Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trajnimi i stafit akademik në UET: Si ndërtohet një grup kërkimor

$
0
0

Në kuadër të trajnimeve të përvitshme të stafit pedagogjik të Universitetit Europian të Tiranës u zhvillua sot një trajnim për stafin akademik, me temë “Si të ndërtoni një skuadër kërkimore”.

Në fjalën e hapjes, administratori Henri Çili ka nënvizuar rëndësinë e profesorëve të asociuar dhe lektorëve në ndërtimin e një universiteti cilësor. Ai shprehet se tashmë, për Universitetin Europian të Tiranës, 5 vjeçari i ardhshëm do të jetë ai shndërrimit në një universitet universal. Objektivat janë që UET të behët pjesë e renditjeve të universiteteve më të mira, si kombëtarisht ashtu edhe ndërkombëtarisht.

“Do të vijë një moment që pas përfundimit të akreditimeve institucionale dhe programeve, universitetet do të bëhen pjesë e rankimeve, ose thënë ndryshe pjesë e një procesi renditjeje kombëtarisht ose ndërkombtarisht, në një mënyrë ose tjetër. Është e vetmja formë që ne të diferencohemi zyrtarisht me të tjerët,  ç’ka është qëllimi jonë. Në një të ardhme të afërt ne do të synojmë të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla si ajo e Shangait, apo ajo e Times Higher Education, për për t’u matur me të njëjtin standard si ndërkombëtarët.”

Kryeredaktori i revistës shkencore “Polis”, Dr. Elvin Gjevori ka shpjeguar rëndësinë e nje grupi kërkimor dhe mënyrën si puna në grup lehtëson vështirësitë, veçanërisht vështirësitë në publikim.
“Puna në grup, është mënyra më e mirë për të publikuar kur jeni të kufizuar nga vështirësitë financiare, kohore apo logjistike. Në mënyrë që të eksitojmë dhe të jemi, duhet të publikojmë, dhe jo thjesht  të publikojmë, por të publikojmë atje ku lexohet. Ndaj, puna në grup është mënyra më e mirë për të shfrytëzuar kohën dhe për të qenë sa më produktivë. “

Për të realizuar një publikim të mirë, Dr. Gjevori është shprehur se patja e një strategjie që përcakton fillimin dhe mbarimin e projektit si dhe objektivat që duhen plotësuar, është e domosdoshme.
“Në  kuadrin e ndërtimit të një grupi kërkimor, është e rendësishme që kolegët junior ose doktorantët të kontribuojnë atje ku  ata mund të ndihmojnë më shumë dhe përfitojnë më shumë. Shqyrtimi i literaturës dhe mbledhja e të dhënave do të ishin një zgjedhje shumë e mirë. Do të ishte mirë që procesi përgatitor të realizohej në anglisht, meqënëse rezultati i një përkthimi, përgjithësisht, nuk do të ishte edhe aq i kënaqshëm në krahasim me origjinalin. Publikimi është mirë të realizohet në ato revista shkencore që janë jo vetëm të rankuara por që janë në përshtatje me metodën që është përdorur në zhvillimin e projektit.” – kanë këto disa nga këshillat e Gjevorit, në lidhje me një publikim të suksesshëm.

Ndërkohë Universiteti Europian i Tiranës ka rikonstruktuar faqen e ëeb-it të revistës shkencore Polis, në një përpjekje për të përmirësuar revistat shkencore që ofron, komform standardeve ndërkombëtare.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180