Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Del PISA: Shqipëria njeh rritje, ja renditja e nxënësve shqiptarë

$
0
0

pisaJanë publikuar të dhënat e PISA-s (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve), një prej studimeve më të rëndësishëm në fushën e arsimit.

Sipas BBC, Singapori është vendi me nxënësit me arritje më të mira në renditjen ndërkombëtare.

Adoleshentët e këtij vendi janë të parët në matematikë, lexim dhe shkencë.

Studimi është bazuar në testimet e organizuara tek 15-vjeçarët në 70 vende të ndryshme.

Pas Singaporit, në vend të dytë është Japonia, më pas vjen Estonia, Tajvani dhe Finlanda.

Por ku renditet Shqipëria?

Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm që nga viti 2012. Ajo renditet në vendin e 51-të, duke lënë pas të gjithë vendet e rajonit, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Turqinë.

Shqipëria është në vendin e 51-të sa i përket shkencës, në vendin e 60 sa i përket leximit dhe në vendin e 55 sa i përket matematikës.

Rezultatin na e prishin disi ‘djemtë’, pasi ata renditen më dobët në testime.

Nëse do bënim një përllogaritje vetëm sa u përket rezultateve të vajzave, ne do ishim në vendin e 48-të.

Kurse për djemtë jemi në vendin e 56-të.

Ajo që bie në sy në këtë studim është se tabelën e udhëheqin vendet aziatike si Singapori, Hong Kongu, Makao, Tajvani, Japonia, Kina dhe Koreja e Veriut.

Edhe Vietnami po bën progres fantastik, duke u renditur përpara Gjermanisë dhe Zvicrës në shkencë dhe përpara SHBA në matematikë.

Përse është kaq i suksesshëm Singapori?

Singapori u bë vend i pavarur në vitin 1965.

Në atë kohë, vendi kishte një forcë pune të varfër, të paaftë dhe kryesisht analfabete.

Por vendi aziatik u fokusua fuqishëm tek arsimi si një mënyrë për të zhvilluar ekonominë dhe rritjen e standardeve të jetesës.

Profesor Sing Kong Lee thotë se një faktor kyç është standardi i mësimdhënies.

“Singapori ka investuar shumë në cilësinë e forcës mësimdhënëse- duke rritur prestigjin dhe statusin e mësuesit dhe duke tërhequr të diplomuarit më të mirë”.

Vendi i rekruton mësuesit nga 5 përqind e të diplomuarve më të mirë në sistemin shumë të centralizuar.

Të gjithë mësuesit trajnohen në Institutin Kombëtar të Edukimit dhe profesor Lee thotë se e vetmja rrugë për të siguruar cilësi është që mësuesit e rinj të futen me vetëbesim në klasë.

Lee thotë se “edukimi është një eko-sistem, ku nuk mund të ndryshosh një pjesë në izolim”.

Rama: Sot bëhesh mësues me meritë

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka postuar një video që tregon se si ka ndryshuar sistemi arsimor.

“Deri dje partia, miku, leku të bënin mësues! Sot është merita që vendos kush punësohet në mësimdhënie. Përmes testimit kombëtar dhe rankimit në Portalin “Mësues për Shqipërinë”, janë punësuar në arsim 2826 mësuese e mësues të rinj. Ky testim vjetor që fillon në datën 10 të këtij muaji, vlen qoftë për ata që aplikojnë për herë të parë, qoftë për ata që duan të përmirësojnë pozicionin e tyre në portalin e punësimit për mësuesit. Kurajo dhe suksese,” shkruan Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Latest Images