Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Rrjeti i Talenteve në UET: Nga skenat në auditor

$
0
0

Krijohet rrjeti i bursave të talentit në UET. Të rinj që janë talente në muzikë, aktrim, futboll, gazetari, etj, dhe krahas zhvillimit të talenteve të tyre, studiojnë në degë të ndryshme në UET

Fituesi i “The Voice Albania 2017”, Klinti Çollaku është studenti më i ri që ka përfituar bursë talenti nga UET, por ndër vite ky universitet ka mbështetur me bursa studimi dhjetëra studentë që janë talente në fusha të ndryshme si muzikë, sport, etj.

Bursistët e talentuar, që studiojnë aktualisht në UET, u mblodhën dje për të krijuar rrjetin e tyre në universitet.

Disa prej studentëve të fillimit tashmë kanë bërë karrierë të shkëlqyer siç është Turjan Hyska, Anjeza Shahini, etj.

Rrugën e tyre e ndjekin talente të reja që sapo kanë nisur karrierën.

Ata studiojnë për Juridik, Shkenca Politike apo Komunikim, por ndërkohë e kanë një profesion në jetë falë talenteve të tyre. Disa luajnë futboll në ekipet shqiptare, disa janë të njohur në muzikë, si këngëtarë, valltarë profesionistë apo kompozitorë.

Ka mes tyre aktorë, gazetarë që e ushtrojnë profesionin gjatë kohës që studiojnë apo dhe modele që e shohin të përkohshme këtë karrierë dhe kërkojnë të marrin një diplomë për të pasur një profesion tjetër.

Rektori, Prof.dr.Tonin Gjuraj, gjatë fjalës së tij i përgëzoi studentët e talentuar për faktin që janë të rregullt në shkollë, pavarësisht angazhimeve që kanë në profesionet e tyre.

“Ju keni një avantazh kur vini në UET dhe vlerësoheni me bursë për këtë talent që keni, por në momentin që bëheni pjesë e këtij universiteti, jeni njësoj si të tjerët. Pra, e kuptoj vështirësinë tuaj për të ndjekur rregullisht mësimin dhe për të qenë korrekt me provimet e çdo angazhim që kërkon universiteti. Ne ju vlerësojmë dhe ju mbështesim në rrugën tuaj të talenteve, por kërkojmë që të jepni maksimumin edhe në shkollë”, u shpreh Gjuraj.

Ndërsa administratori i UET, Henri Çili, i cilësoi këta të rinj një model i mirë për të rinjtë e tjerë që janë të paangazhuar.

“Krahas studentëve ekselentë dhe studentëve të angazhuar, ju jeni vërtet një shembull i mirë dhe një model i mirë për rininë, për pjesën tjetër që shpeshherë janë në limonti, shpeshherë janë në kotësi dhe shpeshherë u dorëzohen disa lirive dhe veseve që nuk e di se ku përfundojnë”, u tha ai studentëve.

Studentët e talentuar janë më të angazhuarit kur vjen fjala për evente jashtë-kurrikulare në universitet. Për shkak të talenteve që ata kanë, bëhen pjesë e festave muzikore, klubeve të sportit, dhe aktiviteteve të tjera që organizojnë studentët.

 

Dafi, një këngëtar në Shkencat Politike

Defrim Derti, ose Dafi siç njihet në muzikë, është një nga studentët e Shkencave Politike në UET. Edhe pse i angazhuar me shumë projekte muzikore, është gjithmonë në auditor duke luftuar me kohën dhe premtimin që i ka bërë vetes për të marrë diplomën universitare.

Dafi ishte pjesë e grupit të studentëve të tjerë këngëtarë që studiojnë në këtë universitet, të cilët realizuan një këngë kushtuar rinisë, edukimit dhe universitetit të tyre me rastin e 10-vjetorit të krijimit të UET-it.

“Unë e kam pasion muzikën, por po aq pasion kam dhe Shkencat Politike dhe krahas muzikës që e kam talent, besoj se do të kem dhe një profesion tjetër që do të ma japë diploma universitare”, thotë ai.

 

Nga skena e spektaklit në librat e Juridikut

Arlinda Kovaçi është një vajzë e talentuar në muzikë dhe aktrim. Ajo punon si aktore tek spektakli ‘Al Pazar’ në Vizion Plus pasi kishte provuar dhe një skenë muzikore si “X-Factor”. Pasi bën njerëzit për të qeshur me imitimet e saj, ajo i kthehet jetës serioze universitare dhe studimeve pasi ka zgjedhur një profesion jo pak të vështirë, siç është Juridiku.

“Zgjodha të studioj Juridik sepse më pëlqen dhe sepse dua të kem një profesion për të ardhmen, pavarësisht se aktualisht unë paguhem si aktore”.

Arlinda është vlerësuar me bursë talenti nga UET dhe është një nga studentët më të rregullta në shkollë.

Ndoshta e shikon aktrimin si një armë ndihmëse kur të bëhet avokate?

“Pse jo”, përgjigjet Arlinda me humor.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180