Pinguli thotë se parimet e qeverisjes së mirë janë parimet demokratike, si: legjitimiteti, transparenca, përgjegjshmëria dje gjithëpërfshirja. Nëse ka legjitimitet të munguar atëherë ulet besimi ndaj politikës dhe kjo prek marrëdhëniet mes njerëzve dhe politikës dhe mes shtetit dhe qytetarëve, si dhe mes biznesit dhe administratës qendrore dhe vendore.

Zoti Pinguli iu përgjigj pyetjeve të studentëve mbi rolin e biznesit në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe marrëdhëniet mes biznesit dhe botës akademike, të cilën ai e cilësoi si një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.

Zoti Pinguli sa e lehtë është të bësh biznes në Shqipëri?

Është pak pyetje e vështirë që t’i japësh përgjigje, nëse është e lehtë apo e vështirë, sepse unë mendoj që në Shqipëri për shkak të një raporti të vështirë treg – shtet sigurisht ka një vështirësi relative. Në funksion të hapësirës së biznesit dhe pragmatizmi të tij në treg arrihet që të ketë zgjidhje të cilat asnjëherë nuk janë të shkëlqyera. Por unë mendoj edhe në këtë libër, ku është shkruajtur për post-tranzitimin, unë kam shprehur shumë nga ato mendime për të cilat dua të bie dakord edhe me të gjithë auditorin, që vështirësitë e organizmit të biznesit në Shqipëri nuk ndodhin tashmë vetëm te biznesi, por dhe te raporti shtet – biznes, i cili unë mendoj pavarësisht nga ky tranzicion i gjatë ka vështirësi të pamohueshme.

A ndiheni të vlerësuar nga publiku nga shoqëria dhe sa miq keni humbur që nga 1994 për biznesin, për shkak të suksesit?

Unë mendoj që ata zëra që vijnë janë zëra të mbështetur nga pushteti dhe sidomos nga ata që janë pjesë e pushtetit kanë arritur të bëjnë biznes me mendësitë e tyre politike. Dhe këto janë fyerje të këtij kuadri në lidhje me gazetarinë, ku gazetaria i merr dhe i përtyp këto dhënie dhe nuk i mendon fare nëse biznesi ka probleme gjatë punës së tij apo është i kriminalizuar aq sa shprehen disa të tjerë. Në qoftë se do mendimin tim personal është se mbi 90% të biznesit është biznes i ndershëm dhe punon me ndershmëri. Unë kam shumë respekt për punën që kanë bërë të gjithë këta njerëz dhe kam shpresë që edhe politika të ketë respekt për ta.

Ndërkohë në librin tuaj thoni që rrojmë politikisht dhe si shqetësim është jetojmë politikisht dhe jo ekonomikisht. Çfarë nënkuptoni me këtë?

Në përgjithësi gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi shumë pak artikulim ekonomik. Në përgjithësi politika është ajo që ka tregun e mendimit dhe mbi të gjitha është fakt që në përgjithësi janë partitë politike të cilat më transmetimin e politikave antidemokratike të tyre në shtet drejtojnë shtetin në anën demokratike. Mbi këtë bazë kemi një lloj largimi nga mënyrat e qeverisjes siç janë katër mënyrat kryesore ku mbështetet demokracia sot, si: legjitimiteti, transparenca, përgjegjshmëria dhe gjithëpërfshirja. Mbi këtë bazë unë mendoj që kemi një marrëdhënie shumë të vështirë midis biznesit dhe shtetit. Dhe kjo marrëdhënie  është sidomos për faktin se lidershipi ynë është një lidership i cili nuk është i mbështetur në një begraund politik apo ekonomik, ose juridik, por jemi mbështetur në një begraund thjesht politik dhe ne vazhdojmë të bëjmë politikë për politikë. Dhe sot e kësaj ditë lidershipi ynë flet shumë e më shumë për politikë se sa për ekonomi, ku ndërkohë kemi shumë nevojë për ekonomi.

Shumë prej komenteve nga të dhënat e industrisë në ekonomi thonë që nuk ka rëndësi nëse taksa është progresive apo e sheshtë, 15%  apo 20%, e rëndësishme është që të jetë një taksë që nuk ndryshon për një kohë të caktuar. A ndani të njëjtin mendim?

Unë mendoj se frekuenca e lartë e marrëdhënieve të performimit të taksave është  e gabuar. Ne që në fillim duhet të kishim një standard, në radhë të parë njihet nëpër botë që një vend i varfër siç është Shqipëria ku 75% e popullatës është në nivelin e jetesës nuk mund të zbatohen taksa të larta, duhet të zbatohet taksë e ulët, sepse kjo nuk do bënte vetëm deklarim eficience dhe një luftë të vogël ndaj biznesit, por do të krijonte dhe një mundësi që çmimet në treg të ishin më të ulëta. Dhe për pasojë xhirot do të rriteshin dhe automatikisht do të ishte më e qartë marrëdhënia biznes – shtet. Qeveria e Berishës e filloi me një taksë më e lartë se sa e ulët pastaj e përfundoi me një taksë të sheshtë. Erdhi qeveria Rama me një taksë progresive. Unë nuk e di se si biznesi mund të përshtatet me këtë frekuencë të lartë taksash dhe kjo është argumentuar me disa pasazhe për të cilët ne e keni shumë të vështirë si biznesmenë. Kjo është një vështirësi më vete që vjen nga mungesa e transparencës dhe gjithëpërfshirjes, sepse në qeveri për të marrë disa vendime duhet që të përfshihet edhe biznesi për të marrë vendime sepse ne jemi të barabartë në treg. Edhe ne kemi të drejtën tonë ashtu si ka qeveria të drejtën e vet për të mbledhur buxhetin. Edhe ne kemi anën tonë dhe duhet të japim mendimin tonë nëse kemi mundësi të paguajmë taksën. Kjo është gjithëpërfshirja, por në 25-27 vjet marrëdhënie me njëri-tjetrin shtet-biznes kemi një mungesë të madhe të gjithëpërfshirjes, aq më pak të transparencës.

A është marrëdhënia biznes-shtet etike, sipas jush? E keni ngritur dhe si shqetësim më përpara.

Sigurisht që marrëdhëniet shtet – biznes duhet t’i përmbahen normave etike dhe këto norma etike mungojnë thellësisht në këto marrëdhënie. Dhe kjo vjen sepse ne nuk mbështetemi në një etikë profesionale të marrëdhënieve shtet – biznes. Por ne edhe ato pak etika individuale që kemi pas kaq kohësh në bizneset tona ato janë injoruar dhe nuk janë të unifikuara për t’u marrë si shembull, për të krijuar një etikë profesionale. Dhe unë jam munduar të trajtoj faktin se ne mund të instalojmë këtë etikë profesionale në biznes-shtet. Kuptohet dy janë rrugët; rruga e parë janë universitetet tona ku në to të shpërndahet një etikë kulturore dhe një etikë profesionale dhe së dyti është rruga e institucioneve ku gjithë ky shtet duhet të inkuadrohet në ca rrugë të qarta dhe etike në marrëdhëniet me biznesin, të cilat të mos influencohen nga ndërrimi i ministrave, por të kenë rrugë të qarta. Kjo bëhet kur institucionet e tilla si; ekonomike, juridike qoftë dhe ato inxhinierike, funksionojnë në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të përcaktojnë rrugë të qarta të qeverive që të mos keni ndryshime të linjave. Në këtë bazë unë mendoj që kjo është e arritshme vetëm se duhet dëshirë e lidershipit për t’u transformuar.

Shumë sipërmarrës mendojnë që burimet njerëzore të biznesit që nuk janë të mjaftueshme dhe nuk janë në pritshmëritë që biznesi ka. A ndani dhe ju të njëjtin mendim?

Unë mendoj se ne kemi nevojë për punonjës të kualifikuar dhe nuk është e vërtetë që ne kemi mungesë të punonjësve, por kemi tepricë të punonjësve të kualifikuar sidomos të specializuar. Shpesh herë flitet me të madhe që kemi tepricë universitare, doktorësh, profesorësh dhe abuzohet menjëherë që një pjesë e këtyre, që mund të jetë një pjesë shumë e vogël, i kanë marrë diplomat në mënyrë të parregullt etj., unë do t’i kundërvihesha kësaj gjëje vetëm me ca të dhëna ndërkombëtare. Sot në qoftë se ne pretendojmë se kemi 10-15 për qind në kuadër të raportit universitar, Europa dhe SHBA ka 35% e 42% e këtij kuadri, kjo tregon se kanë 3-fishin tonë dhe kur vjen puna jua ka gjet vendin ose le të flasim për Maqedoninë dhe po ju them pas një bisede që kemi bëri me ministrin e tregtisë së jashtme maqedonas na la pa mend kur na tha që ne në përgjithësi nuk kemi njerëz të papunë dhe kjo vjen nga fakti që ne kemi nevojë për njerëz të kualifikuar dhe bëri kërkesë të hapur që në Maqedoni të vijnë sa më shumë punonjës. Dhe e vërteta është se ne kemi dy lloj biznesesh, biznesi i birrës që është një biznes i specializuar në punën e tij dhe kemi thëne që në kuadër të etikës profesionale neve na mungojnë njerëz, nuk po flasim në kuadër financiar të menaxherëve kurse te biznesi tjetër që e kemi resort kemi mungesa akoma më të thella në të gjithë punonjësit si kamerier, menaxher, kuzhinier ku duken se janë me shumicë, por në fakt janë me pakicë. Kemi nevojë për profesionistë të kualifikuar.

Qeveria ka një plan që të gjithë bizneset të bëhen anëtarë të Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë me një kuotë të caktuar për t’u përfaqësuar më mirë dhe për t’u lobuar, nuk  e di nëse si biznes ndani të njëjtin mendim?

Edhe marrëdhënia shtet-biznes është kaq e dobët sa lajmin e mësojmë nga lajmet televizive se sa nga vetë biznesi, kjo tregon se sa pak jemi gjithëpërfshirës në marrëdhëniet me shtetin. Pavarësisht nga kjo, mua më duket një veprim socialist, të detyrosh të tjerët të marrin pjesë në një dhomë tregtie me pagesë është njësoj sikur ata të na garantojnë se  do na i zgjidhin problemet tona. Ne do japim lekët në atë dhomë tregtie që na zgjidh problemet tona. Sigurisht ka një ngatërresë shumë të madhe ku shumë dhoma tregtie që përfitojnë nga bizneset, por nuk mund të më detyrosh që të marrë pjesë në këtë dhomë të tregtisë, aq më tepër unë duhet të marr një vizë për të nxjerrë mallin për vendet jashtë. Unë jam subjekt juridik dhe kam përgjegjësitë e mia si subjekt dhe mjafton firma ime për të parë transportin.

Çfarë do të bëni një akt sot që të ndihmojë biznesin nëse do të ishit kryeministri i Shqipërisë?

Puna e parë që do bëja do ecja sipas parimeve ndërkombëtare. Do të zvogëloja qeverinë dhe do t’i jepja liri biznesit. Në këtë pikë punë  e parë do zbatoja parimet demokratike, legjitimitetin, të drejtën e zgjedhjes, transparencën e plotë, përgjegjshmërinë dhe gjithëpërfshirjen në marrjen e vendimeve.

Start Up Europe: Të rinjtë nxiten drejt ideve të biznesit

$
0
0

foto e madheUniversiteti Europian i Tiranës, pjesë e një projekti të Komisionit Europian në mbështetje të Startup-eve. Të rinjtë që kanë guxuar në biznese të reja sollën eksperiencën e tyre në auditor

“StartUp Europe Comes to Universities” është një iniciativë e rrjetit StartUp Europe dhe e Komisionit Europian, e cila në javën e konferencave të koordinuara në nivel europian, erdhi në Shqipëri, në edicionin e saj të parë përmes Universitetit Europian të Tiranës. Duhet evidentuar që UET është ndër të parat universitete që përqafon këtë nismë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në rajon, duke dëshmuar sërish qasjen e tij inovative dhe proaktive.

Iniciativa u lançua më 17 Tetor, ora 11:00 në Bruksel përmes Javës së Konferencave. Qëllimi i kësaj nisme është inspirimi i studentëve të universiteteve drejt startup-eve, afrimi i botës së biznesit më pranë akademisë dhe ndërveprimi mes tyre dhe aktorëve të tjerë lokalë për të kontribuar në këtë mënyrë në rritjen ekonomike, inovacionin dhe punësimin.

Data 18 tetor shënoi zhvillimin e kësaj konference në UET, të konceptuar dhe organizuar me pedagogë me qasje akademike e kërkimi të lidhur me sipërmarrjen, përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfaqësues të organizatave në mbështetje të sipërmarrjes, të rinj të cilët kanë zhvilluar një startup të suksesshëm apo e kanë në proces atë.

Nisma “StartUp comes to universities” në UET u koordinua dhe u përcoll nga Zyra e Projekteve dhe Partneriteteve, në bashkëpunim me prof. dr. Luljeta Minxhozi dhe prof. as. dr. Ermira Qosja, të Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut.

Prof. Minxhozi, në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se risia e kësaj nisme është institucionalizimi në nivel europian të organizimeve që prej disa vitesh realizohen nga Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit, më saktësisht Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut. Profesoreshë Minxhozi, theksoi se Start Up është një mënyrë e të menduarit si ta bësh biznesin, si të qasësh, si të rrisësh burimet e tua në biznes dhe për më tepër koncepti lidhet me aplikacionet përmes teknologjisë së informacionit, duhet dalluar, shprehet znj. Minxhozi ajo çfarë kuptohet me Start Up nga mënyra tradicionale biznesin tradicional

Koordinatorja pranë Zyrës së Projekteve në UET, Znj. Lutjona Lula, shpjegoi se në këtë nismë janë përfshirë 35 universitete prestigjioze nga 17 shtete europiane, të cilat nga data 17 deri më 21 tetor kanë zhvilluar më shumë se 40 evente të tilla, pritshmëria është të ndikohet mbi synimet për sipërmarrje të rreth 1000 studentëve pjesëmarrës. Në një kohë kur teknologjia i imponon tregut nevoja të reja për zhvillimin, studentët duhet të pajisen me mekanizmat e duhur të të menduarit në këtë drejtim” -shprehet ajo për MAPO.

Konferenca u konceptua dhe u organizua me disa ndërhyrje prezantuese nga z. Koli Sinjari, përfaqësues i Biznes Albania; znj. Valbona Paluka, drejtore Ekzekutive e Nucleus Albania, një projekt në mbështetje të sipërmarrjeve të vogla përmes bërthamizimit të tyre; Albana Laknori, Drejtore e Markave dhe Patentave pranë Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Tiranës dhe z. Edmond Norra, Administrator i ProspectTime, kompani konsulence, që shpalosi nevojën e trajnimeve në fazën fillestare të startup-eve.

Start up, histori suksesi

Faza më interesante dhe inspiruese e konferencës ishin prezantimet e startup-eve, përmes Olsi Abazit, Edona Daçit, Vasilika Zekës dhe Dorian Sinjarit, qëllimi i konferencës ishte pikërisht frymëzimi i studentëve për të ndjekur ëndrrat, idetë e tyre dhe për t’i provuar e testuar, me gjithë shkallën e lartë të mosqëndrueshmërisë në kohë të tyre.

“Një ide duhet të plotësojë një nevojë” shprehet Edona dhe kam dalë të plotësoj shumë të tilla me projektin “mundësi.al”. “Start Up është një iniciativë që të lë pa frymë, duke parë vështirësitë që sjell tregu shqiptar” tregon Olsi Abazi dhe paralelisht foli dhe për eksperiencën e tij, e cila nisi si startup, po sot është kthyer në një biznes të suksesshëm, që për të lidhet me atë çka e karakterizon një start up, fryma e krijuesve të tij dhe atyre që e pasojnë në ndjekjen e ëndrrës.

Vasilika Zeka, një ish-studente ekselente e UET-së, është në hapat e para të Start Up-it të saj dhe ka një mesazh për të gjithë ata që duan të marrin një iniciativë të tillë: “Mos u dorëzoni kurrë së tentuari”. Dorian Sinjari prezantoi Start Up-in e tij, i cili është ende në fazë implementimi, përmes pozitivitetit dhe dyshimeve për një ide të saponisur, ai shprehet që është shumë më mirë të provosh, se të qëndrosh pas një tavolinë zyre për orë të tëra, hera-herës dhe në kushte të një mungese totale eficience. Doriani është i diplomuar në La Sapienza, por ka vendosur të provojë veten, punën në ekip dhe të jetë zot i vetvetes.

Studentja e UET-it Alda Abazaj prezantoi idenë e saj të Start Up-it, e cila ka rezultuar dhe fituese në projektin “Young Women as Job Creators”. Gjovalin Hasanaj, student i UET-it, në Menaxhim Biznes, rrëfen se të fillosh është një gjë, por të rritësh e inovosh biznesin familjar “Veleçik”, është tjetër gjë, të dyja i bashkon dëshira për t’ia dalë.

Prof. asoc. dr. Ermira Qosja, në prezantimin e saj theksoi pse duhet nxitur sipërmarrja mes studentëve, përmes dhënies së rezultateve të një studimi të kryer me studentët e UET-së. Sipërmarrja është sjellje, si e tillë ajo synohet dhe mësohet, sipërmarrja në fazën fillestare është në moshën mes 23-34 vjeç, thonë raportet ndërkombëtare si Global Entrepreneurship Monitor, prandaj roli i universitetit dhe eventeve të kësaj natyre është mjaft i madh.

Audienca e kësaj konference përbëhej prej studentësh, të rinj të interesuar se si të nisin një start up, akademikë dhe aktorë të fushës së biznesit. Prezantimet u pritën mjaft mirë nga të pranishmit dhe këtë e dëshmojnë diskutimet aktive që u zhvilluan në auditor.

StartUp comes to European University of Tirana, ishte një ngjarje interesante që në mbylljen e saj shërbeu dhe për networking, ndërsa aktiviteti i radhës me studentët referuar sipërmarrjes pritet të ndodhë në nëntor.

Viewing all 1180 articles
Browse latest View live