Një student, i mërzitur me qiranë mujore prej 800 dollarësh për konviktin, vendosi të ndërtojë vetë një shtëpi të vogël.
Amerikani Christopher Cerk, 21 vjeç, student i Universitetit të Miçiganit, tha se në vend që të paguante rreth 10 mijë dollarë në vit, më mirë të kishte një shtëpi personale.
Studenti i shkencave kompjuterike shpenzoi një vit gjatë kohës së lirë për të ndërtuar këtë shtëpizë.
Ajo ka një tualet dhe panele diellore për energjinë.
Për ta ndërtuar ai bleu rreth 13 mijë dollarë materiale.
Megjithatë thotë se ka kursyer së paku 6 mijë dollarë nga paratë që mund të paguante për konviktin.
Mbi të gjitha, shtëpinë tani mund ta mbajë përgjithmonë.
Cerk thotë se në shtëpizën e vogël jeton me të dashurën.