Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Universiteti Europian i Tiranës i bashkohet iniciativës “Startup Europa”

$
0
0
start-up europaSEC2U është një inciativë e mbështetur nga Komisioni Europian (Startup Europa) për të krijuar një kulturë të fortë sipërmarrjeje dhe inovacioni në universitetet në të gjithë Europën
 
Numri i të diplomuarve që dëshirojnë të fillojnë një biznes të ri, prodhuesi më i madh i punësimit në sektorin privat në këto 25 vitet e fundit, varet gjerësisht nga fokusi i sipërmarrjes dhe struktura e universitetit nga ata diplomohen.
Vite më parë ishte e rrallë për një student që të kishte përvojë si sipërmarrës sepse kostot e fillimit të një biznesi ishin shumë të larta. Studentët nuk kishin burimet dhe ekspertizën e nevojshme për të nisur. Por, kohërat kanë ndryshuar. Ju prezantojmë – Startup Europa vjen në Universitete (SEC2U)!
SEC2U është një inciativë e mbështetur nga Komisioni Europian (Startup Europa) për të krijuar një kulturë të fortë sipërmarrjeje dhe inovacioni në universitetet në të gjithë Europën. Kjo iniciativë konsiston në një seri eventesh që sjellin së bashku sipërmarrës, biznesmen si dhe përfaqësues lokal qeveritar dhe të universiteteve, me qëlim për të shprehur mbështetjen e tyre dhe për të ndarë historitë e suksesit dhe të dështimit. Edicioni i parë i SEC2U do të zhvillohet muajin e ardhshëm, nga 17 deri në 21 tetor, dhe Universiteti Europian i Tiranës (UET) do t’i bashkohet inciativës!
Gjatë eventit, i cili do të zhvillohet në Aula Magna, UET, në 18 Tetor 2016, sipërmarrësit do të kenë mundësinë të familjarizohen me mundësitë dhe suportin se si të rrisin bizneset e tyre. Gjithashtu, disa histori suksesi por edhe dë shtimi si mënyrë të mësuari do të jenë pjesë e prezantimeve. Midis sesioneve do të ketë dhe mundësi networku për pesmarrësit.
Përmes kë tij bashkëpunimi, kryesuar nga Departamenti i Menaxhim Biznesit dhe Zyrës për Projekte dhe Partneritete në UET, një hap i ri drejt ndërkombëtarizimit është ndërmarrë me shumë universitete prestigjoze, të cilët janë pjesë e SEC2U si: Universiteti i Kembrixh, Universiteti Nova i Lisbonës, Universiteti Dublin City, Qëndra Universitare U-Tad, Universiteti Teknik i Kartagjenës, Ravensbourne dhe Universiteti i Kantabrias, ndër të tjerë .,
Së fundmi- eventi do të jetë falas për pjesëmarrë si dhe do të fokusohet në nivel lokal dhe rajonal. Kjo është koha për të shfaqur punën e universiteteve në fushën e sipërmarrjes, për të ndërtuar ura midis universiteteve dhe ekosistemeve të startup-ve, si dhe për të lehtësuar kontakte!
Tridhjetë e gjashtë universitete i janë bashkuar iniciativës nga pesëmbëdhjetë vende të ndryshme si: Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Portugalia, Izraeli, Qipro, Hollanda, Greqia, Rumania, Shqipëria, Italia, Kroacia, Gjermania, Hungaria dhe Austria. Me rreth 2000 pjesëmarrës, kjo iniciativë nxit dukshëm bashkëpunimin dhe arrin një impakt të gjerë në Europë .
Merr hapat e duhura drejt karrierës tënde dhe mos e humb këtë mundësi. Merrni biletën falas këtu: http://www.eventbrite.com/o/startup-europe-university-network-11040102513
Shihemi në UET!
 
Mbi Startup-in e rrjetit Europian të Universiteteve
 
Është një iniciativë e Komisionit Europian që ka për synim të krijoj një komunitet të universitetve dhe bisneseve me prespektivën e sipërmarrjes duke ndërtuar një forum të gjallë dhe bashkëpunues, me qëllim të shpërndajë dijet dhe praktikat e mira duke mbështetur zhvillimin e sipërmarrjes.
 
Antarët e Startup-it të rrjetit Europian të Universiteteve:
 
Universiteti i Salamankes; Universiteti i Cantabrias; Universiteti Teknik i Kartagjenes dhe Qendra Universitare U-Tad Spanje, Universiteti i Cambridge dhe Ravensbourne nga Mbreteria e Bashkuar, Universiteti i Dublinit në Irlandë dhe Universiteti Nova i Portugalisë.
 
Mbi prezencën e Startup-it Europian në Universitete (SEC2U)
 
Startup-i europian pranë universiteteve është një iniciativë Europiane ku angazhohen shumë universitete europiane dhe ndajnë eksperiencda mbi kulturën e sipërmarrjes. Iniciativa SEC2U do të prezantohet në datat 17-21 Tetor 2016.
Qëllimi kryesor i aktiviteteve të (SEC2U) është të prezantojë angazhimin e Universiteteve Europiane për të nxitur kulturën e sipërmarrjes dhe inovacionit duke e ndarë në komunitetet universitare. Si për rrjedhoje, kjo iniciativë do ti vije në ndihmë shoqërisë dhe komunitetit duke krijuar start-ups dhe spinoffs si vlera të shtuara të dijes dhe zhvillimit tekonologjik.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180