Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Diploma 2016-2017 në UET me ‘vulën’ e akreditimit anglez të QAA

$
0
0
Universiteti Europian i Tiranës organizoi sot ceremoninë e diplomimit të brezit të 8-të të studentëve që shënon dhe diplomën e parë pas akreditimin ekselent nga kompania britanike QAA. Mirush Kabashi dhe Donika Mici mbajtën “commencement speech” duke frymëzuar studentët për t’iu përkushtuar punës
 
Vajza dhe djem të rinj të veshur me rrobën akademike, prindër e të afërm me lule në duar, lot gëzimi, emocion dhe në fund një karton ku shkruhet; I diplomuar!
Kjo është tabloja e së premtes mbrëma në oborrin e Universitetit Europian të Tiranës ku 648 studentë të ciklit Bachelor  dhe Master festuan diplomimin e tyre.
Ky është brezi i 8-të i studentëve që diplomohen dhe është e para diplomë që mban vulën e akreditimit nga kompania prestigjoze britanike QAA.
Studentët e sapodiplomuar u frymëzuan për të ecur në rrugën e jetës nga aktori Mirush Kabashi dhe biznesmenia Donika Mici, dy zgjedhje nga UET për fjalimet e fillimit të jetës ose “commencement speech” që praktikohen në universitetet më të mira në botë.
Dhe të ftuarit nuk zhgënjyen.
 
“Paçi një jetë dhe një karrierë sa më të gjatë e sa më të vështirë që do të thotë; mos kërkoni rrugët e shkurtra dhe të lehta. Mos  shfrytëzoni mundësitë ekonomike apo klienteliste për të siguruar vende të pamerituara pune, mos bini në kurthin e partive politike për t’u ngatërruar brenda tyre dhe për hir të ndonjë kontributi të pamoralshëm dhe shpeshherë të paligjshëm të merrni poste të pamerituara dhe madje ndonjëherë të bëni karrierë, sepse shumë shpejt do ta gjeni veten që keni “fituar” ato,  por do të keni humbur vetveten”,- tha ndër të tjera në mesazhin e tij aktori i njohur i Teatrit Kombëtar.
Kabashi emocioni studentë dhe prindër me një recitim të poezisë së famshme të Kipling “Në mundsh” që i ngre himn ndershmërisë, dinjitetit njerëzor dhe punës.
Një mesazh për punën dhe dashurinë kishte Donika Mici,biznesmene, e cila u tha studentëve të sapodiplomuar se “përveç dashurisë, gjëja më e shenjtë që mund të jepni dhe merrni është puna”. “Dhe sa herë puna dhe dashuria ndërthuren, lind një formulë që askush nuk mund të ndalë. Duajeni punën dhe duajeni veten tuaj. Krijoni brandin tuaj, jepini markën tuaj jetës”- ishte porosia që ajo përcolli në mesazhin e saj.  
 
Sfida e jetës pas studimeve
Drejtuesit e Universitetit Europian të Tiranës e fokusuan fjalën e tyre në nxitjen e studentëve për sukses në sfidën që i pret pas studimeve, karrierën e tyre.
Duke vlerësuar sakrificën e prindërve për fëmijët e tyre presidenti i UET-it, Prof.Dr.Adrian Civici, tregoi historinë e një prindi që kishte qarë nga gëzimi kur ishte diplomuar djali i tij.
“Të gjithë familjet shqiptare kanë ndoshta një vecori të vecantë, sado probleme të kenë, sado të vështirë ta kenë jetën, shpenzimi dhe preokupimi  i parë është arsimimi i fëmijëve tyre.“Shoqëria shqiptare e ka treguar që gjithcka dhe para së gjithash ka patur arsimimin dhe shkolliminin e fëmijëve të tyre. Ky është falenderimi më I madh që mund të bëjmë ne si pedagogë dhe universitet, faleminderit ju prindër që e keni kaq prokupim këtë shkollim kaq cilësor. Ne jemi vend i vogël,relativisht i varfër me aspirata të larta për tu zhvilluar dhe arma më e fuqishme që kemi sot është pikërisht mendja, pikërisht dija  dhe universiteti është vendi ku kjo gjë realizohet, kontretizohet dhe ne jemi përpiqemi përditë që kjo gjë të ndodhë”- u shpreh Civici.
Rektori i UET-it, Prof.Dr.Tonin Gjuraj u tha studentëve se  sot fillon sfida e vërtetë.
“Sfida e hyrjes në një botë që është shumë e vështirë, me shumë mundësi, por gjtihashtu me shumë pasiguri, një botë që është transformuar nga revolucioni teknik i viteve të fundit. Puna e esenciale e universitetit  është që t’ju përgatisë juve, jo vetëm si profesionistë të zotë, por dhe qytetarë të mirë”- tha Gjuraj duke theksuar se “UET u konceptua si premtim për të komunikuar me shoqërinë”.
Administratori dhe një nga themeluesit e këtij universiteti, Henri Çili, e cilësoi komunitetin e studentëve të UET-it një komunitet të madh në Shqipërinë e vogël.
“Doja të thërrisja në ndihmë traditën e krijuar nga UET në këtë 11 vjetor të tij dhe më këtë brez të 8-të të të diplomuarve të Universitetit Europian të Tiranës. Të gjithë të diplomuarit deri më sot janë 7604, të të gjitha cikleve, Bachelor, Master, Master profesional,  Master Shkencor dhe Doktoraturë. Është një komunitet jashtëzakonisht  i madh në një Shqipëri të vogël. Është një komunitet inkurajues për vazhdimin e tij në një Shqipëri, ku iniciativat nisin sot dhe përfundojnë nesër. Në këtë kuptim nuk ka asnjë kënaqësi më të madhe sot personalisht për mua si një nga themeluesit e UET, të shoh që kjo traditë vazhdon, përforcohet  dhe shumohet”- tha ai.
Sipas drejtuesve të këtij universiteti akreditimi britanik i ka hapur UET-it rrugën për t’u përballur në të ardhmen e afërt me rankimet ndërkombëtare duke i vënë vetes si synim që të përfshihet në renditjen botërore më prestigjioze të botës.
 
Diplomimi në shifra:
 
7600 studentë janë diplomuar në total në UET nga brezi i parë në vitin 2009 deri më 2017
648 studentë u diplomuan këtë vit gjithsej në Bachelor dhe Master në UET
341 studentë u diplomuan në fakultetin Ekonomik
230 studentë u diplomuan në fakultetin e Shkencave Sociale
77 studentë u diplomuan në Fakultetin Juridik /Mapo.al/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


A i keni këto bestytni në qytetin (vendilndjen tuaj) ,nëse po dijeni se e...


Urime Ditelindjen Shoqe


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta