Në kuadër të Ditëve Letrare të Razmës mbahet nesër, 27 maj, në Razëm, Konferenca Shkencore “Kujtesa dhe Letërsia” organizuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve në UET
Ish-ministri francez i Kulturës dhe një gazetar e shkrimtar i njohur në Francë, Frédéric Mitterrand, ndodhet në Tiranë i ftuar special në Konferencën Shkencore “Kujtesa dhe Letërsia”, që organizohet nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve në UET në kuadër të Ditëve Letrare të Razmës.
Mitterrand, i cili ka mbajtur detyrën e ministrit të Kulturës dhe Komunikimit nga vitit 2009-2012, është gjithashtu nipi i ish-presidentit francez François Mitterrand.
Ai njihet gjithashtu si gazetar dhe shkrimtar.
Gjatë konferencës për letërsinë që mbahet nesër në Razëm, do të ketë diskutime nga shkrimtarë e studiues të letërsisë shqipe.
Konferenca i paraprin shpalljes së çmimit “Kadare” për vitin 2017, një çmim që akordohet nga Instituti Europian Pashko.
Çmimi me vlerë 10 mijë euro jepet për të tretin vit radhazi për prozën më të mirë shqipe.
Juria e këtij çmimi përbëhet nga shkrimtari Bashkim Shehu, që është dhe kryetar i saj, shkrimtari Ylljet Aliçka, gazetarja Mirela Oktrova, shkrimtarja Ledia Dushi dhe studiuesi Agim Baçi.
Çmimi shpallet të dielën 28 maj në Razëm në përfundim të Ditëve Letrare.
Në foto: Frédéric Mitterrand dhe juria e çmimit Kadare 2017