Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Filozofia kërkon triumfin në qytet

$
0
0

Klubi i Filozofisë “Russell” dhe Klubi Studentor “Pashko” zhvilluan dje takimin e fundit për vitin akademik 2016-2017 në  Chateau Rexhekri në Linzë

Para 2 mijë vitesh Sokrati luftonte me sofistët duke kërkuar triumfin e të vërtetës filozofike në qytet.

Situata është njësoj dhe 2 mijë vite më pas, u shpreh pedagogu i Filozofisë Klementin Mile, gjatë ceremonisë së përmbylljes së një viti debatesh në Klubin e Filozofisë “Russell” në UET. Ceremonia u mbajt dje në darkë në Chateau Rexhekri në Linzë.

“Sot e kemi ende këtë betejë, mbase dhe më të fortë dhe më të vështirë të fitueshme”, tha Mile gjatë ceremonisë, ku u shpërndanë dhe certifikata vlerësimi për anëtarët e këtij klubi, studentë të UET-it, por dhe jashtë tij.

Ceremonia i kushtohej traditës që ky klub ka vendosur me diskutimet mbi filozofinë prej disa vitesh, por edhe krijimit të një klubi tjetër debati mbi mendimin liberal, Klubit Studentor “Pashko”.

Klubi “Pashko” u ngrit në nisje të vitit akademik 2016-2017 me krijimin e Institutit Europian “Pashko” dhe me bursat e dhëna nga UET me të njëjtën emër për 10 studentë të talentuar, por të varfër.

Tradita e takimeve të këtyre dy klubeve që kanë afruar pranë vetes, jo vetëm studentë e pedagogë të UET, por dhe dashamirës të filozofisë dhe të mendimit liberal nga universitete të tjera dhe nga shoqëria, u finalizua me një kremtim për dijen e filozofinë.

“Një qytetërim i denjë nuk mund të kuptohet pa profesionin e filozofit dhe ata mund ta kryejnë rolin e tyre vetëm nëse do të jenë seriozisht filozofë. Fatkeqësisht i mungojnë kohës sonë filozofë që të jenë seriozisht filozofë, por besoj që UET do t’ia dalë t’i bashkojë ata që janë miqtë e filozofisë dhe stimulimi i krijimeve, qoftë të filozofisë, por edhe mendimit ekonomik, është një iniciativë për t’u përshëndetur”, tha  profesori i Filozofisë Gjergj Sinani.

Aktivitetit iu bashkëngjit dhe finalja e Klubit të Debatit mes studentëve, ku në fund u shpall dhe grupi fitues që me argumentet dhe oratorinë mbrojtën më mirë temën mbi “dy-shtetësinë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180