Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Pedagog plus, ja formula e stafit akademik të UET

$
0
0

UET ka 41 pedagogë me gradën “Profesor doktor” dhe “Profesorë të asociuar”, 22 pedagogë me PhD, doktoraturë e mbrojtur në universitetet perëndimore, 10 doktorë shkencash, të cilët vijnë nga universitetet e tjera shqiptare dhe 18 doktorë, të doktoruar në Universitetin Europian të Tiranës. Stafi tjetër që kanë gradën Master Shkencor dhe ndjekin Doktoraturën janë asistentë/lektorë.

Synimi për një trupë akademike me tituj profesorë, botime shkencore në revistat më prestigjoze akademike në botë dhe trajnim i vazhdueshëm i stafit brenda dhe jashtë shtetit, është synimi kryesor i Universitetit Europian të Tiranës.  Rektori Prof.dr.Tonin Gjuraj thotë se UET e ka realizuar këtë synm dhe në këtë pikpamje ky universitet ka marrë vlerësim maksimal nga akreditimi britanik.

“Në Universitetin Europian të Tiranës cilësia e personelit të brendshëm akademik është prioritet absolut. Kjo realizohet nëpërmjet dy hapave, së pari nëpërmjet rekrutimit të stafit akademik çdo fillim viti dhe  pastaj nëpërmjet zhvillimit të stafit e cila është një politikë konstante, për shembull së fundmi ne arritën të trajnonim stafin për çështje që lidhen me ndërtimin e një grupi kërkimor, pra ideja është që anëtarë të brendshëm të personelit akademik të punojnë sipas kategorive që përfaqësojnë dhe me studentët doktorantë. Cilësia e stafit është kaq e avacnuar sa që po t’i referohemi shifrave besoj se në 11 vitet e ekzistencës së vet është një arritje e jashtëzakonshme. Ne kemi sot në këtë universitet 41 pedagogë me gradën “profesor doktor” dhe “Profesorë të asociuar” 22 pedagogë me PhD, doktoraturë e mbrojtur në universitetet perëndimore, 10 doktorë shkencash, të cilët vijnë nga universitetet e tjera shqiptare dhe 18 doktorë, të doktoruar në Universitetin Europian të Tiranës. Stafi tjetër që kanë gradën Master Shkencor dhe ndjekin Doktoraturën janë asistentë/lektorë.”

Sipas Gjurajt, agjencia britanike e sigurimit të cilësisë, QAA, së fundmi konsideroi këtë fushë e cila është fusha e dytë pas menaxhimit dhe administrimit, një fushë që është në përputhje të plotë me standardet e cilësië.

“Kjo kompani identifikoi praktikat më të mira të kualifikimit të këtij stafi në universitete jashtë Shqipërisë, apo në agjensi të tjera, apo në qendra të tjera kërkimore dhe në të njëjtën kohë arriti të nënvizojë dhe dy momente që janë mjaft të rëndësishme përdorimin e  një informacioni të integruar dhe tekstbook-eve më bashkëkohore të shtëpive botuese prestigjioze dhe çështje që lidhen me publikimet, të cilat tani e tutje do të maten vetëm nëpërmjet Tom Reuters dhe Scopus”, thekson Gjuraj.

Nga ana tjetër, një praktikë tjetër e mirë e konstatuar nga kjo agjensi është edhe kualifikimi i përvitshëm i këtij stafi duke iu referuar faktin që pedagogët vijnë nga shkollime të ndryshme në universitete prestigjoze si jashtë vendit apo universitetet shqiptare.

“Ky staf është shumëshkollësh dhe shumëgjuhësh  dhe kjo është kaq e vërtetë saqë botimet tani e tutje do të jenë vetëm në gjuhën angleze, ose në një prej 5 gjuhëve të tjera perëndimore, në dy revistat shkencore që ne kemi Polis dhe Economicus”, shton Gjuraj.

Dr.Elvin Gjevori, Kryeredaktor i Revistës Shkencore Polis UET, iu referuar trajnimit të fundit me stafin e kërkimit shkencor në UET duke vlerësuar ambicien për të qenë në standardet më të mira akademike europiane.

“Në UET ndjekim standardet më të larta ndërkombëtare për botimet shkencore në revistat tona Polis dhe Economicus. Gjithashtu në UET ka trajnime të vazhdueshme për stafin akademik, brenda institucionit dhe jashtë Shqipërisë që i mundëson stafit të botojë në revista shkencore ndërkombëtare të rankuara nga Tom Reuters dhe Scopus. Kërkimi shkencor është shtylla kryesore e universitetit që e ka transformuar UET në qendrën kryesoretë prodhimit të dijes mbi Shqipërinë dhe rajonin”, shprehet Gjevori.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180